TPC-105 - Tabletë Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TPC-105 Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Tablet |
| Marka | Vivax |
| Modeli | TPC-105 |
| RAM memorie | 3 GB |
| Memorie e brendshme | 32 GB |
| Bateria | 3.7 V, 5800 mAh, litium-polimer |
| Karikuesi | 100-240V~ 50/60Hz 0.4A, dalje 5V 2A 10W |
| Lidhje pa tela | Wi-Fi, Bluetooth, 4G LTE |
| Lidhëset | USB Type-C, fole kufjesh 3.5 mm |
| Foletë e kartave | Micro SIM, MicroSD (TF) |
| Kamera e përparme | Po |
| Kamera e pasme | Po |
| Sistemi operativ | Android |
| Funksione shtesë | GPS, Radio FM, luajtës audio/video |
| Siguria | Bllokimi i ekranit (model, PIN, fjalëkalim), modaliteti avion |
| Mirëmbajtja | Pastroni me një leckë të butë të lagur, shmangni lëngjet |
| Pjesë këmbimi | Përdorni vetëm pjesë origjinale të miratuara nga prodhuesi |
| Riparueshmëria | Riparime vetëm në shërbim të autorizuar |
| Furnizimi me energji | Karikimi përmes adaptorit USB |
| Garancia | 24 muaj në territorin e Polonisë |
Pyetjet më të shpeshta - TPC-105 Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth TPC-105 Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Tabletë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TPC-105 - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TPC-105 e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT TPC-105 Vivax
Udhëzues për përdoruesin
Deklarata garanci
SLO
Navodila za uporabo
Garancijska izjava
CZ
Návod k použití
Záručný list
SK
Udhëzues për përdoruesin
Faleminderit që keni blerë një prodhim nga Vivax.
Udhëzimet për përdorim ju japin informata të hollësishme për punën e pajisjes suaj. Para se të nisni të përdorni telefonin ose tabletin tuaj të ri, doemos lexoni udhëzimet e sigurisë që të përdorni telefonin tuaj në mënyrë plotësisht të sigurt dhe të duhur. Vëni udhëzimet në vend që e dini që në rast se keni nevojë për to, të mund t'i përdorni përsëri.
PARALAJMËRIME DHE SHËNIME SIGURIE
Lexoni këto shënime sigurie para përdorimit të pajisjes. Gjithmonë ndiqni udhëzimet e sigurisë kur përdorni pajisjen. Me këtë zvogëloni rrezikun nga zjarri, goditja elektrike ose lëndimet.
BATERIA; KARRIKUESI DHE PAJISJE TJERA SHTESË
Nëse vjen deri në dëmtim të kabllos elektrike të karrikuesit, për riparim kontaktoni prodhuesin, riparuesin e autorizuar ose personin e kualifikuar që të shmangni rreziqet e mundshme. Karrikuesi dhe pajisja nuk janë paraparë për përdorim nga persona (përfshirë edhe fëmijë) që kanë aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore. Personat që nuk kanë lexuar udhëzimet nuk duhet të përdorin pajisjen nëse personi i angazhuar për siguri dhe mbikëqyrje nuk ua ka shpjeguar rregullat e përdorimit.
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje tërë kohën që të siguroheni që nuk luajnë me pajisjen.
Karrikuesi gjithmonë duhet të jetë lehtë i qasshëm. Nuk duhet të derdhet ujë mbi të ose të spërkatet me ujë.
Enë të mbushura me ujë (për shembull vazo me lule) nuk duhet të vendosen në afërsi të pajisjes ose karrikuesit.
Karrikuesin kyçeni vetëm në furnizim me rrymë që është i njëjtë me atë që është shënuar në pllakën e karrikuesit. Mos lidhni shkurtër konektorët e karrikuesit.
Rreth pajisjes dhe karrikuesit gjithmonë lëni së paku 10cm hapësirë të lirë që të siguroni ftohje të përshtatshme.
Burime të zjarrit të hapur nuk duhet të vijnë në kontakt me karrikuesin. Mos përdorni karrikuesin ose pajisjen në hapësira me lagështi, pluhur të madh ose mos i shfaqni ndaj dritës direkte të diellit. Mos prekni karrikuesin ose kabllot kyçëse me duar të lagura pasi që kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Pajisja është e paraparë vetëm për përdorim në klimë mesatare. Mos modifikoni pajisjen, karrikuesin ose baterinë.
PARALAJMËRIM: Ekziston rrezik nga eksplozioni nëse bateria nuk është ndërruar si duhet ose nuk është ndërruar me modelin e njëjtë ose të përshtatshëm. Bateria nuk duhet të ekspozohet ndaj ngrohjes si që janë për shembull, lënia në dritë të fortë të diellit, zjarr dhe të ngjashme. Bateritë duhet të hidhää pajtim me hedhjen e mbeturinave të rrezikshme. Gjithmonë përdorni enë për riciklim që të ruani mjedisin jetësor. Për ndërrim të baterive kontaktoni riparuesin e autorizuar.
SHKYÇJE NË VENDE TË NDALUARA
Shkyçni pajisjen celulare në hapësira ku përdorimi i pajisjeve të tilla nuk është e i lejuar ose ku ekziston rrezik nga veprime të padashura të pajisjes si për shembull në aeroplan, në afërsi të pajisjeve mjekësore elektronike, lëngjeve djegëse, mjeteve kimike ose eksplozivit, menjëherë shkoni te mjeku.
Në raste të rralla, përdorimi i pajisjes celulare në automjet mund të shkaktojë pasoja të padashura në pajisjen elektronike brenda makinës. Në raste të tilla, për shkaqe sigurie, mos e përdorni pajisjen.
PERSONEL I AUTORIZUAR: Vetëm ekspertë të autorizuar janë të autorizuar për instalim ose riparim të pajisjes.
PAJISJE SHTESË Përdorni vetëm karrikues dhe shtojca tjera kompatibile për këtë pajisje. Mos kyçni shtojca ose prodhime jokompatibile.
MBAJENI PAJISJEN NË VEND TË THATË: Pajisja nuk është rezistente ndaj ujit. Mbajeni në vend të thatë.
FËMIJË: Mbajeni pajisjen në vend të sigurt larg duarve të fëmijëve.
Interferenca me pajisje tjera
Emetime nga pajisjet elektronike në radio frekuenca mund të interferojnë me pajisje tjetër elektronike dhe të shkaktojnë punë të gabuar. Edhe pse kjo pajisje celulare është në pajtim me rregulloret e BE-së për frekuencën e radio emetimeve, transmetues pa tel të pajisjes celulare dhe qarqet elektrike mund të shkaktojnë interferencë me pajisje tjetër elektronike. Për këtë ju rekomandojmë të merrni masat në vijim për përkujdesje:
Aeroplanë: pajisja pa tel mund të shkaktojë interferencë në aeroplanë.
- Shkyçni pajisjen Tuaj celulare para hipjes në aeroplan.
- Mos e përdorni në tokë nëse nuk ju lejon ekipi i aeroplanit.
Automjete: Emetimet e pajisjeve celulare në radio frekuenca mund të ndikojnë në sistemet elektronike të automjeteve. Për më tepër detaje lidhur me automjetin tuaj kontaktoni prodhuesin ose përfaqësuesin etij.
Implante mjekësore: Prodhuesit e pajisjes mjekësore rekomandojnë largësi minimale prej 15 cm me pajisjeve pa tel dhe pajisjeve të integruara mjekësore si që janë për shembull pejsmejkerët ose defibliratorët, që të shmangen çfarëdo lloji i interferencës me pajisjen mjekësore. Për persona me implante të tilla rekomandojmë:
- Gjithmonë mbani pajisjen pa tel më shumë se 15 cm larg pajisjes mjekësore.
- Asnjëherë mos mbani pajisje pa tel në xhepin në kraharor.
- Përdorni pajisjen celulare nga ana e kundërt e trupit nga ajo ku e keni pajisjen mjekësore.
- Shkyçni pajisjen pa tel nëse mendoni që ka interferencë me pajisjen mjekësore.
- Ndiqni udhëzimet e dhëna nga prodhuesit të implantit mjekësor nëse keni implante mjekësore, për pyetje lidhur me përdorimin e pajisjes tuaj celulare ose pa tel, kontaktoni mjekun tuaj.
Aparate të dëgjimit: PARALAJMËRIM: Me përdorimin e kufjeve vëni veten në rrezik pasi që nuk mund të dëgjoni njëkohësisht edhe zërat nga jashtë. Mos përdorni kufje kur kjo mund të rrezikojë sigurinë tuaj. Disa pajisje celulare mund të kenë ndikim të padashur në funksionimin e aparateve të dëgjimit.
Pajisje tjera mjekësore:
Pajisje që dërgojnë radio sinjale, përfshirë edhe pajisjet celulare, mund të ndikojnë negativisht në pajisje mjekësore që nuk janë të mbrojtura sa duhet. Konsultohuni me mjekun tuaj ose prodhuesin e pajisjes mjekësore që të kuptoni nëse pajisja mjekësore është sa duhet e mbrojtur nga radio sinjalet e jashtme.
Shkyçni pajisjen tuaj kur të kërkojnë këtë nga personeli mjekësor ose mbishkrimet.
Vende me rrezik prej eksplozionit: Shkyçni pajisjen Tuaj në vende me rrezik nga eksplozioni. Ndiqni të gjitha udhëzimet zyrtare. Xixat në vende të tilla mund të shkaktojnë eksplozione ose zjarr që mund të çojë në lëndime serioze ose vdekje. Shkyçni pajisjen Tuaj në pompa benzine, veçanërisht në afërsi të pajisjeve për lëndë djegëse. Rreptësishtë përmbajuni përkufizimeve të përdorimit në objekte për ruajtje të karburantit, impiante kimike ose në vende ku përdoren eksplozivë. Vende me mundësi për eksplozion janë shpesh, por jo gjithmonë, qartësisht të shënuara. Këtu hyjnë vende ku zakonisht këshillohet shkyçja e motorit të automjetit, poshtë
kuvertës së anijeve, objekte për ruajtje ose bartje të mjeteve kimike dhe vendeve ku ajri përmban prodhime kimike ose grimca sikur pluhuri ose ashkla metalike.
Të gjitha pajisjet tona celulare janë në pajtim me standarde ndërkombëtare dhe sipas nevojës kombëtare dhe rregulloreve për çështje të përkufizimin e ekspozimit të përdoruesit ndaj fushës elektro-magnetike. Këto standarde dhe rregullore janë pranuar pas hulumtimeve të hollësishme shkencore. Në to nuk është konstatuar lidhshmëri mes përdorimit të pajisjeve celulare dhe efekteve të padashura nëse pajisja përdoret në pajtim me praksën e zakonshme. Nëse doni ende të zvogëloni ndikimin e radio valëve, mund të kufizoni përdorimin e komunikimit pa tel, pasi që gjatësia e kontaktit është një nga faktorët më të rëndësishëm të ekspozimit. Gjithashtu mund të hiqni pajisjen nga trupi pasi që niveli i ekspozimit zvogëlohet konsiderueshëm me largësi.
UDHËZIME DHE INFORMIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË
Lexoni dhe ruajini këto udhëzime për përdorim të mëvonshëm.
Paralajmërim: Gjithmonë përmbajuni paralajmërimeve të shtypura në pajisje ose në Udhëzimet për përdorim.
Pastrimi: Mos përdorni mjete të lëngëta ose mjete për pastrim me spërkatje. Përdorni pëlhurë të butë, të lagur.
Karrikuesi: Përdorni vetëm karrikues të certifikuara të rekomanduara nga prodhuesi. Karrikuesit e prodhuesve të tjerë mund të jenë të rrezikshëm, mund të dëmtojnë pajisjen ose të humbni garancinë.
Lagështia dhe uji: Mos përdorni pajisjen në afërsi të ujit si që janë vaska, lavamani i kuzhinës ose pishina.
Ftohja e pajisjes: Hapjet dhe çarjet në pajisje janë të parapara për mbrojtje nga tej ngrohja dhe për punë të sigurt. Mos bllokoni ftohjen e pajisjes me vënie të pajisjes në krevat, qilim dhe sipërfaqe të tilla.
Burime të furnizimit me rrymë: Telefonin duhet të lidhni vetëm në furnizim me rrymë i cili është specifikuar në ngjitësen në prodhim dhe/ose karrikues. Ju lutemi të konsultoheni me furnizuesin lokal për informata më të hollësishme.
Tej ngarkimi: Mos e tej ngarkoni prizën e murit, kabllot zgjatëse dhe shiritat zgjatës që të shmangni rrezikun nga zjarri ose goditja elektrike.
Objektet dhe lëngjet: Asnjëherë mos vendosni asnjë lloj objekte mbi ose në pajisje pasi që mund të prekni pjesë që janë me rrymë, që mund të shkaktojë
zjarr ose goditje elektrike. Mos derdhni lëng të asnjëfarë lloji mbi telefon ose tablet.
Mirëmbajtja: Mos u mundoni vetë të kryeni riparim të pajisjes pasi që heqja e kapakut mund t'ju ekspozojë ndaj rrymës dhe rreziqeve tjera, e do të humbni garancinë. Për tërë mirëmbajtjen drejtohuni riparuesit të autorizuar.
Dëmtime që kanë nevojë për riparim:
Shkyçni pajisjen nga rryma dhe kontaktoni riparuesin e autorizuar:
a) kur karrikuesi është i dëmtuar
b) nëse keni derdhur lëng mbi pajisjen ose karrikuesin
c) nëse pajisja është ekspozuar ndaj shiut ose ujit
d) nëse pajisja nuk funksionon si duhet
e) nëse pajisja ka rënë ose është dëmtuar në çfarëdo mënyrë (humbje e garancisë)
Ngrohtësia: Telefoni ose tableti duhet të mbahet larg burimeve të ngrohtësisë si që janë radiatorët, furrat, sobat dhe pajisjet tjera që prodhojnë ngrohtësi.
Pjesët zëvendësuese: Përdorimi i pjesëve të paautorizuara zëvendësuese gjatë riparimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike dhe situata tjera të rrezikshme. Kontrolloni që personi që riparon pajisjen përdor pjesë originale të autorizuara nga prodhuesi.
Kursimi i energjisë: Që të kurseni energji, shkyçni karrikuesin celular USB kur nuk është në përdorim. Karrikuesi nuk ka kyçëse, ashtu që duhet të hiqni adapterin nga priza e rrymës.
Dëgjimi i gjatëaudio regjistrimit me zërin në nivelin maksimal mund të çojë në dëmtim të dëgjimit. Për këtë nuk rekomandojmë dëgjim të audio regjistrimit me zë të lartë dhe jo më shumë se një orë në ditë gjatë nivelit të mesëm të zërit.

- Pajisjen mbajeni larg objekteve si kartela bankare. Rrezatimi i celularit mund të shkaktojë humbje të të dhënave në kartën e kredisë dhe objektet e ngjashme.
- Mos e lëni pajisjen në vende me lagështi dhe të lagura, pasi që kjo mund të shkaktojë tej ngrohje ose dëmtim të pajisjes.
KUJDES GJATË NGASJES
Kini kujdes për rregullat dhe rregulloret që vlejnë lidhur me përdorimin e celularëve gjatë ngasjes.
- Mos përdorni pajisjen gjatë ngasjes. Koncentrohuni në tërësi vetëm në ngasjen.
- Radio sinjalet mund të ndikojnë në sistemet automobilistike si që janë radioja dhe sistemi i alarmit.
- Nëse automjeti është i pajisur me jastëk me ajër, mos vendosni pajisjen fikse ose pa tek në afërsi të tij pasi që me këtë mund të pengoni funksionimin e tij dhe të shkaktoni lëndime të rënda për shkak të mungesës së mbrojtjes.
Regjistrime dhe Aplikacione: Skedarët që merrni nga interneti mund të përmbajnë viruse që mund të dëmtojnë pajisjen tuaj. Që të zvogëlohet ky rrezik, merrni vetëm skedarë nga burime të besueshme.
Përshkrimet dhe fotografitë në këtë udhëzim bazohen në rregullimet bazë të pajisjes. Fotografitë e ekranit të përdorura në këtë udhëzim mund të dallohen nga prodhimi i vërtetë.
Pajisja mund të ngrohet gjatë karrikimit. Kjo është normale.
Masa paraprake tek përdorimi SAR VLERAT
Kjo pajisje është në pajtim me rregullat lidhur me ekspozim ndaj radio valëve. Pajisja juaj celulare është në të njëjtën kohë eshë radio emetues edhe radio marrës. është dizajnuarqë të mos kalojë kufijtë e rekomanduara me udhëzime ndërkombëtare lidhur me kufirin e ekspozimit ndaj radio valëve. Këto rregulla janë marrë nga ana e institucionet e pavarura hulumtuese, ICNIRPa dhe përfshijnë margjina sigurie të vendosura që të sigurohet mbrojtje adekuate e përdoruesve, pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore.
Rekomandimet lidhur me ekspozimin ndaj rrezatimit për pajisje celulare përdorin njësinë “Specific absorption rate” ose SAR. Vlera e kufirit për SAR e definuar në rekomandimet e ICNIRP-it është 2.0 W/kg mesatarisht në 10 gramë ind. Në testet në të cilat përcaktohet vlera SAR, pajisja përdoret në pozita standarde me fuqi më të madhe të mundshme në të gjitha shiritat e testuara të frekuencës.
Vlera e vërtetë SAR gjatë përdorimit të pajisjes mund të jetë edhe më e vogël se vlera maksimale pasi që pajisja është dizajnuar të përdorë veç aq fuqi sa është e nevojshme që të ketë komunikim më të mirë me rrjetin celular. Këto vlera varen nga më tepër faktorë si që janë për shembull largësia nga stacioni bazë dhe të ngjashme.
VLERAT SAR:
KOKA:1,276 W/kg 10g
TRUPI: 1.173 W/kg 10g
Acesoritë
Përshtatës: WRP2E-050200U 100-240V\~ 50/60Hz 0.4A Max
Output: 5.0Vdc, 2.0A, 10.0W
Bateria: 3.7V 5800mAh Li-Poly
Fuqia e daljes:10W Max
Efikasiteti mesatar aktiv: 82,42%
Efikasiteti në ngarkesë të ulët (10%) 80,11%
Konsumi i energjisë pa ngarkesë: 0,10W (Max)
Përditësimet softuerike do të lëshohen nga prodhuesi për të rregulluar insektet ose për të përmirësuar funksionet pasi produkti të jetë lëshuar. Të gjitha versionet softuerike të lëshuara nga prodhuesi janë verifikuar dhe janë ende në përputhje me rregullat e lidhura.
Përshtatësja do të vendoset pranë pajisjeve dhe do të jetë lehtësisht e arritshme.
Priza AC konsiderohet si pajisje e çkyçjes së përshtatësve.
Frekuencat e RF mund të përdoren në Evropë pa kufizim.
Deklaron se ky lloj i pajisjes Telefon Smart është prodhuar në përputhje me Direktivën 2014/53/EU.
Deklarata e BE-së për përputhshmërinë mund të shkarkohet nga linkun e mëposhtëm:
www.msan.hr/dokumentacijaartikala

Udhëzimet për përdorimin e pajisjes Tuaj mund të gjeni në http://hr.vivax.com/ , zgjidhni PROIZVODI→Smart,
Zgjidhni modelin e pajisjes → Documents → Udhezim përdorimi
Hedhja e pajisjes elektrike dhe elektronike

Prodhimet e shënuara me këtë simbol tregojnë se prodhimi i përket një grupi të pajisjeve elektrike dhe elektronike (prodhime WEEE), dhe nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake ose të rënda. Këtë prodhim duhet ta hidhni në vend të shënuar për grumbullim të pajisjes elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur e prodhimit parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të hedhjes së të këtij prodhimi. Riciklimi i materialit nga ky prodhim ndihmon për ruajtje të mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe burimeve natyrore.
Për më shumë informacione në lidhje me grumbullimin e EE prodhimeve kontaktoni dyqanin ku keni blerë prodhimin.
Hedhja e baterive të harxhuara

Kontrolloni rregullat lokale lidhur me hedhjen e baterive të harxhuara ose thirrni shërbimin lokal për përdoruesit që të mund të merrni udhëzime për hedhje t[ë baterive të vjetra dhe të harxhuara. Bateritë e këtij prodhimi nuk duhet të hidhen bashkë
me mbeturinat shtëpiake. Doemos hidhni bateritë e vjetra në vende të posaçme për hedhje të baterive të përdorura të cilat gjenden në të gjitha vendet e shitjes ku mund të blini bateri.
PJESËT KRYESORE TË TELEFONIT DHE FUNKSIONET

- Butoni i fuqisë
- Fluturimi +/Vol-
- Baza e kufjeve
- Port USB 2.0 i Ilojit C
-
Sloti i kartës TF
-
Sloti i kartës SIM
- Kamera e përparme
- Kamera e pasme
- Folës
Përshkrimi i butonat dhe funksioni:
| Sustë për kyçje/shkyçje | Shtypni pak gatishmërisë / pushtet mbi, shtypni dhe mbani on / off pajisje. |
| Vëllim + (up) | Vëllimi Up |
| Vëllim - (down) | Zvogëlimi i vëllimit |
Kthimi ne shfaqjene ekranit kryesor(Home)![]() | Shtypur butonin ju merr nga aplikimi nëekran në shtëpi |
Butoni i aplikacio-neve te hapura(Back)![]() | Kthehu në menynë e mëparshme ose hap |
Button për tëshfaqur aplikaci-onin menusëkryesore![]() | Button për t'u kthyer në menynë emëparshme ose. |
Butoni per kthim nehapin e meparshem![]() | Vetëm aplikacionet e hapura apo aktive |
SHENJAT NË EKRAN
![]() | E-mail mesazh i ri | ![]() | Memec |
![]() | G-mail mesazh i ri | ![]() | Kartela SD e shtuar / e shkëputur |
![]() | USB e lidhur | ![]() | Të dhënat e ngarkimit / dërgimin e të dhënave |
![]() | Kujtesë | ![]() | Loading përfunduar |
![]() | Alarm i aktivizuar | ![]() | Informacione të përgjithshme (p.sh: Gabim sync dhe të ngjashme.) |
![]() | Riprodhim | ![]() | Sinkronizimi i të dhënave |
![]() | Lidhja WiFi dhe forca e sinjalit të Wi-Fi | ![]() | Niveli i baterisë |
![]() | Gjendje e aeroplanit | ![]() | Ngarkimi i baterisë |
![]() | Bluetooth |
PËRDORIMI I PARË
Para se të futur ose hequr një SIM ose kujtesën e kartë, gjithmonë kthehet off tabletë tuaj.

Hapeni mbulesën e kartës duke hequr
mbulesën e lartë (e pasme e sipërme tablet) dhe me kujdes shkëputje atë për lexuesit e kartelës ishin në dispozicion.
U Vëni Micro SIM kartën e telefonit ose atë Micro SD të memories në vendin e duhur dhe pastaj ktheni kapakun me kujdes.
Futni me kujdes kartat në lojëra elektronike me kontaktet drejtuar mbulesës, siç tregohet në ilustrim.
E RËNDËSISHME:
b. Para vënies ose nxjerrjes së kartës, shkyçni telefonin. Asnjëherë mos vëni ose nxirrni kartën derisa tablet është i kyçur, pasi që kjo mund të dëmtojë kartën ose tablet tuaj.
Përfshirje
-
Shtypni dhe mbani të shtypur më gjatë se 3 sekonda sustën për Kyç./Shkyç
-
Tabletë i juaj do të kyçet dhe për disa momente (pas nisjes së sistemit operativ) do të shfaq fotografinë nismëtare.
-
Tani duhet të rregullohen parametrat themelore të pajisjes tuaj që të mund të ketë qasje në Aplikacionet nga GooglePlay™ Store, Wi-Fi ™ rrjeti pa tel dhe shërbime tjera.
A) Ndiqni udhëzimet që janë shfaqur në "Magjistar - Udhëzim për rregullim të telefonit":
Magjistar do t'ju udhëheq përmes krijimit tabletë tuaj dhe rregulloje rrjetit tuaj tabletë telefon, qasje Wi-Fi, një llogari Google™, llogaritë Gmail™ dhe mospërmbushje tjetër.

Zgjidhje e gjuhës:
Zgjidhje e Wi-Fi rrjetit:

Connect to Wi-Fi
Select a network

ASUS_QC

ASUS_QC_5G
Kopjim i rregullimeve të pajisjes tjetër (opsione):

Copy apps & data
Rregullim i llogarisë Google:
Sign in
Magjistari do t'ju udhëzojë nëpër rregullimin e tablet tuaj dhe do të përshtat telefonin për rrjetin tuaj, Wi-Fi qasjen, Google llogarinë, postën elektronike dhe rregullime tjera bazike.
Kur të mbaroni me rregullimin e tablet, në ekran do të shfaqet ekrani nismëtar dhe tabletë juaj është i gatshëm për përdorim.
Ose ...
B.) Për hapje dhe rregullim të rregullimeve ndiqni hapat në vijim:

a. On the home screen, to open the list of applications, swipe finger from bottom tu up.
b. Shtypni në shenjën Settings (Rregullimet):
c. Për zgjidhje të shfaqjes së gjuhës, shtypni opsonin "Language and Input" (Gjuha dhe hyrje) dhe zgjidhni gjuhën e shfaqjes.
d. Për paraqitje në rrjetin Wi-Fi dhe ndreqje të rregullimeve, zgjidhni opsonin "Wi-Fi" dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
e. Për paraqitje në Google llogarinë (Google Account), pa të cilën nuk mund të merrni Aplikacione nga Google Store platforma, zgjidhni opsonin "Accounts".

KARRIKIMI I BATERIVE
Në shumicën e rasteve, telefoni juaj vjen me bateri të karrikuar me rreth 40% mbushje, ashtu që është i gatshëm për përdorim. Kur niveli i baterisë është nën 15%, kyçni karrikuesin në telefon.
a. Kyçni mini USB lidhësen me karrikues në USB hyrje në tabletë tuaj.
b. Kyçni lidhësen në prizën e furnizimit me rrymë.
c. Në ekranin e pajisjes, afër shenjës së baterisë do të shfaqet shenjë e rrufesë.
d. Lëreni tabletë në lidhur në karrikues derisa shenja e baterisë të tregojë mbushje të plotë.
e. Hiqni karrikuesin dhe telefonin nga karrikuesi.
Kujdes: Gjithmonë ngarkuar tabletë tuaj në një vend të ajrosur mirë ku temperatura është nga -10 ° C deri + 45 ° C. Për mbushjen, përdorni vetëm ngarkues originale. Përdorimi i baterive të falsifikuara mund të çojë në rrezik dhe dëmtim shkakut dhe mosfunksionimi i pajisjes dhe humbjen e garancisë. Qoftë duke i akuzuar temperatura është shumë i lartë ose shumë të ulët, pajisja automatikisht do të shfaq një paralajmërim dhe të ndaluar akuzuar për të shmangur dëmtimin e bateri ose ndonjë rrezik.
PËRJASHTIMI
Shtypni mbi / off button për më shumë se 3 sekonda.
Një dritare shfaqet me opsione për të anulluar, klikoni "Power off".
Përmbajtje
- Shikim i tabletë 17
- Sustat 17
- Ekrani 17
- Kyçja e ekranit 18
- Rregullimi i ekranit nismëtar 19
- Kamera 19
- Interneti 20
- Thirrjet 20
- Mesazhet 21
- Gmail Posta 22
- Go Gallery 23
- Prerje, Kopjim dhe Ngjitje e 23
- Harta dhe GPS 24
Fillimi i përdorimit
1.Shikim i telefonit
Në ekranin kryesor, tërhiqni me gishtin nga maja e ekranit kah fundi për shfaqje të menysë dhe rregullim të:
- Ndritshmërisë së ekranit
- Wi-Fi qasjes
- Qasjes celulare
- Bluetooth lidhjes
- Mënyrës së aeroplanit
- Vendndodhjeve etj...

2. Sustat
Susta për kyçje:
Për shkyçje të telefonit, shtypni sustën për kyçje për disa sekonda.
Kur telefoni është i kyçur, shtypni shkurt butonin për kyçje që kyçni ose shkyçni ekranin.
Në fund të ekranit mund të gjeni butonat për navigim:
- Butoni për kthim në ekranin nismëtar (○): Shtypni butonin për kthim në ekranin nismëtar. Në ekranin nismëtar, prekni dhe mbani butonin për shfaqje të aplikacionit të fundit të hapur.
- Butoni i menysë (☐): Në mënyrën e pritjes, shtypni butonin për shfaqje të të gjitha aplikacioneve të hapura.
- Butoni i kthimit (◀): Shtypni butonin e kthimit në hapin/opsionin e mëparshëm.
- Me shtypje më të gjatë në pjesën e zbrazët të ekranit nismëtar, do të hapen opsonet për ndreqje të fotografisë në prapavijë (wallpaper), shtimi i "widgets"-ave, rregullimet e pamjes dhe hyrjes në rregullimet e telefonit.
3. Ekrani
Për nisje të Aplikacionit, shtypni në shenjën e tij.

4.Kycje e ekranit
Mund të zmadhoni sigurinë e telefonit tuaj me zgjidhje të llojit të kyçjes së ekranit: Për hyrje në rregullimet zgjidhni: "Settings"
(Rregullime) > "Security" (Siguria) > "Screen lock" (Kyçje e ekranit).
Mund të vendosni kyçje të ekranit me nivele të ndryshme të sigurisë:

5. Vendosje e ekranit nismëtar



Me shtypje më të gjatë në pjesën e zbrazët në ekranin nismëtar ose me zgjedhje të “Rregullimeve”, do të hapen opsonet për rregullime të fotografisë në prapavijë (wallpaper), shtimit të “widgets”-ave dhe Aplikacioneve:
Me shtypje më të gjatë në fotografinë e Aplikacionit mund të lëvizni ato nëpër ekran, t'i fshini ose të shtoni nga lista.

Telefoni është i pajisur me kamerë me rezolucion të lartë, që ka karakteristika më të mira.
Mund të rregulloni fokusin, blicin, të zmadhoni ose zvogëloni me “zoom”, të ndërroni mes kamerës së përparme dhe pasme (selfie) dhe rregullime tjera.

Mund të lidheni në rrjetin e Internetit me zgjidhje të rrjetit 3G me shirit të gjerë ose me anë të WLAN Wi-Fi rrjetit. Kënaquni me muzikë, video, aplikacione dhe risi kudo dhe kurdo!
Mund të Kyçni ose Shkyçni rrjetin celular të Internetit me anë të Menysë së shpejtë ose rregullimeve!
Për qasje dhe kërkim në internet, mund të përdorni Google Android aplikacionet si që janë Chrome ose shfletues tjerë për internet.
8.Kryerja e telefonatës
Mund të krijoni thirrje me anë të regjistruesit të thirrjeve, me zgjidhje të kontaktit, nëpërmjet mesazhit që përmban numrin e tel. ose me vënie direkt të numrin që doni të thirrni.
Në mënyrën e pushimit shtypni numrin për të bërë telefonatë.
Për zgjidhje direkt të numrit të telefonit:
Shtypni shenjën: . Vëni numrin e telefonit, shtypni butonin e Gjelbër për thirrje. Kur të mbarojë thirrja, shtypni butonin e Kuq.

Prekni ikonën për mesazhe dhe me anë të tastierës virtuale shkruani mesazh. Mund të vëni “emotikone”, foto, audio ose video skedarë dhe të dërgoni mesazhin më shumë marrësve.

Tableti juaj mbështet Gmail dhe formate të ndryshme muzikore, dhe 4 duke kategorizuar, d.m.th. Artistë, Albume, Këngë dhe Listat e Luajtjes.

Tabletë posedon mjet për shikim të shpejtë dhe të lehtë të fotografive. Me lëvizje të gishtit në ekran kah e djathta ose e majta mund të lëvizni fotografitë. Prekeni dy herë ose largoni dy gishta për zmadhim. Mund të redaktoni, të ndani, të shkruani mbi foto dhe shumë funksione tjera.
12. Prerja, Kopjimi dhe Ngjitja
Prekeni dhe mbajeni përmbajtjen tekstuale që të shënoni pjesën e tekstit me zmadhuese, e pastaj tërhiqni gishtin për lëvizje të kufizuesit për kopjim. Pastaj prekni shenjat për prerje, kopjim ose ngjitje. Me këtë mënyrë mund lehtë të kopjoni dhe të vëni tekst nga ueb-faqet, posta elektronike ose SMS mesazhet.

Mund të shikoni fotografitë satelitore ose kartën me të dhëna të hollësishme të rrugëve dhe të kyçni navigimin. Aplikacioni “Harta” është shumë e mirë për navigim, për caktim të rrugës, kontroll të kushteve të komunikacionit në kohë të vërtetë, pa marrë parasysh nëse jeni në këmbë, me autobus ose me veturë.
Qasshmëria e Google Hartave varet nga lidhja juaj e internetit dhe GPS rregullimeve.
Gjithashtu, mund të merrni Aplikacione tjera GPS me harta nga Google Play Store-i.

Roboti Android është një riprodhim ose modifikim nga një punë që u krijua dhe u nda nga Google dhe përdoret në përputhje me kushtet e përshkruara në “Creative Commons 3.0 License”.
Logot Wi-Fi ® , Wi-Fi Protected Setup ™ , Wi-Fi Direct ™ , Wi-Fi CERTIFIED ™ , dhe Wi-Fi janë marka të regjistruara tregtare të Wi-Fi Alliance.
Google, Android, Google Play dhe shenjat tjera janë shenjat mbrojtëse të kompanisë Google LLC
TPC-105 4G 3 GB/32GB
SL
Navodila za uporabo
Zahvaljujemo se vam za nakup izdelka Vivax.
Përshtatësja do të vendoset pranë pajisjeve dhe do të jetë lehtësisht e arritshme.
Priza AC konsiderohet si pajisje e çkyçjes së përshtatësve.
Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj seju do tëjenë të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin Apo me me përeonin i cilijua shet produktin tone JU LUTEM LEXONI ME KUJDESPARAPËRDORIMITPRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!
KUSHTET E GARANCIONIT:
-
Kjo fletgarancion, negarantojmë se ju do të jetë subjekt i kësaj punegarancisë pagabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëri e profesionalizuar dhe të materialit të dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin ne do t korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancion të autorizuar.
-
PERIUDHA EGARANCIONIT.Garancioni fillon nga dita eblerjes dhe vazhdon deri 12 muaj.
-
Në rast prishjes produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për të rregulluar njëjtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ajo do të zëvendësohet.
-
Nesë procedura riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtvhet për kohëzgjatjen e riparimit.
-
Garancioni është e njohur vetëm me një faturë te shitjes, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të p duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vula dhe nënshkrimi shitësit.
-
Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.
GARANCIONI NUK MBULON
-
Inspektimit të rregullt, mirëmbajtjenndrrimi I pjesve hargjuese.
-
Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatimin që nuk janë përshkruar në udhëzimet tëknike për
përdorim, përvec modifikime paraqitura Me pëlqimi AskTec LLC
GARANCIONI NUK PRANOHET NE KËTO RASTE :
- Nëse një klienti nuk paraqet kartën e saktë garancionit dhe faturë blerse.
- Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
- Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
- Nëse dështimet produktit janë shkaktuar nga forcës madhore, të tilla si rrufeja, electriciteti në fatkeqësitë e rrjetit
elekstrike.
- Nëse dështime shkaktuar dëme nga përdorimi i pavend ose transportit të pahijshme. Nëse defekt është një defekt në
sistemin në të cilën produkti ështe i lidhur
Emri i kompanisë që jep garancinë: Ask tec d.o.o., Tahir Zajmi (Kosovatex), 10000 Orishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 771 001
info@asktec-ks.cc
E - m a i l :
SERVISI: Tel: +381 38 771 003, +386 49 786 873, +386 49 786 874
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT




















