WK8009 - çajnik VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WK8009 VOX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WK8009 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WK8009 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WK8009 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT WK8009 VOX
Lexoni këtë broshurë me kujdes para përdorimit dhe për të shpëtuar atë për referencë në të ardhmen
UDHËZIME TË SIGURISË
- Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit të parë dhe ruane për përdorim në të ardhmen.
- Para kyqjes së ibrikut, kontrolloni nëse tensioni i pajisjes që është dhënë në tabelën e shënimit në fund të pajisjes, i përgjigjet tensionit të prizës së rrymës. Nëse tensioni nuk i përgjigjet, kontaktoni shitësin dhe mos e përdorni pajisjen.
- Bëni kujdes që kablli për tension gjatë përdorimit të mos varet nga skaji i tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër cfarëdo trupi ngrohës.
- Mos e përdorni pajisjen dhe mos e vendosni në afërsi të trupave ngrohës sic janë shporetët me gaz dhe elektrik ose furrat e ngrohura.
- Mos e përdorni pajisjen nëse në të nuk ka ujë, për të parandaluar dëmtimin e elementeve ngrohëse.
- Përdorni pajisjen në sipërfaqe të fortë dhe të rrafshët, largë nga fëmijët; me këtë parandaloni rrotullimin e pajisjes dhe dëmtimet ose lëndimet.
- Për tu mbrojtur nga zjarri, goditja elektrike ose lëndimet, mos e futni kabllin ose pajisjen në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
- Parandaloni kontaktin me avull nga pajisja deri sa uji është duke vluar, ose menjëherë pas vluarjes.
- Përdorni pajisjen me kujdes gjatë derdhjes së ujit.
- Përdorni pajisjen me kujdes nëse e rimbushni deri sa është ende i ngrohtë.
- Kjo pajisje nuk është e dedikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore dhe mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, përvec nëse nuk janë nën mbikëqyrje të personave përgjegjës për sigurinë etyre.
- Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje nëse gjenden afër pajisjes.
- Asnjëherë mos i prekni pjesët e ngrohta të pajisjes. Përdorni dorezën ose butonin.
- Baza e pajisjes nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera përvec atyre për të cilat është parashikuar.
- Bëni kujdes kur lëvizni pajisjen në të cilin gjendet uji i nxehtë.
- Pajisja nuk është lodër. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me pajisjen.
- Pajisja është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen në ambient të jashtëm.
-
Përdorimi i shtojcave të cilat nuk janë të rekomanduara nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë zjarr, goditje elektrike dhe lëndime.
-
Shkyqni pajisjen nga prize kur nuk është në përdorim dhe para pastrimit. Leni pajisjen që të ftohet para se të vendosni dhe të hiqni pjesët, ose para pastrimit të pajisjes.
- Para shkyqjes, rregulloni pajisjen në “Off” / e shkyqur, pastaj hiqeni nga priza.
- Nëse kablli për furnizim dëmtohet, atë duhet ta ndërrojë serviseri i autorizuar ose ndonjë person tjetër për të parandaluar dëmtimin e përhershëm të pajisjes.
- Pajisja nuk guxon të përdoret për asnjë qëllim tjetër përvec atij që është përshkruar në këtë udhëzim.
- Pajisja mund të përdoret vetëm me bazën e parashikuar.
- Nëse pajisja është e stërmbushur, mund të vijë deri te derdhja e ujit të vluar.
- Kapaku duhet të jetë i mbyllur dhe nuk guxoni ta hiqni deri sa uji është duke vluar. Heqja e kapakut gjatë punës së pajisjes mund të shkaktojë djegie.
- Pajisja është dedikuar për përdorim shtëpiak dhe në ambiente të ngjashme, sic janë:
– Kuzhinat e ndërtesave të biznesit dhe qendrave tregtare;
- Farmat;
– Hotelet, motelet dhe ambiente të ngjashme banimi;
– Pansione dhe akomodime turistike.
-
Mos i ndani pjesët deri sa pajisja është e kyqur në rrymë dhe përdorni servisin teknik profesional për ndarjen dhe mirëmbajtjen e pjesëve.
-
Pajisjen mund ta përdorin fëmijët më të moshuar se 8 vejt si dhe personat me aftësi të kufizuara shqisore dhe mendore ose personat me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse iu është sqaruar nga personat përgjegjës se si duhet të punojë pajisja në mënyrë të sigurtë dhe nëse kuptojnë cilat janë rreziqet potenciale lidhur me përdorimin e kësaj pajisjeje. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me këtë pajisje. Fëmijët nuk duhet të pastrojnë dhe as të mirëmbajnë këtë pajisje pa mbikëqyrje.
NJIHUNI ME PAJISJEN TUAJ

text_image
Sqepi 大身Body Trupi Kapaku dekorues Decoration 傑底盖Body Bottom Cover Mbulesa e fundit e mbajtëses Baza Basie Base Kabiloja e rrymës Unaza dekoruese e mbajtëses 电源线Power cord 手Doreza Kapaku'i dorezës Cover Nderprerësi 亞蓋Lid 外大本SwitchPARA PËRDORIMIT TË PARË
Para përdorimit të parë mbushni ibrikun me ujë të pastër deri te kapaciteti maksimal i përshkruar dhe vloni ujin pastaj derdheni. Fshini sipërfaqen e pajisjes me leckë të lagur.
VËREJTJE: Kapaciteti maksimal i ibrikut është 1.7L.
PËRDORIMI I PAJISJES
- Vendosni pajisjen në sipërfaqe të rrafshët.
- Për ta mbushur pajisjen me ujë, hiqeni nga baza e rrymës dhe hapni kapakun duke shtypur butonin për lirimin e kapakut, mbushni sasinë e dëshiruar të ujit pastaj mbyllni kapakun. Në mënyrë alternative, pajisja mund të mbushet përmes sqepit. Niveli i ujit nuk duhet të tejkalojë shenjën MAX ose të gjendet nën shenjën MIN. Nëse ka shumë pak ujë në pajisje, ajo do të shkyqet para se të vlojë uji.
Vërejtje: Mos mbushni ujë përtej nivelit maksimal, sepse uji mund të derdhet nga sqepi gjatë vlimit. Bëni kujdes që kapaku të jetë i forcuar në vendin e vet para se të kyqni kabllin e pajisjes në prizën elektrike.
-
Vendosni ibrikun në bazën për furnizim me rrymë.
-
Futni kabllin në rrymë. Shtypni butonin On/Off për kyqje/shkyqje, indikatori do të fillojë të ndriçojë. Pajisja fillon të ngrohë ujin dhe pasi që uji të vlojë, ndërprerësi On/Off shkyqet automatikisht. Mund të shkyqni rrymën duke ngritur ndërprerësin On/Off për kyqje/shkyqje në cdo moment gjatë vlimit të ujit. Nëse dëshironi që të vloni ujin përsëri, vetëm shtypni butonin On/Off për kyqje / shkyqje për ta rinisur pajisjen përsëri.
Vërejtje: Bëni kujdes që ndërprerësi On/Off – shkyqje/kyqje të jetë pa pengesa dhe që kapaku të jetë i mbyllur fortë. Pajisja nuk do të shkyqet nëse në ndërprerës ekziston ndonjë pengesë ose nëse kapaku është i hapur.
- Largoni ibrikun nga baza për furnizim me rrymë pastaj mbusheni me ujë.
Vërejtje: Duke qenë se uji i ngrohtë mund të shkaktojë djegie, përdorni pajisjen me kujdes gjatë derdhjes së ujit dhe mos e hapni pajisjen deri sa uji është ende i nxehtë.
- Ibriku nuk do të fillojë përsëri të ngrohë ujin deri sat ë mos shtypni butonin On/Off për kyqje/ shkyqje.
Vërejtje: Gjithmonë shkyqni kabllin nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen.
MBROJTJA NGA VLIMI NË TË THATË
Nëse rastësisht e lini pajisjen të punojë pa ujë, mbrojtja nga vlimi në të thatë do të shkyq automatikisht furnizimin me rrymë. Kur të ndodh kjo, lini pajisjen që të ftohet para se ta mbushni përsëri me ujë dhe ta kyqni përsëri.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Gjithmonë shkyqni pajisjen nga rryma dhe lini që të ftohet tërësisht para pastrimit.
-
Asnjëherë mos e ulni ibrikun, kabllin ose bazën e rrymës në ujë dhe mos lejoni që kjo pjesë të vijë në kontakt me lagështinë.
-
Pastroni trupin e pajisjes me leckë të lagur, pa përdorur mjete për pastrim që janë helmuese për njerëzit.
-
Mos harroni që kohë pas kohe të pastroni filterin. Për shkak të pastrimit më të lehtë, hiqni filterin dhe ktheni prapë pas pastrimit.
KUJDES: Mos përdorni kimikate, mjete abrasive dhe mjete të çelikut ose të drurit për pastrim për të mos dëmtuar shkëlqimin ne trupin e pajisjes.
-
Kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen, kabllin mund ta vendosni në fundin e vetë pajisjes.
-
Nëse nuk e përdorni pajisjen ose nëse dëshironi ta paketoni, kabllin mund ta mbështillni në fundin e ibrikut.
HEQJA E DEPOZITEVE MINERALE
Kohë pas kohe duhet të hiqni gurët nga pajisja, sepse shtresat minerale në ujë nga tubi i ujit mund të formojnë gurë në fundin e brendisë së pajisjes, kështu zvogëlohet efikasiteti i punës së pajisjes. Mund të përdorni mjete për heqjen e gurëve dhe të përcillni udhëzimet në paketimin e atyre mjeteve. Në mënyrë alternative, mund të përcillni udhëzimet e dhëna më poshtë për pastrimin e gurëve me anë të uthullës së alkoolit.
- Mbushni ibrikun me tri gota uthull, pastaj shtoni ujë që të mbulohet fundi i ibrikut tërësisht. Lini tretësirën që të qëndrojë në ibrik gjatë natës.
- Derdhni përzierjen e uthullës dhe të ujit nga ibriku, pastaj mbusheni ibrikun me ujë të pastër, lini që të vlojë dhe derdhni ujin. Përsëritni veprimin disa herë deri sat ë zhduket era e uthullës. Njollat të cilat kanë mbetur brenda ibrikut dhe sqepit hiqni me leckë të lagur.
DEPONIMI EKOLOGJIK

Të mbrojmë ambientin jetësor!
Ju lutemi që t’iu përmbaheni rregullave lokale: depononi pajisjet elektrike të cilat më nuk janë në funksion në qendrën e përshtatshme për deponimin e mbeturinave.
