22LB450B - Televizor LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 22LB450B LG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 22LB450B LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 22LB450B - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 22LB450B e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT 22LB450B LG
Lidheni TV-në me një prizë të antenës në mur me një kabillo RF (75 Ω).

SHËNIM
- Përdorni ndarës sinjali për të lidhur më shumë se 2 televizorë.
- Nëse cilësia e figurës është e dobët, instaloni përforcues sinjali për ta përmirësuar.
- Nëse cilësia e figurës është e dobët me një antenë të lidhur, mundohuni ta vendosni antenën në drejtimin e duhur.
- Kablloja e antenës dhe konvertuesi nuk jepen me televizorin.
• Audioja e mbështetur DTV: MPEG, Dolby Digital, Dolby Digital Plus, HE-AAC

Bosanski
Povežite TV na utičnicu zidne antene RF kablom (75 Ω).

NAPOMENA
Lidheni TV-në me një antenë satelitore, me një prizë satelitore nëpërmjet një kabilloje RF (75 Ω).
Bosanski
Povežite TV na satelitsku antenu i satelitsku utičnicu RF kablom (75 Ω).
Македонски
Sigurohuni ta lidhni televizorin me ushqyesin përpara lidhjes së spinës elektrike të televizorit me prizën.
Bosanski

OPREZ
TV obavezno spojite na DC adapter prije nego što TV utikač za napajanje priključite u zidnu utičnicu.
Македонски

ВНИМАНИЕ
Transmeton sinjalet e videos dhe audios nga një pajisje e jashtme tek TV-ja. Lidhni pajisjen e jashtme dhe TV-në me kabllot Euro Scart siç tregohet në ilustrimin më poshtë.
| Lloji i daljesRegjimlaktual i hyrjes | AV1(Dalje e TV-së1) |
| TV dixhital TV dixhital | |
| TV analoge | TV analoge |
| Komponenti, AV, HDMI |
1 Dalja e TV-së: Nxjerr sinjalet e TV-së analoge ose TV-së dixhitale.

SHËNIM
- Kabllot Euro Scart duhet të jenë të mbrojtur nga sinjalet.
Bosanski
| Tip izlazaTrenutni način ulaza | AV1(TV izlaz ^1 ) |
| Digitalna TV Digitalna TV | |
| Analogna TV | Analogna TV |
| Komponenta, AV, HDMI |
1 TV izlaz: izlaz analognih TV ili digitalnih TV signala.

NAPOMENA
- Svaki Euro Scart kabl mora imati zaštitu signala.
Македонски
Lidhni televizorin me pajisjet e jashtme. Për cilësinë më të mirë të figurës dhe të zërit, lidheni pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon HDMI siç tregohet. Nuk ofrohen kabllo veçmas.
1 Foleja USB mbështet rrymë elektrike 0,5 A. Nëse ju nevojitet rrymë elektrike më e lartë kur përdorni HDD, përdorni ushqyesin që jepet veçmas.
Bosanski
Povežite TV na vanjski uređaj. Za najbolji kvalitet slike i zvuka povežite vanjski uređaj na TV pomoću HDMI kabla kako je prikazano. Poseban kabl ne isporučuje se u kompletu.
1 USB priključak podržava napajanje od 0,5A. Ako trebate više napajanja za HDD, koristite posebni adapter.
Македонски
Lidhni disa pajisje të jashtme në TV dhe vendosni regjimet e hyrjes për të zgjedhur një pajisje të jashtme. Për më shumë informacione për lidhjen e pajisjes së jashtme, referojuni manualit të ofruar për cdo pajisje. Pajisjet e jashtme të mundshme janë: marrësit HD, lexuesit DVD, VCR-të, sistemet audio, pajisjet e ruajtjes USB, PC, pajisjet e lojërave dhe pajisje të tjera të jashtme.

SHËNIM
- Lidhja e pajisjes së jashtme mund të ndryshojë sipas modelit.
- Lidhini pajisjet e jashtme me TV-në, pavarësisht renditjes së portës së TV-së.
- Nëse regjistroni një program televiziv në një regjistrues DVD ose VCR, sigurohuni të lidhni kabllon e hyrjes së sinjalit të TV-së në TV nëpërmjet një regjistruesi DVD ose VCR. Për më shumë informacione për regjistrimin, referojuni manualit të ofruar me pajisjen e lidhur.
- Referojuni manualit të pajisjes së jashtme për udhëzimet e përdorimit.
- Nëse lidhni një pajisje lojërash në TV, përdorni kabllon që ofrohet me pajisjen e lojërave.
- Në regjimin PC, mund të ketë zhumë që lidhet me rezolucionin, modelin vertikal, kontrastin dhe shkëlqimin. Nëse vihet re zhumë, ndryshojeni daljen e PC-së në një rezolucion tjetër, ndryshoni shpejlësinë e rifreskimit në një shpejtësi tjetër ose rregulloni shkëlqimin dhe kontrastin në menynë FIGURA derisa të qartësohet figura.
- Në regjimin PC, disa cilësime të rezolucionit mund të mos funksionojnë sîç duhet, në varësi të kartë grafike.
Bosanski
* Televizori LED LG ka ekran LCD me drita të pasme LED.
Lexojeni me kujdes këtë manual përpara se të vini në përdorim pajisjen dhe mbajeni për referencë në të ardhmen.
LICENCAT
Licencat e mbështetura mund të ndryshojnë sipas modelit. Për më shumë informacion rreth licencave, vizitoni www.lg.com.

DOLBY. DIGITAL PLUS
RRETH VIDEOS DIVX: DivX ^ është format dixhital videoje i krijuar nga DivX, LLC, filial i Rovi Corporation. Kjo është një pajisje zyrtare DivX Certified ^ që ka kaluar testime të rrepta për t'u vërtetuar që lexon video DivX. Vizitoni www.divx.com për më shumë informacion dhe mjete softuerike për konvertimin e skedarëve tuaj në video DivX.
RRETH VIDEOVE DIVX SIPAS KËRKESËS: Kjo pajisje DivX Certified® duhet të regjistrohet për të lualtur filma DivX të blerë si video sipas kërkesës (VOD). Për të marrë kodin tuaj të regjistrimit, gjeni seksionin DivX VOD në menynë e konfigurimit të pajisjes tuaj. Shkoni në vod.divx.com për më shumë informacion se si të përfundoni regjistrimin.
"DivX Certified® për të luajtur video DivX® deri në HD 1080p, duke përfshirë përmbajtje premium".
"DivX", DivX Certified" dhe logot përkatëse janë marka tregtare të Rovi Corporation ose të filialeve të saj dhe përdoren nën licencë."
"Mbulohen prej një ose më shumë patentave të mëposhtme amerikane: 7,295,673; 7,460,668; 7,515,710; 7,519,274"
NJOFTIMI I SOFTUERIT ME BURIM TË HAPUR
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe licencave të tjera të hapura të burimit, vizitoni faqen http://opensource.lge.com. Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara të licencës, refuzimet për garanci dhe shënimet për të drejtën e autorit janë të disponueshme për shkarkim. LG Electronics do t'ju sigurojë gjithashtu pajisjen e kodit burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon kostot për kryerjen e një dërgimi të tillë (si p.sh. koston e medias, dërgimin dhe transportimin) nëpërmjet një kërkesse me email te opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme për tre (3) vjet që nga data e blerjes së këtij produkti.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.


PARALAJMËRIM

Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim ose deformim të produktit.

Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.

Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për përdorim.

Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose largoni pluhurin. Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagshtisë së tepërt.

Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar. (Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.)
Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.

Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.
Nëse kabilloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë zjarr.

Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjere në kontakt me objekte të nxehta si p.sh. me një ngrohës.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
| Përthyejeni kabilon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut.Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje elektrike. | |
| Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke e varur kabilon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike. | |
| Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes. | |
| Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e jashtme.Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin. | |
| Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili larg nga fëmijët.Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje, detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët. | |
| Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të rënda. | |
| Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga fëmijët.Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori. | |
| Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufer metalike) në njërën anë të kordonit elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu, mos e prekni kabilon elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në mur.Ju mund të pësoni elektroshok.(Në varësi të modelit) | |
| Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose shpërthimi. | |
| Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh, shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë.Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkli hidhet një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit. | |
| Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaklohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike. |



Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe mos rëzoni asgjë mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.

Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.

Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni drilaret që të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.

Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj. Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me gendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.

Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe kontaktoni qendrën lokale të shërbimit.
- Produkti ka pësuar goditje
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, shkëputeni kordonin elektrik nga produkti.
Pluhuri mund të shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, goditje elektrike ose zjarr.

Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi aparat nuk duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si p.sh. vazo.
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit ose avujve të vajit.
Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë rëzimin e tij.

KUJDES

Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.

Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së jashtme dhe linjave elektrike për të shmangur që e para të prekë të dytën edhe në rast se antena do të bjere.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme ose në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje ose aty ku produkti nuk mund të mbështelet plotësisht. Në të kundért, produkti mund të bjerë ose të rërèshqasë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.

Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjere, gjë që mund të shkaktojë lëndim.
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA (pjesët fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjere.
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.

Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të kualifikuar. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i madhësisë së ekranit kur shikoni TV. Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.

Përdorni vetëm Ilojin e specifikuar të baterisë. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.

Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë. MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.

Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.

Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.

Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që kabillot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. Në të kundërt, produkti mund të bjere, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.

Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni prizën elektrike si çelës.) Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.



Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar mbinxehjen e produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose në dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.

Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një kohë të gjatë pasi alo mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo performanca e produktit.
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një riparues i autorizuar.

Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.

Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kabilloja del nga pajisja.

Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.

Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në ekran.

Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë gërvishlje ose cngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit (deformim, gërryerje ose thyerje).
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.

Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni. Nëse telat brenda kabillos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr.
| [SHO] | ![]() | Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike. |
![]() | Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona, pasi produkti është i rëndë.Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim. | |
![]() | Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e brendshme të produktit.Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik. | |
![]() | Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi nevojitet kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është dëmtuar kabbloja e ushqimit me energji ose spina, kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur aparati është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose kur është rrežuar. | |
![]() | Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël kur ai ndizet.Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në. | |
![]() | Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në gjashtë milion pikëza.Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme (të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në performancën dhe në besueshmérinë e produktit.Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit. | |
![]() | Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin. |



Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran, pamje të një videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen e imazhit në ekran, gjë që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më shumë orë për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të shfaqet në kufijtë e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
Fingull i gjeneruar
Zhurmë "kërcitëse": Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.

SHËNIM
- Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
- OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga ajo që shfaqet në këtë manual.
- Menytë dhe opsonet që disponohen mund të ndryshojnë nga burimi hyrës ose nga modeli i produktit që përdorni aktualisht.
- Kësaj TV-je mund t'i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
- TV-ja mund të vendoset në regjimin në pritje për të ulur konsumin e energjisë. Dhe TV-ja duhet të fiket nëse nuk do të shohë njeri për një farë kohe, duke reduktuar në këtë mënyrë konsumin e energjinë.
- Energjia e konsumuar gjatë përdorimit mund të ulet ndjeshëm nëse niveli i shkëlqimit të pamjes ulet, dhe kjo do të ulë koston totale të punës.
Kontrolloni në kutinë e produktit për artikujt e mëposhtëm. Nëse mungon ndonjë pjesë shlesë, kontaktoni shitësin vendas ku keni blerë produktin. Ilustrimet në manual mund të ndryshojnë nga produkti dhe artikulli aktual.

KUJDES
- Mos përdorni artikuj të pamiratuar për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e produktit.
- Cdo dëm apo lëndim gë shkaktohet nga përdorimi i artikujve të pamiratuar nuk mbulohet nga garancia.
- Disa modele kanë një film të hollë ngjitur mbi ekran, i cili nuk duhet hequr.

SHËNIM
- Artikujt që vijnë me produktin mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
- Specifikimet e produktit ose përmbajlja e këtij manuali mund të ndryshohen pa njoftim paraprak për shkaqe përmirësimi të funksioneve të produktit.
- Për një lidhje optimale, kabllot HDMI dhe pajisjet USB duhet të kenë trashësi më të vogël se 10 mm dhe gjerësi prej18 mm. Përdorni një kabblo zgjatuese që mbështet USB 2.0 nëse kabbloja USB ose njësia e memories USB nuk përputhen me portën e USB-së në TV.


^* A ≤ 10 mm
*B≤18mm

Telekomanda dhe bateritë (AAA)

Manuali i përdorimit Mbajtësi i kabllos

SHOIP


Kordoni elektrik Përshtatësi AC-DC Përshtatësi AC-DC
(Në varësi të modelit)
ose

(Në varësi të modelit)

Baza e mbështetëses
Pjesët dhe butonat

• Drita e ndezur: Kur energjia éshtë e fikur
• Drita e fikur: Kur energjia është e ndezur


SHËNIM
- Mund ta vendosni treguesin e energjisë në aktiv ose joaktiv duke zgjedhur OPSION në menytë kryesore.
Përdorimi i butonit të levës
Funksionet e televizorit mund t'i përdorni thjesht duke shtypur ose lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose djathtas.
Funksionet bazë
![]() | Ndezja | Kur televizori është i fikur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës, shtypeni një herë dhe lëshojeni. |
![]() | Fikja | Kur televizori është i ndezur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës, shtypeni një herë për pak sekonda dhe lëshojeni.(Megjithatë, nëse butoni Menu është në ekran, shtypja dhe mbajtja e butonit të levës do t'ju lejojë të dilni nga menyja.) |
![]() | Kontrolli i volumit | Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtyni majtas ose djathtas, mund ta rregulloni nivelin e volumit sipas dëshirës. |
![]() | Kontrolli i programeve | Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart ose poshtë, mund të lëvizni midis programeve të ruajtura që dëshironi. |

SHËNIM
- Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart, poshtë, majtas ose djathtas, bëni kujdes që të mos shtypni butonin e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Zërat e menysë (○, ⚙, ×, 📞) mund t'i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose djathtas.
Ngritja dhe zhvendosja e TV-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në vijim se si të parandaloni gërvishtjet apo dëmtimin e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e sigurt pavarësisht llojit dhe madhësisë.

KUJDES
- Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
- Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në materialin e paketimit me të cilin erdhi fillimisht.
- Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në, shkëputni kordonin elektrik dhe të gjitha kabllot.
- Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë në drejtim të kundërt me trupin tuaj në mënyrë që të mos gërvishtet.

- Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme të kornizës së TV-së. Sigurohuni të mos e prekni pjesën transparente, altoparlantin ose zonën e rrjetës së altoparlantit.

- Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të jenë të paktën 2 persona.
- Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-në sipas ilustrimit të mëposhtëm.

- Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni tronditje apo dridhje të tepërta.
- Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos e ktheni nga anët, as mos e anoni majtas apo djathtas.
- Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton përthyerjen/përkuljen e kasës së kornizës, sepse mund të dëmtohet ekrani.

KUJDES
- Kur ta mbani televizorin, bëni kujdes që të mos ta dëmtoni butonin e levës së dalë.

Montimi mbi tavolinë
1 Ngrijeni dhe anojeni TV-në mbi tavolinë në pozicionin drejt.
- Lini një hapësirë 10 cm (minimumi) nga muri për ajrosje të përshtatshme.

2 Lidheni kordonin elektrik me një prizë në mur.

KUJDES
- Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të nxehtësisë, sepse kjo mund të shkaktojë zjarr ose dëmtime të tjera.
Sigurimi i TV-së në një mur
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)

1 Futni dhe shtrëngoni bulonat me veshë, ose kapëset dhe bulonat e TV-së në pjesën e pasme të TV-së.
- Nëse në pozicionin e bulonave me veshë janë futur bulona, në fillim hiqni bulonat.
2 Montoni kllapat e murit me bulona në mur.
Përshtatni vendndodhjen e kllapës së murit dhe
bulonave me veshë në pjesën e pasme të TV-së.
3 Lidhini mirë bulonat me veshë dhe kllapat e murit me një litar të fortë.
Sigurohuni që litarin ta mbani horizontalisht me sipërfaqen e sheshtë.

KUJDES
- Sigurohuni që fëmijët të mos ngjiten ose varen në TV.

SHËNIM
- Përdorni një platformë ose mobilje të fortë dhe me gjerësi të mjaftueshme për të mbajtur TV-në.
- Mbërthyeset, bulonat dhe spangot nuk ofrohen. Mund të blini aksesorë të tjerë nga shitësi vendas.
Montimi në mur
Vendosni një kapëse për montim në mur në pjesën e pasme të TV-së dhe instalojeni me kujdes kapësen për montim mbi një mur të fortë pingul me dyshemenë. Kur ta vendosni TV-në në materiale të tjera ndërtimi, ju lutemi kontaktoni personelin e kualifikuar.
LG rekomandon që montimi në mur të kryhet nga një instalues profesionist i kualifikuar.
Rekomandojmë përdorimin e kllapave të montimit në mur të LG-së.
Nëse nuk përdorni kllapa montimi në mur të LG-së, përdorni kllapa montimi në mur ku pajisja fiksohet mirë në mur me hapësirë të mjaftueshme për të lejuar lidhjen me pajisje të jashtme.

Sigurohuni që të përdorni vida dhe kllapa për montim në mur, të cilat përmbushin standardet VESA. Dimensionet standarde për kompletet për montim në mur përshkruhen në tabelën e mëposhtme.
Blerje e veçantë (kapëse për montim në mur)
| Modell 22/24LB45** 28LB45** | ||
| VESA (A x B) 75 x 75 | 100 x 100 | |
| Vidë standarde | M4 x L10 | |
| Numri i vidave | 4 | |
| Kllapa montimi në mur | LSW140 | |

flowchart
graph TD
A["A"] --> B["B"]
A --> C["..."]
B --> D["..."]
C --> E["..."]

KUJDES
- Në fillim shkëputni energjinë dhe pastaj zhvendoseni ose instaloni TV-në. Në të kundërt mund të ndodhë goditje elektrike.
- Nëse e instaloni TV-në në tavan ose në një mur të shtrembër ai mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim të rëndë.
Përdorni vetëm montuese për mur të autorizuara nga LG dhe kontaktoni shitësin vendas ose personelin e kualifikuar. - Mos i shtrëngoni vidat më shumë sec duhet pasi kjo gjë mund të dëmtojë TV-në dhe të mos përfshihet në garanci.
- Përdorni vida dhe montuese për mur, që pëmbushin standardin VESA. Çdo dëm ose lëndim i shkaktuar nga keqpërdorimi ose përdorimi i një aksesori të papërshtatshëm nuk mbulohet nga garancia.
- Gjatësia e vidës nga sipërfaqja e jashtme e kapakut të pasmë duhet të jetë nën 8 mm.
Pllaka për montim në mur


SHËNIM
- Përdorni vidat e përmendura në specifikimet e vidave të standardit VESA.
- Kompleti për montim në mur përfshin një manual instalimi dhe pjesët e nevojshme shtesë.
- Kllapa e montimit në mur është fakultative. Mund të blini aksesorë të tjerë nga shitësi vendas.
- Gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të montueses së murit. Sigurohuni që po përdomi vida me gjatësinë e duhur.
- Për më shumë informacione referojuni manualit të dhënë bashkë me montuesen për mur.
TELEKOMANDA
Përshkrimet në këtë manual bazohen në butonat e telekomandës.
Lexojeni manualin me kujdes dhe përdoreni TV-në siç duhet.
Për të ndërruar bateritë, hapni kapakun e baterisë, ndërroni bateritë (1,5 V AAA) duke përshtatur
skajet + dhe sipas etiketës brenda dhomëzës dhe mbylleni kapakun e baterisë.
Për t'i hequr bateritë, bëni të kundërtën.


- Mos përdorni bashkë bateri të reja me të vjetra, pasi mund të dëmtoni telekomandën.
Sigurohuni që ta drejtoni telekomandën drejt sensorit të telekomandës në TV.


SHËNIM
- Në programin MHEG nuk mund ta rregulloni dritën e sfondit me butonin e verdhë apo të kaltër.
PARAMETRAT
Konfigurimi automatik i programeve
SETTINGS → KONFIGURIMI → Akordimi i audios
Sinkronizon automatikisht programet.
- Nëse Burimi i hyrjes nuk është lidhur saktë, regjistrimi i programit mund të mos funksionojë.
- Akordimi i audios gjen vetëm programet që transmetohen në atë moment.
- Nëse aktivizohet opsioni Kyç sistemin, do të shfaqet një dritare që do të kërkojë fjalëkalimin.
Për rregullimin e figurës me opsonin Picture Wizard
SETTINGS → FIGURA → Picture Wizard III
[Në varësi të modelit]
Kalibron dhe rregullon për cilësi optimale figure duke përdorur telekomandën dhe Picture Wizard pa pasur nevoje te perdorni pajisje te shtrenjta apo ndihme nga specialistet.
Për të zgjedhur regjimin e pamjes
SETTINGS → FIGURA → Regjimi i pamjes
Per te zgjedhur pamje te optimizuar ne varesi te te mjedisit te shikimit ose programit.
- I gjallë : Ngre kontrastin, shkëlqimin dhe qartësinë për të shfaqur figura të gjalla.
- Standard : Shfaq figurat në nivele standarde të kontrastit, shkëlqimit dhe qartësisë.
- Eco/APS : [Në varësi të modelit] Funksioni Kursyesi i energjisë ndryshon cilësimet në televizor për të reduktuar konsumin e energjisë.
- Kinema / Lojë : Jep figurë optimale për filma, lojëra dhe foto (pamje e palëvizshme).
- Sporte : Optimizon figurën e videos për aksionet e larta dhe dinamike duke theksuar ngjyrat kryesore si të bardhën, ngjyrën e barit ose blunë e qiellit.
- Isf Ekspert 1,2 : Meny për rregullimin e cilësisë së figurës që i mundëson ekspertëve dhe amatorëve të kenë pamjen më të mirë në televizor. Kjo është menyja e rregullimit që ofrohet për profesionistët e certifikuar nga ISF-ja për sintonizimin e figurës. (Logoja ISF mund të përdoret vetëm në televizorët e certifikuar nga ISF-ja.) ISFccc: Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga Imaging Science Foundation (Fondacioni i Shkencës së Imazherisë)
- Në varësi të sinjalit hyrës, gama e disponueshme e opsioneve te paraqitjes mund të ndryshojë.
- ijf Modaliteti ekspert është për profesionistët e sintonizimit të figurës që të kontrollojnë dhe të sintonizojnë duke përdorur një figurë të caktuar. Për figura normale, efektet mund të mos jenë shumë të ndjeshme.
- Funksioni ISF disponohet vetëm në disa modele.
Për të caktuar kontrollin e avancuar
SETTINGS ⇒ FIGURA ⇒ Regjimi i pamjes ⇒ Kontrolli i avancuar / Kontrolli ekspert
Kalibron ekranin për çdo opsion pamjeje ose rregullon cilësimet e figurës për ekran të veçantë. Fillimisht zgjidhni Regjimin e pamjes sipas dëshirës.
- Kontrasti dinamik : Rregullon kontrastin në nivel optimal sipas ndriçimit të figurës.
- Ngjyra dinamike : Rregullon ngjyrat për ta shfaqur figurën në ngjyra më natyrale.
- Ngjyra e veshjes : Cakton veçmas spektrin e ngjyrës së veshjes për ta aplikuar ngjyrën e veshjes sipas përcaktimit të përdoruesit.
- Ngjyrë Qielli : Ngjyra e qiellit caktohet veçmas.
- Ngjyrë Barl: Spektri natyral i ngjyrës (lëndina, kodra etj.) mund të caktohet veçmas.
- Gama : Cakton kurbën e gradimit sipas daljes së sinjalit të figurës në lidhje me sinjalin hyrës.
- Diapazoni i ngjyrave : Zgjedh diapazonin e ngjyrave gë mund të shfagen.
- Rritësi anësor : Shfaq anë më të pastra dhe më të dallueshme, por gjithsesi natyrale të videos.
- Modeli ekspert : [Në varësi të modelit] Modelet e përdorura për rregullimin ekspert
- Filtri i ngjyrave : Filtron një spektër specifik të ngjyrave në ngjyra RGB për të sintonizuar me saktësi ngopjen e ngjyrave dhe ngjyrimin.
- Temperatura e ngjyrës : Rregullon tonalitetin e përgjithshëm të ekranit sipas dëshirës. Në modalitetin Ekspert, sintonizimi mund të caktohet përmes metodës Gama etj.
- Sistemi i menaxhimit të ngjyrave : Ky është sistemi që përdorin ekspertët kur rregullojnë ngjyrën me një model testimi. Ata mund të zgjedhin nga gjashtë zona ngjyrash (E kuqe / Jeshile / Blu / E kaltër në të gjelbër / E purpurt / E verdhë) pa ndikuar ngjyrat e tjera. Për figura normale, rregullimet mund të mos rezultojnë në ndryshime të ndjeshme të ngjyrave.
- Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Për të caktuar opzione shtesë të figurës
SETTINGS → FIGURA → Regjimi i pamjes → Opsioni i Figurës
[Në varësi të modelit]
Rregullon vlerat e imazheve deri ne detaje.
- Reduktimi i zhurmës : Eliminon zhurmën në figurë.
- Pakësim i Zhurmës MPEG : Eliminon zhurmën e krijuar gjatë knijimit të sinjaleve të figurës dixhitale.
- Niveli i zi : Rregullon ndriçimin dhe kontrastin e ekranit për t'iu përshtatur nivelit të zi të figurës hyrëse duke përdorur të zezën (nivelin e zi) e ekranit.
- Kinema e vërtetë : Ndihmon në mbajtjen e ekranit në gjendje optimale.
- Kujdesi për sytë nga lëvizja / Kursim energjie SUPER: [Në varësi të shtetit] Kursen energji duke rregulluar ndriçimin në lidhje me lëvizjen e figurës në ekran.
- Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Perdorimi i TruMotion
[Në varësi të modelit]
Ndreq pamjet për të shfaqur një lëvizje më të shtruar të sekuencave.
- E butë: De-judder / De-blur funksionon në shkallë më të lartë në opsionin automatik.
- Pastroni: De-judder / De-blur funksionon në shkallë mesatare në opsionin automatik.
- Përdoruesi : De-judder/De-blur mund të caktohen manualisht.
De-judder: Ky funksion eliminon lëkundjet ose dridhjet e përdoruesit.
De-blur: Ky funksion rregullon dhe heq turbullimin e figurës.
Automatik nënkupton që shkalla e dridhjes dhe e turbullimit që varet nga gjendja e videos në hyrje kontrollohet nga opsioni TruMotion.
Për të përdorur funksionin Kursimi i energjisë
SETTINGS ⇒ FIGURA ⇒ Kursimi i energjisë
Kursen energjinë elektrike duke rregulluar shkëlqimin e ekranit.
- Automatik : [Në varësi të modelit]
Sensori i televizorit dikton ndriçimin e mjedisit dhe rregullon automatikisht ndriçimin e ekranit.
• Joaktiv : Çaktivizon Kursimin e energjisë. - Minimum / Mesatare / Maksimum : Zbaton Kursimin e paracaktuar të energjisë.
- Video pa zë : Ekrani fiket dhe dëgjohet vetëm zëri. Shtypni cilindo buton në telekomandë përveç butonit të energjisë për ta rindezur ekranin.
Përdorimi i Altoparlantit të TV
[Në varësi të modelit]
Zëri del nëpërmjet altoparlantit të TV-së.
Përdorimi i Altoparlantit të jashtëm
SETTINGS ⇔ AUDIO ⇔ Dalja e zërit ⇔ Altoparlanti i Jashtëm (Optik)
[Në varësi të modelit]
Zëri del nëpërmjet altoparlantit të lidhur me portën optike.
• Mundesohet opzioni SimpLink.
Perdorimi I bokseve
SETTINGS →AUDIO →Dalja e zërit →Altoparlanti i Jashtëm (Optik) →Dalja e Tingullit Dixhital
[Në varësi të modelit]
Vendos Daljen e audios dixhitale.
| Elementi | Hyrja e audios | Dalja e audios dixhltale |
| Auto | MPEGDolby DigitalDolby Digital PlusHE-AAC | PCMDolby DigitalDolby DigitalDolby Digital |
| PCM All | PCM |
Për t'u lidhur dhe për të përdorur pajisje audio LG
SETTINGS ⇔ AUDIO ⇔ Dalja e zërit ⇔ Sinkronizim i zërit LG (optik)
[Në varësi të modelit]
Lidhni pajisjen audio LG me logo ^30 në folenë e daljes dixhitale optike audio.
Pajisja audio LG mundëson dëgjimin me lehtësi të një audioje të pasur e të fuqishme.
Përdorimi i KUFJEVE
[Në varësi të modelit]
Zëri del nëpërmjet kufjeve të lidhura me portën e kufjeve të veshit/kufjeve të kokës.
Për të sinkronizuar audion dhe videon
SETTINGS ⇔ AUDIO ⇔ Sink. AV Rreg.
[Në varësi të modelit]
Sinkronizon menjëherë videoon dhe audion kur nuk përputhen.
- Nëse vendosni Sink. AV Rreg. në Aktiv, mund të rregulloni daljen e tingullit (altoparlantët e TV-së ose SPDIF) me imazhin në ekran.
Perdorimi i SimpLink
[Në varësi të modelit]
SIMPLINK éshtë një veçori që mundëson komandimin e shumë pajisjeve multimedia në mënyrë komode duke përdorur vetëm telekomandën e televizorit nëpërmjet menysë SIMPLINK.
1 Lidhni terminalin HDMI IN të televizori dhe terminalit e daljes HDMI të pajisjes SIMPLINK me anë të një kabloje HDMI. • [Në varësi të shtetit] Për njësi kinemaje në shtëpi me funksion SIMPLINK, lidhni terminalet HDMI si më lart dhe përdomi kablo optike për të lidhur daljen dixhitale optike të audios nga televizori te hyrja dixhitale optike e audios e pajisjes SIMPLINK.
2 Zgjidh INPUT(OPTION) →SimpLink. Do të shfaqet dritarja e menysë SIMPLINK.
3 Në dritaren e Cilësimit SIMPLINK, cakton funksionin SIMPLINK në Aktiv.
4 Në dritaren e menysë SIMPLINK, zgjedh pajisjen gë dëshironi të kontrolloni.
- Ky funksion përputhet vetëm me pajisje me logon SIMPLINK. Verifikoni nëse pajisja e jashtme ka logo SIMPLINK. - Për të përdorur funksionin SIMPLINK, duhet të përdorni kabillo HDMI® shpejtësie të lartë (me veçorinë CEC (kontroll elektronik për konsumatorin) të shtuar). Kabllot HDMI® të shpejtësisë së lartë e kanë kunjin nr. 13 të lidhur për shkëmbim informacioni midis pajisjeve.
- Nëse kaloni në hyrje tjetër, pajisja SIMPLINK do të ndalojë.
- Nëse përdoret një pajisje e tretë me funksion HDMI-CEC pajisja SIMPLINK mund të mos punojë siç duhet.
- [Në varësi të modelit] Nëse zgjidhni ose luani media nga një pajisje me funksione kinemaje në shtëpi, lidhet automatikisht Altoparlanti HT(Altoparlanti). Sigurohuni ta lidhni me kabllo optlike (shitet veçmas) për të përdorur funksionin Altoparlanti HT(Altoparlanti).
Përshkrimi i funksionit SIMPLINK
- Luajtje e drejtpërdrejtë : Luan në mënyrë të menjëhershme pajisjen multimedia në televiz
- Zgjidhni pajisjen multimedia : Zgjedh pajisjen e dëshiruar nga komanda e menysë SIMPLINK për ta komanduar në mënyrë të menjëhershme nga ekrani i televizorit.
- Luajtja e disqeve : Menaxhon pajisjen multimedia me anë të telekomandës së televizorit.
- Fikni të gjitha pajisjet : Kur e fikni TV-në, fiken të gjitha pajisjet e lidhura.
- Ndezja e sinkronizuar : Kur pajisja me funksionin SIMPLINK që është lidhur me terminalin HDMI fillon të luajë, TV-ja ndizet automatikisht.
- Altoparlanti : [Në varësi të modelit] Zgjidhni altoparlantin ose në njësinë e kinemasë në shtëpi ose në televizor.
Për të caktuar fjalëkalimin
SETTINGS ⇒ KYÇ ⇒ Vendos fjalëkalim
Cakton ose ndryshon fjalëkalimin e televizorit. Fjalëkalimi fillestar caktohet në '0000'.
Kur zgjidhet Franca tek Shteti, fjalëkalimi nuk është '0000', por '1234'. Kur zgjidhet Franca tek Shteti, fjalëkalimi nuk mund të vendoset si '0000'.
Per te percaktuar vlerat fillestare si ne fabrike
SETTINGS → OPSION → Rivendos si në fabrikë
I gjithë informacioni i ruajtur është fshirë dhe cilësimet e televizorit janë rivendosur.
TV do te fiket dhe do te ndizet vete, dhe me pas te gjitha vlerat jane te ripercaktuara.
- Kur është aktiv Kyç sistemin shfaqet një dritare që kërkon për fjalëkalim.
• Mos e fikni pajisjen gjatë nisjes.
Për të hequr pajisjen USB
Q.MENU →Pajisja USB
Zgjidhni pajisjen e memories USB që dëshironi të hiqni. Shkëputeni pajisjen nga televizori kur shikoni mesazh se pajisja USB është hequr.
- Pasi pajisja USB është zgjedhur për t'u hequr, nuk mund të lexohet më prej saj. Hiqni pajisjen e memories USB dhe në vijim rilidheni.
Paralajmerim i perdorimit te pajisjes se memories USB
- Nëse pajisja e memories USB ka program të integruar për njohje ose përdor drejtues të vetin, mund të mos funksionojë.
- Disa pajisje memorieje USB mund të mos punojnë ose të punojnë në mënyrë jo të saktë.
- Përdorni vetëm pajisje memorieje USB të formatuara me sistem skedarësh Windows FAT32 ose NTFS.
- Për HDD USB të jashtme, këshillohet të përdomi pajisje me voltazh të matur në deri 5 V dhe në më pak se 500 mA.
- Këshillohet të përdorni memorie USB prej 32 gb a më pak dhe HDD USB prej 1 tb a më pak.
- Nëse keni HDD USB me funksion kursimi energjie që nuk punon siç duhet, provoni ta rindizni. Për më shumë informacione, drejtojuni manualit të përdorimit të HDD-së USB.
- Tê dhënat në pajisjen e memories USB mund të dëmtohen, ndaj sigurohuni të rezervoni skedarët e rëndësishëm në pajisje të tjera. Mirëmbaitja e të dhënave është përgjegjësi e përdoruesit dhe prodhuesi nuk mban përgjegjësi për humbje të të dhënave.
Skedaret suportues te medias
- Shpejtësia maksimale e transferimit të të dhënave: 20 Mbps (megabit për sekondë)
- Formatet e jashtme të mbështetura të titrave: *.srt (SubRip), *.smi (SAMI), *.sub (SubViewer, MicroDVD, DVDsubtitleSystem, SubIdx(Vobsub)), *.ass/*.ssa (SubStation Alpha), *.txt (TMplayer), *.psb (PowerDivX)
- Formatet e brendshme të mbështetura të titrave: XSUB (mbështet titrat e brendshme që krijohen nga DivX6)
Formatet video te suportuara
- Maksimumi: 1920 x 1080 @30p (vetëm Motion JPEG 640 x 480 @ 30p)
- .asf, .wmv [Video] MPEG-2, MPEG-4 Part2, DivX3.11, DivX4, DivX5, DivX6, XViD, H.264/AVC, VC1(WMV3, WVC1), MP43 [Audio] WMA Standard, WMA9(Pro), MP3, AAC, AC3, MP3, 3D WMV Single Stream.
-
divx, .avi [Video] MPEG-2, MPEG-4 Part2, DivX3.11, DivX4, DivX5, DivX6, XVId, H.264/AVC [Audio] HE-AAC, LPCM, ADPCM, MPEG-1 Layer I, MPEG-1 Layer II, Dolby Digital, MPEG-1 Layer III (MP3), *DTS
-
.ts, .trp, .tp, .mts, .m2ts [Video] H.264/AVC, MPEG-2, AVS, VC1 [Audio] MPEG-1 Layer I, MPEG-1 Layer II, MPEG-1 Layer III (MP3), Dolby Digital, Dolby Digital Plus, AAC, HE-AAC, *DTS
• .vob [Video] MPEG-1, MPEG-2 [Audio] Dolby Digital, MPEG-1 Layer I, MPEG-1 Layer II, DVD-LPCM - .mp4, .m4v, .mov [Video] MPEG-2, MPEG-4 Part2, DivX3.11, DivX4, DivX5, DivX6, XVID, H.264/AVC [Audio] AAC, MPEG-1 Layer III (MP3), *DTS
- .mkv
[Video] MPEG-2, MPEG-4 Part2, DivX3.11, DivX4, DivX5, DivX6, XVID, H.264/AVC [Audio] HE-AAC, Dolby Digital, MPEG-1 Layer III (MP3), *DTS, LPCM
• motion JPEG [Video] MJPEG [Audio] LPCM, ADPCM - .mpg, .mpeg, .mpe [Video] MPEG-1, MPEG-2 [Audio] MPEG-1 Layer I, MPEG-1 Layer II, Dolby Digital, LPCM
- dat
[Video] MPEG-1, MPEG-2
[Audio] MP2
• flv [Video] Sorenson H.263, H.264/AVC [Audio] MP3, AAC, HE-AAC
• *rm, *rmvb [Video] RV30, RV40 [Audio] Dolby Digital, AAC, HE-AAC, RA6(Cook)
• 3gp, 3gp2 [Video] H.264/AVC, MPEG-4 Part2 [Audio] AAC, AMR(NB/WB)
• *DTS / *rm / *rmvb : Në varësi të modelit
Formatet auadio te suportuara
- Lloji i skedarit : mp3 [Shpejtësia e bitëve] 32 Kbps - 320 Kbps [Frek. e modelit] 16 kHz - 48 kHz [Mbështletja] MPEG1, MPEG2, Layer2, Layer3
- Lloji i skedarit : AAC [Shpejtësia e bitëve] Format i lirë [Frek. e modelit] 8 kHz \~ 48 kHz [Mbështetja] ADIF, ADTS
- Lloji i skedarit : M4A [Shpejtësia e bitëve] Format i lirë [Frek. e modelit] 8 kHz \~ 48 kHz [Mbështetja] MPEG-4


- Lloji i skedarit : WMA [Shpejtësia e bitëve] 128 Kbps \~ 320 Kbps [Frek. e modelit] 8 kHz \~ 48 kHz [Mbështetja] WMA7, WMA8, WMA9 Standard
- Lloji i skedarit : WMA [Shpejtësia e bitëve] \~ 768 Kbps [Frek. e kanalit / modelit] M0: deri në 2-kanalësh @ 48 kH; (Përveç regjimit LBR), M1: deri në 5.1-kanalësh @ 48 k M2: deri në 5.1-kanalësh @ 96 k [Mbështetja] WMA 10 Pro
- Lloji i skedarit : OGG [Shpejlësia e bitëve] Format i lirë [Frek. e modelit] 8kHz \~ 48 kHz [Mbështetja] OGG Vorvis
Formatet foto te suportuara
- Kategoria : 2D (jpeg, jpg, jpe) [Lloji i disponueshëm i skedarit] SOF0: Baseline, SOF1: Zgjerim i sekuencialit, SOF2: Progresive [Përmasa e fotos] Minimum: 64 x 64, Maksimum: Lloji normal: 15360 (Gjer.) x 8640 (Lar.), Lloji progresiv: 1920 (Gjer.) x 1440 (Lar.
- Kategoria : BMP [Përmasa e fotos] Minimumi: 64 x 64, Maksimumi: 9600 x 6400
- Kategoria : PNG [Lloji i disponueshëm i skedarit] I ndërthurur, jo-i ndërthurur [Përmasa e fotos] Minimumi: 64 x 64, Maksimumi: i alternuar: 1200 x 800, jo i alternuar: 9600 x 6400
- Skedarët e formatit BMP dhe PNG mund të jenë më të ngadaltë në shfaqje se sa ato JPEG.
PËR TË PARË MANUALIN NË INTERNET
Për të marrë informacion të detajuar nga udhëzuesi i përdorimit, vizitoni www.lg.com.
MIRËMBAJTJA
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur performancën më të mirë dhe për të rritur jetëgjatësinë e produktit.

KUJDES
- Sigurohuni që fillimisht të fikni televizorin dhe të hiqni kabllon elektrike dhe të gjitha kabllot e tjera.
- Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqni kabllon elektrike nga priza në mur për të shmangur dëmtimet e mundshme nga rufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së dhe mbështetësja
- Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të thatë, të pastër dhe të butë.
- Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të pastër ose me detergjent të holluar. Më pas fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.

KUJDES
- Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
- Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt të fortë, sepse mund të gërvishtë ekranin dhe të krijojë deformime të figurës.
- Mos përdorni kimikate, sepse mund të dëmtojnë ekranin.
- Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Kordoni elektrik
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga papastërtitë dhe nga pluhuri që mblidhet aty.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
| Problemi Zgjidhja | |
| Televizori nuk mund të kontrollohet nga telekomanda. | Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe telekomandës.Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë instaluar siç duhet (⊕ në +nê).⊖ |
| Nuk nxjerr as figurë as zë. | Kontrolloni nëse produkti është ndezur.Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur produkte të tjera. |
| Televizori fiket papritmas. | Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë ndërprerë rryma.Kontrolloni nëse veçoriaGatishëri Automat.(Në varësi të modelit)/Koha e fikjes /Kohëmatësi i fikjesështë aktivizuar në cilësimet KOHA.Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të fiket automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive. |
| Kur lidheni me PC-në (HDMI/DVI), afishohen mesazhet "S'ka sinjal" ose "Format i pavlefshëm". | Fikni/ndizni TV-në me anë të telekomandës.Rilidhni kabllon HDMI.Rindizni PC-në me TV-në e ndezur. |

LG
Life's Good










