GORENJE SIT2200CAL - Hekurosje

SIT2200CAL - Hekurosje GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas SIT2200CAL GORENJE në format PDF.

📄 19 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE SIT2200CAL - page 10
Shiko manualin : Polski PL Slovenčina SK Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Hekur
Fuqia 2400 W
Tensioni i furnizimit 220-240 V
Frekuenca 50/60 Hz
Kapaciteti i rezervuarit të ujit 300 ml
Lloji i tabanit Qeramike
Gjatësia e kabllos 2.0 m
Pesha 1.2 kg
Dimensionet (gjatësia x gjerësia x lartësia) 280 x 120 x 150 mm
Ngjyra Bardhë
Materiali i kutisë Plastikë
Fikje automatike Po
Funksioni i avullit Po
Funksioni kundër pikave Po
Funksioni i vetëpastrimit Po
Sistemi kundër formimit të gurëve Po
Rregullimi i temperaturës Po
Vendosje vertikale Po
Numri i cilësimeve të avullit 3
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - SIT2200CAL GORENJE

Si të pastroni hekurin nga guri Gorenje SIT2200CAL?
Përdorni funksionin e vetëpastrimit. Mbushni rezervuarin me ujë, vendosni temperaturën maksimale, dhe kur hekuri të nxehet, fikeni dhe mbajeni butonin e avullit. Përsëriteni derisa uji të dalë i pastër.
A mund të përdor ujë nga rubineti?
Po, por rekomandohet përzierja e ujit të distiluar me ujë rubineti në proporcion 1:1 për të reduktuar formimin e gurit.
Sa është kapaciteti i rezervuarit të ujit?
Kapaciteti i rezervuarit është 300 ml, i cili mjafton për rreth 15 minuta avullim të vazhdueshëm.
A ka hekuri funksion të fikjes automatike?
Po, hekuri fiket automatikisht pas 30 sekondash pa lëvizje në pozicion horizontal dhe pas 8 minutash në pozicion vertikal.
Çfarë lloji të tabanit ka ky hekur?
Tabani është qeramik, i cili siguron rrëshqitje të lehtë dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.
Si të pastroni hekurin nga jashtë?
Shkëputeni hekurin nga rryma dhe fshijeni kutinë me një leckë të lagur. Mos përdorni pastrues agresivë.
A është hekuri i përshtatshëm për hekurosje vertikale?
Po, hekuri ka funksion avulli vertikal, ideal për freskimin e rrobave të varura.
Sa është gjatësia e kabllos së rrymës?
Kablloja ka gjatësi 2 metra, duke siguruar liri lëvizjeje.
Çfarë të bëj kur hekuri nuk ngroh?
Kontrolloni nëse kablloja është e lidhur dhe priza funksionon. Nëse ende nuk ngroh, kontaktoni shërbimin e Gorenje.
Si ta ruani hekurin?
Zbrazni rezervuarin, vendoseni hekurin vertikalisht dhe pritni derisa të ftohet. Ruani në një vend të thatë.

Pyetjet e përdoruesve rreth SIT2200CAL GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SIT2200CAL - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SIT2200CAL e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT SIT2200CAL GORENJE

  1. Pllaka me vrimat për daljen e avullit
  2. Rezervuari i tejdukshëm i ujit
  3. Vrima për spërkatje
  4. Vrima e mbushjes
  5. Rregullatori i avullit
  6. Butoni për spërkatje
  7. Butoni për spërkatje maksimale
  8. Rregullatori i temperaturës /Llampa spiun e kontrollit

LIDHJA NË RRJET

Aparati të takohet vetëm në tensionin që tregohet në tabelën me shënime. Rekomandojmë përdorimin e prizave me tokëzim.

UDHËZIME TË RËNDËSISHME

  • Lexoni me vëmendje udhëzimet e përdorimit.
  • Mos e lini hekurin e rrobave pa kontroll kur është i takuar në rrjet.
  • Në prani të fëmijëve këtë paisje ta përdorni me kujdes.
  • Në pauzat gjatë hekurosjes hekurin duhet ta lini në pozicion vertikal.
  • Asnjëherë mos prekni me hekurin e nxehtë materiale që ndizen lehtë.
  • Asnjëherë mos e mbështesni hekurin në kordonin elektrik.
  • Mos e përdorni hekurin nëse kordoni elektrik është i konsumuar.
  • Mos e zhysni hekurin në ujë apo në lengje të tjerë.
  • Para se hekurin ta mbushni me ujë stakojeni nga priza.
  • Pasi të mbaroni hekurosjen stakojeni hekurin nga priza dhe zbrazni rezervuarin e ujit.
  • Mos e stakoni hekurin duke tërhequr kordonin dhe mos e lini spinën të jetë e varur.

LLOJI I UJIT

Kjo paisje mund të përdoret me ujë të zakonshëm çezme sepse ka në përbërje të saj një sistem për eleminimin e precipitateve, i cili pengon krijimin e gëlqeres, dhe si pasojë zgjatet shumë koha e përdorimit të hekurit të rrobave.

PARA PËRDORIMIT TË PARË

Gjithmonë verifikoni nëse rrobat kanë shënjën e udhëzimeve për hekurosje.

  • Fibra sintetike – temperatura më e ulët.
  • Mëndafsh – lesh: temperaturë mesatare.
    ●●● Pambuk – pëlhurë: temperatura më e lartë

HEKUROSJE NË TË THATË

Rregullatorin e avullit e vendosni në pozicionin » (fig. 3).

Rregullatorin e temperaturës vendoseni në temperaturën e dëshiruar. Nëse dëshironi, mund të përdorni dhe spërkatësin e avullit.

HEKUROSJE ME AVULL

Në fillim stakoni hekurin nga rrjeti elektrik. Pastaj vendoseni rregullatorin në pozicionin » (fig. 3) dhe mbushni rezervuarin me ujë (fig. 2).

Takojeni hekurin në rrjetin elektrik dhe zgjidhni temperaturën përkatëse.

Rregullatorin e avullit (5) e vendosni në pozicionin » « (fig. 3) ose » (fig. 4), në varësi të sasisë së avullit që ju duhet.

Në rastin kur e përdorni avullin për herë të parë, fillimisht provojeni pa rroba sepse në hapësirën e avullit mund të ketë mbetur ndonjë papastërti.

SPËRKATJA

Rrobën që doni ta hekurosni mund ta lagni me shtypjen e butonit të spërkatjes (6). Spërkatësin mos e përdorni kur hekurosni mëndafsh, sepse mund të lëjë shënja uji.

HEKUROSJE ME MAKSIMUMIN E AVULLIT (fig. 6)

  • Rregullatorin e temperaturës e vendosni në »max« dhe prisni që të arrijë temperaturën.
  • Hekurin e ngrini mbi copë pranë saj dhe shtypni butonin e avullit maksimal (fig. 6).
  • Midis dy shtypjeve të njëpasnjëshme të butonit prisni të paktën 5 sekonda.

ELEMINIMI I RRUDHAVE NË POZICIONIN VERTIKAL

  • Rregullatorin e temperaturës (8) vendoseni në »max« dhe prisni që të arrijë temperaturën.
  • Fustanin e vendosni në varëse dhe mbajeni hekurin në largësinë 10 deri në 20cm. Asnjëherë mos tentoni të hekurosni një rrobë që dikush e ka të veshur (fig. 7)!
  • Butoni për avullin maksimal (7) përdoreni në intervale jo më të shkurtëra se pesë sekonda.

SISTEMI PËR ELEMINIMIN E RRJEDHJES

Ky hekur është i paisur me një sistem mbrojtës që eleminon rrjedhjen, i cili automatikisht ndërpret prodhimin e avullit sa herë që konstaton një rregullim shumë të ulët të temperaturës

SISTEMI AUTOMATIK »ANTI - CALC«

Sistemi »Anti - Calc«, që është pjesë e paisjes, zvogëlon shtresimin e gëlqeres dhe garanton një periudhë të gjatë të përdorimit të hekurit.

FUNKSIONI MBROJTËS ELEKTRONIK I STAKIMIT (AUTO POWER OFF)

Ky funksion automatikish stakon hekurin në rast se për një kohë të caktuar nuk e lëvizni atë. Llampa e kuqe spiun e stakimit automatik »Il«ndizet kur hekuri stakohet si pasojë e funksionit mbrojtës të stakimit.

Që hekurin të nxehet përsëri, ngrijeni atë dhe lëvizeni pak.

Llampa spiun e stakimit automatik do të fiket.

FUNKSIONI »CALC CLEAN«

Këtë funksion mund ta përdorni për eleminimin e shtresave të gëlqeres dhe papastërtitë.

Përdoreni funksionin «calc clean» një herë në dy javë. Nëse uji në zonën tuaj është shumë i fortë (domethënë kur gjatë hekurosjes nga pllaka e nxehtë dalin luspa), funksioni »calc clean« duhet të përdoret më shpesh.

Verifikoni nëse hekuri është stakuar nga korrenti.

Vëreni kontrollin e avullit në pozicionin » «.

Mbusheni enën e ujit deri në nivelin maksimal.

Në enën e ujit mos hidhni uthull dhe as solucione të tjera për eleminimin e gëlqeres. Zgjidhni temperaturën maksimale të hekurosjes.

Kur të fiket llampa e verdhë spiun, stakojeni hekurin nga korrenti.

Mbajeni hekurin mbi lavaman, shtypni butonin »calc clean« e mbajeni të shtypur atë dhe shkundeni hekurin ngadalë.

Avulli dhe uji i vëluar do të rrjedhin nga pllaka që nxhet. Papastërtitë dhe luspat e gëlqeres (nëse ka) do të shpëlahen. Lëshojeni butonin »calc clean« sapo të ketë dalë i gjithë uji nga ena.

ZBRAZJA E REZERVUARIT TË UJIT

Stakojeni hekurin nga korrenti dhe zbrazeni rezervuarin, duke e mbajtur hekurin nga pjesa e poshtëme fundore dhe shkundeni pak atë.

LENIA PAS MBARIMIT TË HEKUROSJES

Pas mbarimit të hekurosjes hekurin mund ta lini me kordonin të mbështjellë rreth pjesës fundore (fig. 8). Hekuri lihet në pozicion vertikal dhe rezervuari i ujit duhet të jetë i zbrazur.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Kujdesuni që pjesa e poshtëme e plakës të mos gërvishet; mos hekurosni mbi sipërfaqje të forta. Gjurmët e kollës (nisheshtesë) ose të spërkatësit në sipërfaqjen e pllakës që nxehet mund ti eleminoni duke përdorur leckë pambuku ose leshi të njomur me ujë ose me solucione të lehta pastrimi. Në rezervuarin e ujit mos hidhni kimikate, deterxhentë ose solucione të parfumuara. Sipërfaqjet e jashtëme mund të pastrohen me leckë të lagur me ujë , pa përdorim të solucioneve agresivë ose tretëse.

ÇELËSI I SIGURIMIT

Hekuri është i pajisur me një çelës sigurie, i cili nuk lejon tejnxehjen e hekurit.

RIPARIMET

Nëse kordoni ose hekuri difektohen, çojeni hekurin në një qendër servisi teknik të autorizuar.

HEDHJA POSHTË E HEKURIT TË KONSUMUAR

Prodhimet tona janë të paketuara në ambalazhe optimale. Kjo do të thotë se përdoren materiale miqësore për ambjentin, të cilat i çoni në qendrën e grumbullimit të materialeve që riciklizohen. Njësia administrative lokale ju jep më shumë të dhëna për këtë gjë se si hidhen poshtë, në bazë të rregullave, paisjet e konsumuara.

RO

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : SIT2200CAL

Kategori : Hekurosje