EW7F4494FQ - Lavatrice ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EW7F4494FQ ELECTROLUX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth EW7F4494FQ ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lavatrice në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EW7F4494FQ - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EW7F4494FQ e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT EW7F4494FQ ELECTROLUX
SQ Udhëzimet për përdorim | Lavatriçe 2
HR Upute za uporabu | Perilica rublja 44
Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Në përpjekjet tona për të qenë ekologjikë, ne jemi duke reduktuar asetet e letrës dhe po ofrojmë manuale të plota përdorimi në internet. Aksesoni manualin tonë të plotë të përdorimit në electrolux.com/manuals

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin në electrolux.com/support

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen tuaj në electrolux.com/shop
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- TË DHËNA PËR SIGURINË 2
- UDHËZIMET PËR SIGURINË....4
- PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 7
- INFORMACIONI TEKNIK 8
- INSTALIMI 8
- PANELI I KONTROLLIT .... 12
- ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT 14
- PROGRAMET 17
- APLIKACIONI DHE PROGRAMET E FSHEHTA SHTESË.... 22
- Wi-Fi - KONFIGURIMI | LIDHJES....23
- CILËSIMET 26
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM 27
- KUJDESI DHE PASTRIMI ....30
- VLERAT E KONSUMIT 36
- UDHËZUES I SHPEJTË 38
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....43
Përpara fillimit të instalimit dhe përdorimit të kësaje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm.
Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është vetëm për larjen dhe tharjen e rrobave të llojit shtëpiak që lahen në lavatriçe.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
-
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
-
Ngarkesa maksimale e pajisjes është 9 kg. Mos tejkaloni ngarkesën maksimale të çdo programi (referojuni kapitullit "Programet").
- Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 10 bar (1.0 MPa).
- Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.
- Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga qendra e autorizuar e shërbimit.
- Zorrat e vjetra nuk duhen ripërdorur.
- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
- Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

Instalimi duhet të jetë në përputhje me rregulloret përkatës kombëtare.
- Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit duke përfshirë furçën prej gome dhe distancatorin plastik.
- Mbajini bulonat e transportit në një vend të sigurt. Nëse pajisja do të transportohet në të ardhmen, ata duhet të vendosen për të
bblokuar kazanin për të parandaluar dëmtimet e brendshme.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen kur temperatura mund të jetë më
e ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.
- Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.
- Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe dyshemesë të qarkullojë ajër.
- Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi. Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.
- Mos e instaloni pajisjen direkt mbi një piletë në dysheme.
- Mos spërkatni ujë mbi pajisje dhe mos e ekspozoni atë ndaj lagështirës së tepërt.
- Mos e instaloni pajisjen në një vend ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.
- Mos vendosni një enë të mbyllur për të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për t'u siguruar se cilët aksesorë mund të përdoren.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është krijuar për t'u instaluar / lidhur me një lidhje tokëzimi në ndërtesë.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Mos e prekni kabllon elektrike ose spinën e rrymës me duar të lagura.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
2.3 Lidhja e shkarkimit të ujit
- Uji i hyrjes nuk duhet të kalojë 25 ° C.
- Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.
- Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.
- Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.
- Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e hyrjes së ujit është tepër e shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së ujit.
- Gjatë shpaketimit të pajisjes, ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikë.
- Ju mund ta zgjasni zorrën e kullimit në maksimumi 400 cm. Kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zorrën tjetër të kullimit dhe zgjatimin.
- Sigurohuni që rubineti të jetë i arritshëm pas montimit.
2.4 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Ndiqni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
- Mos lani pëlhura që janë të ndotura shumë me vajra, graso apo substanca të tjera vajore. Mund të dëmtojë pjesët prej gome të pajisjes. Lajini paraprakisht me dorë këto pëlhura përpara se t'i ngarkoni në pajisje.
-
Mos përdorni aroma rrobash për të shmangur rrezikun e dëmtimit të pjesëve plastike dhe prej gome të pajisjes.
-
Mos e prekni xhamin e derës gjatë kohës që pajisja është në punë e sipër. Xhami mund të nxehet.
- Sigurohuni që të keni hequr të gjitha objektet metalike nga rrobat.
2.5 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
- Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.
- Pjesët e mëposhtme të këmbimit janë të disponueshme për të paktën 10 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit: motori dhe karbonçinat e motorit, transmisioni mes motorit dhe kazanit, amortizatorët dhe sustat, kazani i larjes, grupi i pasmë i kazanit dhe kushinetat përkatëse, ngrohësit dhe elementet e ngrohjes, duke përfshirë pompat e nxehtësisë, tubacionet dhe pajisjet përkatëse duke përfshirë zorrët, valvulat, filtrat dhe bllokuesit e ujit, qarqet elektrike, ekranet elektrike, çelësat e presionit, termostatet dhe sensorët, softuerët dhe firmuerët duke përfshirë softuerin e rivendosjes, derën, menteshën dhe guarnicionet e derës, guarnicionet e tjera, grupin e kyçjes së derës, mjetet periferike plastike si p.sh. foletë e detergjentit. Afati mund të jetë më i gjatë në vendin tuaj. Për informacion të
mëtejshëm, vizitoni faqen tonë të internetit.
- Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
- Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
3.1 Përmbledhja e funksioneve të pajisjes

1 Pjesa e sipërme
2 Foleja e detergjentit
3 Paneli i kontrollit
4 Doreza e derës
5 Etiketa e specifikimeve
6 Filtri i pompës së shkarkimit
7 Këmbët për nivelimin e pajisjes

8 Tubi i shkarkimit
9 Lidhja e tubit të furnizimit me ujë
10 Kordoni elektrik
11 Bulonat transit
12 Suporti i tubit
Pllaka e të dhënave raporton:
A. Kodi QR
B. Emri i modelit
C. Numri i produktit
D. Specifikimet elektrike
E. Numri serial
Skanoni kodin QR në pajisje për të regjistruar produktin tuaj dhe për të përfituar sa më shumë prej tij.
- Aksesoni detajet, dokumentacionin dhe artikujt e pajisjes suaj për përdorimin e veçorive më të mira (Manuali i përdoruesit disponohet gjithashtu në electrolux.com/manuals)
- Merrni këshilla për përdorimin, zgjidhjen e problemeve, informacionin e shërbimit dhe riparimin (gjithashtu të disponueshme në electrolux.com/support)
- Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj (gjithashtu të disponueshme në electrolux.com/shop)
4. INFORMACIONI TEKNIK
| Përmasat Gjerësia / Lartësia / Thellësia totale 59,6 cm /84,7 cm /60,1 cm | |
| Lidhja elektrike Tensioni | 230 V |
| Overall power | 1900 W |
| Fuse | 10 A |
| Frekuenca | 50 Hz |
| Niveli i mbrojtjes kundër hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë i siguruar prej mbulesës mbrojtëse, përveç rasteve kur pajisjet e voltazhit të ulët nuk kanë mbrojtje nga lagështia | IPX4 |
| Presioni i furnizimit me ujë Minimal | 0.5 bar (0.05 MPa) |
| Maksimal | 10 bar (1.0 MPa) |
| Furnizimi me ujë 1) | Ujë i ftohtë |
| Ngarkesa maksimale Të pambukta 9 kg | |
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit me një rubinet me 3/4" filetim.
5. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Shpaketimi
- Hapeni derën. Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.

Aksesorët që keni marrë bashkë me pajisjen mund të variojnë në varësi të modelit.
- Vendoseni elementin e paketimit në dysheme prapa pajisjes dhe uleni me kujdes mbi pjesën e saj të pasme. Hiqni
mbrojtësen nga pjesa e poshtme.


KUJDES!
Mos e shtrini lavatriçen nga ana e përparme.
- Vendosni pajisjen pas në pozicion vertikal. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës.

Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh sepse makina larëse është testuar në fabrikë.
- Hiqni tre bulonat e transportit dhe nxirrni jashtë distancatorët plastikë.

Rekomandojmë ta mbani të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit për çdo rast kur ju duhet ta transportoni pajisjen.
- Vendosni nëpër vrima tapat plastike që gjeni në qesen e manualit të përdorimit.

5.2 Informacion për instalimin
Pozicionimi dhe nivelimi
Rregulloni pajisjen saktësisht për të parandaluar dridhjen, zhurmën dhe lëvizjen e pajisjes kur është në punë.
-
Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë. Pajisja duhet të jetë e niveluar dhe e palëvizshme. Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin apo pajisje të tjera dhe që të ketë qarkullim të ajrit poshtë pajisjes.
-
Lironi ose shträngoni këmbëzat për të rregulluar nivelin. Të gjitha këmbët duhet të qëndrojnë mirë mbi dysheme.

PARALAJMËRIM!
Mos vendosni materiale prej kartoni, druri ose të ngjashme poshtë këmbëve të pajisjes për të përshtatur nivelin.
Zorra e futjes së ujit

KUJDES!
Sigurohuni që zorrët të mos kenë dëmtime dhe që të mos ketë rrjedhje nga vendet e bashkimit. Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e hyrjes së ujit është tepër e shkurtër. Kontaktoni qendrën e servisit për informacion mbi zëvendësimin e zorrës së furnizimit.
- Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me pjesën e pasme të pajisjes nëse ka nevojë. Zakonisht, është i instaluar në fabrikë.

-
Pozicionojeni atë majtas ose djathtas në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit. Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos jetë në pozicion vertikal.
-
Nëse është e nevojshme, lironi dadon unazë për ta vendosur në pozicionin e duhur.
-
Lidheni zorrën e hyrjes së ujit me rubinetin e ujit të ftohtë me filetim 3/4".
-
Disa modele mund të përmbajnë zorrën e hyrjes me pajisje për ndalimin e ujit. Parandalon çdo rrjedhje në zorrë për shkak të vjetrimit të natyrshëm të saj. Sektori në dritare tregon këtë gabim A. Nëse kjo ndodh, mbyllni rubinetin e ujit
dhe kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit për informacion mbi zëvendësimin e zorrës.

Uji i hyrjes nuk duhet të kalojë 25 ° C.
Shkarkimi i ujit
Zorra e shkarkimit duhet të qëndrojë në një lartësi jo më të vogël se 60 cm dhe jo më të madhe se 100 cm.

Ju mund ta zgjasni zorrën e kullimit në maksimumi 400 cm. Kontaktoni qendrën e autorizuar të servisit për të blerë zorrën tjetër të kullimit dhe zgjatimin.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të krijojë një hark për të parandaluar që copëzat të futen në pajisje nga lavamani.
Lidhni zorrën e shkarkimit me spigotën dhe shtrëngojeni me një fashetë. Sigurohuni që
tubi i shkarkimit të krijojë një hark për të parandaluar që copëzat të futen në pajisje nga lavamani.
Pozicionojeni zorrën direkt në një tub shkarkimi të futur në murin e dhomës dhe shtrëngojeni me fashetë.
Pa udhëzuesin e zorrës plastike, me një spigotë për lavaman- Vendoseni zorrën e shkarkimit në spigotë dhe sigurojeni me një fashetë.
Zorra e shkarkimit mund të përkulet në formë U dhe të vendoset rrotull udhëzuesit plastik. Në cepin e një lavamani - Shtrëngojeni udhëzuesin me rubinetin e ujit ose në mur.

Sigurohuni që udhëzuesi plastik të mos lëvizë kur pajisja shkarkon dhe fundi i zorrës së shkarkimit të mos jetë i zhytur në ujë. Mund të kthehet ujë i ndotur brenda në pajisje. Blini aksesorë nga distributori lokal.
Në një tub vertikal me vrimë ajrimi - Fusni zorrën e shkarkimit direkt në një tub shkarkimi ose tub vetikal

Gryka e zorrës së shkarkimit duhet të ajroset gjithmonë, pra diametri i brendshëm i tubit të shkarkimit (min. 38 mm - min. 1,5") duhet të jetë më i madh se diametri i jashtëm i zorrës së shkarkimit.
Zorra e shkarkimit mund të lidhet në mënyra të ndryshme:

(*) Mund të ndryshohet pa paralajmërim.
5.3 Lidhja elektrike
Në fund të instalimit mund të futni spinën në prizë.
Pllaka e specifikimeve dhe kapitulli "Të dhënat teknike" tregojnë specifikimet e nevojshme elektrike. Sigurohuni që të jenë në pajtim me rrjetin kryesor elektrik.
Kontrolloni që instalimi elektrik i shtëpisë suaj mund ta përballojë ngarkesën maksimale të kërkuar, duke marrë parasysh çdo pajisje tjetër në përdorim.
Lidheni pajisjen në një prizë me tokëzim.

Kablloja e rrjetit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit të pajisjes.
Për punimet elektrike që nevojiten për instalimin e kësaj pajisjeje, kontaktoni me qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
Prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmtimin ose lëndimin nga mosrespektimi i masave të mësipërme paraprake të sigurisë.
6. PANELI I KONTROLLIT
6.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit

1 Çelësi i programit
2 Centrifugë butoni me prekje i opsioneve të pakësimit ©
3 Temperaturë butoni me prekje
4 Ekrani
5 Vonesë në nisje butoni me prekje dhe Lidhja Wi-fi
6 Menaxheri i kohës butoni me prekje
7 Fillo/Pusho butoni me prekje ▷II
8 Butoni me prekje Pods®
9 Hekurosje e lehtë me avull butoni me prekje
10 Pajisja në heshtje butoni me prekje
11 Shpëlarje shtesë butoni me prekje
12 Njolla butoni me prekje
13 Paralarja butoni me prekje
14 Ndezur/Fikur butoni me shtypje ①
6.2 Ekrani

| 88°--- | Zona e temperaturës:Treguesi i temperaturësTreguesi i ujit të ftohtë |
| Treguesi i kyçjes së sigurisë për fëmijët. | |
| Treguesin e nisjes me vonesë. | |
| Treguesi i lidhjes Wi-Fi. Treguesi i Nisjes në distancë. | |
| Treguesi i derës së mbyllur. | |
| 0:00 | Treguesi dixhital mund të tregojë:Kohëzgjatjen e programit (p.sh.).240Koha e vonesës (p.sh.).2hPërfundimin e ciklit (0:00).Kodin e paralajmërimit (p.sh.).E20Kur punoni me aplikacionin:APP,AP(pika e aksesit),UPd(përditësimi). Ju lutemi shikoni kapitullin “Konfigurimi i lidhjes së Wi-Fi”.Trguesi i orëve totale të punës të pajisjes. Referojuni seksionit“Numëruesi i orëve të punës” në paragrafin "Cilësimet" për më shumë detaje. |
| ---- | Treguesi i nivelit të shiritave të Time Manager. |
| 88.8kg | Treguesi i peshës maksimale të rrobave.MAX Pulson kur ngarkesa e rrobave tejkalon ngarkesën maksimale të deklaruar të programit të përzgjedhur. |
| Treguesi i shtimit të rrobave. Ndizet në fillim të fazës së larjes, ndërsa përdoruesi mund ta vendosë ende në pauzë pajisjen dhe të shtojë më shumë rroba. | |
| Treguesi i Pajisja në heshtje. | |
| Treguesi i ndërprerjes së shpëlarjes. | |
| 1888--- | Zona e centrifugës:Treguesi i shpejtësisë së centrifugimitTreguesi Pa centrifugim. Faza e centrifugimit është çaktivizuar. |
| Treguesi i fazës me avull. | |
| Treguesi i fazës kundër rrudhave. Lexoni paragrafin Hekurosje e lehtë me avull dhe Informacionin shtesë rreth përdorimit të përditshëm për më shumë detaje. | |
| Treguesi i pastrimit të kazanit. |
7. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT
7.1 Hyrje

Opsionet/funksionet nuk janë të disponueshme për gjithë programet e larjes. Kontrolloni përputshsmërinë midis opsioneve/funksioneve dhe programeve të larjes në "Tabelën e programeve". Një opsion/funksion mund të përjashtojë një tjetër, në këtë rast pajisja nuk ju lejon të vendosni opsione/funksione të papajtueshme.
7.2 Ndezur/Fikur ①
Shtypni këtë buton për pak sekonda për të aktivizuar ose çaktivizuar pajisjen. Dëgjohen dy tinguj të ndryshëm gjatë ndezjes ose fikjes së pajisjes.
Ndërsa funksion i Pritjes aktive e çaktivizon automatikisht pajisjen pas disa minutash për të ulur konsumin e energjisë, mund t'ju nevojitet ta aktivizoni sërish pajisjen.
Për më shumë detaje, referojuni paragrafit "Pritja aktive" në kapitullin "Përdorimi i përditshëm".
7.3 Temperaturë
Kur përzgjidhni një program larjeje, pajisja propozon automatikisht një temperaturë të parazgjedhur.
Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur derisa të shfaqet vlera e dëshiruar e temperaturës në ekran.
Kur ekrani shfaq treguesit _ * , pajisja nuk e ngroh ujin.
7.4 Centrifugë
Kur vendosni një program, pajisja cilëson automatikisht shpejtësinë e parazgjedhur të centrifugimit. Ekrani tregon vetëm shpejtësitë e disponueshme të centrifugimit për programin e vendosur.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
- Opsioni Pa-centrifugim. Treguesi përkatës ndizet. Vendosni këtë opson për të çaktivizuar të gjitha fazat e centrifugës. Pajisja kryen vetëm fazën e shkarkimit të programit të zgjedhur të larjes. Vendosni këtë opson për tekstile shumë delikate. Faza e shpëlarjes përdor më shumë ujë për disa programe larjeje.
- Opsioni Ndalo shpëlarjen. Treguesi përkatës ndizet. Nuk është kryer centrifugimi i fundit. Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të shkarkohet për të evituar zhubrosjen e rrobave. Programi i larjes përfundon me ujë në kazan. Dera qëndron e kyçur dhe kazani rrotullohet rregullisht për të reduktuar rrudhosjen. Duhet të zbrazni ujin për të hapur derën. Nëse prekni butonin Fillo/Pushol, pajisja kryen një fazë centrifugimi dhe shkarkon ujin.
Nëse prekni butonin Fillo/Pusho▷II, pajisja kryen vetëm fazën e shkarkimit.

Pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro 18 orësh.
7.5 Paralarja
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë të para-larjes në një program të larjes.
Treguesi korrespondues mbi butonin me prekje ndizet.
Përdoreni këtë funksion për të shtuar një fazë paralarjeje në 30 °C përpara fazës së larjes.
Ky opson rekomandohet për rrobat shumë të ndotura, veçanërisht nëse përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe grimca të tjera të ngurta.

Opsioni mund të rrisë kohëzgjatjen e programit.
7.6 Njolla
Prekeni këtë buton për të shtuar fazën e njollave në një program.
Treguesi korrespondues mbi butonin me prekje ndizet.
Përdoreni këtë opson për rrobat për larje me njolla të që janë të vështira për t'u hequr.
Kur cilësoni këtë opson, vendosni heqësin e njollave në ndarje
i
Ky opson rrit kohëzgjatjen e programit. Ky opson nuk është i disponueshëm me një temperaturë më të ulët se 40°C.
7.7 I përhershëm Shpëlarje shtesë
Me këtë opsion mund të shtoni disa shpëlarje sipas programit të zgjedhur të larjes.
Përdoreni këtë opsion për personat me alergji ndaj mbetjeve të detergjentit dhe me lëkurë të ndjeshme. Falë funksionalitetit shtesë të këtij opsioni, zbutësi shpërndahet në mënyrë të barabartë në rroba, duke rritur efektet në pëlhura. Sugjerohet kur përdorni zbutësin e rrobave.
i
Ky opson rrit kohëzgjatjen e programit.
Treguesi korrespondues mbi butonin me prekje ndizet dhe qëndron gjithashtu i ndezur gjatë cikleve të mëvonshme derisa ky opsion të çaktivizohet.
7.8 Pajisja në heshtje
Duke prekur këtë buton, mund të aktivizoni/çaktivizoni regjimin e heshtjes.
Të gjitha fazat e centrifugimit të ndërmjetme dhe përfundimtare anulohen dhe programi përfundon me ujë në kazan. Kjo ndihmon për të reduktuar rrudhosjen.
Ekrani shfaq treguesin. Dera është e bblokuar. Kazani rrotullohet rregullisht për të reduktuar rrudhosjen. Duhet të zbrazni ujin për të hapur derën.
Duke qenë se programi është shumë i heshtur, është i përshtatshëm për t'u përdorur gjatë natës kur disponohen edhe tarifa më të lira për energjinë elektrike. Në disa programe, shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Nëse prekni butonin Fillo/Pusho, pajisje kryhen vetëm fazën e shkarkimit.
i
Pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro 18 orësh.
7.9 Hekurosje e lehtë me avull

Ky program shton një fazë avulli të ndjekur nga një fazë e shkurtër kundër rrudhave në fund të programit të larjes. Faza e avullit redukton rrudhat e rrobave dhe lehtëson hekurosjen e tyre. Ky opsion nuk është i disponueshëm për të gjitha programet. Për rezultate optimale, ngarkesa maksimale me këtë opsion është 2 kg (rreth 8-10 këmisha) sepse avulli depërton më mirë me më shumë hapësirë. Kur është cilësuar opzioni Hekurosje e lehtë me avull ekrani tregon një ngarkesë maksimale prej 2 kg në ekran dhe koha e programit rregullohet përkatësisht.
Gjatë fazës së avullit, treguesi i duhur pulson. Kur programi ndalon, ekrani tregon një zero, treguesi jëndron i ndezur.
Pastaj fillon faza kundër rrudhave, treguesi pulson dhe Fillo/Pusho ndizet. Kazani kryen lëvizje të buta për rreth 30 minuta për të ruajtur efektet e avullit.
Për të ndaluar fazën kundër rrudhave, mund të:
- Shtypni butonin Ndezur/Fikur për disa sekonda për të aktivizuar/çaktivizuar pajisjen.
- Kthimi i celësit të programit në një pozicion tjetër.
Prekni butonin 📋 Hekurosje e lehtë me avull për të cilësuar avullin. Ekrani tregon dhe 📋 dhe ndizet edhe butoni Fillo/ Pusho ▶. Në fund të fazës kundër rrudhave, kazani përfundimisht ndalon, treguesi fiket, dera zhbllokohet. Përdoruesi në çdo moment mund të përfundojë fazën kundër rrudhave:
- duke shtypur butoninNdezur/Fikur disa sekonda për të aktivizuar os çaktivizuar pajisjen;
- duke kthyer çelësin e zgjedhësit në një pozicion tjetër.

i
Një ngarkesë e vogël rrobash ndihmon që të arrihen rezultate më të mira.
7.10 Pods®
Prekeni këtë buton për të aktivizuar/çaktivizuar Pods® opsonin.
Kur aktivizohet, treguesi përkatës është i ndezur.
Ndiqni dozat dhe rekomandimet e ruajtjes të prodhuesit të Pods.
Vendosni maksimumi dy tableta ose detergjentë me dozë të vetme në Pods® ndarje në sirtarin e përhapjes së detergjentit.
Opsioni mbetet aktiv gjithashtu për ciklet e tjera derisa të riaktivizohet dhe nëse është i zgjedhshëm me programin e cilësuar.
7.11 Vonesë në nisje 📊
Me këtë opson mund ta shtyni fillimin e programit deri në një kohë më të të volitshme.
Prekni në mënyrë të përsëritur butonin për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha rritet me hapa prej 1 ore deri në 20 orësh.
Në ekran shfaqet treguesi ☑ che koha e zgjedhur e shtyrjes. Pasi prekni butonin Fillo/ Pusho, pajisja fillon numërimin mbrapsht dhe dera është e kyçur.
Vonesë në nisje 📊 cakton gjithashtu Nisjen nga distanca 📋 për më shumë detaje, ju lutemi referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes me Wi-Fi".
7.12 Menaxheri i kohës
Me këtë opson mund të zvogëloni kohëzgjatjen e programit në varësi të madhësisë së ngarkesës dhe nivelit të ndotjes.
Kur vendos një program larjeje, ekrani tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur dhe -vija:-
Prekni butonin Menaxheri i kohës për të reduktuar kohëzgjatjen e programit sipas nevojave tuaja. Ekrani shfaq kohëzgjatjen e
re të programit dhe një numër vijash do të ulen përkatësisht:
---- e përshtatshme për një ngarkesë të plotë me rroba me ndotje normale.
--- një cikël i shpejtë për një ngarkesë të plotë me rroba me ndotje të ulët.
-- cikël shumë i shpejtë për ngarkesë të vogël me ndotje të ulët (rekomandohet maks. një gjysmë ngarkese).
- cikli më i shkurtër për të freskuar një sasi të vogël rrobash.
Menaxheri i kohës është i disponueshëm vetëm me programet në tabelë.
| Treguesi | ||
| Cottons | Synthetics | |
| ---- 1) | ■ | ■ |
| ---- | ■ | ■ |
| ---- | ■ | ■ |
| -- 2) | ■ | ■ |
| - 2) | ■ | ■ |
1) Kohëzgjatja e parazgjedhur për të gjitha programet.
2) Ky nivel i opsonit Menaxheri i kohës nuk është i disponueshëm në 90°C.
Menaxheri i kohës me programet me avull

Kur vendosni një program me avull, ky buton ju lejon të zgjidhni tri nivele avulli dhe kohëzgjatja e programit reduktohet përkatësisht:
| Treguesi Shkurtimi i kohës | |
| --- | maksimumi |
| -- | mesatare |

minimumi

Në disa pajisje kohëzgjatja e programit reduktohet pa treguar vija.
7.13 Fillo/Pusho ▷||
Prekni Dutonin për të filluar, vendosur në pauzë ose ndërprerë pajisjen ose për të ndërprerë një program që funksionon.

do të thotë se mund ta pezulloni ciklin dhe shtoni ose hiqni rroba. Nëse imazhi i vogël
është i ndezur, mund ta hapësh derën gjithmonë.
- Prekni butonin Fillo/Pusho .Prlsni derisa treguesi i bllokimit të derës të ndalojë pulsimin dhe të fiket.
- Tani mund të hapni derën, të shtoni ose hiqni rrobat.
- Mbyllni derën dhe prekni butonin Fillo/ Pusho ▷ II. Programi ose shtyrja e programit vazhdon
8. PROGRAMET
8.1 Skema e programeve
| ProgramiTemperatura e parazgjedhurDiapazoni i temperaturës | Shpejtësia referencë e centrifugim itGama e shpejtësisë sëcentrifugim it (rpm) | Ngark esa maksimale | Përshkrimi i programit(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes) |
| QuickCare 69min30°C60°C-30°C | 1400 rpm(1400 - 400) | 5 kg Pëlhura prej pambuku dhe të përziera sintetike. Ideale për të larë ngarkesën tuaj të përditëshme brenda një kohe të shkurtër, për një kujdes më të mirë për rrobat dhe pastrim të mirë tashmë në 30°C. | |
| Cottons40°C90 °C - Ftohtë | 1400 rpm(1400 - 400) | 9 kg Të pambukta të bardha dhe me ngjyra. Ideale për ndotje normale dhe të rëndë. | |
| Synthetics30°C60 °C - Ftohtë | 1200 rpm(1200 - 400) | 3 kg Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. Ndotje normale. | |
| Delicates30°C40 °C - Ftohtë | 800 rpm(1200 - 400) | 2 kg Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze dhe tekstile të përziera kërkojnë larje më delikate. Ndotje normale. | |
| Wool/Silk40°C40 °C - Ftohtë | 1200 rpm(1200 - 400) | 1,5 kg Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që lahen me dorë dhe tekstile të tjera me simbolin e kujdesit "larje me dorë"1). | |
| Rapid 20min30°C40°C-30°C | 1200 rpm(1400 - 400) | 3 kg Artikuj të pambuktë dhe sintetikë me pak ndotje ose të veshur vetëm një herë. | |
| Steam Refresh | - 1 kg Artikuj prej pambuku, sintetikë dhe të përzier. Cikël special avullipa larje që mund të përdoret për të përgatitur rrobat tuaja të thara për hekurosje ose për të rifreskuar rrobat e veshura njëherë. Ky program zvogëlon rrudhat, aromat dhe liron fijet. Mospërdorni detergjent. | ||
| Spin/Drain | 1400 rpm(1400 - 400) | 9 kg Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar ujin e kazanit. Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve delikate. | |
| Rinse | 1400 rpm(1400 - 400) | 9 kg Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumëdelikate. Program për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.Shpejtësia e parazgjedhur e centrifugimit është ajo që përdoret për programet e pambukut. Reduktoni shpejtësinë ecentrifugimit sipas llojit të rrobave. Nëse është e nevojshme,caktoni opsonin Shpëlarje shtesë për të shtuar shpëlarje. Menjë shpejtësi të ulët centrifugimi, pajisja kryen shpëlarje delikatedhe centrifugim të shkurtër. | |
| Sportswear30°C60 °C - Ftohtë | 1200 rpm(1200 - 400) | 3 kg Artikuj sportivë sintetikë. Ky program është projektuar për të larëbutësisht rrobat moderne sportive që përdoren jashtë dhe është gjithashtu i përshtatshëm për rrobat e palestrës, çiklizmit apovrapimit ose artikuj të ngjashëm. | |
| Duvet30°C60 °C - Ftohtë | 800 rpm(800 - 400) | 3 kg Program i veçantë për batanije sintetike ose të mbushura mependë, duve, mbulesë shtrati etj. Përdorni detergjent delikat tëlëngshëm, si detergjent leshi. | |
| Outdoor30°C40 °C - Ftohtë | 1200 rpm(1200 - 400) | 2kg2)1 kg3) | Mos përdorni zbutës rrobash dhe sigurohuni që kenë mbetur mbetje zbutësi në folenë e detergjentit.Rroba që vishen jashtë, rroba pune, sportive, xhaketa të papërshkueshme nga uji, xhupa me shtresë të heqshme me push ose me izolim të brendshëm. Ngarkesa e rekomanduar për rrobat është 2 kg. Ky program mund të përdoret gjithashtu si cikël për rikthimin e papërshkueshmërisë së ujit, projektuar veçanërisht për trajtimin e rrobave me shtresë hidrofobike. Për të kryer ciklin e rikthimit të papërshkueshmërisë së ujit, veproni si vijon:Derdhni detergjentin e larjes në ndarjen .Derdhni në folenë e zbutësit të rrobave, një restaurues special papërshkueshmërie për rrobaPakësoni ngarkesën e rrobave në 1 kg.Për të përmirësuar më tej veprimin e restaurimit të papërshkueshmërisë së ujit, thajini rrobat në një tharëse rrobash duke vendosur programin e tharjes Outdoor (nëse disponohet dhe nëse etiketa e rrobave lejon tharjen në tharëse rrobash). |
| Hygiene60°C | 1400 rpm(1400 - 400) | 9 kg Artikuj të bardhë të pambuktë. Ky program i larjes me performancë të lartë i kombinuar me avuj të avullit, heq më shumë se 99,99% të baktereve dhe viruseve4)mbajtja e temperaturës mbi 60 °C gjatë gjithë fazës së larjes; me një veprim shtesë mbi fibrat falë një faze avulli, një fazë shpëlarjeje e përmirësuar siguron heqjen e duhur të mbetjeve të detergjentit dhe mikroorganizmave. Ky program siguron gjithashtu zvogëlimin e duhur të poleneve/artikujve alergjentë. | |
| Eco 40-60 40^ ^5) | 1400 rpm(1400 - 400) | 9 kg Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra të shpejta. Artikuj tëndotur normalisht. Konsumi i energjisë ulet dhe koha e programittë larjes zgjatet, duke siguruar rezultate të mira në larje. | |
1) Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket që kazani nuk rrotullohet fare ose nuk rrotullohet mirë, por është normale për këtë program.
2) Programi i larjes.
3) Programi i larjes dhe faza e papërshkueshmërisë nga uji.
4) I testuar për Staphylococcus aureus, Enterococcus faecium, Candida albicans, Pseudomonas aeruginosa dhe MS2 Bacteriophage në testin e jashtëm të kryer nga Swissatest Testmaterialien AG në vitin 2021 (Raporti i Testit Nr. 202120117).
5) Sipas Rregullores 2019/2023 të Komisionit të BE-së, ky program në 40 °C mund të pastrojë rrobat me ndotje normale të deklaruara se mund të lahen në 40 °C ose 60 °C, së bashku në të njëjtin cikël.

Për temperaturën e arritur në rroba, kohëzgjatjen e programit dhe të dhënat e tjera, ju lutemi shikoni kapitullin "Vlerat e konsumit".
Programet më efikase në lidhje me konsumin e energjisë janë në përgjithësi ato që performojnë në temperatura më të ulëta dhe kohëzgjatje më të gjata.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit

bar
| Programi | Value | |---|---| | OPSIONET | | | Centrifuge | | | Paralarja 1) | | | Njolla 2) | | | Shpëlarje shtesë | | | Pajisja në heshtje | | | Hekurosje e lehtë me avull 3) | | | Vonesë në nisje | | | Menaxheri i kohës | | | Pods® | | | QuickCare 69min | | | Cottons | || Programi | OPSIONET Centrifuge | - - - | Paralarja 1) Njolla 2) | Shpëlarje shtesë | Pajisja në heshtje | Hekurosje e lehtë me avull 3) | Vonesë në nisje | Menaxheri i kohës | Pods® |
| Synthetics | ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ | ||||||||
| Delicates | ■ ■ ■ | ■ ■ ■ ■ | |||||||
| Wool/Silk 🌐 | ■ ■ ■ | ■ | |||||||
| Rapid 20min | ■ ■ | ■ ■ | |||||||
| Steam Refresh 🌐 | ■ ■ | ||||||||
| Spin/Drain | ■ | ■4) | ■ | ||||||
| Rinse | ■ ■ ■ | ■ ■ | |||||||
| Sportswear | ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ | ||||||||
| Duvet | ■ ■ | ■ | |||||||
| Outdoor 🌐 | ■ ■ ■ | ■ ■ ■ | |||||||
| Hygiene 🌐 | ■ ■ ■ | ■ ■ ■ ■ | |||||||
| Eco 40-60 ■ ■ | ■ ■ | ||||||||
1) Paralarja dhe nuk mund të zgjidhen së bashku.Njolla
2) Ky opson nuk është i disponueshëm në temperaturë më të ulët se 40°C.
3) Avulli Ky opson është i disponueshëm në të gjitha intervalalet e temperaturës.
4) Nëse caktoni opsionin Pa centrifugim, pajisja vetëm shkarkon ujin.
Detergjentet e përshtatshme për programet e larjes
| Programi Pluhur | universal1) | Lëng universal | Lëng për rroba me ngjyra | Delikate të leshta | Special |
| QuickCare 69min | ▲ ▲ ▲ -- -- | ||||
| Cottons | ▲ ▲ ▲ -- -- | ||||
| Synthetics | ▲ ▲ ▲ -- -- | ||||
| Delicates | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
Wool/Silk ![]() | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Rapid 20min | -- ▲ ▲ -- -- | ||||
| Sportswear | -- ▲ ▲ -- -- | ||||
| Duvet | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Outdoor | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Hygiene | ▲ ▲ -- -- ▲ | ||||
| Eco 40-60 ▲ ▲ ▲ -- -- |
1) Në temperaturë më të lartë se 60 °C rekomandohet përdorimi i detergjentit pluhur.
-- = Nuk rekomandohet ▲ = Rekomandohet
8.2 Woolmark Premium Wool Care - Blu

Cikli i larjes për të leshtat në këtë makinë është analizuar dhe miratuar nga The Woolmark Company për larjen e rrobave të leshta që mbajnë etiketën për «larje me dorë» nëse produktet lahen sipas udhëzimeve në etiketën e rrobës dhe ato të dhëna nga prodhuesi i kësaj makine larëse. M2103
9. APLIKACIONI DHE PROGRAMET E FSHEHTA SHTESË
Aplikacioni jonë ju ofron një zgjidhje të gjerë të programeve të fshehta shtesë. Pas bashkimit të pajisjes me pajisjen tuaj inteligjente do të jeni në gjendje të zgjidhni programin që u përshtatet më mirë nevojave tuaja. Në aplikacion mund të gjeni një përshkrim të plotë të secilit program.
| Avull anti-alergjik | Jeans | Atlete |
| Çarçafë shtrati | Futbolli | |
| Bebe | Të linjta | Pajisje të skive |
| Business Shirts (Këmisha për punë) | Një artikull i shpejtë | Pastrimi i pajisjes |
| Jastëk | Peshqira | |
| Kashmir | Qime kafshësh | Pajisje të |
| Perde | shtëpiake | trainimit |
| Xhup me pupla | ||
| Hekurosje të lehta |

Emrat e programeve mund të ndryshojnë pa paralajmërim sipas kërkesave të tregut.
10. ⓤWI-FI - KONFIGURIMI I LIDHJES
Ky kapitull përshkruan mënyrën si të lidhni pajisjen smart me rrjetin Wi-Fi dhe me pajisjet celulare.
Përmes këtij funksioni mund të merrni njoftime, mund të kontrolloni dhe monitoroni pajisjen tuaj nga pajisjet celulare.
Funksionaliteti Wi-Fi është joaktiv si cilësim i paracaktuar i fabrikës.
Për të lidhur pajisjen që të përfitoni nga gama e plotë e veçorive dhe e shërbimeve, ju nevojiten:
- Rrjet me valë në shtëpi, me lidhje interneti të aktivizuar.
- Pajisje celulare e lidhur me rrjetin me valë.
Parametrat e modulit Wi-Fi
| Frekuenca 2.412 - 2.472 GHz për tregun evropian |
| Protokolli IEEE 802.11b/g/n |
| Fuqia maksimale <20 dBm |
| Enkriptimi WPA, WPA2, WPA3 |
10.1 Kodi QR në pllakën e të dhënave

Kodi QR mund të përdoret në dy mënyra:
- Skanoni kodin QR me aplikacionin e integruar të kamerës për të shkarkuar aplikacionin tonë nga App Store në pajisjen tuaj inteligjente dhe ndiqni hapat e kërkuar.
- Çiftimi i pajisjes tuaj inteligjente me pajisjen për të thjeshtuar procesin. Skanoni kodin QR me aplikacionin tonë të integruar të skanerit të kodit QR.
10.2 Instalimi dhe konfigurimi i App
i
App ju lejon të kontrolloni larjen e rrobave përmes një pajisjeje celulare.
Ai përmban një numër të madh programesh, veçorish të dobishme dhe informacionesh produkti të përshtatura në mënyrë të përkryer për pajisjen.
Eështë kujdes i personalizuar për rrobat - gjithçka nga pajisja juaj celulare.
Kur lidhni pajisjen me aplikacionin, qëndroni pranë saj me pajisjen tuaj celulare.
Sigurohuni që pajisja celulare të jetë e lidhur me rrjetin me valë të shtëpisë.
- Shkoni në App Store në pajisjen tuaj inteligjente ose skanoni kodin QR (shih paragrafin 'Kodi QR në pllakën e të dhënave).
- Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin tonë.
- Nisni aplikacionin. Zgjidhni vendin dhe gjuhën dhe identifikohuni me emailin dhe fjalëkalimin tuaj. Nëse nuk keni një llogari, krijoni një të re duke ndjekur udhëzimet në App.
- Ndiqni udhëzimet në aplikacion për regjistrimin dhe konfigurimin e pajisjes.
10.3 Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes
- Shtypni butonin Ndezur/Fikur për pak sekonda për të aktivizuar pajisjen. Prisni rreth 10 sekonda përpara se të vazhdoni me konfigurimin e lidhjes me valë.
- Zgjidhni një program duke rrotulluar çelësin e programeve.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat dhe ð per pak sekonda njëkohësisht derisa të dëgjohet një "klikim". Lëshojini butonat. shfaqet në ekran për 5 sekonda dhe treguesi fillon të pulsojë. Moduli me valë fillon të niset.

i
Sigurohuni që APLIKACIONI është gati për lidhje.
- Pas rreth 10 sekondash, shfaqet në ekran RP (Pika e hyrjes).

Pika e hyrjes do të hapet për rreth 5 minuta.
- Konfiguroni aplikacionin App në pajisjen tuaj inteligjente dhe ndiqni udhëzimet për të lidhur pajisjen me rrjetin tuaj Wi-Fi.
- Nëse është konfiguruar lidhja, kur kthehet ekrani i informacionit të programit, treguesi shfaqet në ekran.

i
Sa herë që ndizni pajisjen, ekrani kërkon rreth 10 sekonda për t'u lidhur me rrjetin automatikisht. Kur treguesi ŋdalon pulsimin, lidhja është gati.
Për të hequr kredencialet e lidhjes me valë, shtypni dhe mbani shtypur butonat dhe õnjëkohësisht për pak sekonda deri
sa të bjerë sinjali i dytë akustik. Simboli --- shfaqet në ekran për pak sekonda.
Për të fikur lidhjen me valë pas konfigurimit të lidhjes, shtypni dhe mbani të shtypur dhe butonat në të njëjtën kohë për disa sekonda deri në sinjalin e parë akustik. Lëshojini butonat. snfaqet në ekran për 5 sekonda.
i
Nëse e fikni dhe rindizni pajisjen, lidhja me valë fiket automatikisht.
10.4 Nisja në distancë
Nisja në distancë ju mundëson të aktivizoni një cikël me anë të telekomandimit.
i
Kontrolli në distancë aktivizohet automatikisht kur shtypni butonin Fillo/ Pusho per të nisur programin, por është e mundur që të niset një program larjeje në distancë. Ky funksion çaktivizohet kur dera është e hapur.
Kur është instaluar Aplikacioni dhe është kryer lidhja me valë, mund të aktivizoni Nisjen në distancë:
- Prekni butonin Në distancë che treguesi pulson në ekran për pak sekonda.

- Prekni butonin Fillo/Pusho pēn tē aktivizuar Nisjen në distancë përpara se treguesi te ndalojë së pulsuari.
Treguesit ☑ dhe -snaqen në ekranin e përmbledhjes së programeve dhe dera kyçet. Tani është e mundur ta nisni programin në distancë.
i
Kur prekni butonin Fillo/Pushol pasi treguesi ndalon së pulsuari, Nisja në Distancë nuk aktivizohet, por programi i vendosur ndizet.
Për të hequr Nisjen në distancë, prekni butonin Në distancëhe konfirmoni duke shtypur butonin Fillo/Pusho.
10.5 Përditësimi në ajër
Aplikacioni mund të propozojë një përditësim për pajisjen tuaj.
Nëse është në funksionim një program, aplikacioni njofton se përditësimi do të nisë në përfundim të programit.
Gjatë përditësimit, pajisja shfaq med ekran.
Mos e fikni ose hiqni nga priza pajisjen gjatë përditësimit.
Pajisja do të jetë sërish e përdorshme në përfundim të përditësimit, pa ndonjë njoftim rreth përditësimit të suksesshëm.
Nëse ndodh një gabim, pajisja shfaq Ene ekran: thjesht shtypni çdo buton ose ktheni çelësin për t'iu kthyer përdorimit normal.
10.6 Wi-Fi gjithmonë aktiv
Funksioni Wi-Fi gjithmonë aktiv është i disponueshëm në Aplikacion.
Ky funksion e mban pajisjen të lidhur me rrjetin edhe kur pajisja është e fikur.
Treguesi andizet dhe fiket me ndërprerje.
Eështë e mundur ta ndizni pajisjen duke shtypur butonin Ndezur/Fikur lose përmes Aplikacionit.
i
Funksioni Wi-Fi gjithmonë aktiv mund të ndikojë në konsumin tuaj të energjisë.
11. CILËSIMET
11.1 Sinjalet akustike
Kjo pajisje ka sinjale të ndryshme akustike, që veprojnë kur:
- Aktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i veçantë).
- Çaktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i veçantë).
- Prekni butonat (tingull klikimi).
- Bëni përzgjedhjen e gabuar (3 tinguj të shkurtër).
- Programi përfundon (sekuencë tingujsh për rreth 1 minutë).
- Programi ka keqfunksionim (sekuencë tingujsh të shkurtër për rreth 5 minuta).
Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet akustike kur përfundon programi, prekni
njëkohësisht butonat dhe pëärreth 2 sekonda. Ekrani tregon ①
i
Nëse çaktivizoni sinjalet akustike, ato vazhdojnë të punojnë kur pajisja ka keqfunksionim.
11.2 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opson mund të parandaloni që fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë opson,
mbani shtypur butonin derisa të ndizet/fiket në ekran.
Pajisja do të kalojë si parazgjedhje te ky opson pasi e fikni.
11.3 Matësi i orëve të punës
Mund të shikoni kohën totale të punës së pajisjes në orë, duke filluar që nga ndezja e parë. Kjo vlerë do të matë kohën e punës së cikleve (nuk përfshin kohën e pushimeve, kohën e shtyrjes së programit). Për të parë këtë vlerë, veproni si vijon:
-
Ndizeni pajisjen duke shtypur Ndezur/Fikur butonin.
-
Rrotullojeni çelësin e programeve në cilindo program.
- Shtypni dhe mbani të shtypni butonin Njolla dhe Shpëlarje shtesë për disa sekonda (brenda 10 sekonave pas ndezjes. Pas këtyre 10 sekondave, aktivizohet kombinimi i çelësit dhe çaktivizon sinjalet akustike).
- Pas 3 sekondash, orët totale të punës së pajisjes tregohen në ekran: p.sh. 1276 orë, ekrani tregon tekstin Hr për 2 sekonda, 12 (mijëra dhe qindra) për 2 sekonda dhe 76 (dhjetëra dhe njësi).
i
Nëse procedura nuk funksionon (për shkak të ndërprerjes, pozicionit të gabuar të fushës së programit ose kombinimit të gabuar të çelësit), fikeni pajisjen dhe përsëriteni sekuencën nga fillimi.
11.4 Rivendosja në gjendje fabrike
Ky funksion lejon të rikthehen opsonet e paracaktuara të fabrikës. Për të aktivizuar këtë opson ndiqni hapat më poshtë:
- Ndizeni pajisjen duke shtypur butonin.
- Rrotullojeni çelësin e programeve në cilindo program.
- Shtypni dhe mbani të shtypni butonin dhe ipër disa sekonda (brenda 10 sekonave pas ndezjes. Pas këtyre 10 sekondave, aktivizohet kombinimi i çelësit dhe çaktivizon sinjalet akustike).
- Ekrani do të shfaqë përreth 5 sekonda.
i
Nëse procedura nuk funksionon (për shkak të ndërprerjes, pozicionit të gabuar të fushës së programit ose kombinimit të gabuar të çelësit), fikeni pajisjen dhe përsëriteni sekuencën nga fillimi.
12. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMĚRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Aktivizimi i pajisjes
- Futeni spinën në prizë.
- Hapni rubinetin e ujit.
- Për të aktivizuar pajisjen shtypni për disa sekonda butoninNdezur/Fikur ① Tingëllon një melodi e shkurtër.
Ekrani shfaq programin me opsonet e paracaktuara Eco 40-60, kohëzgjatjen e ciklit, ngarkesën maksimale, shpejtësinë me opsonet e paracaktuara të centrifugimit dhe treguesit e fazave që përbëjnë programin.
12.2 Mbushja e ngarkesës
- Hapni derën e pajisjes.
- Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat artikujt përpara se t'i vendosni ato brenda pajisjes.
- Vendosni rrobat në kazan, një nga një. Mos fusni shumë rroba në kazan.
- Mbyllni derën fort.

- Sigurohuni që të mos ngecin rroba mes guarnicionit dhe derës për të shmangur rrezikun e rrjedhjes së ujit dhe dëmtimit të rrobave.
- Larja e njollave tepër të ndotura me vaj dhe graso ose përdorimi i parfumeve mund të shkaktojë dëmtim të pjesëve prej gome të makinës rrobalarëse.
12.3 Mbushja me detergjent dhe aditivë

- Ndarja për pods të detergjentëve (Maks 2 pods). Kur përdorni detergjentë të tabletave, sigurohuni se Pods® opsioni është aktivizuar.
- Ndarja për fazën e para-larjes dhe programin e njomjes (vetëm detergjent pluhur).
- Ndarja për fazën e larjes (vetëm detergjent pluhur).

Sigurohuni se Pods® opsioni éshtë çaktivizuar kur përdorni këtë ndarje.

Nëse përdorni detergjent të lëngshëm, mbani mend të futni ndarjen për detergjentin e lëngshëm
- Ndarja e zbutësit të rrobave dhe trajtimeve të tjera me lëngje (solucion pëlhurash, niseshte).
MAX - Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të detergjentit, por rekomandojmë që të mos tejkaloni nivelin maksimal të treguar (). Ajo sasi garanton rezultatet më të mira në larje.

Pas një cikli larjeje, nëse është e nevojshme, hiqni mbetjet e detergjentit nga kutia e detergjentit.
Veproni si më poshtë
- Hapeni kutinë e detergjentit.

-
Nëse është cilësuar një fazë e para-larjes, vendosni detergjentin pluhur në ndarje
-
Për larjen kryesore, zgjidhni ndarjen e duhur në varësi të llojit të detergjentit: a) Vendosni detergjentin pluhur në ndarjen

b) Hidhni detergjentin e lengshëm në të njëjtën ndarje pas futjes së ndarjes përkatëse

c) Vendosni tabletat në ndarje 📋 Sigurohuni se Pods® opsioni është aktivizuar.

- Hidhni zbutësin e pëlhurave në ndarje
- Mbyllni folenë e detergjentit.

12.4 Vendosja e një programi
- Rrotulloni çelësin e programeve për të zgjedhur programin e dëshiruar të larjes.
Treguesi i Fillo/Pusho-butonit pulson. Ekrani tregon kohëzgjatjen e përafërt të programit. -
Prekni butonat përkatës për të ndryshuar temperaturën dhe/ose shpejtësinë e centrifugimit.
-
Nëse dëshironi, vendosni një ose më shumë opsione duke prekur butonat përkatës. Treguesit përkatës ndizen në ekran dhe informacioni i dhënë ndryshon përkatësisht.
i
Nëse nuk mund të kryhet një përzgjedhje, bie një sinjal akustik dhe ekrani shfaq — — —
12.5 Informacion shtesë për përdorimin e përditshëm.
Dallimi i ngarkesës me SensiCare System SensiCare System rregullon automatikisht kohëzgjatjen e programit për rrobat në kazan për të arritur rezultatet më të mira në larje brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Pajisja e dallon ngarkesën brenda 30 sekondave të para. Në programet ku Menaxheri i kohës është i disponueshëm, gjatë kësaj faze ekrani luan një animacion të thjeshtë. Kazani rrotullohet për pak kohë. Pasi përfundon dallimi i ngarkesës, në rast
mbingarkese të kazanit, treguesi MAX pulson në ekran. Mund të vendosni pajisjen në pauzë dhe të hiqni rrobat e tepërta. Nëse jo, programi i larjes fillon gjithsesi. 20 minuta pas nisjes së programit, kohëzgjatja e programit mund të përshtatet sërish në varësi të kapacitetit të thithjes së ujit nga rrobat. SensiCare System nuk është i disponueshëm programe me cikle të shkurtër.
Nisja e një programi
Prekni butonin Fillo/Pusho per të nisur programin. Treguesi përkatës ndalon së pulsuari dhe qëndron i ndezur. Programi fillon, dera mbyllet. Ekrani shfaq treguesin Programi fillon, dera është e bllokuar. Ekrani shfaq treguesin
Nisja e një programi me anë të ndezjes të vonuar
-
Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës.
-
Prekni butonin Fillo/Pushol. Dera e pajisjes kyçet dhe fillon numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit. Kur përfundon
numërimi mbrapsht, programi fillon automatikisht.
Ndërprerja e një programi dhe ndryshimi i opsioneve.
-
Kur programi është në punë, mund të ndryshoni vetëm disa opsione. Prekni butonin Fillo/Pusho.
-
Ndryshoni opsonet. Informacioni i dhënë në ekran ndryshon përkatësisht
-
Prekni Fillo/Pusho ▷ || përsëri. Programi i larjes vazhdon.
Anulimi i një programi në punë
- Shtypni butonin Ndezur/Fikur butonin për të anuluar programin dhe për të çaktivizuar pajisjen Shtypni butonin sërish për të aktivizuar pajisjen. - Rrotulloni dorezën e përzgjedhjes në pozicionin "ricilëso" për të aktivizuar pajisjen .*Prisni 2 sekonda. Tani mund të cilësoni një program të ri të larjes.
Fundi i programit
- Pajisja ndalon automatikisht. Në ekran shfaqet . Smjalet akustike funksionojnë (nëse janë aktive). - Treguesi i butonit Fillo/Pusho ▷ fiket. → i derës së bblokuar fiket dhe dera zhbllokohet. Falë fazës kundër rrudhave, pajisja vazhdon të punojë me të për afërsisht 30 minuta ose më shumë. Treguesi 📋 mbetet i ndezur. Mund t'i hiqni rrobat në çdo kohë. - Shtypni butonin Ndezur/Fikur për disa sekonda për të çaktivizuar pajisjen. Mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur, për të parandaluar mykun dhe erërat e pakëndshme.
Shkarkimi i ujit jashtë pas mbarimit të ciklit
Nëse keni zgjedhur një program ose një opsion që nuk e zbraz ujin e shpëlarjes së fundit, duhet të mbani mend t'a zbrazni ujin:
- Prekni butonin Centrifugë për të ulur shpejtësinë e centrifugimit të sugjeruar nga pajisja - Shtypni Fillo/Pusho ▷||
- Kur programi mbaron dhe treguesi i→0 blokimit të derës fiket, ju mund ta hapni derën.
- Ndezur/Fikur për të çaktivizuar pajisjen.
Funksioni aktiv në pritje
Funksioni i gatishmërisë çaktivizon automatikisht pajisjen për të pakësuar konsumimin e energjisë kur.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
13.1 Programi i pastrimit periodik
Pastrimi periodik ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së pajisjes.
Pas çdo cikli, mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur që të ketë qarkullim të ajrit dhe që të thani lagështirën brenda pajisjes: kjo do të parandalojë mykun dhe aromat e këqija.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë: mbyllni rubinetin e ujit dhe shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Programi tregues i pastrimit periodik:
| Heqja e çmërsit Dy herë në vit | |
| Larja e mirëmbajtjes Një herë në muaj | |
| Pastrimi i guarnicionit të derës | Çdo dy muaj |
| Pastrimi i kazanit Çdo dy muaj | |
| Pastrimi i folesë së detergjentit | Çdo dy muaj |
| Pastrimi i filtrit të pompës së shkarkimit | Dy herë në vit |
| Pastrimi i tubit të hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës | Dy herë në vit |
Paragrafët e mëposhtëm shpjegojnë se si duhet ta pastroni secilën pjesë.
13.2 Heqja e objekteve të huaja

Sigurohuni që xhepat të jenë bosh dhe të gjitha elementet e lira të jenë lidhur përpara se të vini në punë ciklin.
Hiqni çdo objekt të huaj (si p.sh. kapëse metalike, kopsa, monedha etj.) që mund të gjeni në guarnicionin e derës, filtra dhe kazan. Referohuni tek paragrafët "Guarnicioni i derës me filtër me buzë të dyfishtë", "Pastrimi i kazanit", "Pastrimi i pompës së shkarkimit" dhe "Pastrimi i tubit të hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës". Bëni kujdes me perdet. Hiqni kapëset dhe vendosni perdet në një qese larjeje ose këllëf jastëku. Nëse është e nevojshme, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
13.3 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë. Thajini plotësisht të gjitha sipërfaqet. Mos përdorni shtupa kruajtëse ose materiale të tjera gërvishtëse.

KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës boje ose produkte kimike.

KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqet metalike me detergjent me bazë klori.
13.4 Heqja e çmërsit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni produkte për heqjen e çmërsit për makinat e larjes.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të kontrolluar për çmërs.
Detergjentet standarde përmbajnë agjentë për zbutjen e ujit, por rekomandojmë që të vini në punë një cikël me kazan bosh dhe një produkt kundër çmërsit.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
13.5 Larja e mirëmbajtjes
Përdorimi i përsëritur dhe i zgjatur i programeve me temperaturë të ulët mund të shkaktojë depozitime të detergjenteve, mbetje pushi, rritje të baktereve brenda kazanit. Kjo mund të krijojë aroma të këqija dhe myk. Për të eliminuar depozitimet dhe për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes, aplikoni një larje mirëmbajtjeje rregullisht (të paktën një herë në muaj).

Referojuni paragrafit "Pastrimi i kazanit".
13.6 Guarnicioni i derës me filtër me buzë të dyfishtë
Kjo pajisje është projektuar me sistem shkarkues me vetëpastrim, që i lejon fibrat e lehta të pushit që bien nga rrobat të shkarkohen jashtë bashkë me ujin. Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe, nëse është e nevojshme, pastrojeni siç përshkruhet në skemën e mëposhtme. Monedhat, kopsat, objektet e tjera të vogla mund të mblidhen në përfundim të ciklit.

Pastrojeni kur nevojitet, duke përdorur agjent pastrues me krem amoniaku pa gërvishtur sipërfaqen e izolimit.

Respektoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
Kontrolloni dhe hiqni objektet (nëse ka) që mund të ngecin në palosje.
Sigurohuni që të mos mbesin rroba ndërmjet guarnicionit dhe derës.
Përdorni një copë të njomë për të fshirë çdo papastërti ose mbetje uji prapa guarnacionit të derës pas mbarimit të ciklit të programit.
13.7 Pastrimi i kazanit
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të parandaluar depozitimet e padëshiruara.
Në kazan mund të formohen grumbullime ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që përmban hekur
Pastroni kazanin me produkte të posaçme për inoks.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
Mos e pastroni kazanin me produkte acide për heqjen e çmërsit, produkte gërryese që përmbajnë klor ose hekur apo me lesh teli.
Për pastrim të plotë:
- Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
- Vini në punë një program Cottons me temperaturën më të lartë.
- Shtoni një sasi të vogël detergjenti pluhur në kazanin bosh për të shpëlarë mbetjet e mundshme.

Ndonjëherë, në përfundim të një cikli ekrani mund të shfaqë ikonën Ky është rekomandim për të kryer një "pastrim të kazanit". Pasi të jetë kryer pastrimi i kazanit, ikona zhduket.
13.8 Pastrimi i folesë së detergjentit
Për të parandaluar depozitimet e mundshme të detergjentit të tharë, mpiksjen e zbutësit të rrobave, formimin e mykut në shpërndarësin e detergjentit, çdo dy muaj kryeni procedurën e mëposhtme të pastrimit, siç shpjegohet në skemat e mëposhtme:
- Hapeni kutinë e detergjentit. Shtypni kapësen poshtë siç tregohet në figurë dhe tërhiqeni.

- Hiqni sirtarin e detergjentit të lëngshëm, nëse është futur.

- Ngrini kapakun e sipërm të ndarjeve për ta hequr atë.

- Lajeni sirtarin e detergjentit dhe çdo pjesë të tij me ujë të rrjedhshëm.

- Sigurohuni që të gjitha mbetjet e detergjentit të hiqen nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e folesë. Përdorni një furçë të vogël për të pastruar folenë.

KUJDES!
Mos përdorni furça dhe sfungjerë të mprehtë ose metalikë.
Sigurohuni që të gjitha mbetjet e detergjentit të hiqen nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e folesë. Përdorni një furçë të vogël për të pastruar folenë.

- Kthejeni folenë me kokë poshtë dhe hapni kapakun e poshtëm siç tregohet në figurë.

-
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha mbetjet e detergjentit nga kanali. Përdorni vetëm pëlhura të buta të njoma.
-
Vendoseni kapakun e poshtëm sërish në vend duke e bashkërenditur me vrimat në grepat e sirtarit siç tregohet në figurë. Mbylleni derisa të dëgjoni një "kërcitje".

Shtypni kapakun e poshtëm siç tregohet në figurë. Sigurohuni që të jetë i mbyllur mirë.

- Rimontojeni sirtarin si vijon:
a. Vendosni kapakun e poshtëm dhe shtypni derisa të dëgjohet një "kërcitje".
b. Vendosni kapakun e poshtëm dhe shtypni derisa të dëgjohet një "kërcitje".
c. Futni kutinë për detergjentin e lèngshëm nëse është e nevojshme.
- Futeni sirtarin e detergjentit në udhëzuesit e tij dhe mbylleni. Vini në punë një program shpëlarjeje pa rroba në kazan.

13.9 Pastrimi i filtrit të pompës së shkarkimit
Kontrolloni rregullisht filtrin e pompës së shkarkimit dhe sigurohuni që të jetë i pastër.
Pastrojeni filtrin e pompës së shkarkimit nëse:
• Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Kazani nuk rrotullohet.
- Pajisja bën një zhurmë të pazakontë për shkak të bllokimit të pompës së shkarkimit.
• Në ekran shfaqet kodi i alarmit
E20

PARALAJMËRIM!
- Hiqni spinën e pajisjes nga rrjeti elektrik.
- Mos e hiqni filtrin gjatë kohës që pajisja është në punë.
- Mos e pastroni pompën nëse uji në pajisje është i nxehtë. Prisni derisa uji të ftohet.
- Përsëritni hapin 3 disa herë duke mbyllur dhe hapur valvulën derisa uji të ndalojë daljen.
Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së filtrit.
Veproni siç përshkruhet në diagramat e mëposhtme për të pastruar filtrin e pompës:


Sigurohuni që helika e pompës të mund të rrotullohet. Nëse nuk rrotullohet, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Sigurohuni gjithashtu që filtri të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhjet.
13.10 Pastrimi i zorrës së futjes së ujit dhe filtrit të valvulës

Rekomandohet që të pastroni të dy filtrat e zorrës së hyrjes së ujit dhe të valvulës dy herë në vit për të hequr çdo depozitim që grumbullohen me kalimin e kohës. Vazhdoni duke ndjekur diagramet për të pastruar filtrat:
13.11 Shkarkimi i emergjencës
Nëse pajisja nuk mund ta shkarkojë ujin, kryeni të njëjtën procedurë që përshkruhet në paragrafin "Pastrimi i pompës së shkarkimit". Nëse është e nevojshme, pastroni pompën.
13.12 Masat paraprake të parandalimit të brymës
Nëse pajisja është e instaluar në një zonë ku temperatura mund të arrijë vlera rreth 0° C ose të bjerë më poshtë, hiqni ujin e mbetur nga tubi i hyrjes së ujit dhe pompa e shkarkimit.
- Hiqni spinën nga priza elektrike.
- Mbyllni rubinetin e ujit.
- Vendosni dy skajet e tubit të hyrjes së ujit në një enë dhe lëreni ujin të rrjedhë nga tubi.
- Zbrazni pompën e shkarkimit. Referojuni procedurës së shkarkimit të emergjencës.
- Kur pompa e shkarkimit të jetë e zbrazur, vendosni përsëri tubin e hyrjes së ujit.
⚠️ PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që temperatura të jetë më e lartë se 0 °C përpara se ta përdorni sërish pajisjen.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga temperaturat e ulëta.
14. VLERAT E KONSUMIT
14.1 Koment
i
Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje interneti tek informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje.
Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu, emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakëzën e specifikimeve të pajisjes.
Vlerat dhe kohëzgjatja e programit mund të variojnë në varësi të kushteve të ndryshme (p.sh. temperatura e dhomës, temperatura e ujit dhe presioni, madhësia e ngarkesës dhe lloji i rrobave, tensioni i furnizimit) dhe gjithashtu nëse ndryshoni cilësimin e parazgjedhur të një programi.
Sipas Rregullores së Komisionit të BE-së 2019/2023
| Programi Eco 40-60 | kg kWh Litra hh:mm | %1) | °C | rpm2) | |||
| Ngarkesë e plotë 9 0.675 61.0 03:48 53.00 35.0 | 1351 | ||||||
| Gjysmë ngarkese | 4,5 | 0.380 | 46.0 | 02:53 | 53.00 | 28.0 | 1351 |
| Çerek ngarkese | 2,5 | 0.165 | 31.0 | 02:50 | 54.00 | 24.0 | 1351 |
1) Lagështira e mbetur në fund të fazës së centrifugimit. Sa më e lartë të jetë shpejtësia e centrifugimit, aq më e lartë është zhurma dhe aq më e ulët është lagështia e mbetur.
2) Shpejtësia maksimale e centrifugimit.
Programet e zakonshme
i
Këto vlera janë vetëm për qëllim informativ.
| Programet | kg kWh Litra hh:mm | %1) | °C | rpm2) |
| Cottons 3)90°C | 9 2.700 100.0 03:30 52.00 85.0 1400 | |||
| Cottons60°C | 9 1.700 95.0 03:10 52.00 55.0 1400 | |||
| Cottons 20° 4)20°C | 9 0.350 95.0 03:00 52.00 20.0 1400 | |||
| Synthetics40°C | 3 0.550 55.0 02:10 35.00 40.0 1200 | |||
| Delicates 5)30°C | 2 0.350 55.0 01:10 35.00 30.0 1200 | |||
| Wool/Silk30°C | 1,5 0.250 50.0 01:10 30.00 30.0 1200 |
1) Lagështira e mbetur në fund të fazës së centrifugimit. Sa më e lartë të jetë shpejtësia e centrifugimit, aq më e lartë është zhurma dhe aq më e ulët është lagështia e mbetur.
2) Treguesi i referencës së shpejtësisë së centrifugimit.
3) E përshtatshme vetëm për larjen e tekstileve me ndotje të madhe.
4) I përshtatshëm për të larë rroba të pambukta, sintetike dhe të përziera me pak ndotje.
5) Gjithashtu vepron si cikël i larjes së shpejtë për rrobat e ndotura pak.
Konsumi i energjisë në regjime të ndryshme
| Fikur (W) Në gatishmëri (W) | Shtyrja e programit (W) | Gatishmëria në rrjet (W) |
| 0.50 0.50 4.00 | 2.001) |
Koha deri në fikje/Regjimi në pritje është maksimumi 15 minuta.
1) Konsumi i energjisë i funksionit të lidhur është rreth 17,5 kWh në vit. Për të shkëputur këtë funksion, ju lutemi shikoni kapitullin “Konfigurimi i lidhjes së Wi-Fi”.
15. UDHËZUES I SHPEJTË
15.1 Përdorimi i përditshëm

Futeni spinën në prizë.
Hapni rubinetin e ujit.
Ngarkoni rrobat për larje.
Derdhni detergjentin dhe çdo trajtim tjetër në ndarjen përkatëse të folesë së detergjentit. Nëse përdorni tableta ose detergjentë me një dozë të vetme, ju lutemi aktivizoni Pods® opsionin.
-
Shtypni Ndezur/Fikur ① butonin për të ndezur pajisjen.
-
Rrotulloni çelësin e programeve për të vendosur programin e dëshiruar.
-
Vendosni opsonet e dëshiruara përmes butonave korrespondues me prekje.
-
Për të nisur programin, prekni Fillo/Pusho butonin.
-
Pajisja ndizet. Në përfundim të programit, hiqni rrobat.
Shtypni Ndezur/Fikur butonin për të fikur pajisjen.
15.2 Kujdesi dhe pastrimi
Plani i pastrimit periodik do të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë së pajisjes.
Pas çdo cikli, mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur që të ketë qarkullim të ajrit dhe që të thani lagshtirën brenda pajisjes: kjo do të parandalojë mykun dhe aromat e këqija.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë: mbyllni rubinetin e ujit dhe shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik.
| Heqja e çmërsit Dy herë në vit | |
| Larja e mirëmbajtjes Një herë në muaj | |
| Pastrimi i guarnicionit të derës | Çdo dy muaj |
| Pastrimi i kazanit Çdo dy muaj | |
| Pastrimi i folesë së detergjentit | Çdo dy muaj |
| Pastrimi i tubit të hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës | Dy herë në vit |
Paragrafët e mëposhtëm shpjegojnë se si duhet ta pastroni disa pjesë.
Guarnicioni i derës me filter me buzë të dyfishtë
Kjo pajisje është projektuar me sistem shkarkues me vetëpastrim, që i lejon fibrat e lehta të pushit që bien nga rrobat të shkarkohen jashtë bashkë me ujin. Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe, nëse është e nevojshme, pastrojeni siç përshkruhet në skemën e mëposhtme. Monedhat, kopsat, objektet e tjera të vogla mund të mblidhen në përfundim të ciklit.

Pastrojeni kur nevojitet, duke përdorur agjent pastrues me krem amoniaku pa gërvishtur sipërfaqen e izolimit.
i
Respektoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit. Kontrolloni dhe hiqni objektet (nëse ka) që mund të ngecin në palosje. Sigurohuni që të mos mbesin rroba ndërmjet guarnicionit dhe derës. Përdorni një copë të njomë për të fshirë çdo papastërti ose mbetje uji prapa guarnacionit të derës pas mbarimit të ciklit të programit.
Heqja e objekteve të huaja
i
Sigurohuni që xhepat të jenë bosh dhe të gjitha elementet e lira të jenë lidhur përpara se të vini në punë ciklin.
Hiqni çdo objekt të huaj (si p.sh. kapëse metalike, kopsa, monedha etj.) që mund të gjeni në guarnicionin e derës, filtra dhe kazan. Nëse është e nevojshme, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
Pastrimi i filtrit të pompës së shkarkimit Pastrojeni filtrin rregullisht dhe, veçanërisht, nëse shfaqet kodi ne ekran.

| Programi Ngarkesa Përshkrimi i produktit | ||
| QuickCare 69min | 5 kg | Artikuj të pambuktë dhe sintetikë. Ky program siguron performancë të mirë brenda një kohe të shkurtër. |
| Cottons | 9 kg | Të pambukta të bardha dhe me ngjyra. Ideale për ndotje normale dhe të rëndë. |
| Synthetics | 3 kg Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. | |
| Delicates | 2 kg Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze, poliestër. | |
| Wool/Silk | 1,5 kg | Të leshta që lahen me lavatriçe, të leshta që lahen me dorë dhe tekstile delikate. |
| Rapid 20min | 3 kg | Artikuj të pambuktë dhe sintetikë me pak ndotje ose të veshur vetëm një herë. |
| Steam Refresh | 1 kg Artikujt e pambuktë dhe sintetikë që duhet t'u hiqen rrudhat | |
| Spin/Drain | 9 kg | Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë delikate. Program për të centrifuguar dhe për të shkarkuar ujin. |
| Rinse | 9 kg | Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë delikate. Program për të shpëlarë dhe për të centrifuguar. |
| Sportswear | 3 kg Rroba të përzjera sportive. | |
| Duvet | 3 kg | Artikuj pambuku ose sende prej pëlhure të përziera me ngjyra të errëta. |
| Outdoor | 2 kg ^1) 1 kg ^2) | Rroba sportive moderne që vishen jashtë. |
| Hygiene | 9 kg | Artikuj të bardhë të pambuktë. Ky program heq më shumë se 99,99% të baktereve dhe të viruseve ^3) |
| Eco 40-60 ^4) | 9 kg Të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra. Rrobat me ndotje normale. | |
1) Programi i larjes.
2) Programi i larjes dhe faza e papërshkueshmërisë nga uji.
3) I testuar për Staphylococcus aureus, Enterococcus faecium, Candida albicans, Pseudomonas aeruginosa dhe MS2 Bacteriophage në testin e jashtëm të kryer nga Swissatest Testmaterialien AG në vitin 2021 (Raporti i Testit Nr. 202120117).
4) Sipas Rregullores 2019/2023 të Komisionit të BE-së, ky program në 40 °C mund të pastrojë rrobat me ndotje normale të deklaruara se mund të lahen në 40 °C ose 60 °C, së bashku në të njëjtin cikël.

Për temperaturën e arritur në rroba, kohëzgjatjen e programit dhe të dhënat e tjera, ju lutemi shikoni kapitullin "Vlerat e konsumit".
Programet më efikase në lidhje me konsumin e energjisë janë në përgjithësi ato që performojnë në temperatura më të ulëta dhe kohëzgjatje më të gjata.
Mbushja e pajisjes deri në kapacitetin maksimal që tregohet për secilin prej
programeve ndihmon në reduktimin e konsumit të energjisë dhe ujit.
Detergjentet e përshtatshme për programet e larjes
| Programi Pluhuruniversal 1) | Lëng universal | Lëng për rroba me ngjyra | Delikate të leshta | Special | |
| QuickCare 69min | -- ▲ ▲ -- -- | ||||
| Cottons | ▲ ▲ ▲ -- -- | ||||
| Synthetics | ▲ ▲ ▲ -- -- | ||||
| Delicates | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
Wool/Silk ![]() | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Rapid 20min | -- ▲ ▲ -- -- | ||||
| Sportswear | -- ▲ ▲ -- ▲ | ||||
| Duvet | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Outdoor | -- -- -- ▲ ▲ | ||||
| Hygiene | ▲ ▲ -- -- ▲ | ||||
| Eco 40-60 ▲ ▲ ▲ -- -- | |||||
1) Në temperaturë më të lartë se 60°C rekomandohet përdorimi i detergjentit pluhur.
-- = Nuk rekomandohet ▲ = Rekomandohet
15.4 Lloji dhe sasia e detergjentit.
- Përdorni vetëm detergjente dhe trajtime të tjera të prodhuara posaçërisht për lavatriçe. Së pari, ndiqni këto rregulla të përgjithshme:
– detergjentë pluhur (gjithashtu tableta dhe detergjentë me doza të vetme) për të gjitha llojet e pëlhurës, me përjashtim të delikateve. Preferohen detergjente pluhur që përmbajnë zbardhues për higjienizimin e të bardhave dhe rrobave të palara, – detergjentet lengje (gjithashtu detergjentë me dozë të vetme), mundësisht për programe me temperatura të ulëta të larjes (60°C maksimumi) për të gjitha llojet e pëlhurave ose të posaçme vetëm për të leshtat.
- Mos përzjeni lloje të ndryshme detergjentësh.
- Përdorni më pak detergjent, nëse: – po lani një sasi të vogël rrobash,
– rrobat nuk janë shumë të ndotura, – formohet shumë shkumë gjatë larjes.
Detergjenti i pamjaftueshëm mund të shkaktojë:
- rezultate të pakënaqshme larjeje,
- ngarkesa e larjes bëhet gri,
- rroba me yndyrë,
- myk në pajisje.
Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë:
• prodhim të tepërt shkume,
• efekt larjeje të reduktuar,
- shpëlarje të pamjaftueshme,
- ndikim më të madh në mjedis.
15.5 Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes
-
Shtypni butonin Ndezur/Fikur për pak sekonda për të aktivizuar pajisjen. Prisni reth 10 sekonda përpara se të vazhdoni me konfigurimin e lidhjes me valë.
-
Zgjidhni një program duke rrotulluar çelësin e programeve.
-
Shtypni dhe mbani shtypur butonat dhe Per pak sekonda njëkohësisht
derisa të dëgjohet një "klikim". Lëshojini butonat. Snfaqet në ekran për 5 sekonda dhe treguesi fillon të pulsojë. Moduli me valë fillon të niset.

Sigurohuni që APLIKACIONI është gati për lidhje.
- Pas rreth 10 sekondash, shfaqet në ekran AP (Pika e hyrjes).
Pika e hyrjes do të hapet për rreth 5 minuta.
-
Konfiguroni aplikacionin në pajisjen tuaj inteligjente dhe ndiqni udhëzimet për të lidhur pajisjen me rrjetin tuaj Wi-Fi.
-
Nëse është konfiguruar lidhja, kur kthehet ekrani i informacionit të programit, treguesi shfaqet në ekran.

Sa herë që ndizni pajisjen, ekrani kërkon rreth 10 sekonda për t'u lidhur me rrjetin automatikisht. Kur treguesi ŋdalon pulsimin, lidhja është gati.
Për të hequr kredencialet e lidhjes me valë, shtypni dhe mbani shtypur butonat
dhe önjekohësisht për pak sekonda deri në sinjalin e parë akustik: -shfaqet në ekran.
Për të çaktivizuar lidhjen me valë, pas konfigurimit të lidhjes, shtypni e mbani butonat dhe në të njëjtën kohë për pak sekonda derisa të bjerë sinjali i parë akustik. Lëshojini butonat. snfaqet në ekran për pak sekonda.

Nëse e fikni dhe rindizni pajisjen, lidhja me valë fiket automatikisht.

Wi-Fi - Konfigurimi i lidhshmërisë
Parametrat e modulit Wi-Fi
Frekuenca 2.412 - 2.472 GHz për tregun evropian
Protokolli IEEE 802.11b/g/n
Fuqia maksimale <20 dBm
Enkriptimi WPA, WPA2, WPA3
15.6 Kodet e alarmeve dhe defektet e mundshme
Pajisja nuk fillon ose ndalon gjatë punës. Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (shikoni tabelat).

PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.
Problemi Zgjidhja e mundshme
E 10
Pajisja nuk mbushet siç duhet me ujë.
- Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
- Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetin tuaj lokal të ujit.
- Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë bblokuar.
- Sigurohuni që tubi i furnizimit të mos ketë përdredhje, dëmtime apo përthyerje.
- Sigurohuni që lidhja e tubit të furnizimit me ujë është e saktë.
- Sigurohuni që filtri i tubit të furnizimit dhe filtri i valvulës të mos jenë të bllokuar.
| E20Pajisja nuk e shkarkon ujin. | • Sigurohuni që tapa e lavamanit të mos jetë e bllokuar.• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos ketë përdredhje ose përthyerje.• Sigurohuni që lidhja e tubit të shkarkimit të ujit të jetë e saktë.• Cilësoni programin e shkarkimit nëse cilësoni një program pa fazën e shkarkimit. Nëse programi i shkarkimit nuk disponohet në fushën e programeve, ai mund të cilësohet përmes aplikacionit.• Cilësoni programin e shkarkimit nëse cilësoni një opsion që përfundon me ujë në kazan. |
| E40Dera e pajisjes është e hapur ose nuk është e mbyllur mirë. | • Sigurohuni që dera të jetë e mbyllur mirë. |
| E91Avari e brendshme. Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes. | • Programi nuk ka përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët.Fikeni dhe rindizeni pajisjen.• Nëse shfaqet sërish kodi i alarmit, kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit. |
| EHOFurnizimi me energji është i paqëndrueshëm. | • Prisni derisa furnizimi me energji të jetë i qëndrueshëm. |
| EFOËshtë aktivizuar pajisja kundër përmbytjes. | • Shkëpusni pajisjen dhe mbyllni rubinetin e ujit. Kontaktoni qendrën e shërbimit të autorizuar. |
| Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve | |
| *Disa kode të alarmeve mund të mos ndodhin. Mund të ndryshohet pa paralajmërim. | |
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Dobro došli u Electrolux! Hvala vam što ste odabrali naš uređaj.

Nastojimo biti održivi te smanjujemo uporabu papira te su svi korisnički priručnici dostupni na internetu. Pristupite svom potpunom korisničkom priručniku na electrolux.com/manuals



