FERROLI

Sun P N - Tigan FERROLI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sun P N FERROLI në format PDF.

📄 28 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice FERROLI Sun P N - page 4
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Sun P N FERROLI

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tigan në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sun P N - FERROLI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sun P N e markës FERROLI.

MANUAL I PËRDORUESIT Sun P N FERROLI

  • Lexoni me kujdes paralajmërimet që përmban kjo broshurë udhëzimesh, pasi përmbajnë informacione të rëndësishme lidhur me sigurinë e instalimit, përdorimin dhe mirëmbajtjen.
  • Broshura e udhëzimeve është pjesë integrale dhe thelbësore e produktit dhe duhet të ruhet nga përdoruesi me kujdes për çdo këshillim të mëtejshëm.
  • Nëse pajisja duhet të shitet ose të transferohet tek një pronar tjetër ose nëse duhet të transferoni banesë, sigurohuni gjithmonë që broshura të shoqërojë kal-dajën në mënyrë që të mund të këshillohet nga pronari i ri dhe/ose nga instaluesi.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhen në përputhje me normat në fuqi, sipas udhëzimeve të ndërtuesit dhe duhet të zbatohen nga persona të kualifikuar profesionalisht.
  • Një instalim i gabuar ose një mirëmbajtje jo e mirë, mund të shkaktojnë dëme tek personat, kafshët ose sendet. Përjashtohet çfarëdolloj përgjegjësie e ndër-tuesit për dëmet e shkaktuara nga gabime në instalim dhe në përdorim si dhe për shkak të mosrespektimit të udhëzimeve të dhëna nga vetë ndërtuesi.
  • Përpara se të kryeni çfarëdolloj procesi pastrimi ose mirëmbajtjeje, nxirreni pajisjen nga rrjeti i ushqimit përmes çelësit të impiantit dhe/ose përmes organeve të posaçëm ndërprerës.
  • Në rast defekti dhe/ose keqfunksionimi të pajisjes, çaktivizojeni duke mos ndërmarrë asnjë veprim riparimi ose ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë. Drejtojuni vetëm personave të kualifikuar profesionalisht. Riparimizëvendësimi i produkteve duhet të kryhet vetëm nga

persona të kualifikuar profesionalisht, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Nëse nuk respektohet sa më sipër, mund të rrezikohet siguria e pajisjes.

  • Për të garantuar një funksionim të mirë të pajisjes është e nevojshme të kryhet një mirëmbajtje periodike nga persona të kualifikuar.
  • Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për qëllimin e parashikuar shprehimisht. Çdo përdorim tjetër do të konsiderohet i papërshtatshëm dhe si rrjedhojë i rrezikshëm.
  • Pasi të keni hequr ambalazhin, sigurohuni për integritetin e përmbajtjes. Elementët e ambalazhimit nuk duhet të lihen në dispozicion të fëmijëve, pasi përbëjnë burime të mundshme rreziku.
  • Pajisja nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike, ndjesore ose mendore të kufizuara, ose me mungesë përvoje ose njohurish, për sa kohë nuk kanë mundur të përfitojnë përmes ndërmjetësimit të një personi përgjegjës për sigurinë e tyre, mbikëqyrjes së sigurisë së tyre ose udhëzimeve që lidhen me përdorimin e pajisjes.
  • Në rast dyshimi, mos e përdorni pajisjen dhe drejtoju-ni furnizuesit.
  • Mënjanimi i pajisjes dhe i aksesorëve duhet të kryhet si duhet, në përputhje me normat në fuqi.
  • Figurat e paraqitura në këtë manual janë një prezantim i thjeshtuar i produktit. Në këtë manual, mund të ketë ndryshime të lehta dhe jo thelbësore me produktin e marrë në dorëzim.
Ky simbol do të thotë "Kujdes" dhe është vendosur në gjithë paralajmërimet që lidhen me sigurinë. Lutemi përmbajuni me përpikëri këtyre udhëzimeve, për të shmangur rreziqe dhe dëme tek personat, kafshët dhe sendet.
Lutemi përmbajuni me përpikëri këtyre udhëzimeve, për të shmangur rreziqe dhe dëme tek personat, kafshët dhe sendet.

FERROLI Sun P N - 1

Shenja CE vörteton që produktet përmbushin kushtet themelore të direktivave përkatëse në fuqi..

Deklaratën e konformitetit mund t'ia kërkoni prodhuesit.

1 Udhëzime për përdorimin....4

1.1 Prezantim 4
1.2 Paneli i kontrollit 4
1.3 Ndezja dhe fikja....5
1.4 Rregullimet 6
1.5 Udhëzime për funksionimin 12

2 Instalimi 13

2.1 Udhëzime të përgjithshme....13
2.2 Instalimi në kaldajë....13
2.3 Lidhjet elektrike 16
2.4 Ushqimi me karburant 16
2.5 Lidhja me një bojler të jashtëm për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar....17

3 Shërbimi dhe mirëmbajtja....19

3.1 Vënia në punë 19
3.2 Mirëmbajtja....20
3.3 Zgjidhja e problemeve 22

4.1 Dimensionet 23
4.2 Pamja e përgjithshme dhe komponentët kryesorë 24
4.3 Tabela e të dhënave teknike 24
4.4 Skema elektrike 25

1. Udhëzime për përdorimin

1.1 Prezantim

I nderuar Klient,

Ju falënderojmë që keni zgjedhur SUN P N, një djegës FERROLI me konceptim të avancuar, teknologji të përparuar, besueshmëri të lartë dhe cilësi të lartë ndërtimi.

SUN P N është një djegës ashklash, kompaktësia e lartë dhe dizajni origjinal i të cilit e bëjnë të përshtatshëm për përdorimin në pjesën më të madhe të kaldajave për djegien e lëndëve të ngurta që gjendjen në treg aktualisht. Kujdesi në projektimin dhe në prodhimin industrial ka mundësuar përftimin e një makinerie të ekuilibruar, me rendiment të lartë, përqindje të ulët emetimesh të CO dhe NOx dhe me një flakë shumë të heshtur.

Djegësi është i projektuar për t'u lidhur me një ngrohës të jashtëm të ujit të ngrohtë sanitar (opsional). Në këtë manual të gjithë funksionet që lidhen me prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar janë aktivë vetëm me ngrohësin e ujit sanitar opsi- nal, të lidhur sîç tregohet në cap. 2.5.

1.2 Paneli i kontrollit

Paneli

143a3b 6 88.8 R 2 5 7

8 9 1 0

fig. 1 - Paneli i kontrollit

1 Treguesi i funksionimit të ngrohjes
2 Treguesi i anomalive
3a Treguesi i djegësit të ndezur
3b Treguesi i anomalisë së bllokimit
4 Treguesi shumëfunksional
5 Kërkesa e ngarkimit të ashklave, në proces
6 Treguesi i funksionimit sanitar
7 Kërkesa e ngarkimit të impiantit
8 Butoni On/Off - Dërgimi - Rivendosja
9 Butoni i përzgjedhjes së parametrave

10 Butoni i përzgjedhjes së parametrave - Funksioni i ngarkimit të ashklave

11 Butoni i informacioneve - Hyrja në Menu

Treguesi gjatë funksionimit

Ngrohja

Kërkesa për ngrohje (e gjeneruar nga Kontakti i kërkesës, termostati i ambientit ose telekomandimi kronometrik) shfaqet nga momenti i aktivizimit të radiatorit (pjesa 1 - fig. 1).

Ekrani shumëfunksional (pjesa 4 - fig. 1) shfaq temperaturën e sensorit të ngrohjes dhe gjatë kohës së pritjes së ngrohjes, mbishkrimin "d2".

"70°C " d2

fig. 2

Sanitar

Kërkesa sanitare (e gjeneruar nga marrja e ujit të ngrohtë sanitar) shfaqet nga aktivizimi i rubinetit (pjesa 6 - fig. 1).

Ekrani shumëfunksional (pjesa 4 - fig. 1) shfaq temperaturën e sensorit sanitar dhe gjatë kohës së pritjes së procesit sanitar, mbishkrimin "d1".

55°C d1

fig. 3

1.3 Ndezja dhe fikja

Djegës pa ushqim elektrik

FERROLI Sun P N - Ndezja dhe fikja - 1

fig. 4 - Djegës pa ushqim elektrik

FERROLI Sun P N - Ndezja dhe fikja - 2

Duke shkëputur ushqimin elektrik dhe/ose gazin në aparat, sistemi kundër ngricës nuk funksionon. Për ndër-prerje të gjata gjatë periudhës së dimrit, për të shmangur dëme si pasojë e ngricës, këshillohet të shkarkoni gjithë ujin nga kaldaja, atë sanitar dhe atë të impiantit, ose të shkarkoni vetëm ujin sanitar dhe të fusni lëndën e posaçme antifriz në impiantin e ngrohjes, sipas rekomandimit në sez. 1.3.

Ndezja e djegësit

Ushqimi elektrik i djegësit.

FERROLI Sun P N - Ndezja e djegësit - 1

FERROLI Sun P N - Ndezja e djegësit - 2

FERROLI Sun P N - Ndezja e djegësit - 3

  • Për 180 sekondat e ardhshme, në ekran shfaqet 0/FH, i cili identifikon ciklin e shfryrjes së ajrit nga impianti i ngrohjes.
  • Gjatë 10 sekondave, ekrani shfaq edhe versionin e softuerit të skedave (A = Ekrani i versionit të softuerit të skedës / B = Versioni i softuerit të gendrës së kontrollit).
  • Pasi fiket mbishkrimi FH, djegësi është gati për të funksionuar automatikisht çdo herë që ekziston një kërkesë në termostatin e ambientit.

Fikja e djegësit

Shtypni butonin on/off (pjesa 8 - fig.1) për 5 sekonda.

FERROLI Sun P N - Fikja e djegësit - 1

Kur pajisja fiket, skeda elektronike vazhdon të ushqehet me energji elektrike. Funksioni sanitar dhe ngrohës është çaktivizuar. Mbetet aktiv sistemi kundër ngrirjes. Për të rindezur pajisjen, shtypni sërish butonin on/off (pjesa 8 - fig.1) për 5 sekonda.

Pajisja do të jetë menjëherë gati për funksionim, sa herë të ketë përdorim uji të ngrohtë sanitar ose sa herë të ketë kërkesë për ngrohje (e gjeneruar nga Termostati i Ambientit ose nga Telekomanda e Kronometruar).

1.4 Rregullimet

Për të hyrë në menunë e rregullimeve të përdoruesit, do të jetë e nevojshme të shtypni butonin (pjesa 11 - fig. 1). Ka 7 parametra të disponueshëm dhe informacione që shfaqen me germën “u”.

Tabella. 1

ParametratPërshkrimi i rregullimeve të përdoruesitDiapazoniStandard
u01 Temperatura e rregullimit të ngrohjes 30-80°C 80°C
u02 Temperatura e rregullimit sanitar 10-65°C 65°C
u03 Zgjedhja verë/dimër 0 = Verë1 = Dimër1 = Dimër
u04 Zgjedhja e regjimit ekonomik/komod 0 = Ekonomik1 = Komod0 = Ekonomik
u05 Fuqia maksimale e djegësit 1=Min., 5=Maks.3
u06Metodologjia e funksionimit të djegësit0=kontakti i kërkesës, 1, 20=kontakti i kërkesës
u07Fuqia e djegësit (Hapi) dhe gjendja e Flakës0-6-

Duke shtypur butonin Info do të mund të lundroni nëpër listën e rregullimeve të përdoruesit, vetëm në rend rritës, deri sa të dilni nga vetë menuja.

Rregullimi i temperaturës së ngrohjes

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të dalë parametri u01 i menusë së rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e parametrit u01.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të ndryshuar temperaturën nga një minimum prej 30°C në një maksimum prej 85°C.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të dilni tek vetë menuja.

Rregullimi i temperaturës së ujit sanitar

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u02 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e parametrit u02.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të ndryshuar temperaturën nga një minimum prej 10°C në një maksimum prej 65°C.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të dilni tek vetë menuja.

Ndërrim i modalitetit verë/dimër

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u03 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e parametrit u03.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të rregulluar regjimin e verës (0) ose regjimin e dimrit (1).

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të dilni tek vetë menuja.

Zgjedhja e regjimit EKONOMIK/KOMOD

Ngrohja/ruajtja e temperaturës së ngrohësit (komod) mund të përjashtohet nga përdoruesi.

Në rast përjashtimi (ekonomik) nuk do të ketë furnizim me ujë të ngrohtë sanitar.

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u04 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e parametrit u04.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të rregulluar regjimin ekonomik (0) ose atë komod(1).

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) për të dalë nga vetë menuja.

Fuqia maksimale e djegësit

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u05 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e fuqisë maksimale.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të ndryshuar fuqinë maksimale 1 (hapi minimal) me 5 (hapi maksimal).

Tabella. 2 Fuqia maksimale e djegësit

Vlera e parametrit SUN P7 NFuqia - kWSUN P12 NFuqia - kW
1 14 30
2 20 36
3 25 41
4 30 48
5 34 55

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) për të dalë nga vetë menuja

Metodologjia e funksionimit të djegësit

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u06 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): do të shfaqet vlera aktuale e parametrit u06.

Veproni me butonat (pjesa 9 dhe 10 - fig. 1) për të ndryshuar metodologjinë e funksionimit:

  • u06=0 (standard): Aktivizimi i djegësit me kontakt körkese (230Vac) ose me kontakt të termostatit të ambientit (i pastër). (Kërkesa e telekomandimit e devijuar).
  • u06=1: Aktivizimi i djegësit me telekomandim ose me kontaktin e kërkesës (230Vac).
  • u06=2: Aktivizimi i djegësit nga telekomandimi dhe me kontaktin e kërkesës (230Vac).

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për të konfirmuar rregullimin.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) për të dalë nga vetë menuja.

Fuqia aktuale e djegësit (Hapi) dhe gjendja e Flakës

Shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) deri sa të shfaqet parametri u07 nga menuja e rregullimeve të përdoruesit.

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1): shfaqet fuqia aktuale e djegësit (Hapi) dhe gjendja e Flakës.

• 1 = Fuqia minimale
- 5 = Fuqia maksimale
- 0/FH = Gjatë para-ventilimit/pas-ventilimit
• 6 = Gjatë pasventilimit2

Shtypni butonin e Fillimit (pjesa 8 - fig. 1) për t'u kthyer në listën e parametrave.

Më pas shtypni butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) për të dalë nga vetë menuja.

Rregullimi i temperaturës së ambientit (me termostat ambienti opsional)

Përmes termostatit të ambientit, rregulloni temperaturën e dëshiruar në brendësi të lokaleve. Në rast se nuk është i pranishëm termostati i ambientit, kaldaja parashikon ruajtjen e temperaturës së impiantit në vlerën e referimit që dërgon impianti.

Rregullimi i temperaturës së ambientit (me telekomandim të kronometruar opsional)

Përmes telekomandimit të kronometruar, rregulloni temperaturën e dëshiruar të ambientit, në brendësi të lokaleve. Djegësi do të rregullojë impiantin e ujit në funksion të temperaturës së kërkuar të ambientit. Sa i përket funksionimit me telekomandim të kronometruar, referojuni manualit përkatës të përdorimit.

Rregullimi i telekomandimit të kronometruar

FERROLI Sun P N - Rregullimi i telekomandimit të kronometruar - 1

Nëse tek djegësi lidhet telekomandimi i kronometruar (opsional) është e nevojshme të rregullohet parametri "u06" (shih sez. "Metodologjia e funksionimit të djegësit" a pag. 8); rregulloret e përshkruara më parë do të trajtohen siç paraqitet në tabella 3.

Tabella. 3

Rregullimi i temperaturës së ngrohjesRregullimi mund të kryhet si nga menuja e telekomandimit të kronometruar, ashtu edhe nga paneli i kontrollit të djegësit.
Rregullimi i temperaturës së ujit sanitarRregullimi mund të kryhet si nga menuja e telekomandimit të kronometruar, ashtu edhe nga paneli i kontrollit të djegësit.
Ndërrim i modalitetit verë/dimërRegjimi i verës ka përparësi mbi kërkesën e ngrohjes së telekomandimit të kronometruar.
Zgjedhja e regjimit Ekonomik/KomodZgjedhja mund të kryhet vetëm nga paneli i kontrollit të djegësit
Fikja e djegësit (off)Fikja (off) mund të vendoset vetëm përmes telekomandimit të kronometruar.

Hyrja në menunë e shërbimit të skedës, kryhet duke shtypur butonin Info (pjesa 11 - fig. 1) për 10 sekonda. Duke shtypur butonat lart/poshtë mund të zgjidhni "tS", "In", "Hi" ose "rE". "tS" nënkupton menunë e parametrave transparente, "In" nënkupton menunë e informacioneve, "Hi" nënkupton menunë e historisë, "rE" nënkupton rikonfigurim të menusë së historisë. Pasi të keni zgjedhur menunë, për të hyrë në të duhet të shtypni butonin Info.

“ts” - menuja e parametrave transparente

Tabella. 4

Telekomandimi Skeda Përshtkrimi i parametrave tran- sparentDiapazoni Standard/SUN P7 NSUN P12 N
01 t01 Funksioni i ngarkimit të ashklave 0=E çaktivizuar1=E aktivizuar0=E çaktivizuar 0=E çaktivizuar
02 t02 Sonda e dërguar0=E çaktivizuar1=E aktivizuar1=E aktivizuar 1=Eaktivizuar
03 t03 Vlerae referimit të ventilatorit në ndezje0-200 Pa 51 Pa 51 Pa
04 t04 Kohae aktivizimit të rrokës në ndezje0-100(1=4 sekonda)8 (32 sekonda) 8 (32 sekonda)
05 t05 Rregullimi i llogaritjes së kohëma-tësit (Vetëm me t18=1 dhe t18=2)0 -100 sekonda5 sekonda5 sekonda
06t06Kohëmatësi i funksionit të rampës0 -255 sekonda150 sekonda150 sekonda
07 t07 Periudha (Koha e aktivizimit + çaktivizimit) të rrokës me regjim0 -50 sekonda15 sekonda12 sekonda
08 t08 Vlerae referimit të ventilatorit me fuqi 10-200 Pa 51 Pa 51 Pa
09 t09 Kohae aktivizimit të rrokës me fuqi 10-100(100=10 sekonda)28 (2.8 sekonda)38 (3.8 sekonda)
10 t10 Vlerae referimit të ventilatorit me fuqi 20-200 Pa 74 Pa 70 Pa
11t11Koha e aktivizimit të rrokës me fuqi 20-100(100=10 sekonda)38 (3.8 sekonda)40 (4.0 sekonda)
12 t12 Vlerae referimit të ventilatorit me fuqi 30-200 Pa120 Pa100 Pa
13 t13 Kohae aktivizimit të rrokës me fuqi 30-100(100=10 sekonda)46 (4.6 sekonda)45 (4.5 sekonda)
14 t14 Vlerae referimit të ventilatorit me fuqi 40-200 Pa150 Pa120 Pa
15 t15 Kohae aktivizimit të rrokës me fuqi 40-100(100=10 sekonda)53 (5.3 sekonda)60 (6.0 sekonda)
16 t16 Vlerae referimit të ventilatorit me fuqi 50-200 Pa170 Pa155 Pa
17 t17 Kohae aktivizimit të rrokës me fuqi 50-100(100=10 sekonda)56 (5.6 sekonda)65 (6.5 sekonda)
18 t18 Zgjedhja e funksionimit të djegësit (Vetëm me t02=1)0=Ndezur/Fikur (On/Off)1=Rregullues2=Rregullues 20=Ndezur/Fikur (On/Off)0=Ndezur/Fikur (On/Off)
19 t19 Kohae pas-ventilimit 20-255(100=10 sekonda)200 (20 sekonda)200 (20 sekonda)
20 t20 Tensioni i fotorezistencës (Vetëm shfaqja)0-50 (50=5Vdc)-- --
21 t21 Funksioni i aktivizimit të rrokës në ndezje0=l/e vazhduar1=Cikli ndezur/fikur (On/Off)0=l/e vazhduar 0=l/e vazhduar
22t22Kufiri i tensionit të fotorezistencës0-100 (100=1Vdc)5050
23 t23 Zgjedhja e tipit të djegësit 1=P7/ECO 3.4 P2=P123=ECO 5.5 P1=P7/ECO 3.4 P2=P12
24P24Zgjedhja e mbrojtjes së presionit të impiantit të ujit0=pa çelës presioni,1=Çelës presioni0=pa çelës presioni0=pa çelës presioni
25P25Zgjedhja e tipit të kaldajës1=Vetëm ngrohja2=Grumbullimi me sondë3=Grumbullimi me sondë4=l menjëhershëm11
TelekomandimiSkedaPërshkrimi i parametrave transparentDiapazoni Standard/SUN P7 NSUN P12 N
26 P26 Temperatura eaktivizimit të pompës së ngrohjes (P25=1)0-80°C 30°C 30°C
Temperatura e aktivizimit të pompës së ngrohjes (P25=2)0-80°C 30°C 30°C
Temperatura e aktivizimit të pompës së ngrohjes (P25=3)0-80°C 30°C 30°C
Temperatura e aktivizimit të pompës së ngrohjes (P25=4)0-80°C 30°C 30°C
27 P27 Pas-qarkullimiPompa e ngrohjes0-20 minuta 6 minuta 6 minuta
28 P28 Koha e pritjes së ngrohjes 0-10 minuta 2 minuta 2minuta
29 P29 Funksionimi i pompës 0=Pas-qarkullimi1=l/e vazhduar0=Pas-qarkullimi 0=Pas-qarkullimi
30 P30 Temperatura efikjes së pompës gjatë pas-qarkullimit (P25=1)0-100°C 35°C 35°C
Temperatura e fikjes së pompës gjatë pas-qarkullimit (P25=2)0-100°C 35°C 35°C
Temperatura e fikjes së pompës gjatë pas-qarkullimit (P25=3)0-100°C 35°C 35°C
Temperatura e fikjes së pompës gjatë pas-qarkullimit (P25=4)0-100°C 35°C 35°C
31 P31 Vlera maksimale e referimit të ngrohjes nga përdoruesi31-90°C 80°C 80°C
32 P32 Asnje funksion (P25=1) -- -- --
Temperatura e aktivizimit të pompës sanitare (P25=2)0-80°C 40°C 40°C
Temperatura e aktivizimit të pompës së ujit sanitar (P25=3)0-80°C 40°C 40°C
Temperatura e aktivizimit të pompës së ujit sanitar (P25=4)0-80°C 40°C 40°C
33 P33 Pas-qarkullimi i pompës së ujit sanitar0-20 minuta 4 minuta 4 minuta
34 P34 Koha e pritjes së ujit sanitar 0-20 minuta 4 minuta4 minuta
35 P35 Vlera maksimale e referimit të ujit sanitar nga përdoruesi (P25=1)-- -- --
Vlera maksimale e referimit të ujit sanitar nga përdoruesi (P25=2)55-65°C 65°C 65°C
Vlera maksimale e referimit të ujit sanitar nga përdoruesi (P25=3)55-65°C 65°C 65°C
Vlera maksimale e referimit të ujit sanitar nga përdoruesi (P25=4)-- -- --
36 P36 Asnje funksion (P25=1) -- -- --
Temperatura e histerezës së aktivizimit të ngrohësit të ujit (P25=2)0-20°C4°C
Temperatura e histerezës së aktivizimit të ngrohësit të ujit (P25=3)0-20°C4°C
Asnje funksion (P25=4) -- -- --
37 P37 Asnje funksion (P25=1) -----
Temperatura e dërgimit të përgatitjes së ngrohësit të ujit (P25=2)70-85°C 80°C 80°C
Temperatura e dërgimit të përgatitjes së ngrohësit të ujit (P25=3)70-85°C 80°C 80°C
Temperatura e rregullimit të dërgimit në regjimin e ujit sanitar (P25=4)50-75°C 55°C 55°C
TelekomandimiSkedaPërshkrimi i parametrave trans-parentDiapazoni Standard/SUN P7 NSUN P12 N
38 P38 Temperatura e aktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=1)0-80°C 0°C 0°C
Temperatura e aktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=2)0-80°C 0°C 0°C
Temperatura e aktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=3)0-80°C 0°C 0°C
Temperatura e aktivizimit të regji-mit komod (P25=4)0-80°C 55°C 55°C
39 P39 Histereza e çaktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=1)0-20°C 5°C 5°C
Histereza e çaktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=2)0-20°C 5°C 5°C
Histereza e çaktivizimit të ndezjes së trupit të kaldajës (P25=3)0-20°C 5°C 5°C
Histereza e çaktivizimit të regjimit komod (P25=4)0-20°C 20°C 20°C
40 P40 Zgjedhja e sensorit të ngrohjes dhe sigurisë0-2 0 0
41 P41 Funksionimi i relesë së daljes i ndryshueshëm (P25=1)0-4 0 0
42 P42 Asnjë funksion (P25=1) -- -- --
Mbrojtja nga legionela (P25=2) 0-7 0 0
Mbrojtja nga legionela (P25=3) 0-7 0 0
Asnjë funksion (P25=4) -- -- --

Duke shtypur butonat lart/poshtë do mund të lundroni nëpër listën e parametrave, përkatësisht në rend rritës ose zbritës. Për të modifikuar vlerën e një parametri, mjafton të shtypni butonin e fillimit në përputhje me vetë parametrin dhe më pas ta modifikoni përmes butonave lart/poshtë: modifikimi do të ruhet automatikisht.

Për t'u kthyer në listën e parametrave mjafton të shtypni butonin e nisjes.

Për t'u kthyer në menunë e shërbimit mjafton të shtypni butonin Info. Shfaqja e menusë së shërbimit nga skeda, realizohet duke shtypur butonin Info për 10 sekonda ose automatikisht pas 15 minutash

"In" - Menuja e informacioneve

Skeda është në gjendja të shfaqë informacionet e mëposhtme:

Indeksi PërshkrimiDiapazoni
t01Sensori NTC i ngrohjes (°C)midis 05 dhe 125 °C
t02Sensori NTC i sigurisë (°C)midis 05 dhe 125 °C
t03Sensori NTC i ngrohësit (°C) (Vetëm me parametrin P25=2, kaldaja e grumbulli-mit)midis 05 dhe 125 °C
Gjendja e çelësit të fluksit (ndezur/fikur) (Vetëm me parametrin P25=4, kaldajë e menjëhershme)Ndezur/Fikur (On/Off)
P04Presioni aktual i impiantit të ujit (bar/10)00-99 bar/10
P05Fuqia e djegësit (Hapi) dhe gjendja e Flakës0-6
P06Presioni aktual i ajrit (Pa)00-255 Pa
P07Vlera e referimit të presionit aktual të ajrit (Pa)00-255 Pa (00 me djegës të fikur)
P08Vlerat e referimit të fikura të presionit aktual të ajrit (Pa)00-255 Pa (00 me djegës të fikur)
C09Rroka (ndezur/fikur)Ndezur/Fikur (On/Off)
F10Tensioni i fotorezistencës0-50

Duke shtypur butonat lart/poshtë do mund të lundroni nëpër listën e informacioneve, përkatësisht në rend rritës ose zbritës. Për të shfaqur vlerën, mjafton të shtypni butonin e fillimit në përputhje me vetë parametrin. Në rast se sensori është i dëmtuar, skeda do të shfaqë viza ndarëse.

Për t'u kthyer në listën e parametrave mjafton të shtypni butonin e nisjes.

Për t'u kthyer në menunë e shërbimit mjafton të shtypni butonin Info. Shfaqja e menusë së shërbimit nga skeda, realizohet duke shtypur butonin Info për 10 sekonda ose automatikisht pas 15 minutash.

"Hi" - Menuja e historisë

Mikroprocesori është në gjendje të memorizojë totalin e orëve me skedë ushqimi (Ht), 10 anomalitë e fundit dhe orët e funksionimit të djegësit (Hb).

E dhëna historike H1 përfaqëson anomalinë më të fundit të verifikuar, ndërsa e dhëna historike H10 përfaqëson anomalinë më pak të fundit të verifikuar. Kodet e anomalive të ruajtura shfaqen edhe në menunë përkatëse të telekomandimit Opentherm.

Duke shtypur butonat lart/poshtë do të jetë e mundur të lundroni nëpër listën e anomalive. Për të shfaqur vlerën, mjafton të shtypni butonin e fillimit në përputhje me vetë parametrin.

Për t'u kthyer në listën e anomalive mjafton të shtypni butonin e nisjes.

Ht Totali i orëve me skedën e ushqyer
H1 Kodi i anomalisë
H2 Kodi i anomalisë
H3 Kodi i anomalisë
H4 Kodi i anomalisë
H5 Kodi i anomalisë
H6 Kodi i anomalisë
H7 Kodi i anomalisë
H8 Kodi i anomalisë
H9 Kodi i anomalisë
H10 Kodi i anomalisë
Hb Orët e funksionim t të djegësit

Për t'u kthyer në menunë e shërbimit mjafton të shtypni butonin Info. Shfaqja e menusë së shërbimit nga skeda, realizohet duke shtypur butonin Info për 10 sekonda ose automatikisht pas 15 minutash.

"rE" - Rikonfigurimi i historisë

Duke shtypur për 3 sekonda butonin e fillimit, do të mund të anuloni gjithë anomalitë e memorizuara në menunë e historisë: skeda do të dalë automatikisht nga menuja e shërbimit, në mënyrë që të konfirmohet veprimi.

Shfaqja e menusë sè shërbimit nga skeda, realizohet duke shtypur butonin Info për 10 sekonda ose automatikisht pas 15 minutash.

1.5 Udhëzime për funksionimin

Funksionimi i djegësit, pasi është instaluar dhe rregulluar si duhet, është plotësisht automatik dhe nuk kërkon asnjë komandë nga ana e përdoruesit. Në rast mungese të lëndës djegëse ose anomalish, djegësi ndalon dhe vetëbllokohet. Këshillohet të kujdeseni për rifurnizimin e lëndës djegëse para se të mbarojë plotësisht, për të shmangur keqfunksionimin e djegësit.

Bëni kujdes që vendi ku është instaluar djegësi, përveçse nuk duhet të ketë objekte ose materiale të ndezshëm, gaze gërryes ose substanca të djegshme, duhet të mos ketë as pluhur. Kjo ndodh pasi pluhuri i shpërhapur nga ventilatori, ngjitet tek fletët e rotorit dhe redukton prurjet e ajrit ose shkakton pengesë të diskut të qëndrueshmërisë së flakës duke ndikuar në rendimentin e saj.

FERROLI Sun P N - Udhëzime për funksionimin - 1

Mos lejoni që djegësi të mos riparohet nga njerëz pa përvojë ose nga fëmijë.

2. Instalimi

2.1 Udhëzime të përgjithshme

Ky aparat duhet të përdoret vetëm për qëllimin e parashikuar qartë.

Ky aparat mund të përdoret në përputhje me karakteristikat dhe veçoritë e saj si dhe me fuqinë e saj termike, gjeneratorët e nxehtësisë për lëndë djegëse të ngurta. Çdo përdorim tjetër konsiderohet i papërshtatshëm dhe rrjedhimit i rrezikshëm. Nuk lejohet të hapni apo riparoni komponentët e aparatit, me përjashtim të pjesëve të parashikuara në proceset e mirëmbajtjes, si dhe të modifikoni aparatin për të ndryshuar veçoritë ose qëllimin e përdorimit.

Nëse djegësi plotësohet edhe me veçori opsonale, pajime ose aksesorë, duhet të përdoren vetëm produkte origjinalë.

FERROLI Sun P N - Udhëzime të përgjithshme - 1

INSTALIMI DHE TARIMI I DJEGÈSIT DUHET TË KRYHET VETËM NGA NJË PERSON I SPECIALIZUAR DHE I KUALIFIKUAR POSAÇËRISHT, DUKE IU PËRMBAJTUR GJITHË UDHËZIMEVE QË NDODHEN NË KËTË MANUAL TEKNIK, DISPOZITAVE LIGJORE NË FUQI, PARASHIKIMEVE TË NORMATIVAVE KOM-BËTARE DHE NORMATIVAVE LOKALE, NËSE KA, SI DHE NË PËRPUTHJE ME GJITHË RREGULLORET TEKNIKE.

2.2 Instalimi në kaldajë

Vendi i instalimit

Vendi brenda të cilit kaldaja dhe djegësi janë instaluar, duhet të ketë hapësira që lidhen me ambientin e jashtëm, siç parashikohet nga normativat në fuqi. Nëse në të njëjtin vend ka disa djegës ose aspiratorë që mund të funksionojnë së bashku, hapësirat e ajrimit duhet të dimensionohen për funksionimin e njëkohshëm të gjithë aparateve.

Vendi i instalimit duhet të mos ketë asnjë objekt apo material të ndezshëm, gaze gërryes, pluhur ose substanca të djegshme, të cilat duke u shpërhapur nga ventilatori, mund të pengojnë tubat e brendshëm të djegësit ose të kokës djegëse. Ambienti duhet të jetë i thatë dhe i paekspozuar në shi, borë apo ngricë.

Fiksojeni djegësin tek dera. Kryeni lidhjet elektrike siç përshkruhet në cap. 4.4 (skema elektrike). Nëse djegësi instalohet në një kaldajë SFL, përdorni pajimin e posaçëm për transformimin. Futeni sondën e temperaturës që përmban pajimi në këllëfin përkatës që ndodhet në trupin e kaldajës së derdhur në gizë dhe bëni lidhjet elektrike.

FERROLI Sun P N - Vendi i instalimit - 1

DJEGËSI ëSHTË PROJEKTUAR PËR TË FUNKSIONUAR MBI NJË GJENERATOR NXEHTËSIE ME DHOMË DJEGIEJE ME VAKUUM.

KONTENITORI I ASHKLAVE DUHET TË POZICIONOHET NË MËNYRË TË TILLË QË TUBI FLEKSIBËL I LIDHJES SË RROKËS/DJEGËSIT TË MOS DEFORMOHET DHE/OSE RRUDHOSET.

Sistemi i sigurisë kundër temperaturës së lartë

Gjeneratori i nxehtësisë duhet të pajiset me sistemin e posaçëm mbrojtës kundër temperaturës së lartë. Nëse sistemi është i pajisur me një termostat sigurie, ai lidhet me terminalet 20 dhe 21 të morsetës së vendosur në brendësi të djegësit (pasi të keni hequr urëzën). Për kaldajat FERROLI e papajisura me serpentinë sigurie duhet të përdoret pajimi 033001X0.

20/21

fig. 5 - Lidhja e termostatit të sigurisë

230V~50Hz 3:15A 218 L N B C D 32 95 E 72 139

Udhëzime montimi për djegësin e ashklave SUN P N në kaldajë SFL

Janë të disponueshëm pajime opsonale për përdorimin e djegësit të ashklave me kaldajat SFL. Për instalimin referojuni udhëzimeve që përmbajnë vetë pajimet.

Në përfundim të montimit të pajimit në kaldajë, montoni djegësin.

Fiksoni hundëzën "L" me vidat "M" dhe djegësin me dadon "N". Lidhni kabllin "E" me morsat 20 dhe 21, dhe kabllin "T" me sensorin "V" dhe me morsat 4 dhe 5. Fiksoni kapakun "P" në trupin e djegësit me vidat "R" dhe veçanërisht "S" tek djegësi.

FERROLI Sun P N - Udhëzime montimi për djegësin e ashklave SUN P N në kaldajë SFL - 1

Futeni tubin e ushqimit të motorizuar "Y" në serbatorin e grumbullimit të ashklave "X" dhe kryeni lidhjen e rrokës-djegësit, në mënyrë të tillë që tubi fleksibël "W" të mos pësojë deformime dhe/ose rrudhosje. Éshtë e nevojshme të respektohet kuota e specifikuar në fig. 7.

Rregulloni djegësin siç parashikohet në manualin përkatës të udhëzimeve, e veçanërisht rregulloni parametrin u05 tek njësia e kontrollit të djegësit, siç tregohet në tabelë.

Modeli i Djegësit SUN P7 N SUN P12 N
Modeli i Kaldajës SFLSFL 3SFL 4SFL 5SFL 6SFL 7
Kapaciteti nominal termik kW 24.9 33.4 41 48 55
Fuqia termike nominale kW 22 30 36 42 48
P a rametr

Y W min. 600 X

fig. 7

OK

fig. 8

2.3 Lidhjet elektrike

Djegësi është i pajisur me një morsë shumëpolare për lidhjet elektrike; referojuni skemës elektrike në kapitullin "4 Karakteristikat e të dhënave teknike" për lidhjet. Lidhjet që duhet të kryeni për instaluesin janë të gjitha ato që tregohen në skemën elektrike (shihni fig. 17) të dhëna me anë të vijave.

Gjatësia e kabllove lidhëse duhet të mundësojë hapjen e djegësit dhe të portës së kaldajës. Në rast defekti të kabllit të ushqimit të djegësit, zëvendësimi i tij bëhet vetëm nga personat e specializuar.

Djegësi lidhet me një linjë elektrike monofazë, 230 Volt-50Hz.

FERROLI Sun P N - Lidhjet elektrike - 1

Lini personat e kualifikuar profesionalisht të verifikojnë efikasitetin dhe përshtatshmërinë e impiantit të tokës, ndërtuesi nuk është përgjegjës për dëme të mundshme të shkaktuar nga mosvendosja në tokë e impiantit. Gjithashtu lini që të verifikohet nëse impianti elektrik është i përshtatshëm me fuqinë maksimale të thithur nga aparati, siç tregohet në etiketën e të dhënave të kaldajës.

Ešhtë e rëndësishme të respektoni polaritetin (FAZA: kablli bojëkaf / NEUTRO: kablli blu / TOKA: kablli i verdhë-i gjelbër) në lidhjet e linjës elektrike.

2.4 Ushqimi me karburant

Udhëzime të përgjithshme

Djegësi duhet të ushqehet nga lloji i posaçëm i lëndës djegëse, për të cilën është projektuar, siç tregohet në etiketën e aparatit dhe në tabelën e të dhënave teknike në sez. 4.3 të këtij manuali.

Këshillojmë përdoruesin të përdorë ashkla të cilësisë së mirë, pasi ato të cilësisë së ulët përcaktojnë rendiment të ulët të nxehtësisë, përmbajtje të lartë hiri dhe si pasojë ndërhyrje të shpeshta pastrimi, mundësi konsumimi të parakohshëm të komponentëve të djegësit të ekspozuar ndaj zjarrit, bllokim të rrokës dhe të djegësit si pasojë e teprisë së pluhurit të sharrimit, bllokim në funksionim si pasojë e sedimentimit të materialeve të padjegshëm në brendësi të djegësit.

Për të dalluar ashklat cilësore dhe për të marrë disa masa:

  • Duhet të përbëhet nga cilindra me diametër konstant dhe të ketë një sipërfaqe të pastër dhe me shkëlqim.
  • Kontrolloni që mbi etiketa të vendosen ekstremet e certifikatave të cilësisë
  • Kontrolloni që paketimet të jenë të plota, në mënyrë që ashklat të mos thithin lagështi.

Ngarkimi i ashklave

Ešhtë e mundur të aktivizoni ngarkesën e ashklave brenda 40 minutave pasi të keni lidhur djegësin me ushqimin elektrik.

Brenda kësaj kohe, sistemi vë në dispozicion 3 tentativa prej 5 minutash, gjatë të cilave aktivizohet vetëm rroka.

Gjatë ngarkesës së ashklave nuk është e mundur të ndizni djegësin.

Sekuenca:

  1. Lidhja e djegësit me ushqimin elektrik.
  2. Pritja e përfundimit të fazës së para-ventilimit.
  3. Heqja e kërkesës së ndezjes së djegësit.
  4. Shtypja dhe mbajtja shtypur e butonit (jesa 10 - fig. 1) për 3 sekonda.
  5. Pulson "R" (pjesa 5 - fig. 1) që identifikon fillimin e procedurës së ngarkimit të ASHKLAVE.
  6. Pas dy sekondash, rroka do të ushqehet me energji elektrike dhe në vazhdimësi për një kohë maksimale prej 5 minutash.
  7. Në çdo moment, duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin vpjesa 10 - fig. 1) për 3 sekonda, mund të përfundojë procedura e ngarkimit e ASHKLAVE.

  8. Në rast se arrihet koha maksimale e ngarkimit të ashklave (5 minuta), do të hiqet ushqimi elektrik tek rroka.

  9. Shtypja dhe mbajtja shtypur e butonit (vjesa 10 - fig. 1) për 3 sekonda.

- Teksti "R" do të zhduket dhe ekrani do të kthehet në funksionimin normal.

  1. Në rast se përpjekja e parë nuk ka rezultuar e mjaftueshme, përsëritni sekuencën e mëparshme nga pika 4 për të nisur përpjekjen e dytë

  2. Në rast se përpjekja e dytë nuk ka rezultuar e mjaftueshme, përsëritni sekuencën e mëparshme nga pika 4 për të nisur përpjekjen e tretë

  3. Për të kryer 3 përpjekje të tjera, shkëputeni dhe rilidheni ushqimin elektrik me pajisjen

  4. Pasi të keni kryer ngarkimin e ashklave, riaktivizoni kërkesën e ndezjes tek djegësi.

2.5 Lidhja me një bojler të jashtëm për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar

Lidhja me qarkulluesin

Skeda elektronike e pajisjes është e projektuar për komandimin e një bojleri të jashtëm për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar. Kryeni lidhjet hidraulike sipas skemës fig. 9 (pompat dhe valvulat e moskthimit duhet të furnizohen veçmas). Kryeni: lidhjet elektrike siç tregohet në skemën elektrike (shih fig. 17). Éshtë i nevojshëm përdorimi i një sonde FERROLI. Sistemi i kontrollit të kaldajës, gjatë ndezjes së radhës, njeh praninë e sondës së bojlerit dhe konfigurohet automatikisht, duke aktivizuar ekranin dhe komandat përkatëse të funksionit sanitar.

FERROLI Sun P N - Lidhja me qarkulluesin - 1

flowchart
graph TD
    A["Feed Inlet"] --> B["Reactor Unit"]
    B --> C["10% Pressure Flow"]
    B --> D["32% Pressure Flow"]
    B --> E["130% Pressure Flow"]
    C --> F["Reactor Column"]
    D --> G["Reactor Column"]
    E --> H["Reactor Column"]
    F --> I["Reactor Column 42"]
    G --> J["Reactor Column 8"]
    H --> K["Reactor Column 9"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style B fill:#ccf,stroke:#333
    style C fill:#cfc,stroke:#333
    style D fill:#fcc,stroke:#333
    style E fill:#cff,stroke:#333
    style F fill:#ffc,stroke:#333
    style G fill:#ffc,stroke:#333
    style H fill:#ffc,stroke:#333
    style I fill:#cfc,stroke:#333
    style J fill:#cfc,stroke:#333
    style K fill:#cfc,stroke:#333

fig. 9 - Skema e lidhjes me qarkulluesin

Legjenda

8 Dalja e ujit të ngrohtë sanitar
9 Hyrja e ujit të ftohtë sanitar
10 Prurja e impiantit
11 Kthimi i impiantit
32 Qarkulluesi i ngrohjes
42 Sensori i temperaturës sanitare
130 Qarkulluesi i bojlerit

Lidhja me valvulin devijues

Skeda elektronike e pajisjes është e projektuar për komandimin e një bojleri të jashtëm për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar. Kryeni lidhjet hidraulike sipas skemës fig. 10 (valvuli tresh duhet të furnizohen veçmas). Kryeni lidhjet elektrike siç tregohet në skemën elektrike (shih fig. 17). Èshtë i nevojshëm përdorimi i një sonde FERROLI.

Modifikoni parametrin P25 e "Menusë së Parametrave Transparentë" me 3.

Sistemi i kontrollit të kaldajës, gjatë ndezjes së radhës, njeh praninë e sondës së bojlerit dhe konfigurohet automatikisht, duke aktivizuar ekranin dhe komandat përkatëse të funksionit sanitar.

FERROLI Sun P N - Lidhja me valvulin devijues - 1

flowchart
graph TD
    A["Feed Inlet"] --> B["Reactor Unit"]
    B --> C["10 Valve"]
    B --> D["32 Valve"]
    B --> E["95 Valve"]
    C --> F["42 Heat Exchanger"]
    D --> F
    E --> F
    F --> G["8 Valve"]
    F --> H["9 Valve"]
    F --> I["11 Valve"]

fig. 10 - Skema e lidhjes me valvulin devijues

Legjenda

8 Dalja e ujit të ngrohtë sanitar

9 Hyrja e ujit të ftohtë sanitar

10 Prurja e impiantit

11 Kthimi i impiantit

95 Valvuli me tre dalje - 2 fije me kthim në formë suste (i pafurnizuar)

• I ushqyer (230 Vac) = Pozicioni i ngrohjes
• I paushqyer = Pozicioni sanitar

3. Shërbimi dhe mirëmbajtja

Të gjithë proceset e rregullimit, vënies në punë dhe mirëmbajtjes duhet të kryhen nga personel i kualifikuar me dëshmi si dhe në përputhje me normat në fuqi. Personeli i kompanisë tonë të shitjeve dhe të Shërbimit Teknik të Asistencës së Klientëve të Zonës është në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mëtejshëm.

FERROLI refuzo çdo përgjegjësi për dëme në materiale dhe/ose persona, si pasojë e ndërhyrjeve në pajisje nga persona të pakualifikuar dhe të paautorizuar.

3.1 Vënia në punë

Verifikimet që duhet të kryhen përpara ndezjes si dhe pas gjithë proceseve të mirëmbajtjes, që kanë sjellë shkëputjen e impianteve ose të ndërhyrjes në organet e sigurisë apo pjesët e djegësit:

Përpara se të ndizni djegësin

  • Kontrolloni që djegësi të jetë fiksuar si duhet tek kaldaja, me tarimet paraprake të dhëna paraprakisht.
  • Sigurohuni që kaldaja dhe impianti të jenë mbushur me ujë ose vaj diatermik, që valvulat e qarkut hidraulik të jenë të hapura dhe që tubi i shkarkimit të tymrave të jetë i lirë dhe me përmasat e duhura.
  • Verifikoni mbylljen e portës së kaldajës, në mënyrë që flaka të prodhohet vetëm në brendësi të dhomëzës së djegies.
  • Verifikoni pozicionimin e duhur të rrokës dhe të tubit fleksibël të lidhjes tek djegësi.
    • Mbushni serbatorin e ashklave.
  • Verifikoni pozicionimin dhe lidhjen e sondës së temperaturës.

FERROLI Sun P N - Përpara se të ndizni djegësin - 1

Verifikoni nëse skara (pjesa 1 fig. 11) të jetë e pastër.

FERROLI Sun P N - Përpara se të ndizni djegësin - 2

fig. 11 - Skara e djegësit

Ndezja e djegësit

  • Lidheni me ushqimin elektrike, duke mbyllur çelësin e përgjithshëm zgjedhës të djegësit.
  • Për të mbushur rrokën e ashklave, shihni sez. 2.4.
  • Mbyllni linjën e termostateve (kaldaja/ambienti).

Tarimi i djegësit

  1. Lidhni një analizues djegieje në dalje të kaldajës dhe lëreni djegësin të funksionojë me regjim të plotë për 30 minuta; ndërkohë verifikoni funksionalitetin e tubit të shkarkimit të tymrave.
  2. SIGUROHUNI QË DHOMA E DJEGIES TË JETË NËN VAKUUM
  3. Verifikoni djegien me fuqi maksimale të djegësit (i rregulluar me fuqinë nominale të kaldajës).
  4. Parametrat e djegies:

• O _2 i kompresuar midis 5% dhe 9%
• CO í kompresuar midis 150 dhe 1000 ppm

SHËNIM

Vlera e CO ndikohet nga cilësia e ashklave, nga sasia e ndotjeve të pranishme në kokën e djegësit dhe nga tërheqja e kaldajës.

Nëse është e nevojshme, për tarimin e djegësit, ndryshojeni vlerën e vendosur duke modifikuar parametrin përkatës (shih paragrafin “Menuja e parametrave” on page 8 dhe Table 2, “Fuqia maksimale e djegësit,” on page 7).

  1. Pasi të keni verifikuar djegien me fuqi maksimale, verifikoni edhe hapat e tjerë të djegësit: duke përsëritur procedurën e përshkruar më sipër dhe duke reduktuar vlerën e parametrit u05 deri në 1 (shih paragrafin "Menuja e parametrave" on page 8 dhe Table 2, "Fuqia maksimale e djegësit," on page 7).
  2. Nëse doni të vini në punë djegësin në mënyrë modulare është e nevojshme të modifikoni parametrin t18 (shih paragrafin Menuja e Parametrave)
  3. Riktheni parametrin e fuqisë maksimale të djegësit u05 në vlerën e dëshiruar (i rregulluar në bazë të fuqisë nominale të kaldajës)

3.2 Mirëmbajtja

Verifikimet dhe kontrollet

FERROLI Sun P N - Verifikimet dhe kontrollet - 1

Verifikoni periodikisht pastrimin e pjesëve të djegësit, që do të kenë tendencë të ndoten në funksion të ashklave ose për shkak të një keqrregullimi të djegësit.

FERROLI Sun P N - Verifikimet dhe kontrollet - 2

Verifikoni periodikisht serbatorin e ashklave dhe hiqni depozitimin e pluhur në pjesën e poshtme. Një grumbullim i tepërt pluhuri mund të komprometojë ushqimin e saktë të lëndës djegëse tek djegësi.

Djegësi kërkon një mirëmbajtje periodike, të paktën vjetore, që duhet të zbatohet nga personeli i kualifikuar.

Veprimet bazë që duhen kryer, janë:

  • kontrolli dhe pastrimi i pjesëve të brendshme të djegësit dhe kaldajës, siç tregohet në paragrafët e mëtejshëm;
    • analizë e plotë e djegies (pas funksionimit me regjim për të paktën 10 minuta) dhe verifikimi i tarimeve të sakta;

Hapja e kapakut dhe çmontimi i djegësit

FERROLI Sun P N - Hapja e kapakut dhe çmontimi i djegësit - 1

Përpara se të kryeni çdo lloj operacioni ose pastrimi ose kontrolli në brendësi të djegësit, shkëputeni ushqimin elektrik tek djegësi duke manovruar çelësin e përgjithshëm të impiantit.

Për hapjen

Zhvidhosni vidat (A) dhe hiqni kapakun (B). Komponentët e brendshëm, motori, kanati, etj. janë të arritshme në mënyrë të drejtpërdrejtë.

A B

Për çmontimin e djegësit

Pasi të keni hequr kapakun, zhvidhosni dadon (C) dhe shkëputni trupin, zhvidhosni vidat fiksuese (D) dhe hiqni prizën (E).

FERROLI Sun P N - Për çmontimin e djegësit - 1

fig. 13 - Çmontimi i djegësit

Verifikime të lidhjeve dhe komponentëve

Ventilatori

Verifikoni që në brendësi të ventilatorit dhe në fletët e rotorit të mos ketë pluhur: redukton prurjet e ajrit dhe shkakton si pasojë, djegie ndotëse.

Koka e djegies

Verifikoni që të gjitha pjesët e kokës së djegies të jenë të plota, të padeformuara nga temperatura e lartë, pa papastërti që vijnë nga ambienti dhe të pozicionuara saktë.

Fotorezistenca

Pastroni shinat nga pluhuri i mundshëm. Fotorezistenca futet në folenë me presion, për ta nxjerrë, tërhiqeni për brenda.

3.3 Zgjidhja e problemeve

Djegësi është i pajisur me një sistem të avancuar të autodiagnozës. Në rastin e një anomalie tek djegësi, ekrani (pjesa 4 - fig. 1) pulson duke treguar kodin e anomalise

Ka anomali që shkaktojnë bllokime të përhershme (të shënjuara me germën "A"): për të rivendosur funksionimin, mjafton të shtypni butonin "Rivendos" (pjesa 8 - fig. 1) për 1 sekondë; nëse djegësi nuk rifillon punën, duhet të zgjidhet fillimisht anomalia.

Anomali të tjera shkaktojnë bllokime të përkohshme (të shënjuara me germën "F") që zhduken automatikisht sapo futet vlera në fushën e funksionimit normal të djegësit.

Tabella. 5 - Lista e anomalive

Kodi Anomalia Shkaku Zgjidhja
A01Bllokim për mosn-dezjeKontenitori i ashklave bosh Mbushni kontenitorin me ashkla
Kablli i rrokës ka këputur ose është shkëputur Kryeni sérish lidhjen
Rezistenca e ndezësit ka defekt Zëvendësoni dhe boshatisni kokën nga ashklat
Koka e djegies e ndotur Boshatiseni dhe pastrojeni
Tubi i ushqimit të ashklave i bllokuarLirojeni, kontrolloni që koka e djegies të mos bllo-kohet, e nëse është ky rasti, boshatiseni
F02Zbehja e flakës paraziteKërkesa për nxehtësi ka përfunduar, por djegësi nxjerr flakëPrisni të përfundojë pas-ventilimi
Parametrat e ndezjes nuk janë të saktë Verifikoni parametrat e ndezjes
A02Bllokimi për flakën paraziteFotorezistenca në qark të shkurtër Zëvendësoni fotorezistencën
Dritë e huaj përfshin fotorezistencën Eliminoni burimin e dritës
Parametrat e ndezjes nuk janë të saktë Verifikoni parametrat e ndezjes
A03Anomali tek kabllotUra e morsetave 20-21 nuk është lidhurVerifikoni lidhjet e kabllove
A04Bllokim i termostatit të sigurisë së rrokësKaldaja në presionPastrojeni dhe verifikoni thithjen e duhur minimale të oxhakut (10Pa)
Termostati i sigurisë ka defektZëvendësojeni
Kablli i rrokës ka këputur ose është shkëputur Kryeni sérish lidhjen
F05Anomali në rregulli-min e presionit të tubitTubi i lidhjes së sensorit të presionit i shtypurZëvendësojeni
Motori i ventilatorit i dëmtuarZëvendësojeni
Helika e ndoturPastrojeni
F06Anomali në sensorin e presionit (i shkëputur)Kabllot e këputurVerifikoni kabllot ose zëvendësoni sensorin
F10Anomali e sondës në trupin e kaldajës (nëse është aktive)Sensori i dëmtuarVerifikoni kabllot ose zëvendësoni sensorin
Kabllot në qark të shkurtër
Kabllot e këputur
F11Anomali në sensorin sanitarSensori i dëmtuarVerifikoni kabllot ose zëvendësoni sensorin
Kabllot në qark të shkurtër
Kabllot e këputur
F14Anomali në parame-trat e skedësRregullim i gabuar i parametrit të skedësVerifikoni dhe nëse është nevoja, modifikoni para-metrin e skedës
F34Tensioni i ushqimit më i vogël se 170V.Problem në rrjetin elektrikVerifikoni impiantin elektrik
F37Anomali në parame-trat e skedësRregullim i gabuar i parametrit të skedësVerifikoni dhe nëse është nevoja, modifikoni para-metrin e skedës
F42Anomali në parame-trat e skedësRregullim i gabuar i parametrit të skedësVerifikoni dhe nëse është nevoja, modifikoni para-metrin e skedës

fig. 14 - l/e përmasave SUN P7 N
FERROLI Sun P N - Zgjidhja e problemeve - 1
fig. 15 - l/e përmasave SUN P12 N

4.2 Pamja e përgjithshme dhe komponentët kryesorë
FERROLI Sun P N - Zgjidhja e problemeve - 2

1 Sensor i presionit
2 Qendra e kontrollit
3 Trupi i djegësit
4 Morsetë
5 Ndërfaqja e përdoruesit
6 Rezistenca
7 Fotorezistenca

8 Termostati 85°
9 Tub për ngarkimin e djegësit
10 Motori
11 Helika
12 Prizë
13 Skarë

4.3 Tabela e të dhënave teknike

Të dhënat Njësia SUN P7 N SUN P12 N
Kodet identifikuese 0U2F6DXA 0U2F8DXA
Kapaciteti maksimal termik kW 34.1 55.0 (Q)
Kapaciteti minimal termik kW 13.7 30.0 (Q)
Kapaciteti maksimal i djegieskg/h7.211.6
Kapaciteti minimal i djegieskg/h2.96.3
Treguesi i mbrojtjes elektrikeIPXOD XOD
Tensioni i ushqimit/frekuencësV/hz230/50230/50
Fuqia elektrike e thithurW100100
Fuqia elektrike e ndezësitW300300
Pesha në boshllëkkg1113.5
Kapaciteti i serbatoritlitra195323
Përmbajtja e serbatoritkg140226
Dimensionet e ashklave (diametri/gjatësia maksimale)mm6/356/35
Vakuumi në dhomën e djegiesmbar-0.2-0.2

4.4 Skema elektrike

FERROLI Sun P N - Skema elektrike - 1

MOS E LIDHNI ME MORSETËN E SINJALEVE TË "FAZËS" OSE "NEUTRIT" QË VIJNË NGA IMPIANTI ELEKTRIK.

TË GJITHA LIDHJET DUHET TË BËHEN SIÇ TREGOHET NË SKEMËN ELEKTRIKE.

DSP13 X5 FR OUT +15V GND 297 X3 11 10 8 7 6 5 4 3 2 1 SERVICES TOOL RS S HLS2 FEEDER CH PUMP X8 4 3 2 1 ABM09 239 16 A L N 3.15 A 218 L 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 E 34 49 42 114 26 27 72 139

fig. 17 - Skema elektrike

N.B. Përpara se të lidhni telekomandimit të kronometruar ose termostatin e ambientit është e nevojshme të hiqni urën mbi kontaktet 9-10.

Legjenda

A ushqimi elektrik

B Rroka e motorit

C Kontakti i kërkesës

D Sinjalizimi i bllokimit

E Zhbllokimi i djegësit

FR Fotorezistenca

16 Ventilatori

32 Qarkulluesi i ngrohjes (nuk është furnizuar)

34 Sensori i temperaturës së ngrohjes

42 Sensori i temperaturës sanitare (opsional)

49 Termostati i sigurisë së kaldajës

72 Termostati i ambientit (opsional)

95 Valvuli i devijimit (opsional)

• I ushqyer (230 Vac) = Pozicioni i ngrohjes

• I paushqyer = Pozicioni sanitar

114 Çelësi i presionit të ujit (nuk është furnizuar)

130 Qarkulluesi i bojlerit (nuk është furnizuar)

139 Telekomandimi i kronometruar (opsional)

218 Termostati i sigurisë së ashklave

239 Ndezësi

297 Sensori i presionit të ajrit

Ferroli

FERROLI S.p.A.

Via Ritonda 78/a

37047 San Bonifacio - Verona - ITALY

www.ferroli.com

Prodhuar ne Itali

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : FERROLI

Modeli : Sun P N

Kategori : Tigan