BA737EB - Furrë GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BA737EB GORENJE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth BA737EB GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BA737EB - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BA737EB e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT BA737EB GORENJE
Ju falënderohemi për
mirëbesimin tuaj në rastin e blerjes së aparatit tonë.
Për përdorimin më të lehtë të prodhimit ju bashkangjesim udhëzime të hollësishme. Le të ju ndihmojnë që sa më parë të njoftoheni me aparatin tuaj të rinj.
Binduni që keni pranuar aparat të padëmtuar. Nëqoftëse konstatoni dëmtim transporti, ju lutemi që të kontaktoni shitësin ku e keni ble aparatin ose me deponë rajonale prej ku ka ardhur. Numrin telefonik e gjeni në faturë, respektivisht në fletëfurnizim.
Udhëzimet për instalim dhe aderim janë të bashkangjitura në fletën e veçantë.
Udhëzimet për përdorimin e paratit mund t'i gjeni edhe në WEB faqen tonë:
www.gorenje.com / http://www.gorenje.com /
| 4 | UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË | HYRJE |
| 6 | Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake | |
| 7 | FURRA ELEKTRIKE | |
| 11 | Të dhënat teknike | |
| 12 | Njësia e komandimit | |
| 14 | PARA PËRDORIMIT TË PARË | PËRGATITJA E PARË E APARATIT |
| 15 | HAPAT E PJEKJES (1 - 6) | HAPAT E PJEKJES |
| 15 | Hapi i 1: KYÇJA DHE RREGULLIMI | |
| 16 | Hapi i 2: PËRZGJ. E SISTEMIT TË PJEKJES | |
| 18 | Hapi i 3: PËRZGJEDHJA E RREGULLIMEVE | |
| 21 | Hapi i 4: PËRZGJEDHJA E FUNKSIONEVE SHTESË | |
| 23 | Hapi i 5: NISJA E PJEKJES | |
| 23 | Hapi i 6: SHKYÇJA E FURRËS | |
| 24 | PËRSHKRIMI I SISTEMEVE DHE TABELËS SË PJEKJES | |
| 40 | PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA | PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA |
| 41 | Pastrimi klasik i furrës | |
| 42 | Pastrimi i furrës me funksionin aqua clean | |
| 43 | Nxjerja dhe pastrimi i udhëzuesve teleskopik prej teli dhe tërheqës | |
| 44 | Montimi i pjesëve katalitike | |
| 45 | Nxjerrja dhe inst. I derës së furrës | |
| 48 | Nxjerrja dhe instalimi i xhamit të derës | |
| 49 | Ndërrimi i llambës | |
| 50 | TABELA E PENG. DHE GABIMEVE | ZGJIDHJA E VËSHTIRËSIVE |
| 51 | HUDHJA |
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET DHE RUAJINI ATO PËR T'JU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmi-jët 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurish në qoftë se atyre u janë dhënë udhëzime dhe mbikëqyrje në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të realizohet nga fëmijët e pambikëqyrur.
KUJDES: Pajisja elektroshtëpiake dhe pjesët e saj të prekshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregohet kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehës. Fëmijët e moshës më pak se 8 vjeç duhet të mbahen larg në qoftë se janë vazhdimisht të pambikëqyrur.
KUJDES: Pjesët e prekshme mund të nxehen kur përdoren. Për të shmangur djegiet dhe përcëllimet fëmijët duhen mbajtur larg.
Gjatë përdorimit pajisja elektroshtëpiake nxehet. Duhet të tregohet kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehës brenda furrës.
Përdorni vetëm sondën e temperaturës të rekomanduar për përdorim në këtë furrë.
KUJDES: Përpara zëvendësimit të llampës, sigurohuni që pajisja elektroshtëpiake është e fikur, në mënyrë që të sh- manget mundësia e goditjes elektrike.
Mos përdorni pastruesa të ashpër gërryes apo kruajtëse të mprehta prej metali për të pastruar xhamin e derës së furrës/xhamin e kapakut me mentesha të pllakës (sipas ra- stit), pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë që mund të rezultojë në shkatërimin e xhamit.
Mos përdorni pastrues me avull apo me presion të lartë për të pastruar pajisjen elektroshtëpiake, pasi kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.
Mjetet për të bërë stakimin duhet të inkorporohen në instalimet fikse, në përputhje me rregullat për instalimet.
Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona të kualifikuar njësoj, në mënyrë që të shmanget rreziku (vetëm për pajisjet elektroshtëpiake që furnizohen me kabëll lidhës).
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të instalohet prapa ndo-një dere dekorative, në mënyrë që të shmanget mbinxehja.
Pajisja elektroshtëpiake synohet vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni atë për asnjë qëllim tjetër, si për ngrohje të dhomës, tharje të kafshëve shtëpiake apo të kafshëve të tjera, letrës, tekstileve, bimëve, etj., pasi kjo mund të rezultojë në dëmtime ose në rrezik zjarri.
Pajisja elektroshtëpiake mund të lidhet
me rrjetin elektrik vetëm nga një teknik apo ekspert shërbimi i autorizuar. Ndërhyrja në pajisjen elektroshtëpiake ose riparimi joprofesionist i saj mund të rezultojnë në rrezik të plagosjeve të rënda ose në dëmtim të produktit.
Në qoftë se kablli i energjisë të një pajisjeje tjetër elektroshtëpiake, të ndodhur afër kësaj pajisjeje elektroshtëpiake kapet nga dera e furrës, mund të dëmtohet, gjë që si rezultat mund të çojë në qark të shkurtër. Rrjedhimisht, mbajini kabllot e energjisë të pajisjes tjetër elektroshtëpiake në një distancë të sigurt.
Mos i vishni muret e furrës me fletë alumini dhe mos vendosni tava pjekjeje apo enë të tjera gatimi mbi dyshemenë e furrës. Fleta e aluminit do të pengojë qarkullimin e ajrit në furrë, duke vonuar procesin e gatimit dhe duke prishur veshjen e emaluar.
Dera e furrës bëhet shumë e nxehtë gjatë operimit. Për mbrojtje ekstra, është instaluar një xham i tretë, duke zvogëluar temperaturën e sipërfaqes së jashtme (vetëm në disa modele).
Menteshat e derës së furrës mund të dëmtohen nga ngarkesa e tepërt. Mos vendosni tenxhere të rënda në derën e hapur dhe mos u mbështesni në derën e hapur kur pastroni hapësirën e furrës. Mos u mbështetni kurrë mbi derën e hapur të furrës dhe mos i lini fëmijët të ulen mbi të.
Mos e ngrini pajisjen elektroshtëpiake duke e kapur nga doreza e derës së saj.
Operimi i pajisjes elektroshtëpiake është i sigurt me dhe pa udhëzuesit e tavës.
Sigurohuni që ventilatorët nuk janë asnjëherë të mbuluar ose të penguar në ndonjë lloj mënyre tjetër.
PËRPARA SE TË LIDHNI PAJISJEN ELEKTROSHTËPIAKE:

Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake. Riparimi ose çdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes elektroshtëpiake nuk do të mbulohet nga garancia.
(PËRSHKRIMI I FURRËS DHE PAJISJET - VARËSISHT NGA MODELI)
Në fotos është i përshkruar njëri nga modelet e aparateve instaluese. Aparatet për të cilët janë të përpiluara këto udhëzime, mund të përmbajnë pajisje të ndryshme, prandaj mund të jenë të përshkruara edhe funksione dhe pajisje të cilat aparati i juaj nuk i përmban.

text_image
Njësia e komandimit Tasti i derës 4 3 Udhëzuesit - nivelet e pjekjes 2 1 Dera e furrës Doreza e furrësPULLA THELLUESE
Pullën e trusni lehtë, që të lirohet dhe pastaj e rrotulloni.

Pas çdo përdorimi, rrotulloni pullën në pozicion jofunksionues dhe e trusni përsëri.
Pullën thelluese mund të trusni brenda vetëm në pozicionin e shkyçur, resp. jofunksionues të tastit.
UDHËZUESIT PREJ TELI
Udhëzuesit prej teli mundësojnë gatitjen e ushqimit në katër nivele (merrni në konsiderim që nivelet llogariten prej poshtë naltas).
Udhëzuesit e 3 dhe të 4 janë të dedikuar pjekjes nën skarë.
UDHËZUESIT TELESKOPIK
Me udhëzuesit teleskopik tërheqës mund të jenë të pajisur nivelet 2., 3. dhe 4..
Nivelet tërheqëse mund të jenë të prodhuar me udhëzues pjesërisht ose krejtësisht tërheqës.
TASTET E DERËS SË FURRËS
Tastet shkyçin ngrohjen e furrës dhe ventilatorin, kur hapet dera e furrës gjatë funksionimit. Kur mbyllet dera, tastet përsëri kyçin ngrohjen.
VENTILATORI PËR FTOHJE
Në aparat është i instaluar ventilatori për ftohje, i cili ftoh shtëpizën dhe pllakën e komandimit të aparatit.
FUNKSIONIMI I VAZHDUAR I VENTILATORIT PËR FTOHJE
Pas shkyçjes së furrës, ventilatori për ftohje punon edhe një kohë të shkurtër për të ftoh furrën.
PAJISJET E FURRËS

TEPSIA PREJ QELQI përdoret për pjekjen e ushqimeve me të gjitha sistemet e furrës. Atë mund ta përdorni edhe si pjatë për servim.
GRILA (shosha) përdoret për pjekje në skarë, ose mbi të vëndoni enë ose tepsinë me bylmetin.
Në grilë është kapës sigurues, prandaj te tërheqja nevojitet ta çojmë lehtë grilën nga ana e parë.

TEPSIA E CEKËT përdoret për pjekjen e ëmbëlsirave dhe kulaçeve.
TEPSIA E THELLË përdoret për pjekjen e mishit dhe ëmbëlsirave të njoma. Përdoret edhe si enë për tubimin e yndyrës.

Tepsia e thellë, gjatë pjekjes kurrë të mos jetë në udhëzuesin e pare, përveç se kur piqni në skarë ose përdorni hellin dhe tepsia e thellë është dedikuar për tubimin e yndyrës.

Pasi aksesorët e pjekjes nxehen, forma e tyre mund të ndryshojë. Kjo nuk ndikon në funksionalitetin e tyre dhe forma e tyre fillestare do të rikthehet kur ata të ftohen.

Te udhëzuesit prej teli, grilën dhe tepsitë gjithmonë futni në vanën udhëzuese, të cilën e caktojnë profilat prej teli.

Te udhëzuesit teleskopik tërheqës së pari tërhiqni udhëzuesit e një niveli, në të vëndoni grilën ose tepsitë dhe me duar i shtyni deri në fund.

Derën e furrës e mbyllni kur udhëzuesit teleskopik janë të shtyera deri në fund.

parandalojnë spërkatjen e yndyrës në anët e furrës te pjekja.
HELLI përdoret për pjekjen e mishit.
Garnitura përbahet nga vetëqëndruesi, helli me vidha dhe doreza nxjerrëse.

Aparati dhe disa pjesë qasëse gjatë pjekjes nxehen. Te gatimi përdorni doreza mbrojtëse.
TË DHËNAT TEKNIKE
(VARËSISHT NGA MODELI)
XXXXXX
TIP: XXXXXX
ART. Nr:
SER. Nr: XXXXXX
220-240V \~
220V-240V, 50/60Hz
Pn_max : 3.5 kW
TN XXXXX
Tabela me shënimet elementare për aparatin është e instaluar në skajin e furrës dhe shihet kur e hapni derën e aparatit.
NJËSIA E KOMANDIMIT
(VAARËSISHT NGA MODELI)

text_image
20:2 1 BUTONI PËRZGJEDHJA E SISTEMIT TË PJEKJES 2 BUTONI MBROJTJA E FËMIJÈVE - MBYLLJA 3 TBITONI PËR ULJEN E VLERAVE 4 BUTONI KOHA DITOREKUJDES:
Simbolet e sistemeve të pjekjes mund të jenë në pullë ose në panelin frontal (varësisht nga modeli i aparatit).

natural_image
Pure graphical interface element with no text, numbers, or symbols5 RRITJA E 6 VLERAVE
BUTONI START/ STOP për nisjen dhe ndërprerjen e programit
7 PULLA PËR RREGULLIMIN E TEMPERATURËS
8 INDIKATORI I ORËS
KUJDES:
Që të përgjigjen butonet më mirë, prekni me sipërfaqen sa më të madhe të jastëkut të gishtit. Te çdo prekje në buton, paraqitet sinjali zanor.
PARA PËRDORIMIT TË PARË
Pas pranimit të aparatit, nga furra nxjerrni të gjitha pjesët, kyçur edhe pajisjet e transportimit. Të gjithë pjesët e pajisjes pastroni me ujë të ngrohtë dhe me lëndë pastruese të rëndomta. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhdëta.
Te nxehja e parë e furrës, zbërthehet duhmë karakteristike "si e re", prandaj gjatë nxehjes hapësirën mirë ta ajrosni.
HAPI I 1: KYÇJA DHE RREGULLIMI
Pas aderimit të parë të aparatit në rrjetën elektrike ose pas dështimit të gjatë të furnizimit me energji elektrike, në indikator pulson 12:00 dhe ndriçon simboli ⓣ Rregulloni kohën ditore.
RREGULLIMI I ORËS

text_image
12:00 =1 Vendoseni orën duke prekur butonat
Nëqoftëse e mbani të shtypur gjatë kohë butonin për rregullimin e vlerave, shpejtësia e ndryshimit të vlerave përshpejtësohet.
NDRYSHIMI I RREGULLIMIT TË ORËS
Kohën ditore mund të ndryshoni kur nuk është aktiv asnjë funksion kohor. Me prekjen shumë herëshe në butonin ORA përzgjedhni simbolin ♦ dhe rregulloni kohën momentale.
HAPI I 2: PËRZGJ. E SISTEMIT TË PJEKJES

Me rrotullimin e pullës (majtas dhe djathtas) përzgjedhni SISTEMIN E PJEKJES (shiqo tabelën e programeve, varësisht nga modeli). Në indikator shfaqet ikona e përzgjedhur.

Rregullimet mund të ndryshoni edhe gjatë vetë pjekjes.
| SISTEMI PËRSHKRIMI TEMPERATURA E | PROPOZUAR (°C) | |
| SISTEMI I FURRËS | ||
| »»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»»» | ||
![]() | NXEHËSI I EPËRM DHE VENTILATORIFunksionojnë nxehësi i epërm dhe ventilatori. Sistemi përdoret për pjekjen e copave të mëdha të mishit, zogjve.Është i përshtatshëm edhe për gratinimin e ushqimit. | 170 |
![]() | AJRI I NXEHTË DHE NXEHËSI I POSHTËMFunksionojnë nxehësi i poshtëm dhe rrethor dhe ventilatori me ajër të nxehët. Përdoret për pjekjen e picës, ëmb. të njoma, torta frutash dhe brumave të tharmtë e të theçtë në më shum nivele. | 200 |
![]() | AJRI I NXEHTËFunksionojnë nxehësi rrethor dhe ventilatori. Ventilatori në murinë e fundit kujdeset për qarkullim permanent të ajrit të nxehtë rreth mishit ose ëmbëlsirës. Përdoret për pjekjen e mishit dhe ëmbëlsirave në më shum nivele. | 180 |
![]() | NXEHËSI I POSHTËM DHE VENTILATORIPërdoret për pjekjen e ëmbëlsirave të ulëta dhe zierjen e pemëve dhe perimeve. | 180 |
![]() | NXEHËSI I EPËRM DHE POSHTËM ME VENTILATORFunksionojnë të dy nxehësit dhe ventilatori. Ventilatori mundëson qarkullimin e njëtrajtshëm të ajrit të nxehtë në furrë. Përdoret për pjekjen e ëmbëlsirave, shkrirjen e ushqimit dhe tharjen e pemëve dhe perimeve. | 180 |
![]() | NGROHJA E SERVISITpërdoret nëqoftëse dëshironi servisin (pjatat, filxhanat) paraprakisht të ngrohni, që ushqimi të mbetet i ngrohtë gjatë kohë. | 60 |
![]() | PJEKJE E BUTË1)Kjo veçori mundëson pjekje të butë, të ngadalte dhe të njëtrajtshme e cila e lë ushqimin të butë dhe të lengshëm. Kjo është e përshtatshme për të pjekur mish, për të gatuar peshk dhe për të pjekur brumëra vetëm në një raft.Vendoseni temperaturën në amplitudën nga 140 deri në 220 °C. | 180 |
![]() | SHKRIRJAAjri qarkullon pa nxehësit e kyçur. Funksionon vetëm ventilatori. Përdoret për shkrirje të ngadalshme të ushqimit të ngrirë. | - |
![]() | AQUA CLEANNgrohjen e transmeton vetën nxehësi i poshtëm. Përdoret për evitimin e njollave dhe ushqimit në furrë. Programi zbatohet brenda 30 minutash. | 70 |
» Funksioni në fjalë përdoret për përcaktimin e klasës efikase energjike në përputhje me standardin EN 60350-1.-
HAPI I 3: PËRZGJEDHJA E RREGULLIMEVE
NDRYSHIMI I TEMPERATURËS SË PJEKJES

radar
| Angle (°) | Value | |-----------|-------| | 0 | 275 | | 45 | 250 | | 90 | 200 | | 135 | 150 | | 180 | 100 | | 225 | 50 |
Pullën temperaturiale e rregulloni në pozicion kur dëshironi të përdorni sistemin e furrës skara e madhe dhe skara.

Me rrotullimin e pullës përzgjedhni TEMPERATURËN e dëshiruar.
Pas kyçjes së aparatit me prekjen e butonit START, në indikator shfaqet ikona për temperaturën.

Për kyçjen e aparatit nevojitet që butonin START të mbani të shtypur më gjatë kohë th 1 sekondë.
FUNKSIONET KOHORE
Së pari rrotulloni PULLËN PËR PËRZGJEDHJEN E SISTEMIT TË PJEKJES, pastaj e rregulloni TEMPERATURËN.
Prekni butonin ORA dhe me prekjen shum herëshe përzgjedhni simbolin e dëshiruar. Për funksionin e përzgjedhur kohor ndriçon simboli në indikator dhe pulson koha e fillimit/ mbarimit të pjekjes, të cilën e caktoni vetë.
Shtypni START për fillimin e pjekjes. Në indikator shihet KOHËZGJATJA e funksionimit.

text_image
00:23Shfaqja e funksioneve kohore
Rregullimi i zgjatjes së funksionimit
Te kjo mënyrë caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra. Rregulloni kohën e dëshiruar të funksionimit. Së pari rregulloni minutat, pastaj orët. Në indikator shihet ikona dhe koha e funksionimit.
Rregullimi i kyçjes së vonuar të furrës
Te kjo mënyrë caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit) dhe në cilën orë të ndërprejë funksionimin (përfundimi I funksionimit). Kontrolloni se a është ora e kurdisur në kohën e saktë ditore.
Shembull:
Koha e pjekjes: 2 orë
Përfundimi i pjekjes: në 18:00
Së pari përcaktoni KOHËZGJATJEN E FUNKSIONIMIT (2 orë). Me shtypjen e sërishme dy herë të butonit ORA, vendosni PËRFUNDIMIN E FUNKSIONIMIT. Automatikisht shfaqet dhe pulson shuma e kohës ditore dhe kohëzgjatja e funksionimit te furrës (14:00).
Vendosni kohën e përfundimit të gatimit (18:00).
Shtypni butonin START për fillimin e pjekjes. Ora pret fillimin e pjekjes, ndriçon simboli. Furra fillon automatikisht me kohë të funksionojë (në 16:00) dhe ndërpren funksionimin në kohën e përzgjedhur (në 18:00).

Rregullimi i vërejtësit
Värejtësin mund të përdorni të pavarur, pavarësisht nga funksionimi i furrës. Rregullimi më i gjatë i mundshëm është 24 orë. Minuta e fundit te skadimi i värejtësit shihet në intervalin sekondar.

Pas skadimit të kohës së rregulluar, furra automatikisht ndërpren funksionimin.
Paraqitet sinjali zanor, të cilin mund të shkyçni me shtypjen në cilindo buton, resp. pas një minute shkyçet vetë.
Funksionet kohore mund t'i shkyçni ashtu, që kohën e përzgjedhur ta rregulloni në "O". Të gjitha funksionet kohore mund t'i fshini edhe me shtypjen e njëkohëshme dhe mbajtjen casekondëshe të butonit
HAPI I 4: PËRZGJEDHJA E FUNKSIONEVE SHTESË

text_image
00:23 =Funksionin e kyçni/shkyçni me shtypjen në butonin e dëshiruar ose kombinimin e butoneve.
=O MBROJTJA E FËMIJVE
Atë e kyçni me prekjen e butonit MBROJTJA E FËMIJËVE. Në indikator ndriçon simboli çelësi. Me prekjen e sërishme në këtë buton, mbrojtja shkyçet. Shuhet simboli në indikator.
Nëqoftëse e rregulloni mbylljen kur nuk keni të rregulluar asnjë funksion kohor (vetëm shfaqjen e kohës ditore), furra nuk do të funksionojë.
Nëqoftëse e rregulloni mbrojtjen e fëmijve pas rregullimit të çdo funksioni kohor, furra do të funksionojë normalisht, por nuk do të mund të ndryshoni rregullimet.
Kur është e kyçur mbrojtja e fëmijve, nuk mund të ndryshoni sistemet ose funksionet shtesë. Pjekjen mund të shkyçni, nëqoftëse rrotulloni pullën për përzgjedhje në "O".
Mbrojtja e fëmijve mbetet aktive edhe pas shkyçjes së furrës. Nëqoftëse dëshironi të përzgjedhni system të rinj, nevojitet të shkyçni mbrojtjen e fëmijve.
NDRIÇIMI I FURRËS
Ndriçimi i furrës kyçet automatikisht, pasiqë hapni derën ose e kyçni furrën. Pas përfundimit të pjekjes, llambëza ndriçon edhe 1 minutë. Llambëzën në furrë mund të kyçni ose shkyçni me shtypjen e butonit LLAMBËZA.
5sek < SINJALI ZANOR
Lartësinë e sinjalit zanor mund të rregulloni kur nuk është aktive asnjë nga funksionet kohore (shfaqur vetëm koha ditore). Pesë sekonda mbani të shtypur butonin < Në indikator fillimisht shihet shkresa Vol dhe pastaj shfaqen dy vijëza, të cilat janë krejtësisht të ndriçuara. Me prekjen e butoneve < dhe >mund të rregulloni 3 shkallë të lartësisë së zërit (një, dy ose tre vijëza). Pas 3 sekondash, rregullimi automatikisht ruhet dhe shfaqet koha ditore.
5sek > ULJA E KONTRASTIT TË INDIKATORIT
Pulla për përzgjedhjen e sistemit të pjekjes nevojitet të jetë në pozicionin "O".
Për 5 sekonda mbani butonin >. Në indikator së pari shfaqet shkresa bri dhe pastaj shfaqen dy vijëza, të cilat janë krejtësisht të ndriçuara. Me prekjen e butoneve
-○ Ⓤ NDEZJA/FIKJA E EKRANIT TË ORËS
Për të fikur ekranin e orës, prekni në të njëjtën kohë butonat "key" dhe "clock" dhe mbajini të shtypur për 5 sekonda. Për disa sekonda do të shfaqet "OFF"; pastaj, do të ndriçojë ikona
Për të riaktivizuar ekranin e orës, prekini përsëri në të njëjtën kohë butonat "key" dhe "clock" gjatë kohës kur nuk ka të aktivizuar asnjë funksion të kohëmatësit.

Pas dështimit të energjisë elektrike ose shkyçjes së aparatit, të gjitha funksionet shtesë ruhen më së shumti edhe ca minuta. Pas kësaj kohe, të gjitha rregullimet përveç të sinjalit zanor, kontrastit dhe mbrojtjes së fëmijve, kthehen në rregullimet elementare.
HAPI I 5: NISJA E PJEKJES
Pjekja niset me shtypjen e gjatë në butonin START/STOP. Ndriçon simboli për funksionim dhe temperaturën.
Nëqoftëse nuk është i rregulluar asnjë funksion kohor, në indikator shfaqet kohëzgjatja e pjekjes.

text_image
Simboli për funksionim Simboli për ngrohje, resp. temperaturënGjatë ngrohjes së furrës, pulson simboli i temperaturës. Kur e arrin furra temperaturën e rregulluar, simboli ndriçon dhe shfaqet sinjali i shkurtër zanor.
HAPI 1 6: SHKYÇJA E FURRËS
Pjekjen mund të ndërpreni me shtypjen e gjatë në butonin START/STOP. Pullën PËR PËRZGJEDHJEN E SISTEMIT rrotulloni në pozicion "O".

Pas përfundimit të pjekjes, ndërprehen dhe fshihen edhe të gjitha rregullimet kohore në orë, përveç të vërejtësit. Ora rregullohet në indikacionin e kohës ditore. Ventilatori për ftohje do të funksionojë edhe ca kohë.

Pas përdorimit të furrës, në kanalin e kondensimit (poshtë derës) mund të ngelet pak ujë. Fshijeni kanalin me një sfungjer ose me një leckë.
PËRSHKRIMI I SISTEMEVE DHE TABELËS SË PJEKJES
Nëqoftëse në tabelën e pjekjes nuk gjeni ushqimin e përzgjedhur, kërkoni të dhënat për ushqimin e ngjajshëm.
Të dhënat janë të shfaqura për pjekje një nivelore të ushqimit në furrë.
Temperaturat janë të cekura në vlera të ulëta dhe të larta. Së pari rregulloni temperaturën e ulët; nëqoftëse ushqimi nuk skuqet mjaftueshëm, herën e ardhshme lartësoni temperaturën.
Kohët e pjekjes janë si kornizë dhe mund të ndryshojnë te kushtet e caktuara.
Furrën e parangrohni vetëm nëqoftëse kështu është cekur në recetën ose në tabelat e këtij doracaku për përdorim. Te ngrohja e furrës së zbrazët shpenzohet shum energji, prandaj, me pjekjen e vazhdueshme të më shum llojeve të ëmbëlsirave ose picave kursejmë shum energji, sepse furra është e nxehtë.
Përdorni tepsi të errëta me shtresë silikoni ose tepsi të emaluara, sepse ata mirë e transmetojnë ngrohjen.
Kur përdorni letër për pjekje, kontrolloni se a është ai rezistent te temperaturat e larta.
Te pjekja e copave të mëdha të mishit ose ëmbëlsirave, në furrë do të shkaktohet sasi e madhe e avullit, e kjo në derën e furrës shkakton kondens. Kjo është dukuri normale, e cila nuk ndikon në funksionimin e aparatit. Pas përfundimit të pjekjes, fshini derën dhe xhamin e derës deri sa të thahen.
Kah fundi i pjekjes, furrën mund të shkyçni përafërsisht 10 minuta para përfundimit të pjekjes, që të shfrytëzoni nxehjen e akumuluar dhe kështu kurseni energji.
Mos ftohni gjellat në furrën e mbyllur, kështu i shmangeni vesimit.
Nivelet standarde të gatimit dhe temperatura bazë e rekomanduar për lloje të ndryshme të mishit
| Lloji i ushqimit | Temperatura bazë e ushqimit (°C) | Ngjyra e mishit në seksion tërthor dhe ngjyra e lëngjeve |
| MISH LOPE | ||
| I papjekur 40-45 | mish i kuq, si i gjallë, me pak lëng | |
| Pak i pjekur 55-60 | pak i kuq, me shumë lëng të kuq të hapur | |
| Mesatarisht i pjekur 65-70 | rozë, sasi e vogël lëngu rozë i zbehtë | |
| I pjekur mirë 75-80 | njëtrajtësisht gri në kafe, pak lëng pa ngjyrë | |
| MISH VIÇI | ||
| I pjekur mirë 75-85 i kuq në kafe | ||
| MISH DERRI | ||
| Mesatarisht i pjekur 65-70 rozë i hapur | ||
| I pjekur mirë 75-85 i verdhë në kafe | ||
| MISH QINGJI | ||
| I pjekur mirë 79 gri, me lëng rozë | ||
| MISH DELEJE | ||
| I papjekur 45 mish i kuq | ||
| Pak i pjekur 55-60 i kuq i hapur | ||
| Mesatarisht i pjekur 65-70 rozë në mes | ||
| I pjekur mirë 80 gri | ||
| MISH DHIE | ||
| Mesatarisht i pjekur 70 rozë i zbehtë, lëngu rozë | ||
| I pjekur mirë 82 gri, lëngu vetëm pak rozë | ||
| SHPENDË | ||
| I pjekur mirë 82 gri i hapur | ||
| PESHKU | ||
| I pjekur mirë 65-70 i bardhë në gri-kafe | ||
Nxehësit në anën e epërme dhe të poshtme të furrës njëtrajtshëm transmetojnë nxehjen në brendësi të furrës.
Pjekja e mishit:
Lejohet përdorimi i enëve nga emali, qelqi zjarr rezistues, argjylì ose nga hekuri. Tepsitë nga çeliku jokorodues nuk janë të përshtatshme, sepse shum fuqishëm e refuzojnë ngrohjen.
Te pjekja nevojitet të siguroni mjaft lëndë fluide që të mos digjet mishi. Gjatë pjekjes, rrotullojeni. Nëqoftëse e mbuloni fërlikun, do të mbetet më i lëngshëm.
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISHI | ||||
| Rosto derri 1500 2 180-200 90-110 | ||||
| Shpatull derri 1500 2 180-200 100-120 | ||||
| Role derri 1500 2 180-200 120-140 | ||||
| Rosto viçi 1500 2 200-210 60-70 | ||||
| Rosto viçi 1500 2 170-190 120-140 | ||||
| Role viçi 1500 2 180-200 90-120 | ||||
| Kondrafileto qingji 1500 2 180-200 80-100 | ||||
| Fileto lepuri | 1500 2 180-200 50-70 | |||
| Kofshë dreri | 1500 2 180-200 100-120 | |||
| Pica * | / 2 | 200-220 | 20-30 | |
| Pulë | 1500 2 190-210 | 70-90 | ||
| PESHK | ||||
| Peshk i zier ngadalë | 1000g / kos | 2 | 210 | 50-60 |
Zogun piqni në këtë sistem, nëqoftëse aparati nuk ka sistemin
Picën e piqni në këtë system, nëqoftëse aparati nuk ka sistemin
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.
Pjekja e ämbëlsirave:
Përdorni vetëm një nivel dhe tepsitë e errëta. Në tepsitë e bardha, ëmbëlsirat piquen më dobët, (skuqen), sepse këto tepsi refuzojnë nxehjen.
Modelet gjithmonë të vëndohen në grille; nëqoftëse përdorni tepsinë e bashkangjitur, nxjerrni grillën. Nëqoftëse paraprakisht e nxehni furrën, koh5a e pjekjes do të jetë më e shkurtër.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Suflé me perime 2 190-200 30-35 | |||
| Suflé e ëmbël 2 190-200 30-35 | |||
| Kuleçë (Semmel)* 2 190-210 20-30 | |||
| Bukë e bardhë * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë hikre * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë me miell të pasitur * 2 180-190 50-60 | |||
| Bukë thekri * 2 180-190 50-60 | |||
| Bulë elbi * 2 180-190 50-60 | |||
| Kekë me ara | 2 170-180 | 50-60 | |
| Kekë të butë * | 2 160-170 | 25-30 | |
| Kekë djathi | 2 170-180 | 65-75 | |
| Kekë të vegjël në kupë | 2 170-180 | 25-30 | |
| Pasta të vogla, me brumë me maja | 2 200-210 | 20-30 | |
| Japrakë lakre | 2 | 185-195 | 25-35 |
| Kek frutash | 2 150-160 | 40-50 | |
| Pasta me vezë të rahur | 2 | 80-90 | 120-130 |
| Role të mbushura me reçel (Buchtel) | 2 | 170-180 | 30-40 |
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.
| Këshillë Përdorimi | |
| A janë ëmbëlsirat të pjekura? | • Me karthi druri shponi ëmbëlsirën në vendin më të lartë. Nëqoftëse në karthi nuk ka gjurma brumi, ëmbëlsirat janë pjekur.• Shkyçni furrën dhe përdorni ngrohjen e mbetur. |
| Ëmbëlsirat të ulëta? • Kontrolloni recetën. | • Herën e ardhshme përdorni më pak lëndë fluide.• Nëqoftëse përdorni makina amvisërie, merrni në konsiderim kohën e përzierjes. |
| Ëmbëlsirat përfundi të zbehta? | • Përdorni tepsitë e errëta.• Vëndoni ëmbëlsirat një nivel më poshtë dhe kah fundi i pjekjes kyçni nxehësin e poshtëm. |
| Ëmbëlsirat me mbushje të lagshtë të papjekura? | • Rritni temperaturën dhe zgjatni kohën e pjekjes. |

Gjatë pjekjes nuk lejohet futja e tepsisë së thellë në udhëzuesin e 1.
SKARA E MADHE, SKARA

Te skara e madhe funksionojnë nxehësi i epërm dhe infra nxehësi, të cilat janë të instaluar në tavanin e furrës.
Te skara funksionon vetëm infra nxehësi, e ai është pjesë e skarës së madhe.
Temperatura maksimale e lejuar është 240°C.
Infra nxehësin (skarën) paraprakisht ngrohni 5 minuta.
Tërë kohën mbikqyrni rrjedhjen e pjekjes. Mishi mund të dhizet shum shpejtë për shkak të temperaturës së lartë!
Pjekja me infra nxehësin është e përshtatshme për gatitjen e salsiçeve të rreshkëta dhe jo të yndyrshme, copave të prera të mishit dhe peshkut (steak, biftekut dhe fileve të salmonit...) ose bukës së rreshkur.
Kur pigni në grillë, atë e lyeni me vaj, që të mos ngjitet mishi për saj dhe e futni në udhëzuesin e 4 ose të 2, vëndoni tepsinë për tubimin e yndyrës dhe lëngut, që rrjedhin nga mishi.
Kur piqni mishin në tepsi, siguroni mjaft lëndë fluide që të mos digjet mishi. Gjatë pjekjes atë e rrotulloni.
Pas çdo pjekje nën skarë, pastroni furrën dhe pajisjet.
Tabela e pjekjes në zgarë - zgara e vogël
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Biftet viçi, i pjekur pak 180 g/copë 3 230 15-20 | ||||
| Fileto nga qafa e derrit 150 g/copë 3 230 18-22 | ||||
| Kotoleta/bërxolla 280 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Sallamra të pjekur 70 g/copë 3 230 10-15 | ||||
| BUKË TË THEKURA | ||||
| Tost / 4 | 230 | 3-6 | ||
| Sanduice të hapura | / 4 | 230 | 3-6 | |
Tabela e pjekjes në zgarë - zgara e madhe
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Biftet viçi, i pjekur pak 180 g/copë 3 230 15-20 | ||||
| Biftet viçi, i pjekur mirë 180 g/copë 3 230 18-25 | ||||
| Fileto nga qafa e derrit 150 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Kotoleta/bërxolla 280 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Eskallop viçi 140 g/copë 3 230 20-25 | ||||
| Sallamra të pjekur 70 g/copë 3 230 | 10-15 | |||
| Role mishi | 150 g/copë 3 230 | 10-15 | ||
| PESHK | ||||
| Biftek/fileto salmoni | 200 g/copë | 3 230 15-25 | ||
| BUKË TË THEKURA | ||||
| Tost | / 4 | 230 | 1-3 | |
| Sanduice të hapura | / 4 | 230 | 2-5 | |
Kur piqni në tavë pjekjeje, sigurohuni që në tavë ka lëng të mjaftueshëm për të mos lejuar djegien. Kthejeni mishin gjatë gatimit.
Kur të piqni troftë, thajeni peshkun me një letër kuzhine. Bëjeni me erëza nga brenda; lyejeni me vaj nga jashtë dhe vendoseni në zgarë. Mos e ktheni peshkun kur piqet në zgarë.

Kur përdorni skarën, (infra nxehësin), dera e furrës le të jetë gjithmonë e mbyllur.
Infra nxehësi, grilla dhe ndihmesat tjera në furrë gjatë pjekjes me skarë, resp. infra nxehësin shum nxehen, prandaj përdorni doreza mbrojtëse dhe danat e posaçme për kapjen e mishit.
Pjekja me skarë (varëisht nga modeli)
Temperatura e lejuar maksimale te përdorimi i skarës është 240°C.

1 Këmbët qëndruese futni në udhëzuesin e 3 prej poshtë, kurse në udhëzuesin e 1 tepsinë e thellë për tubim të yndyrës.
2 Mishin e ngulni në pirunat dhe vidhoni vidhat.
3 Dorezën e pirunave instaloni në bartësen e parë të skarës dhe majen e futni në hapësirën në anën e djathtë të murisë së fundit të furrës (hapësira është e mbrojtur me valvulë rrotulluese).
4 Zhvidhoni dorezën e skarës dhe mbyllni derën.
Kyçni furrën në sistemin SKARA e madhe.

Skara funksionon vetëm te dera e mbyllur.
SKARA ME VENTILATOR


Te ky sistem, njëkohësisht funksionojnë infra nxehësi dhe ventilatori. Eështë i përshtatshëm për pjekjen e mishit, peshkut dhe perimeve.
(Shiqoni përshkrimin dhe këshillat për SKARËN).
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha e gatimit(min) |
| MISH | ||||
| Rosë 2000 2 150-170 80-100 | ||||
| Rosto derri 1500 2 160-170 60-85 | ||||
| Shpatull derri 1500 2 150-160 120-160 | ||||
| Ragu derri 1000 2 150-160 120-140 | ||||
| Gjysëm pule 700 | 2 190-210 | 50-60 | ||
| Pulë | 1500 2 190-210 | 60-90 | ||
| PESHK | ||||
| Troftë | 200 g/copë | 2 | 200-220 | 20-30 |
AJRI I NXEHTË DHE NXEHËSI I POSHTËM

Funksionon nxehësi i poshtëm dhe nxehësi rrethor me ventilator. Êshtë i përshtatshëm për pjekjen e picave, piteve me molla, tortave me fruta.
(Shiqoni përshkrimin dhe këshillat për NXEHËSIN E EPËRM DHE TË POSHTËM).
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min.) |
| Kek djathi, me petë të freskët | 2 150-160 65-80 | ||
| Pica * 2 200-210 15-20 | |||
| Pispili, me petë të freskët 2 180-200 35-40 | |||
| Pite me mollë, me brumë me maja | 2 150-160 35-40 | ||
| Strudel me mollë, me petë | 2 170-180 45-65 | ||
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.
AJRI I NXEHTË


Funksionojnë nxehësi rrethor dhe ventilatori. Ventilatori në murinë e fundit të furrës kujdeset për qarkullimin permanent të ajrit të nxehtë rreth mishit ose ëmbëlsirave.
Pjekja e mishit:
Përdorni vetëm enët nga emali, qelqi zjarr rezistues, argjylit ose hekurit. Tepsitë nga çeliku jokorodues nuk janë të përshtatshme, sepse fuqishëm e refuzojnë ngrohjen.
Te pjekja siguroni mjaft lëndë fluide, që të mos digjet mishi. Gjatë pjekjes mishin e rrotulloni. Nëqoftëse e mbuloni rostonë, ajo do të mbetet më e lëngshme.
| Lloji i ushqimit Pesha | (g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha egatimit(min) |
| MISH | ||||
| Rosto derri, me lëkurë 1500 2 170-180 140-160 | ||||
| Rosë 2000 2 160-170 120-150 | ||||
| Patë 4000 2 150-160 180-200 | ||||
| Gjel deti 5000 2 150-170 180-220 | ||||
| Gjokse pule 1000 3 | 180-200 | 60-70 | ||
| Pulë e mbushur 1500 2 170-180 | 90-110 | |||
Pjekja e ämbëlsirave
Rekomandohet parangrohja e furrës.
Paroritë e imëta mund t'i piqni në tepsitë e cekëta në më shum nivele (2. dhe 3.).
Merrni në konsiderim që koha e pjekjes te tepsitë e njejta mund të jetë e ndryshme.
Ndoshta do të nevojitet të nxjerrni tepsinë e epërme para të poshtmes.
Modelet gjithmonë vendoni mbi grillë; nëqoftëse përdorni tepsinë e bashkangjitur, nxjerrni grillën.
Paroritë i përgatitni në trashësi të njejtë, që të skuqen njëlloj.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Kekë të butë 2 150-160 25-35 | |||
| Kekë që thërmohen 2 160-170 25-35 | |||
| Kekë me fruta, të butë 2 150-160 45-65 | |||
| Role keku * 2 160-170 15-25 | |||
| Kek me fruta, me petë të freskët 2 160-170 50-70 | |||
| Strudel me mollë 2 170-180 40-60 | |||
| Biskota me petë të freskët* 2 150-160 15-25 | |||
| Biskota të ngjeshura* | 2 140-150 | 15-25 | |
| Biskota me brumë me maja | 2 170-180 | 20-35 | |
| Biskota me brumë me peta 2 170-180 20-30 | |||
| USHQIM I NGRIRË | |||
| Strudel me mollë dhe gjizë | 2 170-180 | 50-70 | |
| Pica | 2 170-180 | 20-30 | |
| Patate të skuquara - të gatshme | 2 170-180 | 20-35 | |
| Kroketa, të pjekura në furrë 2 170-180 20-35 | |||
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.

Gjatë pjekjes, tepsinë e thellë nuk lejohet të futni në udhëzuesin e 1.
NXEHËSI I POSHTËM DHE VENTILATORI


Përdoret për pjekjen e parorive të ulëta dhe zierjen e pemëve dhe perimeve. Përdorni udhëzuesin e 2 prej poshtë dhe modele jo shum të larta, që ajri i nxehtë qarkullojë edhe nga ana e sipërme e ushqimit.
ZIERJA
Ushqimin për zierje dhe gotat i përgatisni si zakonisht. Përdorni gotat me rrethin me nga gomina dhe kapakun prej qelqi. Mos përdorni gota me kapaka metalik dhe konserva metalike. Gotat le të jenë me madhësi të njejtë, të mbushura me përmbajtje të njëllojshme dhe mirë të mbyllura.
Në tepsi të thellë futni 1 litër ujë të nxehtë (cca. 70 °C) dhe pastaj në të qitni 6 gota. Futni në furrë në udhëzuesin e 2.
Gjatë zierjes vëzhgoni artikujt ushqimorë dhe zini derisa lënda fluide në gota të fillojë të vlojë - deri te paraqitja e fluskave në ata.
| Lloji i ushqimit Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha e zierjes(min) | Temperatu-ra dhe koha pas fillimit të zierjes | Koha e qën-drimit në furrë (min) |
| FRUTA | ||||
| Luleshtrydhe 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Fruta të forta 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Tul frutash 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| PERIME | ||||
| Kastraveca turshi 2 160-180 30-45 / 20-30 | ||||
| Fasule/karrota 2 160-180 30-45 | 120°C, 45-60 min | 20-30 | ||
NXEHËSI I EPËRM DHE I POSHTËM DHE VENTILATORI


flowchart
graph TD
A["Top Left Side"] --> B["Top Right Side"]
B --> C["Bottom Left Side"]
C --> D["Bottom Right Side"]
D --> E["Bottom Right Side"]
E --> F["Bottom Left Side"]
F --> G["Bottom Left Side"]
G --> H["Bottom Right Side"]
H --> I["Bottom Right Side"]
I --> J["Bottom Left Side"]
J --> K["Bottom Left Side"]
K --> L["Bottom Right Side"]
L --> M["Bottom Right Side"]
M --> N["Bottom Left Side"]
N --> O["Bottom Left Side"]
O --> P["Bottom Right Side"]
P --> Q["Bottom Right Side"]
Q --> R["Bottom Left Side"]
R --> S["Bottom Left Side"]
S --> T["Bottom Right Side"]
T --> U["Bottom Right Side"]
U --> V["Bottom Left Side"]
V --> W["Bottom Left Side"]
W --> X["Bottom Right Side"]
X --> Y["Bottom Right Side"]
Y --> Z["Bottom Left Side"]
Z --> AA["Bottom Left Side"]
AA --> AB["Bottom Right Side"]
AB --> AC["Bottom Right Side"]
AC --> AD["Bottom Left Side"]
Përdoret vetëm për pjekjen e të gjitha llojeve të ämbëlsirave, për shkrirjen e ushqimit, tharjen e frutave dhe perimeve. Para se të futni artikullin ushqimor në furrën e paranxehur, pritni që llambëza të shuhet së pari here. Rezultatet më të mira të pjekjes arrihen te pjekja vetëm në një nivel. Furra nevojitet të parangrohet. Përdorni udhëzuesin e 2 ose të 4 prej poshtë.
Tabela për pjekjen e ämbëlsirave me nxehësin e poshtëm e të epërm dhe ventilatorin
| Lloji i ushqimit Udhëzimi | (nga poshtë) | Temperatura (°C) | Koha e gatimit (min) |
| BRUMËRA | |||
| Kek me disa ngjyra 2 140-150 45-55 | |||
| Kek në tavë drejtkëndore pjekjeje | 2 130-140 | 45-55 | |
| Kek djathi 2 130-140 55-65 | |||
| Kek me fruta, të butë 2 140-150 35-45 | |||
| Kekë të butë 2 140-150 25-35 | |||
| Kekë me fruta, të butë 2 130-140 35-45 | |||
| Role keku 2 140-150 15-25 | |||
| Bukë Krishtlindjesh 2 130-140 50-60 | |||
| Role të mbushura me reçel (Buchtel) | 2 150-160 | 25-35 | |
| Kek i rrumbullakët, me brimë (Bundt cake) | 2 130-140 | 40-50 | |
| Biskota me petë të freskët 2 140-150 15-25 | |||
| Biskota të ngjeshura * 2 130-140 10-15 | |||
| Ëmbëlsira të vogla, me brumë me maja | 2 140-150 | 15-20 | |
| Bukë * 2 170-180 45-55 | |||
| Pispili | 2 150-160 | 35-45 | |
| Strudel me mollë | 2 150-160 | 40-50 | |
| Pica * | 2 | 180-190 10-20 | |
| Ëmbëlsira me petë | 2 150-160 | 18-25 | |
Simboli * do të thotë se furra duhet të paranxehet duke përdorur sistemin e përzgjedhur të gatimit.
PJEKJE E BUTË


Kjo veçori mundëson pjekje të butë, të ngadaltë dhe të njëtrajtshme e cila e lë ushqimin të butë dhe të lëngshëm. Kjo është e përshtatshme për të pjekur mish, për të gatuar peshk dhe për të pjekur brumëra vetëm në një raft.
| Lloji i ushqimit Pesha(g) | Udhëzimi(nga poshtë) | Temperatura(°C) | Koha e gatimit(min) | |
| MISH | ||||
| Rosë 2000 2 150 90-110 | ||||
| Rosto derri 1500 2 160 80-100 | ||||
| Shpatull derri 1500 2 150 130-160 | ||||
| Ragu derri 1000 2 150 130-150 | ||||
| Gjysëm pule 700 2 190 60-70 | ||||
| Pulë 1500 2 190 80-100 | ||||
| PESHK | ||||
| Troftë | 200 g/copë | 2 | 200 | 20-30 |
SHKRIRJA

Te kjo mënyrë ajri qarkullon pa nxehësit e kyçur.
Për shkrirje janë të përshtatshme tortat me ajkë dhe krem nga tëlyni, kulaçet dhe paroritë, buka dhe simitet si dhe pemët e ngrira.

Rrotulloni PULLËN PËR PËRZGJEDHJEN E SISTEMIT TË PJEKJES në shkrirje.
Me prekjen e butonit START/STOP niset shkrirja.
Në shumicën e rasteve rekomandohet që ushqimi të nxirret nga ambalazhi (mos harroni të evitoni edhe sumbullat eventuale metalike).
Në gjysmën e kohës së shkrirjes rrotulloni copat e ushqimit, përzini dhe ndani, nëqoftëse janë ngrirë njëri në tjetrin.

Para pastrimit, aparatin shkyçni nga rrjeta elektrike dhe pritni të ftohet.
Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk lejohet të zbatojnë fëmijët pa mbikqyrjen përkatëse!
Sipërfaqet e aluminizuara të aparatit
Pjesët e aluminizuara të aparatit i pastroni me lëndë pastruese fluide joabrazive, të cilat janë të dedikuara për këto sipërfaqe. Lëndën për pastrim e qitni në reckë të njomë dhe e pastroni sipërfaqen, pastaj sipërfaqen e shpërlani me ujë. Mos qitni lëndën për pastrim direkt në sipërfaqen e aluminizuar. Mos përdorni lëndë pastruese abrazive dhe spuzhva.
Kujdes: Sipërfaqja nuk guxon të vijë në kontakt me sprucues për pastrimin e furrave, për shkak se atë mund dukshëm dhe përgjithmonë ta dëmtojë.
Ana frontale e shtëpizës nga teneqeja jokoroduese
(varësisht nga modeli)
Sipërfaqen e pastroni vetëm me lëndë të lehtë për pastrim (shkumë sapuni) dhe spuzhvë të butë, e cila nuk len gërvishtje. Mos përdorni lëndë të vrazhdëta për pastrim ose ato që pëmbajnë llugje, sepse me ata mund të dëmtoni sipërfaqen e shtëpizës.
Sipërfaqet e Ilakuara dhe pjesët nga masat artificiale
(varësisht nga modeli)
Pullat, dorezat e derëve, etiketat dhe tabelat e shënimeve të mos i pastroni me lëndë dhe ndihmesa abrazive për pastrim, me lëndë për pastrim në bazë të alkoolit ose me vetë alkool.
Menjëherë evitoni njollat me reckë joabrazive dhe ujë, që të mos vijë deri te dëmtimet në sipërfaqe.
Përdorni edhe lëndë për pastrim dhe ndimesa për pastrim, që janë të dedikuara për sipërfaqet e tilla; këtu merrni në konsiderim udhëzimet e prodhuesit të lëndës për pastrim.
Njësia e komandimit:
Sipërfaqen nuk e pastroni me lëndë pastruese abrazive dhe me ndihmesa të vrazhdëta për pastrim.

Sipërfaqet e sipër përmendura nuk lejohet të vijnë në kontakt me sprejet për pastrimin urrave, për shkak se sipërfaqet e aluminizuara dëmtohen dukshëm dhe përgjithmonë.
PASTRIMI KLASIK I FURRËS
Për pastrimin e ndyrësirave kokëforte në furrë, mund të përdorni procedurat e zakonshme për pastrim (me lëndë për pastrim, resp. sprucues për furrë); pas llojit të tillë të pastrimit, me përpikshmëri shpërlani mbeturinat e lëndëve pastruese.
Furrën dhe pjesët e pajisjes pastroni pas çdo përdorimi, që ndotësirat të mos digjen brenda. Yndyrën e pastroni më së lehti me shkumë sapuni të lehtë, derisa furra është e ngrohët.
Te ndotësija kokëforte ose e fuqishme përdorni lëndë pastruese të zakonshme për furra. Furrën e shpërlani me ujë të pastër, që të evitoni tërë mbeturinat e lëndëve për pastrim. Kurrë mos përdorni lëndë pastruese agresive, mjete agresive për pastrim, spuzhva të vrazhdëta, evitues të ndryshkut dhe njollave.
Pajisjet (tepsitë, grillat...) lani me ujë të nxehtë dhe me lëndë për pastrim.
Furra, brendësia e furrës dhe tepsitë janë të shtresuara me emal të posaçëm, i cili ka sipërfaqe të lëmushtë dhe rezistuese. Kjo shtresë e posaçme mundëson pastrim më të lehtë te temperatura e dhomës.
PASTRIMI I FURRËS ME FUNKSIONIN AQUA CLEAN

1 Rrotulln PULLËN PËR PËRZGJEDHJEN E SISTEMIT TË PJEKJES në Aqua clean. PULLËN për TEMPERATURËN e rregulloni në 70°.
2 Hidhni 0.6 l ujë në një gotë ose enë të cekët për pjekje dhe vendoseni në rregullatorin e poshtëm.
3 Pas 30 minutash, mbeturinat e ushqimit në emal të furrës zbuten dhe mund t'i fshini me reckë të njomë.

Sistemin Aqua clean e përdorni kur është furra krejtësisht e ftohur.
NXJERJA DHE PASTRIMI I UDHËZUESVE TELESKOPIK PREJ TELI DHE TËRHEQËS
Udhëzuesit i pastroni vetëm me lëndë pastruese të zakonshme.

A Udhëzuesit i kapni në anën e poshtme dhe i tërheqni përbrenda brendësisë së furrës.
B Në anën e epërme i nxjerrni nga vrimat.

Nuk lejohet pastrimi i udhëzuesve teleskopik në makinën për pastrimin e enëve.
MONTIMI I PJESËVE KATALITIKE
Udhëzuesit i pastroni vetëm me lëndë pastruese të zakonshme.

1 Udhëzuesit i varni në pjesën katalitike.

text_image
A B2 Bashkarisht i varni në vrimat e parapara dhe i tërheqni naltas.

Te montimi i udhëzuesve teleskopik tërheqës (tërheqja e plotë) me pjesët katalitike, futni mbaresat e bashkangjitura në hapësirat e poshtme në murinë e furrës dhe mbaresat instaloni në udhëzues. Mbaresat janë të dedikuara për shtërngimin më të mirë të udhëzuesve.

Pjesët katalitike nuk lejohet të pastrohen në makinën për pastrimin e enëve.
NXJERRJA DHE INST. I DERËS SË FURRËS

1 Së pari hapni në tërësi derën e furrës.
2 A Bblokueset e nxjerrjes rrotulloni deri në fund prapa (vlen për mbylljen klasike).
B Te mbyllja e lehtë e derës, bblokueset e nxjerrjes rrotulloni prapa për 90°.
C Nëse pajisja ka një sistem GentleClose (me mbyllje të ngadaltë),ngrini me ngadalë shulin (shulat) e derës dhe tërhiqeni drejt vetes.
3 Mbyllni derën ngadalë derisa shuli (shulat) të jetë në një vijë me kapanxhat. Ngrini ngadalë derën dhe tërhiqeni nga të dyja kapanxhat me mentesha në pajisje.
Instalimi i derës rrjedh në rradhitje të kundërt. Nëqoftëse dera nuk hapet ose mbyllet mirë, kontrolloni se a janë menteshetë me rregull të vënduara në vendet e veta.

Gjithmonë bindeni që bllokueset e nxjerrjes te instalimi i derës të jenë me rregullsi të instaluara në vendshtrirjet e mentesheve, që të mos vijë papritmas deri te mbyllja e menteshesë në të cilën funksionon susta kryesore e fuqishme. Këtu mund të lëndoheni.
BRAVA E DERËS (në varësi të modelit)

Për ta hapur, shtyjeni ngadalë në të djathtë me gishtin e madh dhe tërhiqni derën në drejtimin jashtë në të njëjtën kohë.

Kur dera e furrës është e mbyllur, brava e derës do të kthehet automatikisht në pozicionin fillestar.
ÇAKTIVIZIMI DHE AKTIVIZIMI I BRAVËS SË DERËS

Furra duhet të jetë e ftohur plotësisht.
Në fillim, hapni derën e furrës.

Shtyni bravën e derës në të djathtë me 90° me gishtin tuaj të madh të dorës derisa të dëgjoni një klikim. Brava e derës nuk është çaktivizuar.
Për të riaktivizuar bravën e derës, hapni derën e furrës dhe përdorni gishtin tregues të dorës së djathtë për të tërhequr levën drejt vetes.
MBYLLJA E LEHTË E DERËS (varësisht nga modeli)
Dera e furrës është e pajisur me sistemin i cili amortizon mbylljen e derës. Mundëson mbylljen e thjeshtë, të qetë dhe të butë të derës. Shtyrja e lehtë (deri në kënd 15°; sa i takon qëndrimit të hapur të derës), mjafton që dera automatikisht dhe butë të mbyllet.

Nëqoftëse fuqia e mbylljes, resp. hapjes është shumë e madhe, efikasiteti i sistemit dobësohet, resp. ulet, kurse efikasiteti i sistemit zvogëlohet, resp. lirohet.
NXJERRJA DHE INSTALIMI I XHAMIT TË DERËS
Xhamin e derës mund të pastroni edhe nga ana e brendëshme, por nevojitet ta nxjerrni. Hiqni derën e furrës (shiqo kapitullin Nxjerja dhe instalimi i derës së furrës).

1 Lehtë çoni bartësit në anën e majtë dhe të djathtë të derës (shenja 1 në bartës) dhe pastaj i tërheqni lehtë anash prej xhamit (shenja 2 në bartës).
2 Xhamin e derës e kapni në skajin e poshtëm, pak e çoni që të del nga bartësi dhe e nxjerrni.
3 Xhamin e tretë të brendshëm (e kanë vetëm disa modele), e nxjerrni ashtu që e çoni dhe nxjerrni. Nxjerrni edhe gominat në xham.
Xhamin e instaloni në rradhitje të kundërt. Shenjat (gjysëmrreth) në derë dhe xham nevojitet të mbulohen.
NDËRRIMI I LLAMBËS
Llamba është material shpenzues dhe garancioni për të nuk vlen. Para ndërrimit të llambës nxjerrni tepsitë, grillën dhe udhëzuesit.
(Llamba halogjene: G9, 230 V, 25 W, llamba e rëndomtë E14 25W 230V)

Me kaçavidhën e rrafshë e lironi kapakun e llambës dhe e nxjerrni. Nxjerrni llambën.

Kujdeseni që të mos dëmtoni emalin.
Zhvidhoni kapakun e llambës dhe nxjerni llambën.

Përdorni mbrojtjen që të mos digjeni.
TABELA E PENG. DHE GABIMEVE
| Pengesa/gabimi Shkaku | |
| Sensorët nuk përgjigjen, përmbajtja në ekran e ngrirë... | Shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike për ca minuta (zhvidhoni siguresën ose shkyçni tastin kryesor), pastaj përsëri kyçni në rrjetë dhe kyçni furrën. |
| Siguresa e shtëpisë shpesh shkyçet... | Thirrni shërbimin servisor. |
| Ndriçimi i derës nuk funksionon... | Ndërrimi i llambës së furrës është i përshkruar në kapitullin “Pastrimi dhe mirëmbajtja”. |
| Ëmbëlsirat dobët të pjekura.. | A e keni rregulluar me rregullsi temperaturën dhe sistemin e nxehësve? A është e mbyllur dera e furrës? |
| Indikatori shfaq gabimin (E1, E2, E3 ...) | Ka ardhë deri te gabimi në funksionimin e modulit elektronik. Shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike për disa minuta, pastaj përsëri e kyçni në rrjetë dhe rregulloni kohën e saktë ditore.Nëqoftëse gabimi akoma shfaqet, thirrni shërbimin servisor. |
Nëqoftëse edhe pas marrjes në konsiderim të këshillave të mësipërme nuk keni patur sukses të evitoni pengesat, thirrni servisin e autorizuar. Ndreqja e prishjeve resp. reklamacionet që janë shkaktuar për shkak të aderimit ose përdorimit të gabimshëm të aparatit nuk janë lëndë e garancionit. Shpenzimet e ndreqjeve në këto raste i mbulon vetë përdoruesi.

Para fillimit të ndreqjes, aparatin nevojitet ta shkyçni nga rrjeta elektrike (me shkyçjen e siguresës ose nxjerrjen e kabllosë kyçëse nga priza).

Ambalazhi i prodhimeve është i bërë nga materialet e pranueshme për ambientin, të cilët pa rrezik për mjedisin përsëri mund të ripunohen (reciklohen), deponohen ose asgjësohen. Për këtë qëllim materialet e ambalazhit janë edhe të shenjuar.
Simboli në prodhim ose ambalazhin e tij shënon që me prodhimin nuk lejohet të veproni siç me mbetjet e rëndomta të amvisërisë. Prodhimin dërgoni në vendin përkatës për përpunim të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Me mënyrën e rregullt të hudhjes, resp. asgjësismit të prodhimit do të ndihmoni parandalimin e pasojave eventuale negative dhe ndikimet në mjedis dhe shëndetin e njerëzve, të cilët do të mund të paraqiteshin në rast të hudhjes së parregullt të prodhimit. Për informata të hollësishme mbi hudhjen ose ripërpunimin e prodhimit, informohuni te organi komunal kompetent për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin komunal ose në shitoren ku e keni ble prodhimin.
Marrim të drejtë për ndryshime eventuale dhe gabime në udhëzimet për përdorim.








