K6110WG - Sobë GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas K6110WG GORENJE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth K6110WG GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K6110WG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K6110WG e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT K6110WG GORENJE
UDHËZIME TË DETAJUARA
PËR PËRDORIMIN E SOBËS SË KOMBINUAR TË GATIMIT
gorenje

Ju falenderojmë për besimin tuaj dhe për blerjen e pajisjes sonë elektroshtëpiake.
Ky manual udhëzimi i detajuar është dhënë për ta bërë më të lehtë përdorimin e këtij produkti. Udhëzimet duhet t'ju lejojnë që të mësoni për pajisjen tuaj të re elektroshtëpiake sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sigurohuni që keni marrë një pajisje elektroshtëpiake të padëmtuar. Në qoftë se gjeni dëmtime nga transporti, ju lutemi të kontaktoni me shitësin nga ku e keni blerë pajisjen ose me magazinën rajonale nga ku është furnizuar ajo. Numri i telefonit mund të gjendet në faturë ose në dëftesën e dorëzimit.
Këto udhëzime janë të vlefshme vetëm në qoftë se simboli i vendit është i printuar në pajisjen elektroshtëpiake. Në qoftë se në pajisjen elektroshtëpiake NUK ka simbol të vendit, ju lutemi të konsultoheni me udhëzimet teknike për rregullimin e pajisjes elektroshtëpiake sipas kritereve të përdorimit në vendin përkatës.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet në përputhje me rregulloret në fuqi dhe ajo mund të përdoret vetëm në zona të ajrosura mirë. Përpara lidhjes ose përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake lexoni udhëzimet.
Udhëzimet e përdorimit janë gjithashtu të disponueshme në faqen tonë të internetit:
http://www.gorenje.com

Informacion i rëndësishëm
Këshillë, shënim
| 4 | UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË | HYRJE |
| 8 | Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake | |
| 9 | SOBA E KOMBINUAR E GATIMIT | |
| 13 | Njësia e kontrollit | |
| 14 | Të dhënat e pajisjes elektroshtëpiake - paneli i të dhënave | |
| 15 | PËRDORIMI I PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE | PËRDORIMI I PAJISJES ELEK-TROSHTËPIAKE |
| 15 | Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë | |
| 15 | Pllaka e gatimit (në varësi të modelit) | |
| 20 | Furra | |
| 22 | Përzgjedhja e parametrave | |
| 22 | Fillimi i procesit të gatimit | |
| 22 | Fikja e furrës | |
| 23 | Përshkrimet e sistemeve (modalitetet e gatimit) dhe tabelat e gatimit | |
| 39 | MIRËMBAJTJA & PASTRIMI | MIRËMBAJTJA & PASTRIMI |
| 40 | Pastrimi i furrës tradicionale | |
| 40 | Pastrimi i pllakave të gatimit | |
| 41 | Djegësi i gazit | |
| 42 | Pëdrorimi i funksionit "aqua clean" për të pastruar furrën | |
| 43 | Heqja dhe pastrimi i telave dhe udhëzuesit teleskopikë të zgjatshëm | |
| 44 | Instalimi i pjesëve katalitike | |
| 45 | Heqja dhe rivënia e derës së furrës | |
| 48 | Heqja dhe vendosja e panelit të xhamit në derën e furrës | |
| 50 | Zëvendësimi i llampës | |
| 51 | KUJDESI I VEÇANTË DHE RAPORTIMI I DEFEKTEVE | ZGJIDHJA- E PROBLEMEVE |
| 53 | UDHËZIME PËR INSTALIMIN DHE LIDHJEN | TË TJERA |
| 59 | TABELA E GRYKËS | |
| 61 | HEDHJA (ASGJËSIMI) |
LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET DHE RUAJINI ATO PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjet e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore apo mungesë eksperience dhe njohurie, në qoftë se atyre ju është dhënë mbikëqyrje ose udhëzim në lidhje me pajisjen elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e mundshme.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdorimit nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
KUJDES: Pajisja elektroshtëpiake dhe pjesët e saj të prekshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të kihet kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehtë. Fëmijët më të rinj se mosha 8 vjet duhet të mbahen larg nëse nuk janë të mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme.
KUJDES: Pjesët e prekshme të pajisjes elektroshtëpiake mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët duhet të mbahen larg nga furra.
Pajisja elektroshtëpiake nxhet shumë gjatë përdorimit. Bëhuni të kujdesshëm dhe mos i prekni nxehësit e furrës.
KUJDES: Rrezik zjarri: mos mbani sende mbi sipërfaqet e gatimit.
KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur me vaj ose dhjamë në një pllakë gatimi, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të përfundojë në zjarr. ASNJËHERË mos u përpiqni të shuani zjarrin me ujë, por fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me kapak ose me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Një proces afatshkurtër gatimi duhet të mbikëqyret vazhdimisht.
KUJDES: Përpara zëvendësimit të poçit të dritës, sigurojuni që pajisja elektroshtëpiake është shkëputur nga rrjeti i furnizimit, në mënyrë që të parandalohet rreziku i goditjes elektrike.
KUJDES: Kjo pajisje elektroshtëpiake është vetëm për qëllime gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull për ngrohjen e dhomës.
Pajisja elektroshtëpiake nuk është synuar që të kontrollohet nga kohëmatësa të jashtëm apo sistem i veçantë i kontrollit në distancë.
KUJDES: Përdorni vetëm mbrojtëset e pllakës së gatimit të projektuara nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake të gatimit ose të treguara si të përshtatshme për t'i përdorur nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake në udhëzimet e përdorimit ose mbrojtëset e pllakës së gatimit të inkorporuara në pajisjen elektroshtëpiake. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
KUJDES: Në qoftë se sipërfaqja është e krisur, fikeni pajisjen elektroshtëpiake për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Për të lidhur pajisjen elektroshtëpiake përdorni një kabëll 5x1,5mm² me shënimin H05VV-F5G1,5 ose më të mirë. Kablli duhet të instalohet nga agjenti i shërbimit ose një person me të njëjtin kualifikim.
Pajisja elektroshtëpiake është synuar që të vendoset direkt mbi dysheme, pa asnjë mbajtëse ose bazament.
Objektet metalike, si thika, pirunj, lugë dhe kapakë, nuk duhet të mbështeten në sipërfaqen e pllakës, pasi ato mund të nxehen.
Pas përdorimit, fikeni elementin e pllakës së gatimit nga kontrolli i saj dhe mos u mbështetni në detektorin e tiganit.
Mos përdorni pastrues gërryes të ashpër ose kruajtësa metalikë të mprehtë për të pastruar xhamin e derës së furrës apo xhamin e kapakëve me mentesha të pllakës së gatimit (kur është e përshtatshme), pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila mund të rezultojë në thyerje të xhamit.
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të instalohet mbrapa asnjë dere dekorative, në mënyrë që të shmanget mbinxehja.
Mos përdorni pastrues me avull ose pastrues me presion të lartë për të pastruar pllakën e gatimit, pasi kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.
Në qoftë se kablli i ushqimit është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget rreziku.

- KUJDES: mundësi anosjeje.

- KUJDES: Në mënyrë që të parandalohet rrëzimi i pajisjes elektroshtëpiake, duhet të instalohen mjete stabilizuese. Referojuni udhëzimeve të instalimit.
Përdorni vetëm sondën e temperaturës të rekomanduar për këtë furrë.
Sigurohuni që kapaku është i pastër dhe që nuk ka lëngje të derdhura mbi të përpara se ta ngrini. Kapaku mund të jetë i veshur me llak ose prej xhami. Ai mund të mbyllet vetëm kur zonat e gatimit të jenë ftohur plotësisht.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me linjat fikse të kabllove, të cilat janë në përputhje me rregullat për instalimet elektrike.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me linjat fikse të kabllove, të cilat kanë të inkorporuara mënyrat e shkëputjes. Linjat fikse të kabllove duhet të jenë në përputhje me rregullat për instalimet elektrike.
Pajisja elektroshtëpiake është e synuar vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e
përdorni për asnjë qëllim tjetër, si për ngrohje të dhomës, tharje të kafshëve të vogla shtëpiake ose kafshëve të tjera, letrës, stofrave tekstile, bimëve etj., pasi kjo mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
Pajisja elektroshtëpiake mund të lidhet vetëm nga një ekspert i autorizuar nga kompania shpërndarëse e gazit ose nga një qendër e autorizuar shërbimesh. Duhet të jetë në përputhje me të gjithë legjislacionin përkatës dhe kriteret teknike lokale të shpërndarjes së gazit për lidhjen me rrjetin e gazit.
Shërbimi dhe riparimi i paautorizuar mund të rezultojë në rrezik shpërthimi, goditje elektrike ose qark të shkurtër dhe rrjedhimisht në pjagosje personale dhe në dëmtim të pajisjes elektroshtëpiake. Këto detyra mund të kryhen vetëm nga një ekspert i autorizuar.
Përpara instalimit dhe lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që kushtet dhe karakteristikat lokale të lidhjes (Iloji dhe presioni i gazit) janë të përshtatshme me parametrat e pajisjes elektroshtëpiake.
Parametrat e pajisjes elektroshtëpiake janë specifikuar në tabelën e të dhënave.
Kjo pajisje elektroshtëpiake nuk është e lidhur me asnjë pajisje për nxjerrjen e produkteve të çliruara nga djegia. Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në përputhje me rregulloret aktuale të instalimit. Duhet t'i jepet vëmendje e veçantë kritereve përkatëse në lidhje me ajrimin.
Kjo është një pajisje elektroshtëpiake e klasit 2/1. Pajisja elektroshtëpiake mund të prekë dollapet në afërsi në të dyja anët, kur vendoset në të njëjtin rresht. Nga njëra anë, një dollap i gjatë - më i gjatë se pajisja elektroshtëpiake - mund të vendoset në një distancë prej të paktën 10 cm nga pajisja elektroshtëpiake. Nga ana tjetër, mund të vendoset vetëm një dollap me të njëjtën lartësi. Kini kujdes për të rregulluar vendosjen e pjesëve djegëse.
Mos instaloni pajisjen afër burimeve të fuqishme të energjisë, siç janë sobat me lëndë djegëse të ngurta, sepse temperatura e lartë pranë tyre mund të dëmtojë pajisjen.
Në qoftë se nuk keni ndër mend të përdorni djegësat për një kohë të gjatë kohore, mbylleni rubinetin kryesor të furnizimit (p.sh. përpara se të shkoni me pushime).
Përdorimi i pajisjes elektroshtëpiake është i sigurt me dhe pa sirtarët udhëzues.
Në qoftë se vini re ndonjë defekt në instalimin e gazit ose nuhasni aromën e gazit në dhomë:
- mbyllni menjëherë furnizimin me gaz ose mbylleni bombulën e gazit;
- hiqni ndonjë zjarr të ndëzur dhe shuani çdo produkt duhani;
- mos ndizni asnjë pajisje elektroshtëpiake elektrike (përfshirë ndriçimin);
- ajroseni dhomën plotësisht - hapini dritaret;
- informoni menjëherë qendrën e shërbimit ose një shpërndarës të autorizuar të gazit natyror.
Mos i vishni muret e furrës me fletë alumini dhe mos vendosni tava pjekjeje apo enë të tjera gatimi mbi dyshemenë e furrës. Fleta e aluminit do të pengojë qarkullimin e ajrit në furrë, duke vonuar procesin e gatimit dhe duke prishur veshjen e emaluar.
Dera e furrës bëhet shumë e nxehtë gjatë operimit. Për mbrojtje ekstra, është instaluar një xham i tretë, i cili zvogëlon temperaturën e sipërfaqes së jashtme (vetëm në disa modele).
Menteshat e derës mund të dëmtohen nga ngarkesa e tepërt. Mos vendosni tenxhere të rënda në derën e hapur dhe mos u mbështesni në derën e hapur kur pastroni hapësirën e furrës.
Mos u ulni kurrë mbi derën e hapur të furrës dhe mos i lini fëmijët të ulen mbi të.
Sigurohuni që tubat të mos jenë kurrë të mbuluar ose të penguar në asnjë formë tjetër.
KUJDES: Përdorimi i pajisjes elektroshtëpiake të gatimit me gaz rezulton në prodhim nxehtësie, lagështie dhe produktesh të djegies në dhomën në të cilën është instaluar. Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajrosur mirë, veçanërisht kur pajisja elektroshtëpiake është në përdorim: mbani të hapura tubat e ajrimit natyror ose instaloni një pajisje mekanike për ventilim (aspirator mekanik me kapak).
Përdorimi i tejzgjatur i pajisjes elektroshtëpiake mund të ketë nevojë për ajrosje shtesë, për shembull hapjen e një dritareje ose ajrosje më të efektshme, për shembull rritjen e nivelit të ajrosjes mekanike, kur është e disponueshme.
Pajisja elektroshtëpiake është e rëndë. Për transportimin e saj duhen të paktën 2 persona.
PËRPARA SE TË LIDHNI PAJISJEN ELEKTROSHTËPIAKE

Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake. Riparimi ose çdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes nuk do të mbulohet nga garancia.
SOBA E KOMBINUAR E GATIMIT
PËRSHKRIMI I FURRËS DHE I PAJISJEVE (në varësi të modelit)
Meqë pajisjet elektroshtëpiake për të cilat janë hartuar këto udhëzime mund të kenë pajisje të ndryshme, disa funksione ose pajisje të cilat mund të mos ndodhen në pajisjet tuaja elektroshtëpiake mund të përshkruhen në manual.

KAPAKU I PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE
Sigurohuni që kapaku është i pastër dhe nuk ka spërkatje lëngjesh sipër përpara se të ngrihet. Kapaku mund të jetë i veshur me llak ose prej xhami. Ai mund të mbyllet vetëm kur zonat e gatimit të jenë ftohur krejtësisht.

Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se kapaku i xhamit mund të thyhet nga nxehtësia. Përpara mbylljes së kapakut, fikini të gjithë djegësat.
SIRTARI I PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE

Mos mbani sende të djegshme, shpërthyese, avulluese apo të ndjeshme ndaj temperaturës (si letër, shtupa enësh, qese plastike, pastruesa ose detergjentë dhe kanaçe sprei) në sirtarin mbajtës të furrës, pasi ato mund të ndizen gjatë përdorimit dhe të shkaktojnë zjarr.
ÇELËSI SHTY-TËRHIQ
Shtypeni lehtë çelësin, derisa ai të dalë jashtë; pastaj rrotullojeni.

Pas çdo përdorimi, kthejeni çelësin mbrapsht në pozicionin "off" dhe shtypeni për futur brenda. Çelësi shty-tërhiq mund të shtyhet për t'u futur vetëm kur është në pozicionin "off".
DRITAT E KONTROLLIT
Kur furra është e ndezur, ndizet drita e verdhë e sinjalit.
Drita e verdhë është e ndezur kur cilido nga nxehësat e furrës është i aktivizuar (në varësi të modelit).
Drita e kuqe është e ndezur kur nuk është i aktivizuar asnjë nga nxehësat e furrës. Kur arrihet temperatura e zgjedhur, drita e kuqe do të fiket.
Kur përzgjidhet një funksion, do të ndizet graduesi i çelësit të përzgjedhur.
Ndriçimi i furrës do të ndizet automatikisht kur të përzgjidhet sistemi i gatimit.
UDHËZUESIT ME TELA
Udhëzuesit me tela lejojnë përgatitjen e ushqimit në katër nivele. (Ju lutemi të vini re se nivelet/udhëzuesit numërohen duke filluar nga poshtë-lart).
Udhëzuesit 3 dhe 4 janë menduar për pjekje në zgarë.
UDHËZUESIT TELESKOPIKË ME TËRHEQJE
Udhëzuesit teleskopikë me tërheqje mund të përshtaten për nivelin e 2-të, të 3-të dhe të 4-t.
Udhëzuesit teleskopikë me tërheqje mund të jenë pjesërisht ose plotësisht të zgjatshëm.
ÇELËSI I DERËS SË FURRËS
Çelësi çaktivizon nxehjen e furrës dhe ventilatorin kur dera e furrës është e hapur gjatë procesit të gatimit. Kur dera është e mbyllur, çelësi i ndez përsëri nxehësat.
VENTILATORI I FRESKIMIT
Pajisja elektroshtëpiake është e pajisur me një ventilator freskimi i cili ftoh hapësirën dhe panelin e kontrollit të pajisjes elektroshtëpiake.
Pasi fiket furra, ventilatori i freskimit vazhdon të punojë për një kohë të shkurtër, në mënyrë që të ftohë furrën.
PAJISJET DHE AKSESORËT E FURRËS (në varësi të modelit)

TAVA PREJ XHAMI E PJEKJES përdoret për gatim në të gjitha sistemet e furrës. Ajo mund të përdoret gjithashtu si tavë për të shërbyer.
ZGARA përdoret për të pjekur në zgarë ose si mbështetëse për një tenxhere, tavë pjekëse ose tavë me ushqim.
Në zgarë është një shul sigurie. Rrjedhimisht, lirojeni që në fillim lehtësisht shulin kur ta tërhiqni për ta nxjerrë nga furra.
TIGANI ËSHTË i destinuar për skuqje të të gjitha llojeve të mishrave, peshk dhe perime, si dhe për grumbullimin e pikave të yndyrës gjatë pjekjes në grilë.
TAVA E THELLË PËR PJEKJE përdoret për të pjekur mish dhe brumëra me lëng. Ajo mund të përdoret edhe si tavë kullimi.
Gjatë procesit të gatimit mos e vendosni kurrë tavën e thellë të pjekjes në udhëzuesin e parë, me përjashtim të rasteve kur piqni në zgarë ose kur e përdorni hellin dhe e përdorni tavën e thellë si tavë kullimi.
Pasi aksesorët e pjekjes nxehen, forma e tyre mund të ndryshojë. Kjo nuk ndikon në funksionalitetin e tyre dhe forma e tyre fillestare do të rikthehet kur ata të ftohen.

Zgara ose tava duhet të jenë gjithmonë të futura në brazdat ndërmjet dy profileve të telit.

Me udhëzuesit e zgjatshëm teleskopikë, në fillim tërhiqini udhëzuesit në një nivel dhe vendoseni zgarën ose tavën e pjekjes mbi to. Pastaj, shtyjini me dorë aq sa mund të shkojnë.
Mbylleni derën e furrës kur udhëzuesit teleskopikë të jenë mbledhur plotësisht brenda furrës.

Parandalojnë spërkatjen e dhjamrave nga ngjitja në anët e hapësirës së furrës.

HELLI (helli i mishit) përdoret për të pjekur mish.
Seti përbëhet nga mbështetësja e hellit, helli me vidhat dhe një dorezë e heqshme.

Pajisja elektroshtëpiake dhe disa nga pjesët e saj të prekshme ka mundësi që të nxehen gjatë gatimit. Përdorni doreza furre.
NJËSIA E KONTROLLIT
(në varësi të modelit)

Simbolet e sistemeve të gatimit mund të ndodhen në çelës ose në panelin ballor (në varësi të modelit të pajisjes elektroshtëpiake).
(në varësi të modelit)

A Numri serial B Modeli C Lloji D Marka tregtare E Kodi F Informacioni teknik G Treguesit e përputhshmërisë / simbolet H Parametrat e fabrikës për llojin e gazit
Pllaka e të dhënave që tregon informacionin bazë të pajisjes elektroshtëpiake ndodhet në cepin e furrës dhe duket sapo të hapet dera e furrës.
PËRDORIMI I PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE
PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË
Pasi të merrni pajisjen elektroshtëpiake, hiqini të gjitha pjesët, duke përfshirë të gjitha pajisjet e transportit, nga furra. Pastrojini të gjithë aksesorët dhe mjetet me ujë të ngrohtë dhe me detergjent normal. Mos përdorni asnjë pastrues gërryes.
Në qoftë se pllaka juaj e gatimit ka zona gatimi tradicionale, ndizini ato në maksimumin e fuqisë për 3 deri në 5 minuta, pa asnjë enë gatimi mbi to. Pasi të nxehen zonat e gatimit, mbi sipërfaqen e pllakës së gatimit mund të shfaqet pak tym. Në këtë mënyrë, zona e gatimit përfundon arritjen e rezistencës së saj maksimale.
Pasi të merrni pajisjen, ju lutemi fshini të gjithë pianurën, duke përfshirë zonat e gatimit, me një leckë të lagur.
Kur furra nxehet për herë të parë, do të çlirohet aroma karakteristike e pajisjes elektroshtëpiake të re. Ajroseni dhomën plotësisht gjatë vënies në punë për herë të parë.
PLLAKA E GATIMIT (në varësi të modelit)

- Zona e gatimit mbrapa majtas
- Zona e gatimit mbrapa djathtas
- Zona e gatimit përpara djathtas
- Zona e gatimit përpara majtas
PLLAKAT TRADICIONALE TË GATIMIT
- Sigurohuni që zona e gatimit dhe fundi i enës së gatimit të jenë të pastra dhe të thata. Kjo do të lejojë përcjellje më të mirë të nxehtësisë dhe do të ndalojë të gjitha dëmtimet e sipërfaqes nxehëse.
- Dhjami dhe vaji i mbinxehur në zonat e gatimit mund të marrë flakë. Prandaj, duhet të jeni të kujdesshëm kur gatuani me dhjamë dhe vaj dhe gjithmonë të kontrolloni procesin e gatimit.
- Mos vendosni mbi zonat e gatimit enë gatimi të lagura ose kapakë të mbuluar me avull. Lagështira mund të dëmtojë zonat e gatimit.
- Mos e ftohni enën e nxehtë të gatimit, duke e vendosur në zonat e gatimit të cilat nuk janë në përdorim, sepse kondensimi i cili mund të shfaqet nën fundin e enës së gatimit mund të favorizojë gërryerjen.


Rrotullojeni çelësin për të ndezur zonën e gatimit. Fuqia e nxehjes të zonës së gatimit mund të vendoset në hapat nga 1 deri në 6 ose në mënyrë të vazhdueshme nga 1 deri në 4.

Fikeni zonën e gatimit 3 - 5 minuta përpara mbarimit të procesit të gatimit për të bërë të mundur përdorimin e nxehtësisë së mbetur dhe të kurseni energji.

Zonat e gatimit me nxehje të shpejtë (vetëm në disa modele) mund të veprojnë me fuqi më të madhe se zonat normale të gatimit, gjë që do të thotë se ato nxehen më shpejt. Këto zona gatimi janë treguar me një pikë të kuqe në mes. Pas nxehjes dhe pastrimit të përsëritur, kjo pikë mund të zhduket.

Në rast të përdorimit të tejzgjatur të pllakave prej gize, zona e pllakës dhe cepi i zonës së gatimit mund të çngjyrosen. Në këto raste, shërbimi nuk mbulohet nga garancia.
KËSHILLA NË LIDHJE ME ENËT TUAJA TË GATIMIT

- Përçimi i ngrohjes është më i mirë kur fundi i enës dhe vendi i zierjes kanë të njëjtin diametër dhe ena është e vendosur në mes të vendit për zierje.
- Diametrat e fundeve të tenxhereve dhe tiganëve duhet të përputhen me diametrin e vendit për zierje.
- Ena prej qelqi rezistent ndaj zjarrit me fund posaçërisht të lëmuar është e përshtatshme për përdorim në pllakat për zierje, nëse është adekuate me diametrin e vendit për zierje. Enët me diametër më të madh mund të plasin për shkak të tensionit termik.
- Përdorni enë cilësore me fund të rrafshët dhe të qëndrueshëm.
- Kur përdoret tenxhere me presion, mbajeni nën vëzhgim derisa të arrihet presioni i duhur. Së pari, vendoseni zonën e gatimit në fuqinë maksimale; pastaj, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit të tenxheres me presion, përdorni sensorin përkatës për të ulur fuqinë e gatimit në kohën e duhur.
- Sigurohuni që ka lëng të mjaftueshëm në tenxheren me presion ose në tiganin apo tenxheren tjetër. Për shkak të mbinxehjes, përdorimi i një tenxhereje bosh në zonën e gatimit mund të rezultojë në dëmtim edhe të tenxheres edhe të zonës së gatimit.
- Kur përdorni enë gatimi speciale, shikoni udhëzimet e prodhuesit.
KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË
- Diametri i fundeve të tenxhereve dhe tiganëve duhet të përputhet me diametrin e zonës së gatimit. Nëse tenxherja ose tigani është shumë i vogël, do të humbasë një pjesë e nxehtësisë dhe zona e gatimit mund të dëmtohet.
- Nëse e lejon procesi i gatimit, përdorni kapak.
- Ena e gatimit duhet të jetë me madhësi të përshtatshme duke pasur parasysh sasinë e ushqimit. Kur gatuani një sasi të vogël ushqimi në një tenxhere ose tigan të madh, humbet më shumë energji.
- Në qoftë se një gjellë kërkon kohë të gjatë gatimi, përdorni tenxhere me presion.
- Perimet, patatet, etj., mund të gatuhen në sasi më të vogla uji. Ushqimi do të gatuhet po aq mirë, për aq kohë sa tenxherja të mbyllet me kapak të puthitur. Pas mbëritjes së ujit në pikën e vlimit, uleni nxehtësinë në një nivel i cili mjafton të mbajë një zierje të ngadaltë.
DJEGËSAT E GAZIT
- Për të thekur ushqimin, fillimisht vendoseni djegësin në maksimumin e fuqisë dhe pastaj vazhdoni të gatuani me fuqi minimale.
- Gjithmonë vendoseni në mënyrën e duhur kapakun e djegësit në kurorën e djegësit. Sigurohuni që të çarat në kurorën e djegësit të mos bllokohen asnjëherë.

Kapaku i kurorës së djegësit
Kurora e djegësit me mbajtësen e kapakut të djegësit
Termoçifti (ose pajisja termoelektrike e sigurisë, vetëm në disa modele)
Kandelja
Gryka
KËSHILLA NË LIDHJE ME ENËT TUAJA TË GATIMIT

- Zgjedhja e duhur e enës së gatimit mundëson kohë gatimi dhe konsum optimal të gazit. Diametri i enës së gatimit në lidhje me këtë gjë është shumë i rëndësishëm.
- Në qoftë se tigani ose tenxherja është shumë e vogël, flakët që arrijnë deri në cepin e fundit të saj do ta dëmtojnë atë. Për më tepër, konsumi i gazit do të jetë më i lartë.
- Djegia e gazit kërkon gjithashtu ajër. Në qoftë se tigani ose tenxherja është shumë e madhe, nuk ka ajër të mjaftueshëm dhe do të bjerë efikasiteti i djegies.
Zvogëluesi i vatrës së gazit (vetëm në disa modele) Kur gatuhet në një enë me diametër më të vogël përdoret zvogëluesi i vatrës së gazit. Vendoseni atë në zgarë, mbi djegësin ndihmës.
| Lloji i djegësit Diametri i enës | |
| I madh (3.0 kW) 220–260 mm | |
| Normal (1.9 kW) 160–220 mm | |
| Ndihmës (1.0 kW) 120–140 mm | |
| Djegës me shumë unaza (3,5kW) 220–260 mm |
NDEZJA E DJEGËSIT DHE PËRDORIMI (në varësi të modelit)

Gjithmonë shtypeni çelësin përpara se ta rrotulloni.

Nivelet e fuqisë së gatimit janë treguar në çelësat me simbol të flakës së madhe dhe të vogël. Rrotullojeni çelësin drejt pozicionit të flakës së madhe dhe deri në pozicionin e flakës së vogël dhe kthejeni. Gama e operimit është midis dy simboleve të flakëve. Vendosjet midis tyre nuk janë të rekomanduara. Në këtë amplitudë, flaka është e paqëndrueshme dhe mund të shuhet.

Vendoseni tiganin ose tenxheren në zgarën midis djegësave përpara se ta ndizni (zbatohet në unazën treshe, në unazën dyshe e në djegësin më të vogël). Për të fikur një djegës, rrotullojeni çelësin djathtas deri në pozicionin e fikur.

Për të ndezur një djegës gazi, shtypeni çelësin korrespondues dhe rrotullojeni deri në pozicionin maksimal të fuqisë. Shkëndija elektrike do të aktivizohet nga kandelja dhe gazi do të ndizet.
Ndezja me dy duar
Për të ndezur një djegës gazi, shtypeni çelësin korrespondues dhe rrotullojeni deri në pozicionin maksimal të fuqisë. Shtypeni butonin e kandeles. Shkëndija elektrike do të aktivizohet nga kandelja dhe gazi do të ndizet.

Ndezja elektrike do të funksionojë vetëm nëse kablli i energjisë është i lidhur me rrjetin elektrik. Në qoftë se ndezja elektrike nuk funksionon për shkak të një defekti në furnizimin me energji ose kandelja është e lagur, gazi mund të ndizet ende me një shkrepse e me çakmak. Pas ndezjes, mbajeni çelësin të shtypur për rreth 10 sekonda të tjera derisa flaka të stabilizohet.

Në qoftë se djegësi nuk ndizet për 15 sekonda, mbylleni dhe prisni për të paktën 1 minutë. Më pas, përsëriteni procesin e ndezjes.
Në qoftë se flaka në një djegës shuhet (pavarësisht nga arsyeja), mbylleni djegësin dhe prisni për 1 minutë përpara se të provoni ta ndizni përsëri.
FURRA
ZGJEDHJA E SISTEMIT TË GATIMIT (në varësi të modelit)

Rrotullojeni çelësin (majtas dhe djathtas) për të përzgjedhur sistemin e gatimit (shiko tabelën e programit, në varësi të modelit).

Të dhënat mund të ndryshojnë edhe gjatë procesit të gatimit.
| SISTEMI PËRSHKRIMI TEMPERATURA E | REKOMANDUAR °C | |
| SISTEMET E GATIMIT | ||
| »»»»» | PARANXEHJA E SHPEJTËPërdoreni këtë funksion nëse dëshironi të nxehni furrën në temperaturën e dëshiruar sa më shpejt që të jetë e mundur.Ky funksion nuk është i përshtatshëm për të gatuar ushqim.Kur furra të nxhet në temperaturën e dëshiruar, procesi i nxehjes ka përfunduar. | 160 |
| — | NXEHËSI I SIPËRM DHE I POSHTËMNxehësat në dyshemenë dhe në tavanin e hapësirës së furrës do të rrezatojnë nxehtësi në mënyrë të njëjtë në pjesën e brendshme të furrës. Brumërat ose mishi mund të pigen në një nivel të vetëm lartësie. | 200 |
| — | NXEHËSI I SIPËRMNë ushqim do të rrezatojë nxehtësi vetëm nxehësi në tavanin e hapësirës së furrës. Përdoreni atë për të skuqur pjesën e sipërme të gjellës suaj (skuqja përfundimtare). | 180 |
| — | NXEHËSI I POSHTËMNë ushqim do të rrezatojë nxehtësi vetëm nxehësi në dyshemenë e furrës. Përdoreni këtë nxehës për të skuqur pjesën e poshtme të gjellës. | 180 |
| ▼▼ | ZGARADo të operojë vetëm nxehësi i zgarës, pjesë e setit të zgarës së madhe. Ky sistem përdoret për të pjekur në zgarë pjesë të vogla të sanduiceve të hapur ose sallamrave dhe për të thekur bukën.Maksimumi i temperaturës së lejuar: 230 °C | 220 |
| ▼▼▼ | ZGARA E MADHEDo të operojnë nxehësi i sipërm dhe nxehësi i zgarës.Nxehtësia do të rrezatohet direkt nga nxehësi i zgarës, i instaluar në tavanin e furrës. Për të rritur në maksimum efektin e nxehjes, do të aktivizohet edhe nxehësi i sipërm.Ky kombinim përdoret për të pjekur në zgarë pjesë të vogla të sanduiceve të hapur ose sallamrave dhe mishit dhe për të thekur bukën.Maksimumi i temperaturës së lejuar: 230 °C | 220 |
▼▼▼![]() | ZGARA ME VENTILATORDo të operojnë nxehësi i zgarës dhe ventilatori. Ky kombinim përdoret për të pjekur në zgarë mish dhe copa më të mëdha mishi dhe shpendësh në një nivel të vetëm. Ai është gjithashtu i përshtatshëm për ushqime të gatshme dhe për të skuqur koren e thekur.NXEHËSI I SIPËRM DHE VENTILATORIDo të operojnë nxehësi lart (i sipërm) dhe ventilatori.Përdoreni këtë sistem për të pjekur copa më të mëdha mishidhe shpendësh. Ai është gjithashtu i përshtatshëm përushqime të gatshme. | 170170 |
![]() | AJRI I NXEHTË DHE NXEHËSI I POSHTËMDo të operojnë nxehësi i poshtëm, nxehësi anësor dheventilatori. Kjo përdoret për të pjekur pica, brumëra tëlëngshëm, kekë me fruta, brumë me maja dhe biskota. | 200 |
![]() | AJRI I NXEHTËDo të operojnë nxehësi anësor dhe ventilatori. Ventilatori iinstaluar në murin e pasëm të hapësirës së furrës e bën tësigurt qarkullimin konstant të ajrit të nxehtë përqark mishitapo brumit që piqet. Kjo mënyrë përdoret për të pjekur mishdhe brumëra. | 180 |
![]() | NXEHËSI I POSHTËM DHE VENTILATORIKjo përdoret për të pjekur brumë me maja por brumëra paktë ardhur dhe për të ruajtur fruta dhe perime. | 180 |
![]() | NXEHËSI I SIPËRM DHE I POSHTËM ME VENTILATORJanë aktivizuar të dy nxehësat dhe ventilatori. Ventilatorimundëson edhe qarkullimin e ajrit të nxehtë brenda furrës.Kjo përdoret për të pjekur brumëra, për shkrirjen e ushqimevedhe për të tharë fruta dhe perime. | 180 |
![]() | NGROHËSI I PLLAKËSPërdoreni këtë funksion për të ringrohur darkën tuaj (pjatat,gotat) përpara se të serviret, që ushqimi të rrijë i ngrohtë mëgjatë. | 60 |
![]() | PJEKJE E BUTË1)Kjo veçori mundëson pjekje të butë, të ngadaltë dhe tënjëtrajtshme e cila e lë ushqimin të butë dhe të lëngshëm. Kjoështë e përshtatshme për të pjekur mish, për të gatuar peshkdhe për të pjekur brumëra vetëm në një raft.Vendoseni temperaturën në amplitudën nga 140 deri në 220 °C. | 180 |
![]() | SHKRIRJA E USHQIMEVEAjri qarkullon pa nxehësa të aktivizuar. Do të aktivizohetvetëm ventilatori. Kjo përdoret për të shkrirë me ngadalëushqimin e ngrirë. | - |
![]() | PASTRIMI ME UJË (AQUA CLEAN)Nxehtësia do të rrezatohet vetëm nga nxehësi në dysheme.Përdoreni këtë funksion për të hequr mbetjet e lëngut dheushqimit nga furra. Programi zgjat 30 minuta. | 70 |
1 Funksioni në fjalë përdoret për përcaktimin e klasës efikase energjike në përputhje me standardin EN 60350-1.
PËRZGJEDHJA E PARAMETRAVE
RREGULLIMI I TEMPERATURËS SË GATIMIT


Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicionin kur e përdorni furrën me zgarën e madhe dhe me zgarë.
VENDOSJA E ORËS

MBAJTËSI I MINUTAVE
Rrotullojeni çelësin në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës për të vendosur orën. Pastaj, rregullojeni më imtësisht parametrin tuaj duke e rrotulluar çelësin në drejtim të kundërt. Mundësia më e gjatë e vendosjes është 60 minuta. Sapo të përfundojë koha e vendosur, do të dëgjohet një sinjal akustik i cili zgjat afërsisht pesë sekonda.

KOHËMATËSI I FIKJES (fikja me programim kohor)
Në fillim përzgjidhni sistemin e gatimit dhe temperaturën. Vendoseni kohën duke e rrotulluar çelësin në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Pasi të përfundojë koha e vendosur, do të çaktivizohet sistemi i përzgjedhur i nxehjes.
Në qoftë se nuk dëshironi që të përdorni fikjen me programim kohor apo nëse koha është qoftë më e shkurtër se 15 minuta ose më e gjatë se 120 minuta, atëherë rekomandohet parametri i manualit. Rrotullojeni çelësin nga e majta për të zgjedhur simbolin (dorë). Në pozicionin "O" furra nuk do të operojë.
FILLIMI I PROCESIT TË GATIMIT
Vendoseni sistemin dhe temperaturën, pastaj, filloni procesin e gatimit.
FIKJA E FURRËS
Kthejeni ÇELËSIN E ZGJEDHJES SË SISTEMIT TË GATIMIT në pozicionin "O".

Pas procesit të gatimit, ventilatori ftohës do të vazhdojë të operojë për një farë kohe, në varësi të temperaturës. Në qoftë se ushqimi juaj është në furrë, prej tij mund të çlirohet lagështirë dhe të shkaktojë kondensim në panelin ballor të furrës dhe në derë.
PËRSHKRIMET E SISTEMEVE (MODALITETET E GATIMIT) DHE TABELAT E GATIMIT
Në qoftë se ushqimi juaj i dëshiruar nuk mund të gjendet në tabelën e gatimit, gjeni informacion për ushqime të ngjashme. Informacioni i dhënë përdoret për gatimin në një nivel të vetëm.
Tregohet një interval i temperaturës së rekomanduar. Filloni duke vendosur një temperaturë të ulët dhe rriteni nëse shikoni që ushqimi nuk është skuqur mjaftueshëm.
Kohët e gatimit janë vlerësuar në mënyrë të trashë dhe mund të ndryshojnë si rezultat i disa kushteve.
Paranxeheni furrën vetëm nëse kërkohet nga receta në tabelat e këtij manuali udhëzues. Nxehja e një furre bosh konsumon shumë energji. Prandaj, pjekja e disa llojeve të brumërave ose disa picave njëra pas tjetrës do të kursejë shumë energji, pasi furra tashmë do të jetë e paranxehur.
Përdorni fletë dhe tava pjekjeje të errëta, me veshje silikoni nga mbrapa ose të veshura me emalim, pasi ato e përcjellin nxehtësinë shumë mirë.
Kur përdorni letër pergameni, sigurohuni që është rezistente ndaj temperaturave të larta.
Kur gatuani copa të mëdha mishi ose brumërash, brenda furrës do të krijohet shumë avull, i cili si rezultat mund të kondensohet në derën e furrës. Ky është një fenomen normal i cili nuk ndikon në operimin e pajisjes elektroshtëpiake. Pas procesit të gatimit, fshijeni derën dhe xhamin e derës për ta tharë.
Fikeni furrën afërsisht 10 minuta përpara mbarimit të procesit të gatimit për të kursyer energji duke përdorur nxehtësinë e akumuluar.
Mos e ftohni ushqimin në një furrë të mbyllur për të ndaluar kondensimin (djersitjen).
Nivelet standarde të gatimit dhe temperatura bazë e rekomanduar për lloje të ndryshme të mishit
| Lloji i ushqimit | Temperatura bazë e ushqimit (°C) | Ngjyra e mishit në seksion tërthor dhe ngjyra e lëngjeve |
| MISH LOPE | ||
| I papjekur 40-45 | mish i kuq, si i gjallë, me pak lëng | |
| Pak i pjekur 55-60 | pak i kuq, me shumë lëng të kuq të hapur | |
| Mesatarisht i pjekur 65-70 | rozë, sasi e vogël lëngu rozë i zbehtë | |
| I pjekur mirë 75-80 | njëtrajtësisht gri në kafe, pak lëng pa ngjyrë | |
| MISH VIÇI | ||
| I pjekur mirë 75-85 i kuq në kafe | ||
| MISH DERRI | ||
| Mesatarisht i pjekur 65-70 rozë i hapur | ||
| I pjekur mirë 75-85 i verdhë në kafe | ||
| MISH QINGJI | ||
| I pjekur mirë 79 gri, me lëng rozë | ||
| MISH DELEJE | ||
| I papjekur 45 mish i kuq | ||
| Pak i pjekur 55-60 i kuq i hapur | ||
| Mesatarisht i pjekur 65-70 rozë në mes | ||
| I pjekur mirë 80 gri | ||
| MISH DHIE | ||
| Mesatarisht i pjekur 70 rozë i zbehtë, lëngu rozë | ||
| I pjekur mirë 82 gri, lëngu vetëm pak rozë | ||
| SHPENDË | ||
| I pjekur mirë 82 gri i hapur | ||
| PESHKU | ||
| I pjekur mirë 65-70 i bardhë në gri-kafe | ||
Nxehësat në dyshemenë dhe në tavanin e hapësirës së furrës do të rrezatojnë njëkohësisht nxehtësi në pjesën e brendshme të furrës.
Pjekja e mishit:
Përdorni tiganë ose tava prej aliazheve të hekurit, me veshje të emaluara, prej xhami të temperuar ose balte. Tavat prej çeliku nuk janë të përshtatshme pasi e pasqyrojnë shumë nxehtësinë.
Përdorni tiganë ose tava prej aliazheve të hekurit, me veshje të emaluara, prej xhami të temperuar ose balte. Tavat prej çeliku nuk janë të përshtatshme pasi e pasqyrojnë shumë nxehtësinë.
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISHI | ||||
| Rosto derri 1500 2 180-200 90-110 | ||||
| Shpatull derri 1500 2 180-200 100-120 | ||||
| Role derri 1500 2 180-200 120-140 | ||||
| Rosto viçi 1500 2 200-210 60-70 | ||||
| Rosto viçi 1500 2 170-190 120-140 | ||||
| Role viçi 1500 2 180-200 90-120 | ||||
| Kondrafileto qingji 1500 2 180-200 80-100 | ||||
| Fileto lepuri | 1500 2 180-200 50-70 | |||
| Kofshë dreri | 1500 2 180-200 100-120 | |||
| Pica * | / 2 | 200-220 | 20-30 | |
| Pulë | 1500 2 190-210 | 70-90 | ||
| PESHK | ||||
| Peshk i zier ngadalë | 1000g / kos | 2 | 210 | 50-60 |
Zogun piqni në këtë sistem, në qoftë se aparati nuk ka sistemin ⚠. Picën e piqni në këtë sistem, në qoftë se aparati nuk ka sistemin ⚣.
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.
Pjekja e brumërave
Përdorni vetëm një nivel dhe fletë pjekjeje ose tava me ngjyra të errëta. Në fletët ose tavat e pjekjes me ngjyra të çelura skuqja e ushqimit do të jetë e dobët, pasi ato pajisje do ta pasqyrojnë nxehtësinë. Gjithmonë tavat e pjekjes vendosini mbi zgarë. Në qoftë se jeni duke përdorur fletë pjekjeje të gatshme, hiqeni zgarën. Koha e gatimit do të jetë më e shkurtër në qoftë se furra nxehet më përpara.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Suflé me perime 2 190-200 30-35 | |||
| Suflé e ëmbël 2 190-200 30-35 | |||
| Kuleçë (Semmel)* 2 190-210 20-30 | |||
| Bukë e bardhë * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë hikre * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë me miell të pasitur * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë thekri * 2 180-190 50-60 | |||
| Bulë elbi * 2 180-190 50-60 | |||
| Kekë me ara | 2 170-180 | 50-60 | |
| Kekë të butë * | 2 160-170 | 25-30 | |
| Kekë djathi | 2 170-180 | 65-75 | |
| Kekë të vegjël në kupë | 2 170-180 | 25-30 | |
| Pasta të vogla, me brumë me maja | 2 200-210 | 20-30 | |
| Japrakë lakre | 2 | 185-195 | 25-35 |
| Kek frutash | 2 150-160 | 40-50 | |
| Pasta me vezë të rahur | 2 | 80-90 | 120-130 |
| Role të mbushura me reçel (Buchtel) | 2 | 170-180 | 30-40 |
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.

Mos e fusni tavën e thellë të pjekjes në udhëzuesin e parë.
ZGARA E MADHE, ZGARA

Kur ushqimi piqet në zgarën e madhe, do të operojnë nxehësi i sipërm dhe nxehësi i vendosur në tavanin e hapësirës së furrës.
Kur ushqimi piqet në zgarë, do të operojnë nxehësi i sipërm dhe nxehësi i zgarës, i vendosur në tavanin e hapësirës së furrës.
Temperatura maksimale: 230°C.
Nxeheni paraprakisht nxehësin infrared (zgarën) për pesë minuta.
Mbikëqyreni procesin e gatimit gjatë gjithë kohës. Mishi mund të digjet shpejt për shkak të temperaturës së lartë. Pjekja me zgarën nxehëse është e përshtatshme për gatime krokante dhe me pak yndyrë të suxhukëve, copave të mishit dhe peshkut (biftekë, eskallopë, biftekë salmoni ose fileto, etj.) ose bukë të thekur.
Kur të piqni direkt në zgarë, lyejeni atë me vaj për të mos e lejuar mishin të ngjitet dhe futeni në udhëzuesin e 4të. Futeni tavën për kullimin e lëngut në udhëzuesin e 1rë ose të 2të. Kur piqni në tavë pjekjeje, sigurohuni që në tavë ka lëng të mjaftueshëm për të mos lejuar djegien.
Kthejeni mishin gjatë gatimit.
Pas pjekjes në zgarë, pastrojeni furrën, aksesorët dhe mjetet.
Tabela e pjekjes në zgarë - zgara e vogël
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Biftet viçi, i pjekur pak 180 g/copë 3 230 15-20 | ||||
| Fileto nga qafa e derrit 150 g/copë 3 230 18-22 | ||||
| Kotoleta/bërxolla 280 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Sallamra të pjekur 70 g/copë 3 230 10-15 | ||||
| BUKË TË THEKURA | ||||
| Tost / 4 | 230 | 3-6 | ||
| Sanduice të hapura | / 4 | 230 | 3-6 | |
Tabela e pjekjes në zgarë - zgara e madhe
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Biftet viçi, i pjekur pak 180 g/copë 3 230 15-20 | ||||
| Biftet viçi, i pjekur mirë 180 g/copë 3 230 18-25 | ||||
| Fileto nga qafa e derrit 150 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Kotoleta/bërxolla 280 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Eskallop viçi 140 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Sallamra të pjekur 70 g/copë 3 230 | 10-15 | |||
| Role mishi | 150 g/copë 3 230 | 10-15 | ||
| PESHK | ||||
| Biftek/fileto salmoni | 200 g/copë | 3 230 15-25 | ||
| BUKË TË THEKURA | ||||
| Tost | / 4 | 230 | 1-3 | |
| Sanduice të hapura | / 4 | 230 | 2-5 | |
Kur piqni në tavë pjekjeje, sigurohuni që në tavë ka lëng të mjaftueshëm për të mos lejuar djegien. Kthejeni mishin gjatë gatimit.
Kur të piqni troftë, thajeni peshkun me një letër kuzhine. Bëjeni me erëza nga brenda; lyejeni me vaj nga jashtë dhe vendoseni në zgarë. Mos e ktheni peshkun kur piqet në zgarë.

Kur përdorni nxehësin e zgarës (me infrared) mbajeni derën e furrës gjithmonë të mbyllur.
Nxehësi i zgarës, rrjeta dhe të gjithë aksesorët e furrës nxehen shumë gjatë pjekjes në zgarë. Për këtë arsye, përdorni doreza furre dhe mashë mishi.
Gatimi në hell (në varësi të modelit)

Temperatura maksimale kur përdoret helli është 230°C.

1 Vendoseni suportin e hellit në udhëzuesin e 3të nga fundi dhe vendoseni tavën e thellë në udhëzuesin e fundit (1rë) që të shërbejë për kullimin e lëngut.
2 Futeni mishin në hell dhe shtrëngojini vidhat.
Vendoseni dorezën e hellit në fillim të mbajtëses së hellit dhe futeni majën në vrimën në anën e djathtë të murit të mbrapëm të hapësirës së furrës (vrima është e mbrojtur me një kapak rrotullues).
3 Hiqeni dorezën e hellit dhe mbylleni derën e furrës.
Ndizeni furrën "ON" dhe zgjidhni sistemin e nxehësit të zgarës dhe të hellit (pjekjen në hell)

Zgara do të operojë vetëm kur dera e furrës të jetë e mbyllur.
ZGARA ME VENTILATOR


Në këtë mënyrë operimi, do të operojnë njëherësh nxehësi i zgarës dhe ventilatori. E përshtatshme për pjekjen në zgarë të mishit, peshkut dhe perimeve.
(Shikoni përshkrimet dhe këshillat për ZGARËN.)
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Rosë 2000 2 150-170 80-100 | ||||
| Rosto derri 1500 2 160-170 60-85 | ||||
| Shpatull derri 1500 2 150-160 120-160 | ||||
| Ragu derri 1000 2 150-160 120-140 | ||||
| Gjysëm pule 700 | 2 190-210 | 50-60 | ||
| Pulë | 1500 2 190-210 | 60-90 | ||
| PESHK | ||||
| Troftë | 200 g/copë | 2 | 200-220 | 20-30 |
NXEHËSI I POSHTËM DHE AJRI I NXEHTË

Do të funksionojnë nxehësi i poshtëm, nxehësi anësor dhe ventilatori i ajrit të nxehtë. I përshtatshëm për të pjekur pica, kek me mollë dhe kek me fruta.
(Shikoni përshkrimet dhe këshillat për NXEHËSIN E SIPËRM DHE TË POSHTËM.)
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min.) |
| Kek djathi, me petë të freskët | 2 150-160 65-80 | ||
| Pica * 2 200-210 15-20 | |||
| Pispili, me petë të freskët 2 180-200 35-40 | |||
| Pite me mollë, me brumë me maja | 2 150-160 35-40 | ||
| Strudel me mollë, me petë | 2 170-180 45-65 | ||
Simboli * do të thotë se furra duhet të nxehet paraprakisht duke përdorur sistemin e zgjedhur të gatimit.
AJRI I NXEHTË


Do të funksionojnë nxehësi anësor dhe ventilatori. Ventilatori i instaluar në murin e pasmë të hapësirës së furrës siguron qarkullim konstant të ajrit të nxehtë rreth mishit ose brumit që piqet.
Pjekja e mishit:
Përdorni tiganë ose tava prej aliazhesh hekuri, me smalt, prej qelqi ose balte. Tavat prej çeliku nuk janë të përshtatshme sepse reflektojnë shumë nxehtësi.
Përdorni mjaft lëng gjatë gatimit për të parandaluar djegien e mishit. Kthejeni mishin gjatë pjekjes. Mishi i pjekur do të mbetet më i lëngshëm nëse e mbuloni.
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Rosto derri, me lëkurë 1500 2 170-180 140-160 | ||||
| Rosë 2000 2 160-170 120-150 | ||||
| Patë 4000 2 150-160 180-200 | ||||
| Gjel deti 5000 2 150-170 180-220 | ||||
| Gjokse pule 1000 3 | 180-200 | 60-70 | ||
| Pulë e mbushur 1500 2 170-180 | 90-110 | |||
Pjekja e brumërave:
Rekomandohet ngrohja paraprake.
Biskotat dhe kulaçët mund të piqen në tava të cekëta pjekjeje ose në disa nivele njëherësh (i dyti dhe i treti).
Kini parasysh se koha e pjekjes mund të ndryshojë edhe nëse përdorni të njëjtat tava pjekjeje. Biskotat në tavën e sipërme mund të jenë gati më shpejt se ato në të poshtmen.
Vendosni gjithmonë tavën e pjekjes mbi zgarë. Nëse përdorni tavën e dhënë të pjekjes, hiqeni zgarën.
Edhe për t'i skuqur, sigurohuni që biskotat janë të së njëjtës trashësi.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Kekë të butë 2 150-160 25-35 | |||
| Kekë që thërmohen 2 160-170 25-35 | |||
| Kekë me fruta, të butë 2 150-160 45-65 | |||
| Role keku * 2 160-170 15-25 | |||
| Kek me fruta, me petë të freskët 2 160-170 50-70 | |||
| Strudel me mollë 2 170-180 40-60 | |||
| Biskota me petë të freskët* 2 150-160 15-25 | |||
| Biskota të ngjeshura* | 2 140-150 | 15-25 | |
| Biskota me brumë me maja | 2 170-180 | 20-35 | |
| Biskota me brumë me peta 2 170-180 20-30 | |||
| USHQIM I NGRIRË | |||
| Strudel me mollë dhe gjizë | 2 170-180 | 50-70 | |
| Pica | 2 170-180 | 20-30 | |
| Patate të skuquara - të gatshme | 2 170-180 | 20-35 | |
| Kroketa, të pjekura në furrë 2 170-180 20-35 | |||
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.

Mos e fusni tavën e thellë në udhëzuesin e parë.
NXEHËSI I POSHTËM DHE VENTILATORI


Përdoret për të pjekur brumë me maja por brumëra pak të ardhur dhe për të ruajtur fruta dhe perime. Përdoreni udhëzuesin e dytë nga fundi dhe tavë pjekjeje më të cekët për ta lejuar ajrin e nxehtë që të qarkullojë nëpër anët e sipërme të gjellëve.
Konservimi:
Përgatiteni ushqimin që do të konservoni dhe futeni në kavanoza si zakonisht. Përdorni kavanoza me unazë puthitëse prej gome dhe kapak qelqi. Mos përdorni kavanoza me kapakë të filetuar ose prej metali apo kuti teneqeje. Sigurohuni që kavanozat janë të së njëjtës madhësi, të mbushur me të njëjtën përbërje dhe të shtrënguar mirë.
Hidhni 1 litër ujë të nxehtë në tavën e thellë (afërsisht 70°C) dhe vendosni 6 kavanoza 1 litërsh në tavë. Vendoseni tavën në furrë në udhëzuesin e dytë.
Gjatë konservimit, vëzhgojeni ushqimin dhe gatimin derisa lëngu në kavanoza të fillojë të ziejë - kur të duken fluskat në kavanozin e parë.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha e zierjes(min) | Temperatu-ra dhe koha pas fillimit të zierjes | Koha e qën-drimit në furrë (min) |
| FRUTA | ||||
| Luleshtrydhe 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Fruta të forta 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Tul frutash 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| PERIME | ||||
| Kastraveca turshi 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Fasule/karrota 2 160-180 30-45 | 120°C, 45-60 min | 20-30 | ||
NXEHËSI I SIPËRM DHE I POSHTËM ME VENTILATOR

![graph TD A["Top Component"] --> B["Left Side"] B --> C["Right Side"] C --> D["Bottom Left Side"] D --> E["Left Side"] E --> F["Right Side"] F --> G["Bottom Right Side"] G --> H["Bottom Left Side"] H --> I["Right Side"] I --> J["Left Side"] J --> K["Right Side"] K --> L["Bottom Right Side"] L --> M["…](/content/2026/06/1178722/images/f15574408e12274f9d249ae397aa1e767861ead5ef4da66bcde38b34161f33ae.jpg)
Përdoret për të pjekur të gjitha llojet e brumërave, për të shkrirë ushqimet dhe për të tharrë fruta dhe perime. Përpara se të vendosni ushqimin në furrën e paranxehur, prisni që drita të fiket për herë të parë. Për rezultate më të mira, piqni vetëm në një raft (nivel).
Furra duhet të jetë e paranxehur. Përdoreni udhëzuesin e dytë ose të katërt, duke filluar nga poshtë lart.
Tabela për pjekjen e ëmbëlsirave me nxehësin e poshtëm e të epërm dhe ventilatorin
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Kek me disa ngjyra 2 140-150 45-55 | |||
| Kek në tavë drejtkëndore pjekjeje | 2 130-140 | 45-55 | |
| Kek djathi 2 130-140 55-65 | |||
| Kek me fruta, të butë 2 140-150 35-45 | |||
| Kekë të butë 2 140-150 25-35 | |||
| Kekë me fruta, të butë 2 130-140 35-45 | |||
| Role keku 2 140-150 15-25 | |||
| Bukë Krishtlindjesh 2 130-140 50-60 | |||
| Role të mbushura me reçel (Buchtel) | 2 150-160 | 25-35 | |
| Kek i rrumbullakët, me brimë (Bundt cake) | 2 130-140 | 40-50 | |
| Biskota me petë të freskët 2 140-150 15-25 | |||
| Biskota të ngjeshura * 2 130-140 10-15 | |||
| Ëmbëlsira të vogla, me brumë me maja | 2 140-150 | 15-20 | |
| Bukë * 2 170-180 45-55 | |||
| Pispili | 2 150-160 | 35-45 | |
| Strudel me mollë | 2 150-160 | 40-50 | |
| Pica * | 2 | 180-190 10-20 | |
| Ëmbëlsira me petë | 2 150-160 | 18-25 | |
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.

Kjo veçori mundëson pjekje të butë, të ngadaltë dhe të njëtrajtshme e cila e lë ushqimin të butë dhe të lëngshëm. Kjo është e përshtatshme për të pjekur mish, për të gatuar peshk dhe për të pjekur brumëra vetëm në një raft.
| Ushqimi Udhëzuesi | (prej poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e pjekjes (min.) |
| MISH | |||
| Rosto derri, 1 kg 2 190 90 - 120 | |||
| Rosto lope, 1. kg 2 190 100-130 | |||
| Fileto lope, copë 200 g 2 180 40-50 | |||
| Pulë, 1,5 kg 2 210 100 - 120 | |||
| Gjokse, fileto pule, copë 200 g 2 200 45 - 60 | |||
| Rosto viçi, 1 kg 2 180 95 - 120 | |||
| PESHK | |||
| Peshk i plotë, copë 200 g 2 190 | 35 - 45 | ||
| Fileto peshku, copë 100 g | 2 190 | 25 - 35 | |
| BRUMËRA | |||
| Biskota krokante | 2 150 | 25-40 | |
| Amareta | 2 150 | 35-50 | |
| Kekë të vegjël në tasa | 2 170 | 35-50 | |
| Kekë të butë | 2 170 | 40-55 | |
| Kekë me fruta, krokantë | 2 170 | 65-85 | |

Në këtë modalitet, ajri do të qarkullojë pa operimin e ndonjë nxehësi.
Ushqimi i përshtatshëm për shkrirje përfshin kekët me krem të rëndë ose kekët me krem me bazë gjalpi, kekët dhe brumërat, bukët dhe kulaçët dhe frutat e ngrira.
Në shumë raste, është e rekomandueshme që ushqimi të hiqet nga ambalazhi (mos harroni të hiqni çdo kapëse apo morsetë metalike).
Në mes të kohës së shkrirjes, copat duhet të kthehen, të trazohen dhe të ndahen, nëse janë të ngrira së bashku.
NGROHËSI I PLLAKËS

Përdoreni këtë funksion për të ringrohur darkën tuaj (pjatat, gotat) përpara se të serviret, që ushqimi të rrijë i ngrohtë më gjatë.
PASTRIMI ME UJË (AQUA CLEAN)

Vetëm nga nxehësi në dysheme do të rrezatohet nxehtësi. Përdoreni këtë funksion për të hequr mbetjet e lëngut dhe ushqimit nga furra. Programi zgjat 30 minuta.

Sigurohuni që të shkëpusni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe prisni që të ftohet.
Fëmijët nuk duhet të pastojnë pajisjen elektroshtëpiake ose të kryejnë detyrat e mirëmbajtjes pa mbikëqyrjen e duhur.
Fundi prej alumini
Pastrojeni fundin prej alumini me pastuesa të lëngshëm jogërryes, të synuara për sipërfaqe të tilla. Hidheni pastruesin në një copë të lagur dhe pastrojeni sipërfaqen. Pastaj, shpërlajeni sipërfaqen me ujë. Mos e përdorni pastruesin direkt në fundin prej alumini.
Mos përdorni pastruesa apo sfungjera gërryes.
Shënim: Sipërfaqja nuk duhet të bjerë në kontakt me spreit e pastrimit të furrës, pasi kjo mund të rezultojë në dëmtime të dukshme dhe të përhershme.
Faqja ballore e karkasës prej çeliku të pandryshkshëm
(në varësi të modelit)
Pastrojeni këtë sipërfaqe vetëm me detergjent të butë (shkumë sapuni) dhe me një sfungjer të butë i cili nuk e gërvisht sipërfaqen. Mos përdorni pastruesa gërryes apo pastruesa që përmbajnë tretësa, pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e karkasës.
Sipërfaqet e veshura me llak dhe pjesët plastike
(në varësi të modelit)
Mos i pastroni çelësat dhe butonat, dorezat e dyerve, ngjitësat dhe pllakat e parametrave/ Ilojeve me pastruesa gërryes apo me materiale pastruese gërryese, me pastruesa me bazë alkooli ose me alkool. Hiqini menjëherë të gjitha njollat me një leckë jo-gërryese dhe me pak ujë, në mënyrë që të shmangni dëmtimin e sipërfaqes.
Ju mund të përdorni edhe pastruesa dhe materiale pastrimi të synuar për këto lloj sipërfaqesh sipas udhëzimit nga prodhuesit e tyre përkatës.

Sipërfaqet e veshura me alumin nuk duhet të bien në kontakt me spreit pastrues të ës, pasi kjo gjë mund të rezultojë në dëmtim të dukshëm të përhershëm.
PASTRIMI I FURRËS TRADICIONALE
Ju mund të përdorni procedurat standarde të pastrimit për të pastruar papastërtitë e forta në furrë (duke përdorur pastrues ose një sprei për furrën). Pas këtij pastrimi, shpërlajini plotësisht mbetjet e pastruesit.
Pastrojeni furrën dhe aksesorët pas çdo përdorimi, për të mos lejuar pisllëqet të digjen në sipërfaqe. Mënyra më e thjeshtë për të hequr yndyrnat është duke përdorur shkumë sapuni të ngrohtë, ndërkohë që furra është ende e nxehtë.
Për pisllëqet e forta dhe për zgjyrën, përdorni pastrues tradicionalë për furrën. Shpërlajeni furrën plotësisht me ujë të pastër, për të hequr të gjitha mbetjet e pastruesit.
Mos përdorni asnjëherë pastruesa agresivë, pastruesa gërryes, sfungjera gërryes, heqës njollash dhe ndryshku, etj.
Pastrojini aksesorët (tavat dhe tabakatë e pjekjes, rrjetat, etj.) me ujë të ngrohtë dhe me detergjent.
Furra, hapësira e furrës dhe tavat e pjekjes janë të veshura me një veshje speciale prej emalimi, për një sipërfaqe të lëmuar dhe rezistente. Kjo veshje speciale e bën më të thjeshtë pastrimin në temperaturën e dhomës.
PASTRIMI I PLLAKAVE TË GATIMIT

Pastrojeni zonën përqark zonave të gatimit me ujë të nxehtë dhe me pak lëng pastrues.
Për papastërtitë e forta, përdorni një sfungjer prej teli të ngjyer në detergjent; pastaj shpërlajeni pllakën e gatimit dhe thajeni.
Lëngjet të cilat përmbajnë kripë, lëngjet gjatë zierjes dhe lagështira kanë efekt dëmtues mbi zonat e gatimit. Zonat e gatimit pastrojini gjithmonë.
Përdorni pastrues të zakonshëm dhe kondicionerë të disponueshëm komercialë për të mirëmbajtur zonat e gatimit. Nëse zona e gatimit është pak e ngrohtë, pastruesi do të depërtojë poret më lehtë.
Unazat e zonave të gatimit janë prej çeliku që nuk ndryshket. Për shkak të ekspozimit ndaj nxehtësisë, ato mund të marrin një ngjyrim të verdhë pas një periudhe të caktuar përdorimi. Ky është një fenomen fizik normal. Njollat e verdha mund të hiqen me pastrues të zakonshëm metalesh. Aksesorët agresivë për larjen e enëve nuk janë të përshtatshëm për pastrimin e këtyre rrathëve, pasi ata mund të shkaktojnë gërvishtje.
DJEGËSI | GAZIT

Zgara, sipërfaqja e gatimit dhe pjesët e djegësit mund të pastrohen me ujë të nxehtë, me pak detergjent larës. Mos i lani ato në lavastovilje.
Pastrojeni termoçiftin dhe kandelen me një furçë të butë. Që të funksionojnë normalisht, këto pjesë duhet të pastrohen pa lënë asnjë njollë. Pastrojeni kurorën e djegësit dhe kapakun. Sigurohuni që vrimat në kurorën e djegësit nuk janë të ngjitura apo të bllokuara ndryshe. Pas pastrimit, thajini krejtësisht të gjitha pjesët dhe rimontojini përsëri siç duhet. Çdo pjesë e vendosur shtrembër, do të bëjë që djegësi me injeksion të punojë më me vështirësi.
Kapakët e djegësit përfundojnë me emalim të zi. Për shkak të temperaturave të larta, nuk mund të shmanget çngjyrosja. Megjithatë, kjo nuk ndikon në operimin e djegësit.
PËRDORIMI I FUNKSIONIT "AQUA CLEAN" PËR TË PASTRUAR FURRËN

1 Kthejeni ÇELËSIN E ZGJEDHJES SË SISTEMIT TË GATIMIT në pozicionin Aqua Clean. 2. Vendoseni ÇELËSIN E TEMPERATURËS në 70°C.
2 Hidhni 0,6 l ujë në tavën e cekët ose prej xhami të pjekjes dhe vendoseni në udhëzuesin e poshtëm.
3 Pas 30 minutash, mbetjet e ushqimit në muret e emaluara të furrës do të jenë zbutur dhe do të jetë e lehtë për t'i pastruar me një leckë të lagur.

Përdoreni sistemin "Aqua Clean" vetëm kur furra të jetë ftohur plotësisht.
Përdorni vetëm pastruesa tradicionalë për të pastruar udhëzuesat.

A Mbajini udhëzuesat nga ana e poshtme dhe tërhiqini ato drejt qendrës së hapësirës së furrës.
B Hiqini ato nga hapësira që sipër.
Për të rivendosur udhëzuesat, veproni në mënyrë të kundërt.
KUJDES:
Mos i hiqni kapëset e vendosura në furrë.

Mos i lani udhëzuesat e zgjatshëm në lavastovilje.
INSTALIMI I PJESËVE KATALITIKE
Përdorni vetëm pastruesa të zakonshëm për të pastruar udhëzuesat.

1 Montojini udhëzuesat në pjesën katalitike.

2 Varini pjesët me udhëzuesa të lidhura duke përdorur vrimat e disponueshme dhe tërhiqini për lart.
A Futini shinat e udhëzuesit në hapësirën lart.
B Shtypini në kapësen me ngecje në fund.

Mos i lani pjesët katalitike në lavastovilje.
HEQJA DHE RIVËNIA E DERËS SË FURRËS
(në varësi të modelit)

1 Në fillim, hapeni derën plotësisht (deri ku mund të shkojë).
2 A Rotullojini bllokuesat mbrapsht deri në fund (në rastin e mbylljes tradicionale).
B Me sistemin e mbylljes së butë, rrotullojini bllokuesat mbrapsht me 90°.
C Nëse pajisja ka një sistem GentleClose (me mbyllje të ngadaltë), ngrini me ngadalë shulin (shulat) e derës dhe tërhiqeni drejt vetes.
3 Mbyllni derën ngadalë derisa shuli (shulat) të jetë në një vijë me kapanxhat. Ngrini ngadalë derën dhe tërhiqeni nga të dyja kapanxhat me mentesha në pajisje.
Për të rivendosur derën, veproni në mënyrë të kundërt. Në qoftë se dera nuk hapet ose mbyllet siç duhet, sigurohuni që nivelet e mentesheve të jenë në të njëjtën vijë me shtratet e mentesheve.

Kur rivendoset dera, sigurohuni gjithmonë që mbajtëset e mentesheve të jenë të vendosura siç duhet në shtratet e mentesheve për të mos lejuar mbylljen e papritur të menteshesë kryesore, e cila është e lidhur me një zembrek të fortë. Në qoftë se zembreku është i tendosur, ka rrezik pjagosjeje.
BRAVA E DERËS (në varësi të modelit)

Për ta hapur, shtyjeni ngadalë në të djathtë me gishtin e madh dhe tërhiqni derën në drejtimin jashtë në të njëjtën kohë.

Kur dera e furrës është e mbyllur, brava e derës do të kthehet automatikisht në pozicionin fillestar.
ÇAKTIVIZIMI DHE AKTIVIZIMI I BRAVËS SË DERËS

Furra duhet të jetë e ftohur plotësisht.
Në fillim, hapni derën e furrës.

Shtyni bravën e derës në të djathtë me 90° me gishtin tuaj të madh të dorës derisa të dëgjoni një klikim. Brava e derës nuk është çaktivizuar.
Për të riaktivizuar bravën e derës, hapni derën e furrës dhe përdorni gishtin tregues të dorës së djathtë për të tërhequr levën drejt vetes.
MBYLLJA E ZBUTUR E DERËS (në varësi të modelit)
Dera e furrës është e pajisur me një sistem i cili zbut forcën mbyllëse të derës, duke filluar në këndin 75-gradë. Ajo lejon një mbyllje të lehtë, të qetë dhe të butë të derës. Një shtyrje e lehtë (në këndin 15-gradë afër pozicionit të derës së mbyllur) është e mjaftueshme që dera të mbyllet automatikisht dhe butësisht.

Në qoftë se forca e përdorur për të mbyllur derën është shumë e fortë, efekti i sistemit do të zvogëlohet ose sistemi do të anashkalohet për siguri.
HEQJA DHE VENDOSJA E PANELIT TË XHAMIT NË DERËN E FURRËS
Paneli i xhamit të derrës së furrës mund të pastrohet nga brenda, por në fillim ai duhet të hiqet. Hiqeni derën e furrës (shiko kapitullin "Heqja dhe rivënia e derës së furrës").
Në varësi të modelit të pajisjes elektroshtëpiake, xhami në derë hiqet edhe sipas përshkrimit në METODËN 1 ose në METODËN 2.
METODA 1 (në varësi të modelit)
1 Lirojini me ngadalë mbajtësit në anën e majtë dhe të djathtë të derës (shenja 1 në mbajtëse) dhe tërhiqeni duke e nxjerrë nga paneli i xhamit (shenja 2 në mbajtëse).
2 Mbajeni panelin e xhamit të derës nga ana e poshtme; lirojeni me ngadalë në mënyrë që të mos jetë më i ngjitur me mbajtësen; dhe hiqeni.
3 Për të hequr panelin e tretë të xhamit (vetëm në disa modele), ngrijeni atë dhe hiqeni. Hiqini gjithashtu edhe gominat mbyllese në panelin e xhamit.
Për të rivendosur panelin e xhamit, veproni në drejtim të kundërt. Shenjat (gjysëmrrathë) në derë dhe në panelin e xhamit duhet të shkelin njëri-tjetrin.
METODA 2 (në varësi të modelit)

1 Hiqini vidhat e mbajtësit në të dyja anët e derës.

3 Lirojeni me ngadalë xhamin e derës dhe higeni ng kapëset në anën e poshtme të derës.
Për të rivendosur xhamin e derës, veproni në drejtim të kundërt.
ZËVENDËSIMI I LLAMPËS
Llampa është e konsumueshme dhe rrjedhimisht nuk mbulohet nga garancia. Përpara zëvendësimit të llampës, hiqini sirtarët, zgarën dhe udhëzuesit.
Përdorni një kaçavidë Phillips (kryq).
(Llampë halogjeni: G9, 230 V, 25 W; llampë e zakonshme E14, 25 W, 230 V)

Përdorni një kaçavidë të sheshtë për të liruar mbulesën e llampës dhe hiqeni atë. Hiqeni llampën.

Kini kujdes të mos e dëmtoni emalimin.
Hiqeni mbulesën e llampës dhe hiqeni llampën.

Përdorni mbrojtje për të shmangur giet.
KUJDESI I VEÇANTË DHE RAPORTIMI I DEFEKTEVE
Gjatë periudhës së garancisë, vetëm një qendër shërbimi e autorizuar nga prodhuesi mund të kryejë çdo lloj riparimi.
Përpara bërjes së çdo lloj riparimi, sigurohuni që pajisja elektroshtëpiake është e shkëputur nga rrjeti elektrik qoftë duke hequr siguresën apo duke e shkëputur spinën nga priza në mur.
Ndërhyrja dhe riparimet e paautorizuara të sobës së kuzhinës (pllakës së gatimit) mund të rezultojnë në goditje elektrike ose në qark të shkurtër; rrjedhimisht, mos u përpiqni të bëni vetë asnjë lloj riparimi. Lerini këto detyra për një ekspert ose për një njësi shërbimi të autorizuar.
Në rast të defekteve ose problemeve të vogla me operimin e pajisjes elektroshtëpiake, kontrolloni udhëzimet e mëposhtme për të parë nëse mund t'i eliminoni vetë shkaktarët.
E RËNDËSISHME
Vizita nga një teknik shërbimi gjatë periudhës së garancisë do të faturohet, në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk funksionon për shkak të përdorimit jo të duhur. Mbajini këto udhëzime në një vend ku të jenë gjithmonë lehtësisht të arritshme; në qoftë se pajisjen elektroshtëpiake e kaloni në një person tjetër, duhet të përfshihen edhe udhëzimet.
Në vijim janë disa këshilla për të rregulluar disa nga problemet e zakonshme.
| Çfarë ndodhi...? Shkaku i mundshëm Çfarë të bëj? | ||
| Djegësat nuk djegin Flaka është jo e njëtrajtshme / e paqëndrueshme | Flaka nuk është e njëtrajtshme për shkak të parametrave të gabuar të fuqisë së gazit | Merrni një ekspert që të kontrollojë tubacionin e gazit |
| Flaka nga djegësat ndryshon papritur | Pjesët e sobës së kuzhinës janë montuar në mënyrë të gabuar | Montojeni djegësin në mënyrën e duhur. |
| Ndezja e djegësit kërkon më shumë kohë | Pjesët e sobës së kuzhinës janë montuar në mënyrë të gabuar | Montojeni djegësin në mënyrën e duhur. |
| Flaka shuhet menjëherë pas ndezjes | Çelësi është shtypur shumë pak ose për pak kohë. | Mbajeni çelësin të shtypur për një periudhë më të gjatë kohe. Përpara se ta lëshoni, shtypeni më fort. |
| Është çngjyrosur zgara në zonën e djegësit? | Ky është një fenomen i zakonshëm në këtë vend, i cili rezulton nga temperatura e lartë | Pastrojeni zgarën me një detergjent për metalet. |
| Eështë ndërprerë furnizimi i përgjithshëm me energji? | Mund të jetë djegur siguresa. | Kontrollojeni siguresën në kutinë e siguresave dhe zëvendësojeni nëse është djegur |
| Ndezja elektrike e djegësave nuk punon më? | Ka mbetje ushqimi ose detergjenti ndërmjet kandeles dhe djegësit. | Hapeni dhe pastrojeni me kujdes hapësirën midis kandeles dhe djegësit. |
| Në qoftë se mbulesa e djegësit nuk duket mirë... | Papastërti normale Pastrojini | mbulesat e djegësit me një detergjent për metale. |
Në qoftë se problemi vazhdon pavarësisht zbatimit të udhëzimeve të mësipërme, thërrisni një teknik shërbimi të autorizuar. Eleminimi i të gjitha defekteve ose pretendimeve për garanci të cilat rezultojnë nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes elektroshtëpiake, nuk do të mbulohet nga garancia jonë. Në këto raste, kostot e riparimit do të mbulohen nga përdoruesi.
UDHËZIME PËR INSTALIMIN DHE LIDHJEN
VENDOSJA E PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE (në varësi të modelit)


Muret ose mobiljet në afërsi të pajisjes elektroshtëpiake (dyshemeja, muri i pasëm i kuzhinës, muret anësore) duhet të jenë të paktën rezistente ndaj temperaturës 90 °C.
NIVELIMI I PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE DHE MBËSHTETJA SHTESË
A)

Dimensionet në kllapa paraqesin përmasat e integruara të kllapave mbajtëse, pa mbajtjen shtesë. Në qoftë se elementi i dhënë për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake nga përmbysja nuk mund të sigurohet në mënyrë të mjaftueshme me vidhat dhe upat e dhëna në murin tuaj, përdorni pajisje të tjera për të siguruar kllapën në mënyrë të tillë që ajo të mos mund të dalë nga muri.
LIDHJA ME RRJETIN ELEKTRIK

Kapaku i dhënë duhet të vendoset mbi kapësen lidhëse!
LIDHJET E GAZIT
PARAMETRAT E PARACAKTUAR NGA FABRIKA
- Pajisjet elektroshtëpiake me gaz janë testuar dhe pajisur me shenjën CE.
- Pajisjet elektroshtëpiake me gaz janë furnizuar të mbyllura me djegësa për gazin natyror të llojit H ose E (20 mbar) ose për gazin natyral të lëngshëm (50 ose 30 mbar). Informacioni është dhënë në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpiake që ndodhet në pjesën e brendshme të furrës. Ajo duket kur hapet dera e furrës.
- Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kriteret lokale të lidhjeve (lloji i gazit dhe presioni) të jenë të përshtatshme me të dhënat e pajisjes elektroshtëpiake. Në qoftë se gazi që po përdorni nuk është i përshtatshëm me të dhënat aktuale të pajisjes suaj, thërrisni një teknik shërbimi ose shpërndarësin.
- Për të modifikuar pllakën e gatimit për të operuar me një lloj të ndryshëm gazi, nevojitet zëvendësimi i grykëve (shiko seksionin TABELA E GRYKËVE).
- Në rast riparimi apo nëse vula është e dëmtuar, pjesët funksionale duhet të testohen dhe të rimbyllen në përputhje me udhëzimet e instalimit. Pjesët funksionale përfshijnë si vijon: gryka e fiksuar për flakë të madhe dhe vidhat rregulluese për përshtatjen e flakës së vogël.
LIDHJA ME FURNIZIMIN E GAZIT
- Kjo pajisje elektroshtëpiake nuk është e lidhur me ndonjë pajisje për nxjerrjen e lëndëve të djegura. Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në përputhje me rregulloret aktuale të instalimit. Vëmendje e veçantë duhet t'i jepet kritereve përkatëse në lidhje me ajrosjen.
- Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin e shpërndarjes së gazit ose me bombulën e gazit në përputhje me udhëzimet e kompanisë suaj lokale të shpërndarjes së gazit.
- Ekziston një prizë për lidhjen me gaz në anën e djathtë të pajisjes, me fileto të jashtme EN ISO 228-1, i cili mund të konvertohet në EN ISO 10226-1 / -2 me adaptor dhe rondele shtesë (në varësi të rregulloreve për lidhjet në një shtet specifik).
- Janë dhënë gjithashtu edhe një bashkues për gazin e lëngshëm natyral dhe një rondele jo metalike (në varësi të modelit).
- Kur lidhet pajisja me furnizimin me gaz, pjesa duhet të mbahet për të mos e lejuar të rrotullohet.
- Përdorni rondele jo metalike dhe izolues të miratuar për izolimin e nyjeve bashkuese. Një rondele përdoreni vetëm një herë. Trashësia e rondeleve të rrafshëta jo metalike mund të deformohet deri në 25%.
- Lidheni pajisjen me furnizimin me gaz duke përdorur një tub fleksibël të certifikuar. Tubi nuk duhet të prekë murin e poshtëm të pajisjes, murin e pasëm apo tavanin e furrës.

Lidhja me tubin fleksibël
Në qoftë se pajisja është e lidhur me tubin fleksibël, itinerari i tubit, i treguar me "A" nuk është i pranueshëm.
Në qoftë se përdoret tub metalik, është i pranueshëm edhe opsioni "A".

Foleja e lidhjes me gaz
A Lidhja EN ISO 228-1 B Rondelë jo-metalike, trashësi 2 mm C Prizë e shoqëruar me tub gome për gaz natyror të lëngshëm (në varësi të rregulloreve për lidhjet në një shtet specifik) D Prizë e shoqëruar me tub gome EN 10226-1/-2 (në varësi të rregulloreve për lidhjet në një shtet specifik)
Pas lidhjes, kontrolloni operimin e djegësave. Flakët duhet të digjen me bërthamë blu dhe jeshile të dukshme lehtësisht. Në qoftë se flaka është e paqëndrueshme, rriteni fuqinë minimale sipas nevojës. Shpjegojini përdoruesit si funksionojnë djegësat dhe rishikoni së bashku manualin e udhëzimeve.

Pas lidhjes së pajisjes, kontrolloni ngjitjen e të gjitha bashkimeve.
MODIFIKIMI I DJEGËSAVE PËR PËRDORIM ME NJË LLOJ TË NDRYSHËM GAZI
- Modifikimi i djegësave për t'u përdorur me një lloj të ndryshëm gazi nuk kërkon heqjen e vatrës së gatimit nga vendi.
- Përpara se të bëhen modifikimet, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe mbylleni rubinetin e furnizimit me gaz.
- Zëvendësojeni grykën ekzistuese për ngarkesën e nxehtësisë nominale me grykë të përshtatshme për llojin e ri të gazit (shikoni tabelën).
- Kur modifikohet pajisja për t'u përdorur me gaz natyral të lëngshëm, shtrëngojeni vidhën e rregullimit minimal të ngarkesës së nxehtësisë deri në pozicionin ku arrihet ngarkesa minimale e nxehtësisë.
- Kur modifikohet pajisja për t'u përdorur me gaz natyral, lirojeni vidhën e rregullimit minimal të ngarkesës së nxehtësisë për të arritur ngarkesën minimale të nxehtësisë, por me jo më shumë se 1.5 kthime.
Pas modifikimit të pajisjes për t'u përdorur me një lloj të ndryshëm gazi, zëvendësojeni ngjitësin e vjetër me informacionin për llojin e ri të gazit (në pllakën e specifikimeve) me ngjitësin e ri përkatës dhe testojeni funksionalitetin dhe vulosjen e pajisjes elektroshtëpiake.
Sigurohuni që përcjellësat elektrikë, kapilarët e termostatit dhe termoelementët të mos zgjaten në zonën e fluksit të gazit.
Elementët rregullues
- Elementët rregullues për ngarkesën minimale të nxehtësisë të djegësave janë të arritshëm nëpërmjet hapësirave në pnelin e kontrollit.
- Hiqeni zgarën mbajtëse, kapakët e djegësave dhe kurorat e djegësave.
- Hiqini çelësat e kontrollit.


- Kapaku i kurorës djegëse
- Kurora djegëse me mbajtësen e kapakut të djegësit
- Termoelementi (vetëm në disa modele)
- Kandelja
- Gryka
Djegësi i trefishtë (me tre unaza)
A Gryka
Rubineti i gazit me pajisjen e sigurisë
B Vidha rregulluese e ngarkesës minimale të nxehtësisë
TABELA E GRYKËS
| Loji i gazit, presioni Djegësi ndihmës Djegësi i zakonshëm | |||||
| max min | max min | ||||
| Gaz natyror HWo=45,7÷54,7 MJ/ m3,Gaz natyror E,Gaz natyror E+Wo=40,9÷54,7 MJ/m3G20,p=20mbar | Ngarkesa nominale enxehtësisë (kW) | 1 0,48 | 1,9 0,48 | ||
| Konsumi (l/h) 95 | 46 | 181 46 | |||
| Lloji i grykës(1/100 mm) | 72 | X 26 | 103 Z 26 | ||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 690771 | 568169 | |||
| Gaz i lëngshëm3+, B/PWo=72,9÷87,3MJ/m3G30p=30 mbar | Ngarkesa nominale enxehtësisë (kW) | 1 0,48 | 1,9 0,48 | ||
| Konsumi (g/h) 73 | 35 | 138 35 | |||
| Lloji i grykës(1/100 mm) | 50 | 26 | 68 26 | ||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 690780 | 568175 | |||
| Loji i gazit, presioni Djegësi i madh | Djegësi i trefishtë (me tre | unaza) | |||
| max min | max | min | |||
| Gaz natyror HWo=45,7÷54,7 MJ/ m3,Gaz natyror E,Gaz natyror E+Wo=40,9÷54,7 MJ/m3G20,p=20mbar | Ngarkesa nominale e nxehtësisë (kW) | 3 0,76 3,6 | 1,56 | ||
| Konsumi (l/h) | 286 72 343 149 | ||||
| Lloji i grykës (1/100 mm) | 130 H3 | 33 | 145 H3 57 | ||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 574285 568170 | ||||
| Gaz i lëngshëm3+, B/PWo=72,9÷87,3MJ/m3G30p=30 mbar | Ngarkesa nominale e nxehtësisë (kW) | 3 0,76 | 3,5 | 1,56 | |
| Konsumi (g/h) 218 55 | 255 | 114 | |||
| Lloji i grykës (1/100 mm) | 86 33 94 57 | ||||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 574286 | 568176 | |||
| Loji i gazit, presioni Djegësi i furrës Djegësi infra | |||||
| max min | |||||
| Gaz natyror HWo=45,7÷54,7 MJ/ m3,Gaz natyror E,Gaz natyror E+Wo=40,9÷54,7 MJ/m3G20,p=20mbar | Ngarkesa nominale e nxehtësisë (kW) | 3 0,8 2,2 | |||
| Konsumi (l/h) 286 | 76 210 | ||||
| Lloji i grykës(1/100 mm) | 117 33 108 | ||||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 568171 568173 | ||||
| Gaz i lëngshëm3+, B/PWo=72,9÷87,3MJ/m3G30p=30 mbar | Ngarkesa nominale e nxehtësisë (kW) | 3 0,8 2,2 | |||
| Konsumi (g/h) 218 | 58 160 | ||||
| Lloji i grykës(1/100 mm) | 82 33 75 | ||||
| Numri i identifikimit (ID)të grykës | 568177 568178 | ||||
- Vidhat rregulluese për gazin e lengshëm janë instaluar dhe vendosur në fabrikë për llojin e gazit për të cilin fabrika ka zbatuar parametrat e paracaktuar.
- Kur një pajisje elektroshtëpiake modifikohet për t'u përdorur me një lloj të ndryshëm gazi, vidha rregulluese duhet të shtrëngohet ose të lirohet për të vendosur fluksin e nevojshëm të gazit (mos e zhvidhosni vidhën rregulluese më shumë se 1.5 kthime).
Fuqia e djegësit tregohet duke parë vlerën e sipërme kalorike Hs.

Lidhja me furnizimin me gaz dhe përshtatja me një lloj të ndryshëm gazi mund të kryhet vetëm nga një ekspert i autorizuar nga shpërndarësi i gazit ose një teknik shërbimi i autorizuar!

Ambalazhimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin. Për destinacionin e tyre, materialet e ambalazhimit janë etiketuar në mënyrën e duhur.
Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon që produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të merret nga një qendër e autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve mbetjet elektrike dhe elektronike.
Hedhja e rregullt e produktit do të ndalojë çdo ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, gjë që mund të ndodhë në rast të hedhjes jo të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar në lidhje me hedhjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni me organet përkatëse të bashkisë, të caktuara për menaxhimin e mbeturinave ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.








