AEG TR8184E - Tharëse

TR8184E - Tharëse AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TR8184E AEG në format PDF.

📄 264 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG TR8184E - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth TR8184E AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tharëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TR8184E - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TR8184E e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT TR8184E AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Tharëse me Rrotullim 2

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG TR8184E - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

AEG TR8184E - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 2

AEG TR8184E - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 3

Në përpjekjet tona për të qenë ekologjikë, ne jemi duke reduktuar asetet e letrës dhe po ofrojmë manuale të plota përdorimi në internet. Aksesoni manualin tonë të plotë të përdorimit në aeg.com/manuals

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin në aeg.com/support

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen tuaj në aeg.com/shop

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. TË DHËNA PËR SIGURINË.... 2
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....6
  3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT....8
  4. PROGRAM 9
  5. TË DHËNAT TEKNIKE....12
  6. PANELI I KONTROLLIT....12
  7. OPSIONET 14
  8. CILËSIMET 15
  9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 16
  10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 17
  11. UDHËZIME DHE KËSHILLA 20
  12. KUJDESI DHE PASTRIMI 21
  13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 24
  14. VLERAT E KONSUMIT ...... 27
  15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....29

Përpara fillimit të instalimit dhe përdorimit të kësaj je, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna.

Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Mbajini gjithmonë udhëzimet në një vend të sigurtë dhe të arritshëm për referim në të ardhmen dhe shkarkoni versionin e plotë të disponueshëm në internet.

AEG TR8184E - PËRMBAJTJA - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Materiale të ndezshme.

Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

! PARALAJMËRIM!

Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të përhershëm.

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
  • Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

- Kjo pajisje është vetëm për tharjen e rrobave të llojit shtëpiak që thanen në pajisje.

- Mos përdorni funksionin e tharësit nëse rrobat janë ndotur me kimikate industriale.

  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Nëse tharësja është vendosur mbi një makinë larëse, përdorni kompletin e stivimit. Seti i stivimit, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar, mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin. Lexojeni me kujdes para instalimit (referojuni manualit të përdoruesit të takëmit).
  • Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një banaku kuzhine me hapësirën e duhur (referojuni broshurës së instalimit).
  • Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të derës së pajisjes.
  • Siguroni qarkullimin e ajrit midis pajisjes dhe dyshemesë. Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.
    • PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
  • Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të montimit. Sigurohuni që spina elektrike të jetë e arritshme mbas instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mos e instaloni pajisjen në një mjedis pa shkëmbim ajri.

Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

- PARALAJMËRIM: Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.

• PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

• PARALAJMËRIM: Mos i prekni me duar të zhveshura fletët metalike të kondensuesit të arritshëm. Rrezik plagosjeje. Vishni dorashka mbrojtëse.

- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

- Mos e tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8,0 kg.

- Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë grumbulluar përreth pajisjes.

- Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e pushit përpara ose pas çdo përdorimi.

- Mos thani artikuj të palarë në tharëse.

- Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash, terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen në ujë të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të thahen në tharësen e rrobave.

- Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer lateks), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të thahet në tharësen e rrobave.

- Sigurohuni që rrobat të mos kapen mes derës së pajisjes dhe guarnicionit prej gome.

- Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të prodhuesit të produktit.

- Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.

• PARALAJMËRIM: Mos e fikni asnjëherë tharësen përpara përfundimit të ciklit të tharjes, nëse të gjithë artikujt nuk

nxirren shpejt dhe nuk hapen në mënyrë që nxehtësia të shpërndahet.

- Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG TR8184E - Instalimi - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Materiale të ndezshme.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

- Mos e instaloni pajisjen në një mjedis pa shkëmbim ajri Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

- Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen në vende ku temperatura mund të jetë më e ulët se 5°C ose më të lartë se 35°C.

- Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.

- Gjithmonë mbajeni pajisjen vertikalisht kur e transportoni.

- Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi. Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.

2.2 Lidhja elektrike

AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është krijuar për t'u instaluar / lidhur me një lidhje tokëzimi në ndërtesë.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Mos e prekni kabllon elektrike ose spinën e rrymës me duar të lagura.

2.3 Përdorimi

AEG TR8184E - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
  • Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur, të çarë) që përmbajnë material mbushës.
  • Nëse rrobat janë larë me një heqës njollash, kryeni një cikël shtesë shpëlarjeje përpara se të filloni një cikël tharjeje.
  • Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme për tharjen në pajisje. Ndiqni udhëzimet e pastrimit në etiketën e artikujve.

  • Mos pini ose përgatitni ushqim me ujin e kondensuar/distiluar. Mund të shkaktojë probleme shëndetësore për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

  • Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e hapur të pajisjes.
  • Mos i thani rrobat e njoma që pikojnë në pajisje.
  • Për të zëvendësuar dritën e brendshme, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Rrezatim i dukshëm LED, mos shikoni drejtpërdrejt te rrezja.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

AEG TR8184E - Kujdesi dhe pastrimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
  • Bëni kujdes kur pastroni pajisjen, për të shmangur dëmtime të mundshme në sistemin e ftohjes.
  • Kur pastroni filtrat, hidhini mbetjet në koshin e plehrave për të parandaluar hyrjen e mikroplastikës në sistemin e ujit.

2.5 Kompresori

AEG TR8184E - Kompresori - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik i dëmtimit të pajisjes.

- Kompresori dhe sistemi i tij në tharësen me rrotullim është i mbushur me një lëndë të veçantë, e cila nuk përmban hidrokarbure me fluor dhe klorur. Sistemi duhet të qëndrojë hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të shkaktojë rrjedhje.

2.6 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
  • Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.

- Pjesët e mëposhtme të këmbimit janë të disponueshme për të paktën 10 vjet pas ndërprerjes së prodhimit të modeli: guarnicione dhe vula, çelësa dhe pulla, pompë e kondensimit, brava të dyerve, motorë dhe furça të motorit, transmetime ndërmjet motorit dhe kazanit, ventilator dhe rrota të ventilatorit, bateri dhe kushineta, tubacione të ujit dhe pajisje të lidhura me to duke përfshirë zorrat, valvula dhe filtra, kabillo dhe priza, pllaka të qarkut të printuara, ekrane elektronike, termostate dhe sensorë të temperaturës, përditësime të softuerit (përfshirë softuer të rivendosjes), susta, ngrohës dhe elementë të ngrohjes, siguresa elektrike (veçmas ose të paketuara së bashku), rrotullë e tensionit, rul mbështetës, dyer, guarnicione dyersh, doreza dyersh, montime dhe mentesha të bravave të dyerve, filtra të pushit, filtra ajri, pajisje periferike plastike, depozitë kondensimi. Afati mund të jetë më i gjatë në vendin tuaj. Për informacion të mëtejshëm, vizitoni faqen tonë të internetit.

  • Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagshtirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

AEG TR8184E - Shërbimi - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Rrezik dëmtimi të materialeve dhe dëmtimi të pajisjes.

  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
  • Pajisja përmban gaz të ndezshëm (R290). Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.

  • Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.

  • Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 Rezervuari i ujit
2 Paneli i kontrollit
3 Ndriçimi i brendshëm
4 Dera e pajisjes
5 Filtri
6 Pllaka e vlerësimit dhe Kodi QR
7 Foletë e qarkullimit të ajrit
8 Kapaku i kondensatorit

9 Mbulesa e kondensatorit
10 Këmbët e rregullueshme

i

Për të ngarkuar me lehtësi rrobat ose për të lehtësuar instalimin, derës mund t'i ndryshohet krahu i hapjes (shihni fletëpalosjen shoqëruese).

Mod. xxxxxxxxx Prod.No. 910000000 b0 000V ~ 00Hz 0000 W 00A Ser.No. 00000000 B C D EA

Pllaka e të dhënave raporton:

A. Kodi QR
B. emri i modelit
C. numri i produktit
D. specifikimet elektrike
E. numri serial

Skanoni kodin QR në pajisje për të regjistruar produktin tuaj dhe për të përfituar sa më shumë prej tij.

  • Shikoni hollësi, dokumentacionin dhe artikuj sesi të përdorni veçoritë më të mira (ofrohet dhe manuali i përdorimit te aeg.com/manuals)
  • Merrni këshilla për përdorimin, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin dhe riparimin (gjithashtu të disponueshëm në aeg.com/support)
  • Blinl aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë këmbimi për pajisjen tuaj (gjithashtu të disponueshme në aeg.com/shop)

3.1 Lidhja elektrike

Në fund të instalimit mund të futni spinën në prizë.

Pllaka e specifikimeve dhe kapitulli "Të dhënat teknike" tregojnë specifikimet e nevojshme elektrike. Sigurohuni që të jenë në pajtim me rrjetin kryesor elektrik.

Kontrolloni që instalimi elektrik i shtëpisë suaj mund ta përballojë ngarkesën maksimale të kërkuar, duke marrë parasysh çdo pajisje tjetër në përdorim.

Lidheni pajisjen me një prizë me tokëzim.

AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 1

Kablloja e rrjetit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit të pajisjes.

Për punimet elektrike që nevojiten për instalimin e kësaj pajisjeje, kontaktoni me qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.

Prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmtimin ose lëndimin nga mosrespektimi i masave të mësipërme paraprake të sigurisë.

  1. PROGRAM
ProgramNgarkesa 1)Veçoritë / Shenja e tekstilit 2)
MixDry 6,0 kgKrijuar për tharjen rutinë të atyre që lani pa seleksionim. Than njësoj rrobat e bëra prej pambuku, përzierje pambuk-sintetike dhe sintetike./ [IMAGE]
Eco 3) 4)8,0 kgProgram i përshtatshëm për tharjen e rrobave të lagura të pambukut dhe ai është programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për tharjen e rrobave të lagura të pambukut.Niveli i tharjes nuk është i rregullueshëm dhe vendoset në mënyrë të paracaktuar në cupboard dry / gati për t'u ruajtur./ [IMAGE]
ProgramNgarkesa 1)Veçoritë / Shenja e tekstilit 2)
Cottons 8,0 kgProgrami i pëlhurave të bardha dhe me ngjyra prej pambuku. Cilësimi i paracaktuar është niveli i tharjes gati për t'u vendosur në dollap.
Synthetics 4,0 kgRrobat e përziera që përmbajnë kryesisht fibra sintetike si poliestër, poliamid, etj.
Delicates 2,0 kgRekomanduar për pëlhura të përgjithshme delikate si viskoza, najloni, akriliku dhe përzierjet e tyre.
AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 21,0 kgTharje të buta për të leshtat që mund të lahen me makinë dhe me dorë. Nxirrini menjëherë artikujt kur programi të ketë përfunduar.AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 3Cikli për tharjen e të leshtave në këtë pajisje është testuar dhe miratuar nga The Woolmark Company. Cikli është i përshtatshëm për të tharë rroba të leshta që mbajnë etiketën për “larje me dorë” me kusht që rrobat të lahen në një cikël me larje me dorë të miratuar nga Woolmark dhe të thahen sipas udhëzimeve të lëshuara nga prodhuesi i kësaj makine larëse. M2407Simboli “Woolmark” është markë certifikimi në shumë vende.
Silk AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 40,5 kgRuan formën e rrobave prej mëndafshi, delikate që mund të lahen me makinë dhe me dorë, duke minimizuar rrudhat përmes përdorimit të ajrit të butë të ngrohtë dhe lëvizjeve të buta.
Bedlinen XL 4,5 kgThan deri në tre takëme çarcafësh të krevatit në të njëjtën kohë. Pakëson përdredhje dhe koklavitje të artikujve të mëdhenj për të siguruar se çdo çarçaf i krevatit arrin një tharje uniforme pa pjesë të lagura.
Outdoor AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 52,0 kgRuan funksionin e pëlhurave të jashtme të prodhuara nga tekstile teknike dhe rikthen rezistencën ndaj ujit në xhaketat që i rezistojnë ujit dhe xhaketat me mbulesë me shtresë të brendshme të heqshme (të përshtatshme për tharje në tharëse).
Hygiene AEG TR8184E - Lidhja elektrike - 65,0 kgThan dhe dezinfekton veshjet e artikujt tuaj të tjera duke ruajtur temperaturën mbi 60°C me kalimin e kohës, duke hequr 99.9% të baktereve dhe viruseve5).Shënim: Ky cikël duhet të përdoret vetëmpër artikuj të lagur. Nuk është i përshtatshëm për artikuj delikatë.

1) Pesha maksimale i referohet artikujve të thatë.
2) Për kuptimin e shenjës së tekstilit, shikoni kapitullin PËRDORIMI I PËRDITSHËM: Përgatitja e rrobave.
3) Ky është programi i referimit i përdorur për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së për ekodizajnin dhe etiketimin e energjisë, Rreg. (BE) 2023/2533 dhe Rreg. (BE) 2023/2534. Ky program është i aftë të thajë rroba prej pambuku nga një përmbajtje e lagështirës fillestare e ngarkesës prej 60% në një përmbajtje përfundimtare të synuar të lagështirës të ngarkesës prej 0%.
4) Programi Eco është ekuivalent me "CottonsEco" që është "Programi standard i pambukut" sipas Rregullores së Komisionit të BE-së Nr. 392/2012. është i përshtatshëm për tharjen e rrobave normale të lagura të pambukut.
5) Analizuar për Escherichia coli, Candida albicans dhe bakterofagun MS2. Analizë e pavarur e kryer nga Swissatest Testmaterialien AG më 2021 (Nr. i raportit të analizës 20212038).

4.1 Përzgjedhja e programeve dhe opsioneve

Opsionet
Programet 1)Dyness Level+ Anti CreaseExtra SilentTime Dry
MixDry
Eco2)
Cottons
Synthetics
Delicates2)
Wool3)
Silk2)
Bedlinen XL
Outdoor2)
Hygiene2)

1) Bashkë me programin, mund të caktoni 1 ose më shumë opsione.
2) Cilësuar me paracaktim
3) Shikoni kapitullin OPSIONET: Time Dry në Wool programin

Lartësia x Gjerësia x Thellësia 85,0 x 59,6 x 65,7 cm
Thellësia maks.me derën e paisjes të hapur 110,2 cm
Gjerësia maks. me derën e paisjes të hapur 95,1 cm
Lartësia e përshtatshme 85,0 cm (+ 1,5 cm - rregullorja e këmbës)
Vëllimi i kazanit 118 l
Ngarkesa maksimale 8,0 kg
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Emetimi i zhurmës akustike në ajër për ciklin e tharjes të programit Eco me ngarkesë maksimale63 dB(A)
Korrenti gjithsej: 550 W
Lloji i përdorimit Shtëpiak
Temperatura e lejuar e ambientit + 5°C në + 35°C
Niveli i mbrojtjes kundër hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë i siguruar prej mbulesës mbrojtëse,përveç rasteve kur pajisjet e voltazhit të ulët nuk kanë mbrojtje nga lagështiaIPX4
Emërtimi i gazit ftohës R290
Pesha e ftohësit 0,149 kg

6. PANELI I KONTROLLIT

1 2 6 5 4 3

1 Çelësi i programeve
2 Ekrani

3 Butoni Start/Pause
4 Opsionet

6.1 Ekrani

+1111111 ←→ 2:35 kg MAX dB

Simboli në ekran Përshkrimi i simbolit
2 : 3 5treguesi i kohës së ciklit
8.0kg MAXngarkesa maksimale
0 ' .20hpërzgjedhja e Vonesës në nisje (30 min-20 orë)
+ Anti Crease opzioni i aktivizuar
dBExtra Silent opzioni i aktivizuar
Alarmi joaktiv
bllokimi për fëmijët i akvizuar
thatësia e rrobave: tharje për hekurosje, tharje për në dollap, tharje ekstra
Time Dry opzioni i aktivizuar
treguesi: zbrazni depozitën e ujit
treguesi: pastroni filtrin
treguesi: kontrolloni kondensuesin
treguesi: faza e tharjes
treguesi: faza e ftohjes
treguesi: faza kundër rrudhave
Delay Start opzioni i aktivizuar

7. OPSIONET

7.1 Dryness Level

Ky opsion ndihmon të arrihet niveli i kërkuar i tharjes së rrobave. Mund të zgjidhni nivelin e thatësisë:

AEG TR8184E - Dryness Level - 1

gati për hekurosje - niveli hekurosje

AEG TR8184E - Dryness Level - 2

gati për dollap - niveli tharje për dollap ^1)

AEG TR8184E - Dryness Level - 3

gati për dollap - niveli ekstra

1) Përzgjedhja standarde e cila ka lidhje me programin

Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar

AEG TR8184E - Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar - 1

Kjo mund të jetë e nevojshme meqenëse rezultatet e tharjes ndikohen nga shumë kushte, p.sh. lloji i ujit, tensioni i furnizimit me energji ose temperatura e ambientit, etj.

SI TË MERRNI NJË THARJE TE PERSOSUR:

  1. Provoni të rregulloni opsonet e nivelit të thatësisë (shihni opsionin Dryness Levelmë sipër).
  2. Nëse dëshironi të rritni më tej rezultatet e thatësisë së rrobave, mund të modifikoni cilësimin e paracaktuar të thatësisë së paracaktuar (shihni më poshtë). Ky rregullim do të veprojë në shumicën e programeve, me përjashtim të programeve Eco, Wool, Duvet, Down Jacket, Refresh nëse janë të disponueshëm në makinë.

Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar të lagështirës përfundimtare të synuar:

  1. Ndizni pajisjen.
  2. Zgjidhni 1 nga programet e disponueshme.
  3. Prekni dhe mbani të shtypur butonat Dryness Level dhe Anti Crease në të njëjtën kohë.

Një prej simboleve shfaqet në ekran:

CO_ - Tharje maksimale
CO= - Tharje ekstra
COE - Tharje standarte

  1. Prekni disa herë butonin ▷‖Start/Pause derisa të arrini nivelin e dëshiruar të tharjes.
Dryness Level(Tharja)Simboli në ekran
tharja maksimale+###[0-
më shumë rroba të thata+###[0=
rroba me thatësi standarde###[0=
  1. Për të ruajtur cilësimin, prekni dhe mbani të shtypur butonat Dryness Level dhe 📋+ Anti Crease në të njëjtën kohë për rreth 2 sekonda.

7.2 Anti Crease

Zgjat fazën antirrudhë (30 minuta) deri në 120 minuta në fund të ciklit të tharjes. Pas fazës së tharjes, kazani rrotullohet herë pas here për të parandaluar rrudhat. Rrobat mund të nxirren nga pajisja gjatë fazës kundër rrudhave.

7.3 dB Extra Silent

Pajisja funksionon me zhurmë të ulët pa efekte në cilësinë e tharjes. Pajisja funksiononi me ngadalë me kohën më të gjatë të ciklit.

7.4 ⏱ Time Dry

Për: Cottons, BedlinenXL, Synthetics dhe programet MixDry. Lejon përdoruesin të vendosë kohën e tharjes nga minimumi 10 minuta deri në maksimumi 2 orë (në intervale prej 10 minutash). Kur ky opson është në maksimum, zhduket treguesi i ngarkesës.

AEG TR8184E - ⏱ Time Dry - 1

Cikli zgjat sa koha e caktuar e tharjes, pavarësisht nga madhësia e ngarkesës dhe niveli i tharjes së saj.

REKOMANDIMI PËR THARJEN E PROGRAMUAR

deri në 10 minutavetëm veprim me ajër të ftohtë (pa ngrohëse).
10 - 40 minutatharje shtesë për të përmirësuar tharjen pas ciklit të mëparshëm të tharjes.
>40 mintharje e plotë e ngarkesave të vogla me rroba deri në 4 kg, të centrifuguara mirë (>1200 rpm).

7.5 Time Dry në programin Wool

Opsioni i disponueshëm për programin Wool për të rregulluar nivelin përfundimtar të tharjes në më pak ose më shumë të thatë.

7.6 Delay Start

AEG TR8184E - Delay Start - 1

Mundëson shtyrjen e fillimit të programit të tharjes nga minimumi 30 minuta deri maksimumi në 20 orë.

7.7 Buzzer

Sinjali akustik tingëllon për sa më poshtë:

- përfundimin e ciklit - fillimin dhe përfundimin e fazës kunder rrudhave

Sinjali akustik éshtë në mënyrë të paracaktuar gjithnjë i aktivizuar. Këtë opsion mund ta përdorni për të aktivizuar ose çaktivizuar sinjalin.

Opsioni Buzzer joaktiv:

AEG TR8184E - Opsioni Buzzer joaktiv: - 1

  1. Ndizni tharësen.
  2. Zgjidhni 1 nga programet e disponueshme.
  3. Prekni dhe mbani të shtypur butonin Silent për rreth 3 sekonda.
    Simboli shfaqet në ekran.
  4. Për të aktivizuar Buzzer, prekni sërish butonin e mësipërm derisa të zhduket simboli.

8. CILËSIMET

8.1 Çaktivizimi i treguesit të depozitës së ujit

Treguesi i rezervuarit të ujit aktivizohet në mënyrë të paracaktuar. Ai ndizet në përfundim të ciklit të tharjes ose gjatë ciklit nëse rezervuari i ujit është plot. Nëse seti i shkarkimit është instaluar, rezervuari i ujit shkarkohet automatikisht dhe treguesi mund të çaktivizohet.

Për të çaktivizuar treguesin:

  1. Ndizni pajisjen.
  2. Zgjidhni 1 nga programet e disponueshme.

  3. Prekni dhe mbani të shtypur butonat Anti Crease dhe Silent në të njëjtën kohë.

Treguesi i depozitës së ujit: «eshtë i fikur dhe shfaqet simboli - treguesi i depozitës së ujit çaktivizohet përfundimisht

AEG TR8184E - Çaktivizimi i treguesit të depozitës së ujit - 1

Për të aktivizuar përsëri treguesin e depozitës së ujit, ndiqni sërish procedurën më sipër. Treguesi i depozitës së ujit: është ndezur dhe shfaqet simboli - treguesi i depozitës së ujit aktivizohet përfundimisht

8.2 Matësi i orëve të punës

Ky funksion jep një mundësi për të shfaqur kohën gjithsej të përdorimit të pajisjes në ore,

që matet nga momenti që është ndezur. Tregohet koha aktuale e përdorimit e cikleve (nuk përfshin ndalesa ose kohën e fillimit të shtyrë).

Për të parë këtë vlerë, veproni si vijon:

  1. Ndizeni pajisjen duke shtypur butonin On/Off.

  2. Shtypni dhe mbani të shtypur Dryness Level dhe Silent butonat për disa sekonda.

  3. Pas 3 sekondash, në ekran shfaqen orët gjithsej të përdorimit të pajisjes: p.sh. nëse koha e përdorimit është 1276 orë, ekrani tregon tekstin Hr për 2 sekonda pastaj 12 për 2 sekonda pasuar nga 76. Kjo vlerë shfaqet me një renditje të dy shifrave në të njëjtën kohë: dy shifrat e para tregojnë mijëra dhe qindra, dy shifrat e dyta tregojnë dhjetëshet dhe njësitë.

Për të dalë nga ky regjim, ose shtypni ndonjë buton, ktheni dorezën e zgjedhjes ose fikni pajisjen.

8.3 Parazgjedhjet e fabrikës

Ky funksion lejon të rikthen opsonet e paracaktuara të fabrikës. Opsionet e ruajtura dhe regjimet e punës do të ricilësohen.

Për të aktivizuar këtë opsion ndiqni hapat më poshtë:

  1. Ndizeni pajisjen duke shtypur butonin ① On/Off.

  2. Prisni rreth 8 sekonda.

  3. Shtypni dhe mbani të shtypur Time Dry dhe 📞 Delay Start butonat për disa sekonda.

  4. Pajisja do të njohë përdorimin duke shfaqur — — —

i

Nëse procedura nuk funksionon (kjo mund të jetë për shkak të ndërprerjes ose kombinimit të gabuar të tasteve), fikeni pajisje dhe përsëriteni sekuencën nga fillimi.

9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

Përpara se të përdorni pajisjen për të tharë artikuj:

- Pastroni kazanin e centrifugimit me një leckë të njomë.

- Nisni një program 1 orësh me rroba të njoma.

i

Në fillim të ciklit të tharjes (3 - 5 minuta) niveli i zhurmës mund të jetë paksa më i lartë. Kjo ndodh për shkak të ndezjes së kompresorit. Kjo është normale për pajisjet me kompresor të tilla si frigoriferët dhe ngrirësit.

9.1 Aromë e pazakontë

Pajisja është e paketuar fort.

Pas shpaketimit të produktit, mund të ndieni një aromë të pazakontë. Kjo është normale për produktet e reja.

Pajisja është e ndërtuar me disa lloje të ndryshme materialesh që të gjitha së bashku mund të krijojnë një aromë të pazakontë.

Me kalimin e kohës, pas disa cikleve tharjeje aroma e pazakontë gradualisht zhduket.

9.2 Zhurma

i

Mund të dëgjohen zhurma të ndryshme në momente të ndryshme gjatë ciklit të tharjes. Ato janë zhurma funksionimi krejtësisht normale.

Kompresori që punon.

Brrrr

Kazani që rrotullohet.

AEG TR8184E - Zhurma - 2

Pompa që punon dhe transferimi i kondensimit në depozitë.

AEG TR8184E - Zhurma - 3

Ventilatorët që punojnë.

AEG TR8184E - Zhurma - 4

10.1 Përgatitja e rrobave për t'u larë

AEG TR8184E - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 1

Ngarkimi i kazanit deri në kapacitetin maksimal të treguar për programet përkatëse do të kontribuojë për kursimin e energjisë.

AEG TR8184E - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 2

Shumë shpesh rrobat pas ciklit të larjes janë të ngatërruara me njëra-tjetrën. Tharja e rrobave të ngatërruara nuk është efikase.

Për të siguruar qarkullimin e duhur të ajrit dhe tharje të njëtrajtshme, rekomandohet që t'i shkundni dhe t'i ngarkoni rrobat një nga një në tharësen me rrotullim.

Për të garantuar proces të mirë tharjeje:

• Mbyllni zinxhirët.
- Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të jorganëve.

  • Mos i thani të palidhura kollaret ose rripat (p.sh. rripat e përparëseve). Lidhini përpara sesa të filloni një program.
  • Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
  • Kthejini nga ana tjetër artikujt me shtresën e brendshme prej pambuku. Shtresa e pambukut duhet të jetë jashtë.
  • Vendosni gjithmonë programin e përshtatshëm për llojin e rrobave.
  • Mos i vendosni ngjyrat e errëta së bashku me ngjyrat e çelura.
  • Përdorni një programin të përshtatshëm për fanella pambuku dhe trikotazhe për të reduktuar hyrjen në ujë.
  • Mos tejkaloni ngarkesën maksimale të treguar në kapitullin e programeve ose që tregohet në ekran.
  • Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Referojuni etiketës së pëlhurës në artikuj.
  • Mos thani së bashku artikuj shumë të mëdhenj dhe artikuj shumë të vegjël. Artikujt e vegjël mund të ngecin brenda artikujve të mëdhenj dhe mbeten të lagur.
  • Shkundni rrobat dhe pëlhurat e mädha përpara se t'i fusni në tharësen me

rrotullim. Kjo bëhet për të shmangur vendet të lagura brenda pëlhurës pas ciklit të tharjes.

Etiketa e pëlhurësPërshkrimi
AEG TR8184E - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 3Rrobat janë të përshtatshme për tharjen.
AEG TR8184E - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 4Rrobat janë të përshtatshme për tharjen në tharëse me temperatura të larta.
[KOAY]Rrobat janë të përshtatshme për tharjen në tharëse vetëm me temperatura të ulëta.
[CSXB]Rrobat nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.

10.2 Futja e rrobave në pajisje

AEG TR8184E - Futja e rrobave në pajisje - 1

KUJDES!

Sigurohuni që rrobat të mos ngecin mes derës së pajisjes dhe guarnicionit prej gome.

AEG TR8184E - KUJDES! - 1

  1. Tërhiqni dhe hapni derën e pajisjes.
  2. Ngarkoni rrobat njëra pas tjetrës.
  3. Mbyllni derën e pajisjes.

Për të ndezur pajisjen:

Kur pajisja është e ndezur, disa tregues shfaqen në ekran.

10.4 Regjimi me fuqi të ulët

Për të ulur konsumin e energjisë, ky funksion çaktivizon automatikisht pajisjen:

  • Pas 5 minutash nëse nuk filloni programin.
  • Pas 5 minutash nga përfundimi i programit ose faza kundër rrudhave.

AEG TR8184E - Regjimi me fuqi të ulët - 1

Kur pajisja kalon në regjimin me fuqi të ulët, ekrani dhe ikonat fiken. Mund ta riaktivizoni duke shtypur butonin On/Off.

10.5 Vendosja e një programi

AEG TR8184E - Vendosja e një programi - 1

Përdorni çelësin e programit për të vendosur programin.

Kohëzgjatja e përafërt e programit shfaqet në ekran.

AEG TR8184E - Vendosja e një programi - 2

Koha reale e tharjes do të varet nga lloji i ngarkesës (sasia dhe përbërja), temperatura e dhomës dhe lagështira fillestare e rrobave tuaja pas fazës së centrifugimit.

10.6 Opsionet

Së bashku me programin mund të caktoni 1 a më shumë opsione të veçanta.

AEG TR8184E - Opsionet - 1

Për të aktivizuar ose çaktivizuar një opsion prekni butonin përkatës ose kombinim me dy butona.

Ndizet simboli përkatës në ekran ose llama mbi buton.

10.7 Opsioni i bllokimit për fëmijët

Bblokimi për fëmijët mund të vendoset për të mos lejuar që fëmijët të luajnë me pajisjen. Opsioni i bblokimit për fëmijët bblokon të gjithë butonat me prekje dhe çelësin e programeve (ky funksion nuk bblokon butonin On/Off).

Mund të aktivizoni opsonin e bllokimit për fëmijët:

  • përpara se të prekni butonin Start/Pause - pajisja nuk mund të start
  • pasi prekni butonin ▷Start/Pause - pasi të prekni butonin - përzgjedhja e opsonit dhe e programeve nuk është e disponueshme.

Aktivizimi i opsonit të bllokimit për fëmijët:

3s

  1. Ndizni tharësen.
  2. Zgjidhni 1 nga programet e disponueshme.
  3. Prekni dhe mbani të shtypur 📋+ Anti Crease butonin për rreth 3 sekonda.
    Simboli 📋 shfaqet në ekran.

  4. Për të çaktivizuar blokimin për fëmijët, prekni sërish butonin e mësipërm derisa të zhduket simboli.

10.8 Nisja e një programi

AEG TR8184E - Nisja e një programi - 1

Për të nisur programin:

Prekni butonin Start/Pause.

Pajisja fillon dhe drita LED mbi buton ndalon së pulsuari dhe qëndron e ndezur.

10.9 Nisja e një programi me Delay Start

  1. Vendosni programin e tharjes dhe opsonet.
  2. Prekni butonin Delay Start në mënyrë të përsëritur.
    Koha e shtyrjes është në ekran (p.sh. 12
    h nëse programi duhet të fillojë pas 12 orësh.)
  3. Për të aktivizuar opsonin 📊 Delay Start, prekni butonin Start/Pause.

Koha e fillimit ulet në ekran.

10.10 Ndryshimi i programit

Për ndryshuar një program:

  1. Shtypni butonin ① On/Off për të fikur pajisjen.
  2. Shtypni sërish butonin ① On/Off për të ndezur pajisjen.
  3. Vendosni një program të ri.

10.11 Fundi i programit

i

Pastroni filtrin dhe zbrazni depozitën e ujit pas çdo cikli tharjeje. (Shihni kapitullin KUJDESI DHE PASTRIMI.)

Nëse përfundon cikli i tharjes, në ekran shfaqet simboli Nëse opzioni Buzzer është i aktivizuar, sinjali akustik bie me ndërprerje për 1 minutë.

i

Nëse nuk e fikni pajisjen, fillon faza anti-rrudhë (nuk është aktive me të gjitha programet). Simboli i pulsimit sinjalizon kryerjen e fazës anti-rrudhë. Rrobat mund të hiqen gjatë kësaj faze.

Për të hequr rrobat:

  1. Shtypni butonin Oh/Off për 2 sekonda për të fikur pajisjen.
  2. Hapni derën e pajisjes.
  3. Hiqni rrobat.
  4. Mbyllni derën e pajisjes.
    Shkaqet e mundshme të rezultateve të pakënaqshme të tharjes:
  5. Cilësime të papërshtatshme të nivelit të parazgjedhur i tharjes. Shihni kapitullin Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar
  6. Temperatura është tepër e ulët ose tepër e lartë. Temperatura optimale e dhomës është mes 18°-25°C.

i

Lëreni derën pak të hapur pas çdo cikli për të shmangur lagështirën.

11.1 Sugjerime ekologjike

[Non-Text]

Ngarkimi i kazanit deri në kapacitetin maksimal të treguar për programet përkatëse do të kontribuojë për kursimin e energjisë.

  • Shtrydhini teshat mirë përpara se t'i thani.
  • Mos tejkaloni peshat të cilat specifikohen në kapitullin e programeve.
  • Pastroni filtrin pas çdo cikli tharjeje.
  • Mos përdorni zbutës tekstilesh për larje dhe pastaj tharje. Në tharësen e rrobave, rrobat bëhen automatikisht të buta.

  • Uji nga depozita e ujit mund të përdoret për të hekurosur rrobat. Në fillim duhet të filtroni ujin për të eliminuar fibrat e mbetura tekstile (mund të përdoret thjesht filtër kafeje).

  • Mbajini gjithmonë të pastra vrimat e ajrimit që ndodhen në pjesën e poshtme të pajisjes.
  • Sigurohuni që aty ku është instaluar pajisja të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajri.

12.1 Programi i pastrimit periodik Pastrimi periodik ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së pajisjes.

Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik.

Programi tregues i pastrimit periodik:

Pastrimi i filtritKur treguesi pulson
Zbrazni depozitën e ujitKur treguesi pulson
Pastrimi i kondensatoritKur treguesi pulson
Pastrimi i sensorit të lagështirës Të paktën 3 ose 4 herë në vit
Pastrimi i kazanit Çdo dy muaj
Pastrimi i panelit të kontrollit dhe i kasës Çdo dy muaj
Pastrimi i foleve të qarkullimit të ajrit Çdo dy muaj

Paragrafët e mëposhtëm shpjegojnë se si duhet ta pastroni secilën pjesë.

12.2 Heqja e elementëve të huaj

AEG TR8184E - Heqja e elementëve të huaj - 1

Sigurohuni që xhepat të jenë bosh dhe të gjitha elementet e lira të jenë lidhur përpara se ta vini në punë ciklin e tharjes. Referojuni pjesës "Përgatitja e rrobave për t'u larë".

Hiqni të gjithë elementët e huaj që mund të gjeni në kazan pas ciklit të tharjes (p.sh. karfica prej metali, kopsa, monedha, etj.).

12.3 Pastrimi i filtrit

Në fund të çdo cikli, simboli 📋 Filtershfaqet në ekran dhe duhet të pastroni filtrin.

AEG TR8184E - Pastrimi i filtrit - 1

Filtri mbledh të gjithë pushin gjatë tharjes.

AEG TR8184E - Pastrimi i filtrit - 2

Për të arritur performancën më të mirë të tharjes, pastroni rregullisht filtrin e ajrit. Filtri i bblokuar shkakton ciklin më të gjatë të tharjes dhe si pasojë rritet konsumi i energjisë. Pastrojeni filtrin me dorë. Përdorni një fshesë me korrent nëse është e nevojshme.

AEG TR8184E - Pastrimi i filtrit - 3

KUJDES!

Kur pastroni filtrat, pushi duhet të hidhet në koshin e plehrave dhe jo të shkarkohet përmes tubacionit kullues për të shmangur përhapjen e mikroplastikës në sistemin e ujit të përdorur.

  1. Hapeni derën. Tërhiqni filtrin lart.

AEG TR8184E - KUJDES! - 1

  1. Shtyni kapësen për të hapur filtrin.

AEG TR8184E - KUJDES! - 2

  1. Mblidheni pushin me dorë nga pjesët e brendshme të filtrit.

AEG TR8184E - KUJDES! - 3

Hidheni pushin në koshin e plehrave.

  1. Nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin me fshesë me korrent. Mbyllni filtrin.

  2. Nëse është e nevojshme hiqni pushin nga filtri dhe guarnicioni. Mund të përdorni një fshesë me korrent. Futeni filtrin sërish brenda në folenë e tij.

AEG TR8184E - KUJDES! - 4

Nëse simboli Heat exchanger pulson në ekran, inspektoni kondensatorin dhe ndarjen e tij. Nëse është i papastër, pastrojeni. Mos e kontrolloni më pak se një herë në 6 muaj.

AEG TR8184E - KUJDES! - 5

PARALAJMËRIM!

Mos prekni sipërfaqet metalike me duar të zhveshura. Rrezik plagosjeje. Vishni dorashka mbrojtëse. Pastroni me kujdes që të shmangni dëmtimin e sipërfaqes metalike.

AEG TR8184E - PARALAJMËRIM! - 1

KUJDES!

Mos përdorni akesor të fortë në fshesën me korrent për të hequr pushin nga kondensuesi. Kjo mund të dëmtojë brinjët e kondensuesi, çka ul rendimentin e pajisjes dhe zgjat kohën e tharjes.

AEG TR8184E - KUJDES! - 1

  1. Hapeni derën. Tërhiqni filtrin lart.

AEG TR8184E - KUJDES! - 2

  1. Rrotulloni levat për të shkyçur kapakun e kondensatorit.

AEG TR8184E - KUJDES! - 3

  1. Nëse është e nevojshme, hiqni pushin nga kondensuesi dhe ndarja e tij. Mund të përdorni një fshesë me korrent me aksesorin e furçës.

AEG TR8184E - KUJDES! - 4

  1. Mbyllni kapakun e kondensatorit.
  2. Rrotulloni levat derisa të klikojë në vend.
  3. Rivendosni filtrin.

12.5 Pastrimi i sensorit të lagështirës

AEG TR8184E - Pastrimi i sensorit të lagështirës - 1

KUJDES!

Rrezik dëmtimi i sensorit të lagështirës. Mos përdorni materiale gërryese apo lesh teli për të pastruar sensorin.

Për të siguruar rezultatet më të mira në tharje, pajisja është e pajisur me sensor lagështire prej metali. Ai është i vendosur në pjesën e brendshme të zonës së derës.

Me kalimin e kohës së përdorimit, sipërfaqja e sensorit mund të ndotet, që ndikon negativisht në performancën e tharjes.

Rekomandojmë ta pastroni sensorin të paktën 3 ose 4 herë në vit, ose nëse vëreni rënie të rendimentit të tharjes.

Për ta pastruar mund të përdorni anën e fortë të sfungjerit të enëve dhe pak uthull ose detergjent enësh.

Për të pastruar sensorin:

  1. Hapni derën e ngarkesës.
  2. Pastroni sipërfaqet e sensorit të lagështirës duke fshirë sipërfaqen e metalit disa herë.

AEG TR8184E - KUJDES! - 1

Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara se ta pastroni.

Përdorni një sapun larës neutral standard për të pastruar sipërfaqen e brendshme të kazanit dhe filtrat e kazanit. Thajini sipërfaqet e pastruara me një leckë të butë.

AEG TR8184E - KUJDES! - 2

KUJDES!

Mos përdorni materiale gërryese apo lesh teli për të pastruar kazanin.

12.7 Pastrimi i panelit të kontrollit dhe karkasës

Përdorni një sapun larës neutral standard për të pastruar panelin e kontrollit dhe karakasën.

Pastrojeni me një pëlhurë të njomë. Thajini sipërfaqet e pastruara me një leckë të butë.

AEG TR8184E - Pastrimi i panelit të kontrollit dhe karkasës - 1

KUJDES!

Mos përdorni agjentë për pastrimin e mobilieve ose agjentë pastrues të cilët mund të shkaktojnë gërryerje.

12.8 Pastrimi i vrimave të qarkullimit të ajrit

Përdorni një fshesë me korrent për të hequr pushin nga vrimat e qarkullimit të ajrit.

13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG TR8184E - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitullit Siguria

13.1 Kodet e gabimeve

Pajisja nuk fillon ose ndalon gjatë punës.

Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (shikoni tabelën). Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

AEG TR8184E - Kodet e gabimeve - 1

PARALAJMËRIM!

Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.

Në rast problemesh të mëdha, bien sinjalet akustike, ekrani tregon një kod alarmi dhe butoni ▶ Start/Pausemund të pulsojë në mënyrë të vazhdueshme:

Kodi i gabimit Shkaku i mundshëm Ndreqja

E50Motori i pajisjes është i mbingarkuar.Shumë rroba për t’u larë ose të bllokuara në kazan.Programi nuk ishte përfunduar. Hiqni rrobat nga kazani, vendosni programin dhe rifilloni ciklin.
E90 ose E91Avari e brendshme. Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes.Programi nuk kishte përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët. Fikeni dhe rindizeni pajisjen.Nëse shfaqet sërish kodi i gabimit, kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.

Kodi i gabimit Shkaku i mundshëm Ndreqja

EH0Furnizimi me energji është i paqëndrueshëm.Kur pajisja shfaq EH0, prisni derisa linja kryesore të jetë e qëndrueshme pastaj shtypni nisjen. Nëse pajisja e ndërpret ciklin pa ndonjë tregues, atëherë shtypni fillimin e ciklit. Nëse ndodh paralajmërimi përsëri, kontrolloni kabllin/prizën ose linjën elektrike.

Nëse ekrani shfaq kode të tjera gabimi, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.

Në rast problemi tjetër me tharësen, kontrolloni tabelën e mëposhtme për zgjidhjet e mundshme.

13.2 Zgjidhja e problemeve

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Tharësja nuk funksionon.Tharësja nuk është e lidhur me rrjetin elektrik.Lidheni me prizën e rrjetit elektrik.Kontrolloni siguresën në kutinë e siguresave (instalimin shtëpiak).
Dera është e hapur. Mbyllni derën.
Butoni On/Off nuk është shtypur. Shtypni butonin On/Off.1
Butoni Start/Pause nuk është prekur. Prekni butonin Start/Pause.
Pajisja është në regjimin e gatishmërisë.Shtypni butonin On/Off.
Rezultat i pakënaqshëm i tharjes.Është zgjedhur programi i gabuar.Zgjidhni një program të përshtatshëm. 1)
Filtri është i bllokuar.Pastroni filtrin. 2)
Opsioni Dryness Level ishte caktuar në Iron Dry.3)Ndryshoni opsonin Dryness Level në nivel më të lartë.
Ngarkesa ishte tepër e madhe. Mos e tejkaloni madhësinë maksimale të ngarkesës.
Janë bllokuar vrimat e ajrimit. Pastroni vrimat e ajrimit në bazamentin e pajisjes.
Ka ndotje në sensorin e lagështisë në kazan.Pastroni sipërfaqen e përparme të kazanit.
Niveli i tharjes nuk është vendosur në nivelin e dëshiruar.Rregulloni nivelin e tharjes. 4)
Kondensatori është bllokuar.Pastroni kondensatorin. 2)
Dera e pajisjes nuk mbylletFiltri nuk është futur mirë në vend. Futeni filtrin në pozicionin e duhur.
Rrobat kanë ngecur mes derës dhe guarnicionit.Hiqni rrobat e ngecura dhe mbyllni derën.
Programi ose opsoni nuk mund të ndryshohen.Pas fillimit të ciklit programi ose opsoni nuk mund të ndryshohen.Fikni dhe ndizni tharësen. Ndryshoni programin ose opsonin siç kërkohet.
Nuk mund të zgjidhet një opson. Dëgjohet një sinjal akustik.Opsioni që po përpiqeni të zgjidhni nuk disponohet për programin e zgjedhur.Fikni dhe ndizni tharësen. Ndryshoni programin ose opsonin siç kërkohet.
Nuk ka dritë në kazanLlamba e kazanit me defekt. Kontaktoni qendrën e shërbimit për të zëvendësuar llambën e kazanit.
Shfaqet një kohëzgjatjeje e papritur në ekran.Koha e tharjes llogaritet sipas madhësisë së ngarkesës dhe lagështisë së saj.Kjo është e automatizuar - pajisja punon siç duhet.
Një program është joaktiv.Depozita e ujit është plot. Shkarkoni depozitën e ujit, shtypni butonin ▷∥ Start/Pause. 2)
Cikli i tharjes është shumë i shkurtër.Madhësia e ngarkesës është e vogël. Zgjidhni një program me kohë. Vlera e kohës duhet të ketë lidhje me ngarkesën. Për të tharë një artikull ose sasi të vogla rrobash, rekomandojmë përdorimin e tharjeve me kohëzgjatje të shkurtra.
Rrobat janë shumë të thata. Zgjidhni programin e duhur me kohë ose një nivel më të lartë tharjeje (p.sh. extra dry)
Cikli i tharjes shumë i gjatë 5)Filtri është i bllokuar. Pastroni filtrin.
Ngarkesa është tepër e madhe. Mos e tejkaloni madhësinë maksimale të ngarkesës.
Rrobat nuk janë centrifuguar mjaftueshëm. Centrifugojini rrobat mirë në makinën larëse.
Temperaturë dhome tepër e ulët ose tepër e lartë - ky nuk është keqfunksionim i pajisjes.Siguro temperaturë ambienti mbi +5°C dhe nën +35°C. Temperatura optimale e ambientit për të arritur rezultatet më të mira në tharje është 18°-25°C.

1) Ndiqni përshkrimin e programit — shihni kapitullin PROGRAMET.
2) Shihni kapitullin KUJDESI DHE PASTRIMI.
3) Vetëm tharëset me opsionin Dryness Level.
4) Shihni kapitullin SUGJERIME DHE KËSHILLA.
5) Shënim: Pas një maksimumi prej 6 orësh, cikli i tharjes përfundon automatikisht.

13.3 Shkaqet e mundshme të rezultateve të pakënaqshme të tharjes:

  • Filtri është i bllokuar. Filtri i bllokuar e bën tharjen joefikase.
  • Janë bblokuar vrimat e ajrimit.
  • Sensori i lagështirës është i papastër.
  • Kazani është pis.

  • Cilësime të papërshtatshme të nivelit të parazgjedhur i tharjes. Shihni kapitullin Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar

  • Temperatura është tepër e ulët ose tepër e lartë. Temperatura optimale e dhomës është mes 18°-25°C.

14. VLERAT E KONSUMIT

14.1 Hyrje

i

Manuali i përdoruesit njofton dy referime të ndryshme për etiketën e energjisë së BE-së dhe rregulloret e ekodizajnit.

  • Rreg. (BE) 932/2012 dhe Rreg. (BE) 392/2012 të vlefshme deri në 30 qershor 2025 është e lidhur me kategoritë e eficencës së energjisë nga A+++ deri në D.
  • Rreg. (BE) 2023/2534 e vlefshme nga 1 korrik 2025 është e lidhur me kategoritë e eficencës së energjisë nga A deri në G.

i

Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje interneti tek informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje.

Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu, emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakëzën e specifikimeve të pajisjes. Shikoni kapitullin “Përshkrim i produktit” për pozicionin e pllakëzës së specifikimeve.

14.2 Legjenda

kg Ngarkesa me rroba. rpm Centrifugim në

kWh Konsumi i energjisë.

hh:mm Kohëzgjatja e programit.

% Lagështira fillestare në fund të fazës së centrifugimit dhe lagështira përfundimtare e synuar në fund të programit të tharjes. Sa më i lartë të jetë centrifugimi, aq më e lartë është zhurma në centrifugim, por më e ulët është lagështira fillestare dhe konsumi i energjisë kur thani rrobat.

14.3 Sipas Rregullores së Komisionit Rreg. (BE) 2023/2533, Rreg. (BE) 2023/2534 dhe Rreg. (BE) 392/2012.

i

Vlerat e mëposhtme janë marrë në kushte laboratorike sipas standardeve përkatëse. Parametra të ndryshëm mund të ndryshojnë të dhënat, për shembull: sasia e rrobave, Iloji i rrobave dhe kushtet e ambientit. Përmbajtja fillestare e lagështisë së rrobave, Iloji i ujit, tensioni i furnizimit me energji dhe nëse ndryshoni cilësimin e paracaktuar të një programi mund të ndikojnë gjithashtu në përdorimin e energjisë, kohëzgjatjen e programit të tharjes dhe lagështirën përfundimtare.

ProgramiNgarkesa (kg)Centrifug im në (rpm)Lagështira fillestar e (%)Koha e tharjes (orë:min)Konsumi i energjisë (kWh)Lagështira përfundimt are e synuar (%)
Eco 1) 2)8,0 1000 60 2:59 1,28 0,0
Eco 1) 2)4,0 1000 60 2:00 0,72 0,0

1) Ky është programi i referimit i përdorur për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së për ekodizajnin dhe etiketimin e energjisë, Rreg. (BE) 2023/2533 dhe Rreg. (BE) 2023/2534. Ky program është i aftë të thajë rroba prej pambuku nga një përmbajtje e lagështirës fillestare e ngarkesës prej 60% në një përmbajtje përfundimtare të synuar të lagështirës të ngarkesës prej 0%.
2) Programi Eco është ekuivalent me "CottonsEco" që është "Programi standard i pambukut" sipas Rregullores së Komisionit të BE-së Nr. 392/2012. është i përshtatshëm për tharjen e rrobave normale të lagura të pambukut.

Konsumi i energjisë në regjime të ndryshme

Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W)Konsumi i energjisë në regimin e gatishmërisë (W)Shtyrja e programit (W)

0,13 0,13 4,00
Koha deri në fikje/Regjimi i gatishmërisë është maksimumi 15 minuta.

14.4 Programet e zakonshme

AEG TR8184E - Programet e zakonshme - 1

Këto vlera janë vetëm për qëllim informativ.

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : TR8184E

Kategori : Tharëse