WHE62S3 - Makinë larëse GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WHE62S3 GORENJE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WHE62S3 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë larëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WHE62S3 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WHE62S3 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT WHE62S3 GORENJE
Kjo makinë larëse është e projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. Ju lutemi të mos e përdorni për asnjë rrobë të etiketuar si të papërshtatshme për larje në makinë.
Simbolet në vijim përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë

Kujdes – rrezik nga zjarri

Ešhtë e rëndësishme që të lexoni me kujdes udhëzimet.
PËRMBAJTJA
| 4 | MASA PARAPRAKE TË SIGURISË | HYRJE |
| 10 | PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE | |
| 11 | Specifikimet teknike | |
| 12 | Njësia e kontrollit | |
| 14 | INSTALIMI DHE LIDHJA | PËRGATITJA |
| 15 | Heqja e shufrave bblokuese | E MAKINËS |
| 16 | Lëvizja dhe transporti pas instalimit | LARËSE |
| 17 | Zgjedhja e ambientit | PËRPARA |
| 17 | Rregullimi i këmbëve të makinës larëse | PËRDORIMIT TË |
| 19 | Lidhja me ujësjellësin | PARË |
| 20 | Aqua - stop (ndalue si i ujit) | |
| 21 | Lidhja dhe sigurimi i tubit shkarkues të ujit | |
| 23 | Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik | |
| 24 | PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË | |
| 25 | PROCESI I LARJES, HAP PAS HAPI (1-7) | HAPAT E |
| 25 | Hapi 1: Merrni parasysh etiketat e rrobave | PROCESIT TË |
| 26 | Hapi 2: Përgatitja e procesit të larjes | LARJES |
| 29 | Hapi 3: Zgjedhja e programit të larjes | |
| 33 | Hapi 4: Zgjedhja e cilësimeve dhe funksioneve shtesë | |
| 41 | Hapi 5: Fillimi i programit të larjes | |
| 42 | Hapi 6: Ndryshimi i programit të larjes ose anulimi manual (fizik) | |
| 43 | Hapi 7: Përfundimi i programi të larjes | |
| 44 | NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT | |
| 47 | MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI | MAKINA LARËSE |
| 47 | Pastrimi i kutisë shpërndarëse | PASTRIMI DHE |
| 48 | Pastrimi itubit të furnizimit me ujë, zgavrës të shpërndarjes së detergjentit dhe guarnicionit prej gome të derës | MIRËMBAJTJA |
| 49 | Pastrimi i filtrit të pompës | |
| 50 | Pastrimi i pjesës së jashtme të makinës larëse | |
| 51 | ZGJIDHJA E PROBLEMEVE | ZGJIDHJA E |
| 51 | Çfarë të bëjmë ...? | PROBLEMEVE/DEFEKTEVE |
| 52 | Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve | |
| 54 | Riparimi/shërbimi | |
| 55 | REKOMANDIME PËR LARJEN DHE PËRDORIMIN EKONOMIK TË MAKINËS SUAJ LARËSE | TË NDRYSHME |
| 59 | Këshilla për heqjen e njollave | |
| 61 | HEDHJA | |
| 62 | TABELA E KONSUMIT TIPIK |
MASA PARAPRAKE TË SIGURISË

Përpara përdorimit të makinës larëse, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.
Ju lutemi, mos e përdorni makinën larëse pa i lexuar dhe kuptuar këto udhëzime për përdorimin fillestar.
Këto udhëzime për përdorimin e makinës larëse jepen me lloje ose modele të ndryshme të makinave larëse. Prandaj, ato mund të përfshijnë përshkrime të parametrave ose pajisjeve të cilat nuk janë të disponueshme në makinën tuaj larëse.
Mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit ose përdorimi i papërshtatshëm i makinës larëse mund të rezultojë në dëmtim të rrobave, të pajisjes elektroshtëpiake ose në dëmtim të përdoruesit. Mbajeni manualin udhëzues të përdorshëm, afër makinës larëse.
Udhëzimet e përdorimit janë të disponueshme në faqen tonë të internetit www.gorenje.com.
Makina juaj larëse është e destinuar vetëm për përdorim familjar. Në qoftë se makina larëse përdoret për qëllime profesionale apo fitimprurëse ose qëllime që tejkalojnë përdorimin normal të një familjeje apo në rast se makina larëse përdoret nga një person i cili nuk është konsumatori, periudha e garancisë do të jetë e barabartë me periudhën më të shkurtër të garancisë së kërkuar nga legjislacioni përkatës.
Zbatoni udhëzimet për instalimin e rregullt të makinës larëse Gorenje dhe për lidhjen me rrjetin elektrik dhe me ujësjellësin (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA«).
Lidhja me ujin dhe me furnizimin me energji duhet të kryhet nga një teknik ose ekspert i trajnuar siç duhet.
Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.
Për të shmangur rrezikun, një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, një teknik shërbimi ose një person i autorizuar.
Përpara se të lidhni makinën larëse me rrjetin elektrik, prisni të paktën 2 orë derisa të arrijë temperaturën e ambientit.
Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara nga prodhuesit e autorizuar.
Në rast të lidhjes së parregullt të makinës larëse, përdorimit të parregullt ose shërbimit nga një person i paautorizuar, koston e çdo dëmtimi duhet ta mbajë përdoruesi, pasi ky lloj dëmtimi nuk do të mbulohet nga garancia.
Makina larëse nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.
Mos e lidhni makinën larëse në rrjetin elektrik duke përdorur pajisje të jashtme ndezëse/fikëse, të tillë si programues kohorapo ta lidhni me një rrjet elektrik që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi me energji.
Mos e lidhni makinën larëse në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.
Priza elektrike duhet të jetë e tokëzuar në mënyrë të sigurt dhe furnizimi me ujë duhet të jetë i papenguar.
Mos e instaloni makinën larëse në një ambient ku temperatura mund të bjerë nën 5°C, pasi pjesët e makinës larëse mund të dëmtohen në rast të ngrirjes së ujit.
Vendoseni makinën larëse në një bazament të niveluar dhe të gëndrueshëm (betoni).
Në qoftë se makina larëse vendoset në një bazament të qëndrueshëm të ngritur, makina larëse duhet të sigurohet më shumë kundërpërmbysjes.
Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, hiqini shufrat bllokuese, pasi ndezja e një makine larëse të bllokuar mund të rezultojë në dëmtime serioze (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Heqja e shufrave bllokuese«). Në rast të një dëmtimi të tillë garancia do të jetë e pavlefshme.
Për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin, sigurohuni që të përdorni tubin dhe guarnicionet e dhëna për furnizimin me ujë. Presioni i ujit duhet të jetë ndërmjet 0.1–1 MPa (1-10 dhe; 1–10 kp/cm²; 10–100 N/cm².
Për furnizimin me ujë përdorni gjithmonë një tub të ri, për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin; mos përdorni përsëri një tub të vjetër për furnizimin me ujë.
Fundi i tubit të shkarkimit të ujit duhet të arrijë në linjën e shkarkimit të ujit.
Përpara se të fillojë cikli i larjes, shtypeni derën në vendin e treguar, derisa të shkojë në vend. Dera nuk mund të hapet gjatë operimit të makinës larëse.
Përpara larjes së parë, ne rekomandojmë që të hiqni të gjitha papastërtitë nga kazani i makinës larëse, duke përdorur programin Steril Tub (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).
Pas ciklit të larjes, mbylleni rubinetin e ujit dhe hiqeni prizën e makinës larëse nga priza elektrike.
Makinën larëse përdoreni vetëm për larjen e rrobave, siç përshkruhet në manualin e udhëzimeve. Makina nuk është e destinuar për pastrim të thatë (kimik).
Përdorni vetëm agjentë për larje me makinë dhe për ruajtjen e rrobave. Ne nuk do të jemi përgjegjës për asnjë dëmtim ose çngjyrosje të guarnicioneve dhe të pjesëve plastike, të cilat rezultojnë nga përdorimi i parregullt i agjentëve zbardhues ose ngjyrosës.
Për tëhequr smërçin, përdorni vetëm agjentë për heqje smërçi me mbrojtje shtesë anti-gërryerjes. (Përdorni vetëm agjentë jo-gërryes për heqje smërçi.) Zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Përfundojeni procesin e heqjes së smërçit me disa cikle shpërlarjeje ose duke vënë në funksionim programin e Steril tub (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit), në mënyrë që të hiqni të gjitha mbetjet acide (p.sh. uthull, etj.).
Mos përdorni detergjentë të cilët përmbajnë tretës, pasi kjo mund të çojë në çlirimin e gazrave helmues, në dëmtimin e makinës larëse dhe në rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Gjatë programit të larjes nuk çlirohet asnjë joni argjendit.
Makina larëse nuk është e destinuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me dëmtime fizike ose mendore aponga persona me mungesë të përvojës dhe njohurive. Këta persona duhet të udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre, për përdorimin e makinës larëse.
Garancia nuk i mbulonpjesët e konsumueshme, ndryshimet e lehta në ngjyrë, zhurmën e rritur e cila rezulton nga mosha e pajisjes dhe qënuk ndikon në funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake, sidhe defektet estetike të pjesëve përbërëse, të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin dhe në sigurinë e pajisjes.
SIGURIA E FËMIJËVE
Përpara mbylljes të derës së makinës larëse dhe fillimit të programit, sigurohuni që në kazan të mos ketë asgjë përveç rrobave (p.sh. nëse një fëmijë ka hipur në kazanin e makinës larëse dhe e ka mbyllur derën nga brenda).
Mbajeni detergjentin dhe zbutësinlarg prekjes së fëmijëve.
Aktivizojeni bllokimin për fëmijët. Shikoni kapitullin »ZGJEDHJA E MODALITETEVE/Bllokimi për fëmijët«.
Mos i lejoni fëmijët më të vegjël se tre vjeç tëshkojnë pranë pajisjes elektroshtëpiake, në qoftë se nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Makina larëse është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet përkatëse të sigurisë.
Kjo makinë larëse mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, por vetëm nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të makinës larëse, nëse atyre ju janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e sigurt të makinës larëse dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përdorimit të parregullt. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Fëmijët nuk duhet të pastrojnë makinën larëse apo të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrje.
RREZIKU NGA SIPËRFAQJA E NXEHTË
Në temperaturat më të larta të larjes, xhami i derës do të nxehet. Kini kujdes që të shmangni djegiet. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë pranë xhamit të derës.
MBROJTJA NGA TEJMBUSHJA ME UJË (ME MAKINËN LARËSE TË NDEZUR) ⚠️
Në qoftë se niveli i ujit në pajisje rritet mbi nivelin normal, atëherë do të aktivizohet mbrojtja ngatejkalimi i nivelit të ujit. Ajo do të mbyllë furnizimin me ujë dhe do të fillojë të nxjerrë ujin jashtë. Programi do të ndërpritet dhe do të raportohet një gabim (shikoniTABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).
TRANSPORTI PAS INSTALIMIT
Nëse keni ndërmend ta lëvizni makinën larëse pasi të jetë instaluar, atëherë ajo duhet të bblokohet duke vendosur të paktën një shufër bblokuese (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Lëvizja dhe transporti«). Përpara se të vendosni shufrat bblokuese, shkëputeni makinën larëse nga rrjeti elektrik!
PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE
PJESA E PËRPARME
- Butoni i fillimi/ndalimi
- Njësia e kontrollit
- Çelësi për zgjedhjen e programit
- Kutia shpërndarëse
- Dera
- Pillaka e të dhënave
- Kapaku i filtrit të pompës

text_image
4 3 2 1 5 6 7PJESA E PASME
- Tubi i furnizimit me ujë
- Kablli elektrik
- Tubi i shkarkimit të ujit
- Këmbët e rregullueshme
5 Shufrat/vidhat bblokuese

Pllaka e të dhënave me informacionin bazë për makinën larëse është e vendosur në murin e përparmë të hapësirës së derës së makinës larëse (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE«).
| Ngarkesa maksimale 7 kg 6 kg | ||
| Gjerësia 595 mm 595 mm | ||
| Lartësia 850 mm 850 mm | ||
| Gjatësia e makinës larëse (a) 430 mm 430 mm | ||
| Gjatësia me derë të mbyllur 460 mm 460 mm | ||
| Gjatësia me derë të hapur (b) 947 mm 947 mm | ||
| Pesha e makinës larëse 54 kg 54 kg | ||
| Tensioni i përshtatshëm Shikoni pllakën e të dhënave | ||
| Fuqia nominale Shikoni pllakën e të dhënave | ||
| Lidhja Shikoni pllakën e të dhënave | ||
| Presioni i ujit Shikoni pllakën e të dhënave | ||
| Rryma Shikoni pllakën e të dhënave | ||
| Frekuenca Shikoni pllakën e të dhënave | ||
Pllaka e të dhënave
gorenje
Washing machine
Model: XXXXXXX
Type: XXXXXXXX
Rregullimi i temperaturës
2+3 CHILD LOCK (BLLOKIMI PËR
FËMIJËT)
3 SPIN (RROTULLIMET/ CENTRIFUGA)
(NORMA E RROTULLIMEVE 1600/SHKARKIMI 1400/1200 / SHKARKIMI 0
Opsion për të vendosur normën e rrotullimeve.
3+4 MUTE (ÇAKTIVIZIMI I
TINGULLIT)
5 OPTIONS (OPSIONET) (zgjedhja e funksioneve shtesë)
PREWASH (PARALARJA)
EXTRA RINSE (SHPËLARJA SHTESË)
6 BUTONI I FILLIMI/NDALIMIT
Përdoreni këtë buton për të filluar ose ndaluar një program.
4 DELAY END (FILLIMI ME VONESË)
Opsion për të vendosur fillimin me vonesë
Hiqeni të gjithë paketimin (shikoni kapitullin »HEDHJA«). Kur të hiqni paketimin, sigurohuni që të mos e dëmtoni pajisjen elektroshtëpiake me objekte të mprehta. Materialin e paketimit (qeset plastike, pjesët e tjera plastike, etj.), mbajini larg prekjes së fëmijëve.
Kontrollojeni pajisjen për ndonjë dëmtim. Në qoftë se dyshoni se pajisja është e dëmtuar, mos e përdorni dhe kontaktoni menjëherë njësinë e shërbimit.
Pajisja elektroshtëpiake është e furnizuar me një set ndihmës, i cili përmban:
- Udhëzimet e përdorimit,
- Fletën e garancisë,
- 4 tapa plastike,
- Çelës,
- Tub furnizimi,
- Mbajtësin e tubit të shkarkimit.
Sigurohuni që të jenë furnizuar të gjitha sa më sipër.
HEQJA E SHUFRAVE BLLOKUESE
⚠️ Përpara përdorimit për herë të parë të makinës larëse elektroshtëpiake, duhet të hiqen shufrat/vidhat e transportit. Një makinës larëse e bllokuar mund të dëmtohet kur ndizet për herë të parë. Në rast të një dëmtimi të tillë, garancia do të jetë e pavlefshme!

1 Zhvendosini tubat dhe përdorni një çelës për të zhvidhosur 4 vidhat në pjesën e pasme të pajisjes, duke i rrotulluar në anën e kundërt të aktepave të orës, siç tregohet nga shigjeta. Zhvidhosini rreth 30 mm (jo plotësisht).
2 Tërhiqini horizontalisht 4 vidhat/shufrat e transportit.
3 Vidhat/shufrat e transportit nxirrini jashtë plotësisht, bashkë me pjesën plastike dhe të gomës.
4 Mbulojini dy vrimat nëpër të cilat ishin futur vidhat/ shufrat bllokuese me tapa plastike. Tapat plastike janë dhënë në qese me manualin e udhëzimeve të makinës larëse. (seti ndihmës)
Në rast se duhet ta transportoni përsëri më vonë pajisjen, ruajini vidhat/shufrat e transportit (për t'i instaluar sërish vidhat/shufrat, ndiqni procedurën e mësipërme në drejtim të kundërt).
LËVIZJA DHE TRANSPORTI PAS INSTALIMIT
Në qoftë se dëshironi të lëvizni pajisjen pasi të jetë instaluar, vidhat/shufrat bllokuese duhet të ri-instalohen për të mos lejuar dëmtimin e pajisjes nga dridhjet gjatë transportit (shikoni kapitullin "INSTALIMI DHE LIDHJA/Heqja e vidhave/shufrave bllokuese"). Në qoftëse i keni humbur vidhat/shufrat bllokuese, ato mund të porositen nga prodhuesi.
⚠ Pas transportit, makina larëse duhet të lihet të qëndrojë palëvizur për të paktën dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik, në mënyrë që të arrijë temperaturën e ambientit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të instalohet dhe të lidhet nga një teknik i trajnuar.
Para se të lidhni makinën larëse, lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit. Riparimi ose çfarëdopretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i makinës larëse nuk do të mbulohet nga garancia.
ZGJEDHJA E AMBIENTIT
Dyshemeja mbi të cilën vendoset makina larëse duhet të ketë bazament betoni. Duhet të jetë e pastër dhe e thatë; përndryshe, makina larëse mund të rrešhqasë.Gjithashtu, pastroni sipërfaqen e poshtme të këmbëve të rregullueshme.
Makina larëse duhet të qëndrojë e niveluar dhe e palëvizshme në një bazament të fortë.
RREGULLIMI I KËMBËVE TË MAKINËS LARËSE
Përdorni një nivelues me alkool dhe çelësin e dhënë.

1 Nivelojeni makinën larëse në drejtim gjatësor dhe tërthor duke rrotulluar këmbët e rregullueshme. Këmbët lejojnë nivelim me +/- 2 cm.
2 Pas rregullimit të lartësisë së këmbëve, shtrëngojini me forcë dadot bllokuese (kondradadot) me çelësin e dhënë, duke i rrotulluar drejt fundit të pajisjes 1(shikoni figurën).
Nivelimi iparregullti makinës larëse nëpërmjet këmbëve të rregullueshme, mund të shkaktojë dridhje, që pajisjatë rrëshkasë nëpër dhomë dhe të funksionojë me zhurmë të madhe. Nivelimi i parregullt i makinës larëse nuk është subjekt i garancisë.
Në disa raste, gjatë përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake mund të shfaqet zhurmë e lartë ose e pazakonshme; kryesisht këto janë rezultat i instalimit të parregullt.
Hapësirat për instalimin e makinës larëse

text_image
25 mm 25 mm 1
text_image
50 mm 2Makina larëse nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet pranë. Për funksionim optimal të makinës larëse, ne rekomandojmë respektimin e hapësirave nga muret, siç është paraqitur në figurë.
Në rast të pamundësisë për të ruajtur hapësirat minimale të nevojshme, nuk mund të sigurohet funksionimi i sigurt dhe i rregullt i makinës larëse. Përveç këtyre, mund të ndodhë edhe mbinxehja e saj (figurat 1 dhe 2).
Instalimi i makinës larëse poshtë bangos së kuzhinës nuk rekomandohet.
Hapja e derës së makinës larëse (pamja nga lart)

text_image
b a 140°Shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
a = Gjatësia e makinës larëse
b = Gjatësia me derë të hapur
⚠️ Përpara se të lidhni makinën larëse me rrjetin elektrik, prisni të paktën 2 orë derisa të arrijë temperaturën e ambientit.
LIDHJA ME UJËSJELLËSIN
Lidheni tubin me rubinetin e ujit duke e vidhosur në filetim.

Për funksionim normal të makinës larëse, presioni në rrjetin e ujit duhet të jetë midis 0.1–1 MPa (1-10 bar; 1–10 kp/cm² ; 10–100 N/cm²). Presioni minimal dinamik i ujit mund të përcaktohet duke matur rrjedhën e ujit. Në 15 sekonda, nga një rubinet i hapur plotësisht duhet të rrjedhin 3 litra ujë.
Shtrëngojeni me dorë tubin e furnizimit me ujë, me një forcë të mjaftueshmeqë tubi të bashkohet mirë (maksimumi 2 Nm). Pas lidhjes së tubit, bashkimi duhet të kontrollohet për ndonjë rrjedhje.Mos përdorni pinca ose mjete të ngjashme gjatë lidhjes së tubit, pasi kjo mund të dëmtojë filetot e dados.
Përdorni vetëm tubin e furnizimit me ujë të dhënë me pajisjen. Mos përdorni asnjë tub të përdorur ose tjetër.
Sigurohuni që tubi nuk është i dëmtuar. Në rast se tubi është i degraduar, i dobët ose i plasaritur, ai duhet të zëvendësohet.
AQUA - STOP (NDALUESI I UJIT) (VETËM NË DISA MODELE)
Në qoftë se dëmtohet një tub i brendshëm, aktivizohet një sistem mbyllës i cilindërpret furnizimin me ujë të makinës larëse. Në raste të tilla, xhami i kontrollit (a) do të bëhet i kuq. Zëvendësojeni tubin e furnizimit me ujë.

Mos e zhytni në ujë tubin e furnizimit me ujë që ka sistemin Aqua stop, sepseai përmban një valvul elektrike.
Tubi i furnizimit me ujë mund të lidhet pa valvul rikthimi.
Kur të lidhni tubin e furnizimit me ujë, sigurohuni që ta lidhni në një mënyrë që të lejojë furnizimin e duhur dhe pa pengesa të ujit.
LIDHJA DHE SIGURIMI I TUBIT SHKARKUES TË UJIT
Futeni tubin e shkarkimit të ujit në një lavaman, në një vaskë ose lidheni direkt mekanalizimet (tubin e shkarkimi me diametër prej të paktën 4 cm). Distanca vertikale nga dyshemeja deri në fund të tubit të shkarkimit duhet të jetë jo më shumë se 100 cm dhe jo më pak se 60 cm. Ai mund të lidhet në tre mënyra (A, B, C).

text_image
max 125 cm min 70 cm A B C max 90 cm max 100 cm max 150 cmA Fundi i tubit shkarkues mund të vendoset mbi një lavaman ose vaskë. B Përdorni një kapëse teli përmes vrimës në bërrylit mbajtës për të lidhurtubin dhe për të mos e lejuar të rrešhqasë në dysheme.
B Tubi i shkarkimit mund të lidhet edhe direkt me tubacionin e shkarkimit të lavamanit. Një lavaman shumë i vogël nuk mund të pranohet. Kini kujdes, pasi uji i shkarkuar mund të jetë i nxehtë.

text_image
max 90 cm max 160 cm A B C max 30 - 40 cm min 70 cm max 125 cmC Tubi shkarkues mund të lidhet edhe me tubacionin e shkarkimit në mur, me një mbajtëse; kjo mbajtëse duhet të instalohet siç duhet për të lejuar pastrimin.

D Tubi i shkarkimit duhet të lidhet dhe të fiksohet me kunjin në pjesën e pasme të pajisjes, siç tregohet në figurë. Gjatësia maksimale e tubit të shkarkimit është 2.5 m.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit nuk është i dëmtuar.
Në qoftë se tubi i shkarkimit nuk është lidhur siç duhet, nuk mund të sigurohet operimi i rregullt i makinës larëse.
LIDHJA E PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE ME RRJETIN ELEKTRIK

⚠️ Përpara se të lidhni makinën larëse me rrjetin elektrik, prisni të paktën 2 orë derisa të arrijë temperaturën e ambientit.
Makinën larëse lidheni në një prizë me tokëzim. Pas instalimit, priza e murit duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Priza duhet të jetë e pajisur me kontakt tokësor (në përputhje me rregulloret përkatëse).
Informacioni mbi makinën tuaj të larjes është dhënë në pllakën e të dhënave (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
⚠️ Ne rekomandojmë përdorimin e mbrojtjes ndaj tensionit të lartë, për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake në rast të goditjes nga rrufeja.
⚠ Makina larëse nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.
Mos e lidhni makinën larëse në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.
Mus e futni apo nxirrni spinën e pajisjes me duar të lagura.
Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.
Një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga një person i autorizuar nga prodhuesi.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË
Sigurohuni që makina larëse është e shkëputur nga rrjeti elektrik; pastaj hapeni derën drejt vetes (figurat 1 dhe 2).
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, pastrojeni kazanin me një leckë të butë dhe të lagur prej pambuku ose përdoreni programin Steril tub (Programi i vetë-pastrimit). Në një rast të tillë, lidheni pajisjen me rrjetin elektrik dhe hapeni rubinetin e ujit. Në kazan nuk duhet të ketë rroba; kazani duhet të jetë bosh (Figurat 3 dhe 4).

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë makinën larëse (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).
| Larje normale;Rroba delikate | Temperatu-ra mak-simale elarjes 95°C![]() ![]() | Temperatu-ra mak-simale elarjes 60°C![]() ![]() | Tempera-tura mak-simalee larjes![]() 40 | Tempera-tura mak-simalee larjes![]() 30 | Vetëmlarje medorë![]() ![]() | Mos elani![]() ![]() |
| Zbardhimi Zbardhimi në ujë të ftohtë | Nuk lejohet zbardhimi | |||||
| Pastrimi kimik Pastrim kimik metë gjithë agjentët[A] | Tretës karburantiR11, R113[P] | Pastrim kimik nëkerozinë, alkooltë pastër dhe nëR 113[F] | Nuk lejohetpastrimi kimik[X] | |||
| Hekurosja Hekurosjee nxehtë,maksimumi 200°C[...] | Hekurosjee nxehtë,maksimumi 150°C[...] | Hekurosjee nxehtë,maksimumi 110°C[...] | Nuk lejohethekurosja[X] | |||
| Tharja Tharje e rrafshët(vendoseni nënjë sipërfaqe tërrafshët)[-] | Tharje e njomënë tel[III]Tharje në tel[☐] | Temperaturë elartë[...]Temperaturë e ulët[☐] | Nuk thahetnë tharës meajër të nxehtë[☒] | |||
HAPI 2: PËRGATITJA E PROCESIT TË LARJES
- Ndajini rrobat sipas llojit të pëlhurës, ngjyrës, ndotjes, ngarkesës së pajisjes dhe temperaturës së lejuar të larjes (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).
- Mbyllini kopsat dhe zinxhirët, lidhini të gjithalidhëset dhe kthejini xhepat mbrapsht; hiqini të gjitha kapëset metaliketë cilat mund të dëmtojnë rrobat dhe pjesën e brendshme të makinës larëse ose të bblokojnë tubacionin e shkarkimit.
- Vendosini rrobat shumë të ndjeshme dhe sendet e vogla në qese me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave. (Qesetme qëllim të posaçëm për larjen e rrobave janë të disponueshme si aksesorë shtesë opsionalë.)

Për të hequr njollat, përdorni një heqës njollash të cilin mund ta hidhni në ndarjen kryesore të kutisë shpërndarëse të detergjentit.
Kur t'i ngjyrosni rrobat, përdorni vetëm ngjyra të përshtatshme për t'u përdorur në makinë larëse ose në pajisje të ngjashme. Zbatoni udhëzimet e prodhuesit të bojës. Pjesët prej plastike dhe gome të pajisjes mund të zbardhen ose të marrin ngjyrën e bojës që po përdorni.
NDEZJA E MAKINËS LARËSE
Përdoreni kabllin elektrik për të lidhur makinën larëse me rrjetin elektrik dhe lidheni makinën larëse me rrjetin e furnizimit me ujë.
Ndizeni pajisjen duke e kthyer çelësin e zgjedhjes së programit (1) nga pozicioni »OFF« në programin e dëshiruar (figurat 1 dhe 2).

Hapeni derën e makinës larëse duke e tërhequr dorezën drejt vetes (figura 1).
Futini rrobat në kazan (pasi të siguroheni që kazani është bosh) (figura 2).
Mbylleni derën e makinës larëse (figura 3).
Dera mbyllet pasi të dëgjoni një »klik«.

Asnjëherë mos u përpiqni ta hapni derën me forcë. Gjithashtu, mos e hapni derën gjatë operimit të pajisjes.
Në qoftë se e hapni derën gjatë operimit të pajisjes, zbatoni udhëzimet në kapitullin »NDALIMI DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT«.
Mos e mbingarkoni kazanin! Shikoni TABELËN E PROGRAMIT dhe vini re që ngarkesajuaj të jetë siç tregohet në pllakën e të dhënave.
Në qoftë se makina larëse është e mbushur plot, rrobat nuk do të lahen krejtësisht.
HAPI 3: ZGJEDHJA E PROGRAMIT TË LARJES
Zgjidheni programin duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (1) në të majtë ose në të djathtë (në varësi të llojit të rrobave dhe sa shumë janë tëndotura). Shikoni TABELËN E PROGRAMEVE.

Gjatë operimit, çelësi i përzgjedhjes së programit (1) nuk do të rrotullohet automatikisht.
TABELA E PROGRAMEVE
| Programi | Ngarkesa maksimale | Norma maks. imale e rrotullimeve | Përshkrimi i programit | |
![]() | Cotton (Pambuku)(--, 20°C, 30°C, 40°C, 60°C, 95°C) | 7 kg/6 kg | 1400/1200 | Programi është i përshtatshëm për rroba prej pambuku ose prej liri të ndotura normalisht ose shumë.Për rroba shumë të ndotura, zgjidhni funksionin Prewash |
![]() | Cotton ECO (Pambuku ECO)(--, 20°C, 30°C, 40°C, 60°C, 95°C) | 7 kg/6 kg | 1400/1200 | Programi është i përshtatshëm për larje ECO,për tekstile të prodhuara me pëlhura prej pambuku dhe prej liri. |
![]() | Synthetic (Sintetike)(--, 20°C, 30°C, 40°C, 60°C) | 3 kg/3 kg | 1200/1200 | Programi është i përshtatshëm për rroba prej sintetike të ndotura normalisht. |
| [SYT6] | Wool (Leshi)(--, 20°C, 30°C, 40°C) | 2 kg/2 kg | 600/600 | Programi është i përshtatshëm për rroba prej leshi për larje në makinë (shikoni etiketën e veshjes). |
| [WHZ] | Speed 15'(I shpejtë 15')(--, 20°C, 30°C, 40°C) | 1 kg/1 kg | 800/800 | Programi është i përshtatshëm për pëlhura prej pambuku ose të përziera. Éshtë i përshtatshëm për rroba të reja ose rroba të vogla pune.Në rast të ndryshimit të cilësimeve të paracaktuara, koha e larjes do të zgjatet. |
| [2HT7] | Mix(--, 20°C, 30°C, 40°C) | 3 kg/3 kg | 1200/1200 | Programi është i përshtatshëm për ngarkesa të ndryshme pëlhurash sintetike dhe prej pambuku të ndotura normalisht. |
| [046X] | Rinse&Spin(Shpërlarja&Rrotullimet/Centrifuga) | 7 kg/6 kg | 14001200 | Programi përfshin caktimin paraprak të cikleve të shpërlarjes dhe ciklit të centrifugimit. |
![]() | Spin(Rrotullimet/Centrifuga) | 7 kg/6 kg | 14001200 | Me këtë program, ju mund të zgjidhni manualisht kohëzgjatjen dhe normën e centrifugimit. |
| Programi | Ngarkesa maksimale | Norma maks. imale e rotullimeve | Përshkrimi i programit | |
| Steril tub (Sterilizim kazani/ Programi i vetëpastrimit) (95°C) | 0 kg/ 0 kg | 600/ 600 | Programi përdoret për pastrimin e kazanit dhe heqjen e mbetjeve të detergjentëve dhe bakterieve të cilat mund të grumbullohen dhe të zhvillohen veçanërisht kur përdorni programe me temperatura të ulëta larjeje. Kazani duhet të jetë bosh. Mund të hidhni pak uthull të distiluar (rreth 2 dl) ose bikarbonat natriumi (1 lugë gjelle ose 15 g). Përdoreni këtë program të paktën një herë në muaj. | |
| Gently (Delikate) (- -, 20°C, 30°C, 40°C) | 2 kg/ 2 kg | 600/ 600 | Ky program është i përshtatshëm për rroba delikate dhe prej mëndafshi, të cilat mund t'i lani në pajisje (shikoni etiketën e përkujdesjes). | |
| Down wear (Të brendshme/Veshjet e mbushura) (- -, 20°C, 30°C, 40°C) | 3 kg/ 3 kg | 600/ 600 | Programi është i përshtatshëm për artikuj që lahen në makinë larëse, të mbushura me fibra sintetike, të tilla si: jastëkë, mbulesa krevati dhe çarçafë, si dhe të përshtatshme për artikuj të mbushur me pupla. | |
| Sports (Sportive) (- -, 20°C, 30°C, 40°C) | 3 kg/ 3 kg | 1000/ 1000 | Programi është i përshtatshëm për veshje sportive dhe për veshje të kohës së lirë, të prodhuara me pëlhura mikrofibër. | |
| Black (Të zeza, prej pambuku) (- -, 20°C, 30°C, 40°C, 60°C) | 3 kg/ 3 kg | 1000/ 1000 | Programi është i përshtatshëm për tekstile të errta, të prodhuara nga pambuku dhe tekstile të errta, të cilat duhen trajtuar me kujdes. | |
| Shirts (Këmishat) (- -, 20°C, 30°C, 40°C, 60°C) | 3 kg/ 3 kg | 800/ 800 | Programi është i përshtatshëm për këmisha apo bluza që nuk hekurosen, të prodhuara nga pambuku, liri, fijet sintetike ose pëlhurat e përziera. | |
| Allergy care (Kujdes ndaj alergjive) (- -, 20°C, 30°C, 40°C) | 3 kg/ 3 kg | 1200/ 1200 | Ky program është i përshtatshëm për larjen e rrobave të cilat kërkojnë kujdes të veçantë, si p.sh. rrobat për njerëzit me lëkurë shumë të ndjeshme ose me alergji lëkure, pasi ai përfshin një cikël shpëlarjeje më shumë. Sigurohuni që në rroba të mos ketë mbetje detergjente, pasi ato mund të shkaktojnë acarim të lëkurës. | |
ZGJEDHJA E DETERGJENTËVE DHE ADITIVËVE
Gjithmonë zgjidhni detergjentë me efikasitet të lartë, të cilët nuk bëjnë shkumë dhe që janë të synuar për pajisjet që mbushen nga përpara.
Zgjedhja e detergjentit varet nga lloji, niveli i ndotjes, ngjyra e rrobave dhe temperatura e larjes.
Në qoftë se përdorni detergjente pa fosfate moderne, në rrobat e zeza mund të shfaqen mbetje të bardha (vija etj.). Në raste të tilla, fshijini vijat dhe përdorni një detergjent të lëngët.
Përdorni vetëm detergjent të destinuar për pajisjet për përdorim shtëpiak.
Agjentët e heqjes së smërçit mund ta dëmtojnë pajisjen. Mos përdorni tretësa.
Rrobat e pastruara mos i lani me tretës ose me substanca të ndezshme.
Zbatoni udhëzimet e prodhuesit për dozimin e detergjentit.
Sasia e tepërt e detergjentit mund të rezultojë në shkumëzimin, gjë që si rezultat dëmton efikasitetin e larjes. Në qoftë se pajisja ndjen shkumë të tepruar, mund të mos lejojë fillimin e ciklit të centrifugimit.
Në rast se sasia e detergjentit është shumë e vogël, rrobat pas njëfarë kohe mund të mos jenë të bardha. Kjo mund të rezultojë edhe nga akumulimin e gëlqeres në kazan dhe në tuba.
Sasia maksimale e rrobave në kg (për programin e pambukut) tregohet në pllakën e të dhënave të vendosur nën derën e makinës larëse (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
Ngarkesa maksimale ose nominale përdoret për rrobat e përgatitura në përputhje me standardin IEC 60456.
Për efekt më të mirë të larjes, ne rekomandojmë mbushjen e kazanit deri në 2/3 kur përdorni programet e pambukut.
HAPI 4: ZGJEDHJA E CILËSIMEVE DHE FUNKSIONEVE SHTESË
Shumica e programeve karakterizohen nga cilësimet bazë, por këto cilësime mund të ndryshohen.
Rregullojini cilësimet duke shtypur butonin e funksionit përkatës (përpara se të shtypni butonin (6) FILLIMI/NDALIMI).
Aktivizojini/çaktivizojini funksionet duke shtypur funksionin e dëshiruar (përpara se të shtypni butonin (6) FILLIMI/NDALIMI).
Në disa programe, disa cilësime nuk mund të zgjidhen dhe në qoftë se shtypet butoni përkatës, do të dëgjohet një sinjal akustik (sinjal zanor) (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE).

TEMP. (TEMPERATURA E LARJES)
Ndryshon temperaturën për programin e përzgjedhur.
Çdo program ka një temperaturë të paracaktuar, e cila mund të ndryshohet duke shtypur pozicionin (2) TEMP. (TEMPERATURA E LARJES).
(-- tregon larje të ftohtë)
Temperatura tregohet në njësinë e ekranit mbi buton.

text_image
88:88 temp. spin delay end options start/pause STOP ADD GO 2
SPIN (NORMA E CENTRIFUGËS/SHKARKIMI)
Këtë përdoreni për të rregulluar normën e centrifugës (rrotullimeve). Me normën e paracaktuar ose të përzgjedhur të centrifugës, në njësinë e ekranit do të ndizet norma e përzgjedhur e centrifugës.
Në qoftë se zgjidhni shkarkimin pa centrifugë, në njësinë e ekranit do të shfaqet 0.

text_image
88:88 temp. spin delay end options start/pause STOP ADD GO 3DELAY (FILLIMI ME VONESË)
Këtë funksion përdoreni për të filluar programin pasi të ketë kaluar një sasi e caktuar kohe. Funksioni mund të zgjidhet vetëm përpara se të ketë filluar një program. Shtypeni pozicionin (4) DELAY. Në njësinë e ekranit do të shfaqet »-:-«. Në qoftë se, për shembull, zgjidhni një program me një kohëzgjatje prej 2:39, koha do të tregohet në njësinë e ekranit. Shtypeni pozicionin (4)
DELAY për të zgjedhur vonesën deri në 24 orë, me rritje nga 1 orë ose 2 orë (në varësi të programit të zgjedhur).
Në qoftë se për 5 sekonda nuk shtypet asgjë, do të shfaqet koha aktuale e larjes.
Për të rregulluar cilësimin e fillimit me vonesë, shtypni pozicionin DELAY (4). Funksioni aktivizohet kur shtypet butoni FILLIMI/NDALIMI (6). Pajisja elektroshtëpiake do të fillojë të numërojë mbrapsht kohën e përcaktuar të vonesës. Kur numërimi mbrapsht të arrijë në zero, programi i zgjedhur i larjes do të fillojë automatikisht.
- Për të anuluar fillimin me vonesë, kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF« për 3 sekonda. Zgjidheni edhe një herë programin dhe funksionet dhe pastaj shtypni pozicionin DELAY (4) për të zgjedhur një kohë të re vonese; pastaj, konfirmojeni cilësimin me butonin FILLIMI/NDALIMI (6).
- Në rast ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike përpara se të përfundojë koha e vonesës, numërimi mbrapsht do të rifillojë në pikën kur është ndërprerë, sapo të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

text_image
88:88 temp. spin delay end options start | pause STOP ADD GO4
Kur përdorni funksionin Delay, mos përdorni detergjentë të lëngshëm.

BLLOKIMI PËR FËMIJËT
Kjo është një karakteristikë sigurie. Për ta aktivizuar, shtypni në të njëjtën kohë pozicionet (2) TEMP. (TEMPERATURA) dhe (3) SPIN (NORMA E CENTRIFUGËS) dhe mbajini për të paktën 2 sekonda. Në njësinë e ekranit do të ndizet figura e mëposhtme: "SAFE on". Ndiqni të njëjtën procedurë për të çaktivizuar bllokimin për fëmijët. Në njësinë e ekranit do të ndizet figura e mëposhtme: "SAFE oFF".
Bblokimi për fëmijët mund të aktivizohet pas fillimit të programit. Gjatë kohës që është i aktivizuar bblokimi për fëmijët, nuk mund të ndryshohen cilësimet ose funksionet shtesë.

text_image
80:88 temp. spin delay end options start/pause =0 × STOP ADD GO 2 3MUTE (FIKJA E SINJALEVE AKUSTIKE)
Tingujt mund të çaktivizohen edhe duke shtypur në të njëjtën kohë butonat (3) SPIN (NORMA E CENTRIFUGËS) dhe (4) DELAY (FILLIMI ME VONESË) dhe duke i mbajtur të shtypur për 2 sekonda. Në njësinë e ekranit do të tregohet “bEEp oFF”.
Të gjithë tingujt, me përjashtim të alarmeve do të çaktivizohen.
Për t'i ndezur tingujt, ndiqni të njëjtën procedurë. Në këtë rast, në njësinë e ekranit do të tregohet "bEEp on".
Të gjithë tingujt, do të aktivizohen.
Ky cilësim mbetet i aktivizuar edhe pasi pajisja elektroshtëpiake shkëputet nga rrjeti elektrik.

text_image
88:88 temp. spin delay end options start/pause STOP ADD GO 3 4(OPTIONS) ZGJEDHJA E FUNKSIONEVE SHTESË
PREWASH/EXTRA RINSE (PARALARJA/
SHPËLARJA SHTESË )
Për larjen e rrobave të ndotura shumë, veçanërisht me njolla të forta në sipërfaqe.
Shtypni butonin (5) për të zgjedhur në mënyrë të alternuar funksionin e paralarjes (Prewash) ose funksionin e shpëlarjes shtesë (Extra Rinse); ndërkohë që shtypni butonin, në njësinë e ekranit për paralarjen do të shfaqet simboli përkatës për larje intensive.

Në qoftë se zgjidhni PARALARJEN, detergjentin shtojeni në ndarësen e ralarjes
Për të përmirësuar efektin e larjes apo heqjen e njollave ose për rroba shumë të ndotura, zgjidhni Paralarjen (Prewash).
Zgjidhni Shpëlarje shtesë (Extra Rinse) nëse dëshironi të rrisni numrin e shpëlarjeve. Programi e zhvillon procesin e shpëlarjes edhe një herë tjetër përpara se të zhvillohet zbutja dhe koha totale e funksionimit të programit të rritet sipas rrethanave.

text_image
88:88 temp. spin delay end options start | pause STOP ADD GO5
Kur makina larëse fiket, të gjitha funksionet shtesë kthehen në cilësimet bazë/të personalizuara, me përjashtim të cilësimeve të sinjalit akustik.
TABELA E FUNKSIONEVE
| Programet | DETERGENTCOMPARTMENT(NDARJA EDETERGJENTIT) | °C TEMP. | SPIN (VENDOSJA ENORMÈS SÉ CENTRIFUGIMIT) | DELAY (FILLIMI MEVONESÉ) | PREWASH (PARALARJA) | EXTRA RINSE(SHPËLARJA SHTESÉ) | DEFAULT RINSE TIME(KOHA E PARACAKTUAR PËRSHPËRLARJE) | |||
| UP PREWASH(PARALARJA) | UN MAIN WASH(LARJA KRYESORE) | * SOFTENER(ZBUTJA) | ||||||||
| Cotton (Pambuku) | • • | √• | • | • | • | • | ||||
| Cotton ECO(Pambuku ECO) | • • | √• | • | • | - | • | ||||
| Synthetic (Sintetike) | • | √ | • | • | • | • | • | |||
| Wool (Leshi) | - | √ | • | • | • | • | - | |||
| Speed 15'(I shpejtë 15') | - • | √• | • | • | - | • | ||||
| Mix | • • | √• | • | • | • | • | ||||
| Rinse&Spin(Shpërlarja&Rrotullimet/Centrifuga) | - | - | - | - | • | • | - | |||
| Spin(Rrotullimet/Centrifuga) | - | - | - | - | • | • | - | |||
| Steril tub (Sterilizimkazani/ Programi ivetëpastrimit) | - | - | - | - | - | • | ||||
| Gently (Delikate) | - | √ | • | • | • | • | - | |||
| Down wear(Të brendshme/Veshjete mbushura) | - • | √• | • | • | - | • | ||||
| Sports (Sportive) | • | √ | • | • | • | • | • | |||
| Black(Të zeza, prej pambuku) | • • | √• | • | • | • | • | ||||
| Shirts(Këmishat) | - • | √• | • | • | - | • | ||||
| Allergy care(Kujdes ndaj alergjive) | • • | √• | • | • | • | • | ||||
Në fazën e hershme të programit të larjes, makina larëse përdor teknologji të avancuar për të detektuar sasinë e rrobave që lahen. Pas detektimit të ngarkesës, makina larëse rregullon kohëzgjatjen e programit.
HAPI 5: FILLIMI I PROGRAMIT TË LARJES
Pasi të keni zgjedhur programin dhe funksionet shtesë dhe të keni hedhur shtoni detergjentin në kutinë e shpërndarjes, shtypni butonin FILLIMI/NDALIMI (6).

text_image
start/pause 6NË EKRAN DO TË SHFAQET KOHA e mbetur deri në përfundim të programit ose koha e START DELAY (FILLIMI ME VONESË) (nëse është vendosur).
Simbolet do të ndriçojnë në funksionet e përzgjedhura.
Norma e centrifugës (rrotullimeve) mund të rregullohet pas shtypjes së butonit (6) FILLIMI/NDALIMI, (përveçse në rastin e programit të vetëpastrimit SterilTub); Bblokimi për fëmijët mund të aktivizohet ose të çaktivizohet dhe mund të vendoset sinjali zanor; megjithatë, cilësimet e tjera, nuk mund të ndryshohen.
Pasi të fillojë programi, në njësinë e ekranit do të shfaqet »- -«, që tregon se rrobat po peshohen. Kohëzgjatja e programit (orët : minutat) do të rregullohet automatikisht sipas peshës së rrobave.
Pasi të fillojë programi, në njësinë e ekranit do të ndizet Door Lock ⚙Pasi të përfundojë programi, figura do të zhduket.
Në qoftë se gjatë funksionimit të programit shtypni butonin NDALIMI (6) dhe të gjitha kushtet janë plotësuar që të hapni derën, atëherë do të zhduket edhe
Në qoftë se 📞pulson, do të thotë se dera nuk mund të hapet; në një rast të tillë, mos u përpiqni ta hapni derën me forcë.
Në qoftë se në njësinë e ekranit nuk pulson asgjë, dera e makinës larëse është e hapur ose nuk është mbyllur siç duhet. Mbylleni derën e makinës larëse dhe shtypeni përsëri butonin (6) FILLIMI/NDALIMI për të vazhduar programin e larjes.
HAPI 6: NDRYSHIMI I PROGRAMIT TË LARJES OSE ANULIMI MANUAL (FIZIK)

text_image
OFF 18:00 OFF start/pause1 Për të ndaluar dhe anulluar një program larjeje, kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF« për 3 sekonda.
2 Programi i larjes është përkohësisht i ndaluar kur pulson koha e mbetur deri në përfundimin e programit. Në të njëjtën kohë, makina larëse do ta nxjerrë ujinjashtë nga kazani i makinës larëse. Kur uji të jetë nxjerrë jashtë, dera e makinës do të zhbllokohet. Në qoftë se uji në makinën larëse është i nxehtë, makina larëse do ta ftohë dhe do tanxjerrë/shkarkojë atëautomatikisht.
3 Për të zgjedhur një program të ri, zgjidheni programin duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (1) dhe më pas zgjidhni programin dhe funksionet shtesë. Shtypni butonin START/PAUSE (6), pa hedhur përsëri detergjent.
HAPI 7: PËRFUNDIMI I PROGRAMI TË LARJES
Një sinjal akustik do të tregojë fundin e procesit të larjes; në ekran, do të lexohet “End”. Në qoftë se nuk kryeni asnjë veprim brenda 2 minutash, pajisja do të fiket automatikisht.

- Hapeni derën e makinës larëse.
- Merrini rrobat nga kazani.
- Mbylleni derën!
- Mbylleni rubinetin e furnizimit me ujë.
- Fikeni makinën larëse (kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF«)
- Hiqeni kabllin e energjisë nga priza.

text_image
OFF 1NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT
NDËRPRERJA MANUALE
Për të ndaluar dhe anulluar një program larjeje, kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF« për 3 sekonda.
BUTONII NDALIMIT
Programi i larjes mund të ndalohet gjithmonë duke shtypur butonin (6) FILLIMI/NDALIMI. Programi i larjes është përkohësisht i ndaluar kur pulson koha e mbetur deri në përfundimin e programit.
Në qoftë se në kazan nuk ka ujë dhe temperatura e ujit nuk është shumë e lartë, atëhere dera do të zhbllokohet pas një periudhe të caktuar kohore dhe mund të hapet. Për të rifilluar programin e larjes, fillimisht mbylleni derën dhe pastaj shtypeni butonin (6) FILLIMI/NDALIMI.
SHTIMI/HEQJA E RROBAVE GJATË FUNKSIONIMIT TË MAKINËS LARËSE
Pas një periudhe të caktuar kohore, dera e makinës larëse mund të hapet në qoftë se niveli i ujit dhe temperaturës janë më poshtë se pragu i paracaktuar.
Në qoftë se plotësohen kushtet e mëposhtme, atëhere bllokuesi elektronik i derës lirohet dhe dera e makinës larëse mund të hapet:
- temperatura e ujit në kazan duhet të jetë e përshtatshme,
- niveli i ujit në kazan duhet të jetë poshtë një niveli të caktuar.
Në mënyrë që të shtoni ose të hiqni rroba nga makina larëse gjatë funksionimit të programit, veproni si më poshtë:
- Shtypni butonin (6) FILLIMI/NDALIMI.
- Në qoftë se plotësohen të gjitha kushtet për lirimin e bllokuesit elektronik të derës, atëherë mund ta hapni derën e makinës larëse dhe të shtoni ose të hiqni rroba nga kazani.
- Mbylleni derën e makinës larëse!
- Shtypni butonin (6) FILLIMI/NDALIMI.
Programi i larjes do të rifillojë.
Në qoftë se ju gjatë larjes shtoni një sasi të konsiderueshme rrobash, rrobat mund të lahen me më pak efektivitet, sepse makina larëse fillimisht ka pasur një peshë më të vogël të ngarkesës së rrobave dhe ka marrë një sasi më të vogël uji. Sasia e pamjaftueshme e ujit, krahasuar me sasinë e rrobave mund të shkaktojë edhe dëmtime të rrobave (rrudhosje të rrobave të thata), dhe koha e larjes mund të jetë më e gjatë.
Koha e larjes do të rifillojë nga pika në të cilën ishte ndërprerë programi i larjes.
GABIMET
Në rast të një gabimi ose defekti, programi do të ndërpritet.
Dritat sinjalizuese që pulsojnë dhe një sinjal akustik do të njoftojnë për një ngjarje të tillë (shikoni TABELËN E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE) dhe gabimi do të tregohet në ekran (F:XX).
DEFEKT NË FURNIZIMIN ME ENERGJI
Në rastet e defekteve në furnizimin me energji elektrike (ndërprerjes së energjisë), programi i larjes do të ndërpritet. Pasi të rikthehet energjia, programi do të rifillojë në fazën në të cilët u ndërpre.
HAPJA E DERËS MANUALISHT NË RAST TË NDËRPRERJES SË ENERGJISË - NË RAST TË NDALIMIT TËNJË PROGRAMI

text_image
1 2 min 21 Për të ndaluar dhe anulluar një program larjeje, kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF« për (2 min.).
2 Hapeni manualisht derën e makinës larëse, duke e tërhequr dorezën drejt vetes.
Dera e makinës larëse mund të hapet në qoftë se niveli i ujit tempertura e ujit nuk është shumë e lartë. Në të kundërt, përdoreni ndërprerjen manuale (fizike) (shikojeni kapitullin »NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT/Ndërprerja manuale (fizike)«).
⚠️ Në qoftë se pas ndërprerjes së energjisë ka ende ujë në makinën larëse, sigurohuni që të mos e hapni derën përpara se tashkarkonimanualisht ujin nga makina larëseduke përdorur filtrin e pompës (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit të pompës«).
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
⚠️ Përpara pastrimit, hiqeni makinën larëse nga rrjeti elektrik.
Fëmijët nuk duhet ta pastrojnë makinën larëse ose të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrjen e duhur!
PASTRIMI I KUTISË SHPËRNDARËSE
Kutia shpërndarëse duhet të pastrohet të paktën dy herë në muaj.

1 Për të hequr kutinë shpërndarëse nga zgavra, shtypeni kapësen e vogël.
2 Kutinë shpërndarëse pastrojeni me ujë të rrjedhshëm duke përdorur një furçë dhe thajeni. Hiqini edhe të gjitha mbetjete detergjentëve nga fundi i zgavrës. Hiqeni kapësen e ndarëses së detergjentit të lëngshëm dhe pjesën e kondicionerit nga kutia shpërndarëse. Lajini të gjitha pjesët me ujë të rrjedhshëm dhe rivendosini përsëri në folenë e kutisë shpërndarëse.
Mos e lani kutinë shpërndarëse në pjatalarëse (lavastovilje).
PASTRIMI ITUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË, ZGAVRËS TË SHPËRNDARJES SË DETERGJENTIT DHE GUARNICIONIT PREJ GOME TË DERËS

1 Rrjetën e filtrit pastrojeni shpesh, me ujë të rrjedhshëm.
2 Për të pastruar të gjithë pjesën e shpëlarjes së makinës larëse, veçanërisht vrimat në pjesën e sipërme të dhomës së shpëlarjes, përdorni një furçë.
3 Pas çdo larjeje, fshijeni guarnicionin prej gome të derës për të rritur jetëgjatësinë e tij.
PASTRIMI I FILTRIT TË POMPËS
Gjatë pastrimit, mund të derdhet pak ujë. Për këtë arsye rekomandohet që të vendosni një leckë thithëse në dysheme.
Sigurohuni që uji të jetë ftohur përpara se ta hiqni nga pajisja.

1 Hapeni kapakun e filtrit të pompës duke përdorur një mjet të përshtatshëm (kaçavidë të sheshtë ose një mjet të ngjashëm).
2 Përpara se të pastroni filtrin e pompës, nxirreni gypin e shkarkimit të ujit.
Rrotullojeni filtrin e pompës ngadalë në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës. Nxirreni dhe hiqeni filtrin e pompës për të lejuar ujinqë të rrjedhë ngadalë.
3 Pastrojeni filtrin e pompës me ujë të rrjedhshëm.
4 Vendoseni përsëri filtrin e pompës siç tregohet në figurë dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Për një puthitje të mirë, sipërfaqja e guarnicionittë filtrit duhet të jetë e pastër.
Filtri i pompës duhet të pastrohet herë pas here, sidomos pas larjes së rrobave me shumë vatinë, prej leshi ose shumë të vjetra.
Pastrojeni filtrin e pompës edhe në qoftë se pajisja nuk mund të fillojë ciklin e centrifugës apo në rast se në pompë ka mbeturina (kopsa, monedha, kapëse apo karfica flokësh etj.).
PASTRIMI I PJESËS SË JASHTME TË MAKINËS LARËSE
⚠️ Përpara pastrimit, makinën larëse shkëputeni gjithmonë nga rrjeti elektrik.
Pastrojeni pjesën e jashtme të makinës larëse dhe njësinë e ekranit duke përdorur një lectë të butë prej pambuku, të lagur me ujë. Pastaj, për ta fshirë përdorni një leckë të butë të thatë.
⚠ Mos përdorni asnjë lloj agjenti tretës, gërryes ose pastrues, i cili mund të dëmtojë pajisjen (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).
Në qoftë se është e nevojshme, fshijeni derën e pajisjes me një leckë të butë dhe pastaj thajeni gjithashtu me një leckë të butë.
Mos e pastroni makinën larëse me ujë me presion!

Makina larëse do të kontrollojë automatikisht operimin e funksioneve të veçanta gjatë ciklit të larjes. Në qoftë se identifikohet ndonjë parregullsi, kjo do të tregohet duke raportuar (F:XX) në ekran. Makina larëse do ta raportojë gabimin derisa të fiket. Çrregullimet nga mjedisi (p.sh. nga rrjeti elektrik) mund të rezultojnë në raportime të ndryshme të gabimeve (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE). Në këtë rast:
- Fikeni makinën larëse dhe prisni disa sekonda.
- Ndizeni makinën larëse dhe përsëriteni programin e larjes.
- Shumica e gabimeve gjatë operimit mund të zgjidhen nga përdoruesi (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).
- Në qoftë se gabimi vazhdon, telefononi një njësi shërbimi të autorizuar.
- Riparimet mund të kryhen vetëm nga një person i trajnuar në mënyrë të përshtatshme.
- Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i makinës larëse nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t'i ngarkohen përdoruesit.
TABELA E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE DHE GABIMEVE
| Gabimi i treguar në njësinë e ekranit | Problemi/gabimi Çfarë të bëjmë? | |
| F01 | Problem i mbushjes me ujë | Kontrolloni sa më poshtë:• Āshtë i hapur rubineti i furnizimit me ujë dhe presioni i ujit është shumë i ulët?• Āshtë i shtrembëruar tubi i furnizimit me ujë (i shtypur, i bllokuar, etj.).?• Āshtë i bllokuar filtri në tubin e furnizimit me ujë?• Āshtë i ngrirë tubi? |
| F03 | Problem i shkarkimit | Kontrolloni sa më poshtë:• Āshtë i shtrembëruar tubi, a kalon ujë nëpër të?• Āshtë i bllokuar filtri në tubin e shkarkimit?• Āshtë i ngrirë tubi? |
| F04/F05/F06/F07/F23 | Defekt i modulit elektronik | Fikeni makinën larëse (kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF«) (për 3 sekonda).Shtypeni përsëri butonin FILLIMI/NDALIMI (6). Në qoftë se defekti ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
| F24 | Niveli i ujit arrin nivelin e tejmbushjes | Ndalojeni programin duke shtypur butonin FILLIMI/NDALIMI (6). Rifillojeni programin.Në qoftë se pajisja vazhdon të pompojë ujë në kazan, mbylleni rubinetin e ujit dhe thërrisni një teknik shërbimi. |
| F13 | Gabim gjatë mbylljes së derës. | Dera është e mbyllur, por nuk mund të bllokohet.Fikeni makinën larëse. Ndizeni përsëri dhe rifilloni programin e larjes.Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
| F14 | Gabim gjatë zhbllokimit të derës. | Dera është e mbyllur, por nuk mund të zhbllokohet.Fikeni pajisjen, pastaj ndizeni përsëri. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. Për të hapur derën, shikoni kapitullin »NDALIMI DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT/Hapja manuale e derës«. |
| Gabimi i treguar në njësinë e ekranit | Problemi/gabimi Çfarë të bëjmë? |
| Unb Alarm për mungesë ekuilibri | Fikeni makinën larëse (kthejeni çelësin e zgjedhjes së programit (1) në pozicionin »OFF«) (për 3 sekonda).Hapeni derën dhe shpërndajini përsëri rrobat në kazan.Shtypeni butonin SPIN (3) dhe rifillojeni ciklin e centrifugës.Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
RIPARIMI/SHËRBIMI
Përpara se të thërrisni një teknik shërbimi
Kur të kontaktoni një qendër shërbimi, ju lutemi të tregoni Ilojin e makinës suaj larëse (1), kodin/ID-në (2), numrin e modelit (3) dhe numrin serial (4).
Lloji, kodi/ID-ja, modeli dhe numri serial janë dhënë në pllakën e të dhënave (Ilojit) që ndodhet në anën e përparme të hapjes së derës të makinës larëse.
⚠️ Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara, nga prodhuestë autorizuar.
⚠️ Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i makinës larëse nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t'i ngarkohen përdoruesit.

text_image
1 2 3 4
text_image
gorenje Washing machine Model: XXXXXXXX XXXX rpm/min Type: XXXXXXX Washing Capacity: X kg (2000W) IPX4 10A/220-240V~50Hz Art. No.: XXXXXXX Ser. No: XXXXXXXX RoHS 19REKOMANDIME PËR LARJEN DHE PËRDORIMIN EKONOMIK TË MAKINËS SUAJ LARËSE
Herën e parë, rrobat e reja me ngjyrë lajini veç e veç.
Rrobat shumë të ndotura lajini në sasi më të vogla, me më shumë detergjent pluhur ose me një cikël paralarjeje.
Përpara larjes, mbi njollat e forta përdorni heqës të posaçëm njollash. Ne rekomandojmë të referoheni në KËSHILLAT PËR HEQJEN E NJOLLAVE.
Në qoftë se ju lani shpesh në temperatura të ulëta dhe me detergjentë të lengshëm, në makinën larëse mund të shumohen baktere të cilat mund të shkaktojnë aroma të këqia. Për të mos lejuar këto aroma, ne rekomandojmë që të përdorni herë pas here programin Steril tub (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit) (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).
Ne rekomandojmë shmangien e larjes së sasive shumë të vogla të rrobave, pasi kjo do të çojë në përdorim të tepruar të energjisë elektrike dhe në një performancë më të dobët të makinës larëse.
Shpalosini të gjitha rrobat e palosura përpara se t'i fusni në kazan.
Përdorni vetëm detergjentë për larje me makinë.
Detergjentët pluhur ose të lëngshëm hidhini sipas udhëzimeve të prodhuesit, në përputhje me temperaturën e larjes dhe me programin e përzgjedhur të larjes.
Kur përdorni detergjentë shumë të përqëndruar, përdorni gota dozimi për qëllime të veçanta (të dhëna me detërgjentin) dhe vendosini ato menjëherë në kazanin e pajisjes.
Në qoftë se fortësia e ujit e tejkalon 14°dH, duhet të përdoret zbutës uji. Dëmet e nxehtësisë që rezulton nga përdorimi i parregullt i zbutësve të ujit nuk duhet të mbulohet nga garancia.Kontrollojeni informacionin për fortësinë e ujit me shoqërinë ose autoritetin lokal të furnizimit me ujë.
Përdorimi i zbardhuesve me bazë klori nuk është i rekomanduar, pasi ato mund të dëmtojnë nxehësin.
Në qoftë se përdorni agjentë për zbutje të ujit, për zbardhje ose për ngjyerjen me bojë të rrobave, përdoreni atë lloji që është i përshtatshëm për t'u përdorur në pajisje..
Mos përdorni tretësa apo kimikate të ngjashme (p.sh. tretës boje, terpentinë, benzinë, etj.)!
Mos hidhni kokrra të forta të detergjentit pluhur në shpërndarësin e detergjentit, pasi ato mund të bblokojnë gypat e makinës larëse.
Kur përdorni produkte të lëngshme dhe të trasha për kujdesin e rrobave, ne rekomandojmë hollimin e tyre me ujë, për të mos lejuar bllokimin e shkarkimit të kutisë shpërndarëse.
Detergjentët e längshëm janë synuar për programet e larjes pa ciklin e paralarjes.
Në normat e larta të rrotullimeve/centrifugimit, në rroba do të ketë më pak lagështirë të mbetur. Si rezultat, tharja në tharës me ajër të nxehtë do të jetë me e shpejtë dhe më ekonomike.
| Fortësia e ujit | Nivelet e fortësisë | |||
| °dH (°N) m mol/l °fH(°F) p.p.m. | ||||
| 1 - i butë < 8,4 < 1,5 < 15 < 150 | ||||
| 2 - normal 8,4 - 14 1,5 - 2,5 15 - 25 150 - 250 | ||||
| 3 - i fortë > 14 > 2,5 > 25 > 250 | ||||
Kontrollojeni informacionin për fortësinë e ujit me shoqërinë ose autoritetin lokal të furnizimit me ujë.

1 Me makinën larëse
është dhënë një
kapëse ndarëse/
veçuese, e cila lejon
hedhjen e detergjentit
të lengshëm në
ndarjen kryesore
të larjes undarja
majtas).
2 Kur përdoret detergjent pluhur, kapësja ndarëse/veçuese duhet të ngrihet.
3 Kur përdoret detergjent i lëngshëm, kapësja ndarëse/veçuese duhet të ulet.
| Simbolet e ndarjeve të shpërndarësit të detergjentit | |
| Ш | paralarja |
| Ш | larja kryesore |
| zbutja | |
Ne rekomandojmë hedhjen e detergjentit pluhur menjëherë përpara ciklit të larjes. Në qoftë se ju e hidhni më shpejt, sigurohuni që përpara se të hidhni detergjentin pluhur, ndarja e detergjentit në kutinë shpërndarëse të jetë krejtësisht e thatë: në të kundërt, detergjenti pluhur mund të zerë kore përpara fillimit të procesit të larjes.
Hidheni kondicionerin në kutinë shpërndarëse, në ndarjen me simbolin ✿Zbatoni rekomandimin në paketimin e kondicionerit.
Mos e mbushni ndarjen e kondicionerit mbi treguesin e maksimumit (niveli maksimal i treguar). Në të kundërt, kondicioneri do të hidhet shumë shpejt në rroba, duke çuar në një efekt më të dobët të larjes.
Detergjentët dhe aditivët mbajini larg prekjes së fëmijëve.
Detergjentët e lengshëm mund të përdoren për paralarjen; megjithatë, në këto raste, për larjen kryesore duhet të përdoret një detergjent pluhuri.
KËSHILLA PËR HEQJEN E NJOLLAVE
Përpara përdorimit të heqësve specialë të njollave, për njollat jo shumë të forta provoni të përdorni mënyrat natyrale të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin.
Megjithatë, kërkohet veprimi i menjëhershëm! Njomeni njollën me një sfungjer thithës ose me një pecetë letre; pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë (të vakët) – por asnjëherë me ujë të nxehtë!
| Njollat Heqja e njollave | |
| Baltë Kur njolla është e thatë, | fillimisht kruajeni nga rrobatpërpara se ta lani në makinën larëse. Në qoftë se njolla është e fortë, përpara larjes njomeni me një heqës njollash me bazë enzime. Në qoftë se njolla nuk është e fortë, përpara larjes, lajeni rrobën me detergjent të lëngshëm ose me detergjent pluhur dhe me ujë. |
| Deodorant kundër djersës | Përpara larjes në makinë larëse, mbi rrobën përdorni detergjent të lëngshëm. Përdorni heqës njollash mbi të gjitha njollat e forta. Në mënyrë alternative, për larjen përdorni zbardhues me bazë oksigjeni. |
| Çaj Futeni ose shpërlajeni rrobën me ujë të ftohtë dhe nëse është e nevojshme, hidhini heqës njollash. | |
| Çokollatë Futeni ose shpërlajeni rrobën me ujë të vakët dhe me sapun. Pastaj, përdorni lëng limoni dhe shpërlajeni. | |
| Bojë shkrimi Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollat përdorni heqës njollash. Mund të përdorni edhe alkool të denatyruar. Kthejeni pjesën e brendshme të veshjes mbrapsht dheposhtë njollës vendosni një pecetë letre. Në përfundim të procesit, shpërlajeni veshjen plotësisht. | |
| Markera (bojra me depozitë) | Tretni pak niseshte në ujë dhe vendoseni mbi njollën. Kur të thahet, hiqeni duke e kruajtur me një furçë; pastaj, lajeni veshjen në makinën larëse. |
| Ushqime fëmijësh (urinë, baltë, njolla ushqimesh) | Përpara larjes në makinë larëse, futini njollat në ujë të vakët për të paktën gjysëm ore. Për heqje më të lehtë të njollave, hidhni një heqës njollash me bazë enzime. |
| Bar Përpara larjes në makinë larëse, futeni rrobën në një heqës njollash me bazë enzime. Njollat e barit mund të hiqen edhe duke i zhytur (afërsisht për 1 orë) në lëng limoni të holluar ose në uthull të distiluar (vere). | |
| Vezë Futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Futeni në ujë të ftohtë për të paktën 30 minuta ose për disa orë në qoftë se njollat janë të forta. Pastaj, lajini në makinë larëse. | |
| Kafe Futeni veshjen në ujë të kripur. Në qoftë se njolla nuk është e freskët, futeni në një përzierje me glicerinë, amoniak dhe alkool. | |
| Bojë këpucësh Hidhni vaj gatimi mbi njollën dhe shpërlajeni. | |
| Gjak Njollat e freskëta – shpërlajeni veshjen me ujë të ftohtë dhe lajeni në makinë larëse. Njollat e thara – futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Pastaj, lajeni në makinë larëse. Në qoftë se njolla nuk është zhdukur, provoni ta hiqni me një zbardhues të përshtatshëm për veshjen tuaj. | |
| Ngjitës, çimçakiz Futeni veshjen në një qese dhe vendoseni në ngrirje derisa njolla të forcohet. Pastaj, hiqeni me një thikë jo të mprehtë. Më pas, hollojeni njollën me një heqës njollash para larjes dhe shpërlajeni plotësisht. Pastaj, lajeni veshjen si zakonisht. | |
| Makeup Përdorni një heqës njollash për paralarjen; pastaj, lajeni në makinë larëse. | |
| Gjalpë Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollën vendosni heqës njollash. Pastaj, shpërlajeni me ujë të nxehtë (aq të nxehtë sa mund ta lejojë materiali tekstil). | |
| Qumësht Futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Futeni të paktën për 30 minuta ose për disa orë në qoftë se njollat janë të forta. Pastaj, lajeni në makinë larëse. | |
| Lëng frutash Përdorni një përzierje prej kripe dhe uji mbi njollën. Lereni pak kohë të veprojë, pastaj shpërlajeni. Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollë mund të përdorni edhe bikarbonat natriumi, uthull të distiluar ose lëng limoni. Për njollat e vjetra, përdorni glicerinë. Pas 20 minutash, shpërlajeni me ujë të ftohtë, pastaj lajeni rrobën në makinë larëse. | |
| Verë Futeni rrobën në ujë të ftohtë për të paktën 30 minuta. Përdorni edhe heqës njollash. Pastaj, lajeni në makinë larëse. | |
| Dyllë Vendoseni veshjen në ngrirje derisa dylli të forcohet. Pastaj, kruajeni për ta hequr. Hiqeni dyllin e mbetur duke vendosur një pecetë letre mbi njollë dhe pastaj nxheni duke e hekurosur derisa letra ta thithë dyllin. | |
| Djersë Përpara larjes në makinë larëse, fërkojeni njollën plotësisht me detergjent të lëngshëm. | |
| Çimçakiz Vendoseni veshjen në ngrirje derisa çimçakizi të forcohet. Pastaj, kruajeni për ta hequr. Më pas, lajeni në makinë larëse. | |
HEDHJA

Paketimi përbëhet prej materialesh miqësore ndaj mjedisit dhe mund të riciklohet, të hidhet ose të shkatërrohet pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme.
Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë normale shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Kur ta hidhni pajisjen në fund të jetës së përdorimit të saj, hiqini të gjitha mbetjet e detergjentëve dhe kabllot elektrike, prishini shulat dhe çelësat e derës për të mos e lejuar mbylljen ose bllokimin e derës (siguria e fëmijëve).
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Europiane për Mbetjet This Elektrike dhe Elektronike (WEEE).
Hedhja e rregullt e produktit do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha efekteve negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, të cilat mund të ndodhin në rast të heqjes së parregullt të produktit. Për informacion të detajuar mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni organin përkatës bashkiak, përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin.
TABELA E KONSUMIT TIPIK
| Programi | Ngarkesa maksimale[kg] | Temperatura [°C] | Rrotullimet[rpm](xhiro në minutë) | Lagështira e mbetur[%] | Larja kryesoreKohëzgjatja [min] | ProgramiKohëzgjatja [min] | Larja kryesoreKonsumi i ujit [L] | ProgramiKonsumi i ujit [L] | Konsumi i energjisë[kWh] |
| Pambuku | |||||||||
| ECO* 7/3,5** | 60 700-1400 | 50-51** | 228/227** | 283/298** | 17,1/12,6** | 46/34** | 0,76/0,77** | ||
| ECO* ̇ | 3,5** | 40 700-1400 | 51** | 197** | 260** | 12** | 33** | 0,71** | |
| ECO* ̇ | 6/3** | 60 600-1200 | 52- | -54** | 229/227** | 285/280** | 16,5/13,8** | 50/35** | 0,8/0,83** |
| ECO* ̇ | 3** | 40 600-1200 | 54** | 196** | 255** | 13,5** | 35** | 0,65** |
* Program testues në përputhje me EN 60456, me normë maksimale rrotullimesh
** Gjysëm ngarkese
Pambuku 40°C ECO – dhe 60°C ECO janë programet standard të cilëve ju përkasin të dhënat në etiketën e energjisë. Këto programe janë të përshtatshme për rroba të ndotura normalisht dhe ato janë programet më efikase në lidhje me konsumin e ujit dhe të energjisë. Rrjedhimisht, temperatura faktike e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e ciklit nominal.
MODALITETI I GATISHMËRISË SË ULËT
| P o = energjia mesatare kur është e fikur [W] | 0,49 |
| P I = energjia mesatare kur është në gatishmëri [W] | 0,49 |
Ngarkesa maksimale ose nominale përdoret për rrobat e përgatitura në përputhje me standardin IEC 60456.
⚠️ Për shkak të devijimeve në lidhje me llojin dhe sasinë e rrobave, rrotullimeve, luhatjet e furnizimit me energji elektrike, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit, kohëzgjatja e programit dhe vlerat e konsumit të energjisë, të matura në përdoruesin përfundimtar mund të ndryshojnë nga ato të paraqitura në tabelë.
Ne rezervojmë të drejtën për çfarëdo ndryshim dhe gabime në udhëzimet e përdorímit.
WM GORENJE
7 kg/1400
6 kg/1200
sq (10-19)





40
30





