BEKO

GNO5221XP - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GNO5221XP BEKO në format PDF.

📄 86 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO GNO5221XP - page 53
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth GNO5221XP BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GNO5221XP - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GNO5221XP e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT GNO5221XP BEKO

Manuali i përdoruesit

BEKO GNO5221XP - Manuali i përdoruesit - 1

Për sigurinë tuaj dhe për të siguruar përdorimin e saktë, para instalimit dhe përdorimit për herë të parë të pajisjes, lexoni me kujdes këtë manual, duke përfshirë sugjerimet dhe paralajmërimet në të. Për të shmangur gabimet dhe aksidentet e panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që e përdorin pajisjen të jenë të familjarizuar plotësisht me veçoritë e saj të përdorimit dhe të sigurisë. Ruani këto udhëzime dhe sigurohuni që të shoqërojnë pajisjen nëse e lëvizni apo e shisni atë, në mënyrë që të gjithë ata që e përdorin atë gjatë të gjithë kohës së përdorimit të saj do të informohen si duhet për përdorimin dhe sigurinë e pajisjes.

Për sigurinë e pronës dhe të personave, respektoni masat paraprake në këto udhëzime përdorimi pasi prodhuesi nuk është përgjegjës për dëmtimet e shkaktuara nga mungesat në to.

Siguria e fëmijëve dhe e personave të cenueshëm

  • Pajisja mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç dhe më shumë dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë eksperience dhe njohurish, nëse monitorohen ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen që të vendosin dhe të heqin artikuj nga kjo pajisje.
  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të kryhet nga fëmijët përveçse nëse janë 8 vjeç e sipër dhe nën monitorim.
  • Mbajini të gjitha paketimet larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes.
  • Nëse po e hidhni pajisjen pas përdorimit, hiqni spinën nga priza elektrike, priteni kabllon e lidhjes (sa më afër pajisjes që të jetë e mundur) dhe hiqeni derën për të parandaluar që fëmijët që luajnë të mos pësojnë goditje elektrike ose të mos mbyllen brenda në të.
  • Nëse kjo pajisje me mbyllje magnetike të derës do të zëvendësojë një pajisje më të vjetër me mbyllje me sustë (kapëse) në derë ose në kapak, sigurohuni që mbylljen me sustë ta bëni të papërdorshme para se ta hidhni pajisjen e përdorur. Kjo do të parandalojë rrezikimin e fëmijëve.

Siguria e përgjithshme

⚠️PARALAJMËRIM! Mbajini të lira nga pengesat hapësirat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën e montimit.
!

PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.

PARALAJMĚRIM! Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si p.sh. prodhues akulloreje) brenda në pajisjet ftohëse, përveçse nëse janë miratuar për këtë qëllim nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM! Mos e prekni llambën nëse ka qenë e ndezur për një periudhë të gjatë sepse mund të jetë shumë e nxehtë.¹)
PARALAJMËRIM! Kur e poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni elektrik të mos dëmtohet apo bblokohet.
PARALAJMËRIM! Mos vendosni shumë priza zgjatuese ose burime elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes.

  • Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe me presion me materiale të djegshme në këtë pajisje.
  • Në qarkun ftohës të pajisjes ka lëng ftohës isobutan (R-600a), një gaz natyral me një nivel të lartë përshtatshmërie mjedisore, por i cili është sidoqoftë i djegshëm.
  • Gjatë transportit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga përbërësit e garkut ftohës të mos dëmtohet.

  • Shmangni flakët e hapura dhe burimet e ndezjes

  • Ajrosni plotësisht dhomën ku ndodhet pajisja

  • Āshtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet ose ta modifikoni këtë produkt në ndonjë mënyrë. Çdo dëmtim i kordonit mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

  • Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.

  • zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;

  • shtëpi në ferma dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi;
  • ambiente të tipit të moteleve me mëngjes;
  • për katering dhe përdorime të tjera jo të shitjes me pakicë.

PARALAJMËRIM! Çdo element elektrik (spinë, kordon elektrik, kompresor etj.) duhet të zëvendësohet nga një agjent shërbimi i certifikuar ose personeli i kualifikuar i shërbimit.

PARALAJMËRIM! Llamba e përfshirë me këtë pajisje është një "llambë me përdorim të veçantë" që mund të përdoret vetëm me pajisjen e dhënë. Kjo "llambë me përdorim të veçantë" nuk është e përdorshme për ndriçimin e shtëpisë. ^1

  • Kordoni elektrik nuk duhet të zgjatet.
  • Sigurohuni që spina elektrike nuk shtypet ose dëmtohet nga pjesa e pasme e frigoriferit. Një spinë elektrike e shtypur ose e dëmtuar mund të nxhet shumë dhe të shkaktojë zjarr.
  • Sigurohuni që spina elektrike e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  • Mos e tërhiqni kabllon elektrike.
  • Nëse priza elektrike është e lirë, mos e futni spinën elektrike. Ekziston rreziku për goditje elektrike.
  • Nuk duhet ta përdorni pajisjen pa llambë.
  • Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të tregoni kujdes kur e lëvizni atë.
  • Mos i hiqni dhe as mos i prekni artikujt nga ndarja e ngrirësit nëse i keni duart të lagura/të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë gërryerje të lëkurës ose djegie nga i ftohti/ngrirësi.
  • Shmangni ekspozimin e zgjatur të pajisjes ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos vendosni objekte të nxehta mbi pjesët plastike në pajisje.
  • Mos vendosni produkte ushqimore ngjitur me murin e pasmë.
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ngrihen përsëri pasi të jenë shkrirë. 1)
  • Ruajini ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht në përputhje me udhëzimet e prodhuesit
  • Rekomandimet e prodhuesit për mënyrën e ruajtjes duhet të respektohen me rreptësi. Referojuni udhëzimeve përkatëse.
  • Mos e vendosni pije të gazuara të gazrave në ndarjen e ngrirësit pasi krijohet presion në enën mbajtëse, gjë që mund të shkaktojë shpërthim të saj, duke sjellë dëmtimin e pajisjes. ^1
  • Lëpirëset e akullit mund të shkaktojnë djegie nga i ftohti nëse konsumohen drejtpërdrejt nga pajisja. ^1

Për të shmangur ndotjen e ushqimeve, respektoni udhëzimet e mëposhtme

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
  • Pastrojini rregullisht sipërfaqet që bien në kontakt me ushqimet dhe mbajini të lira sistemet e shkarkimit.
  • Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë, shkarkoni sistemin e ujit të lidhur me një burim uji nëse nuk keni nxjerrë ujë për 5 ditë.
  • Ruajeni mishin dhe peshkun e pagatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, që të mos jenë në kontakt me ushqimet e tjera.
  • Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy yje (nëse janë të pranishme në pajisje) janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve të ngrira paraprakisht, për ruajtjen ose prodhimin e akullores dhe për përgatitjen e kubave të akullit.

1) Nëse keni një ndarje të ngrirësit.
2) Nëse keni një ndarje për ruajtjen e ushqimeve të freskëta.

  • Ndarjet me një, dy dhe tre yje (nëse janë të pranishme në pajisje) nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
  • Nëse pajisja lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni dhe lëreni derën të hapur për të parandaluar formimin e mykut brenda në pajisje.

Kujdesi dhe pastrimi

  • Para mirëmbajtjes, fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën elektrike nga priza.
  • Mos e pastroni pajisjen dhe objekte metalike.
  • Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr akullin nga pajisja. Përdorni një spatulë plastike. ^1
  • Kontrolloni rregullisht kanalin e shkarkimit në frigorifer për ujin e shkrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni kanalin e shkarkimit. Nëse kanali i shkarkimit është i bllokuar, uji do të mblidhet në fund të pajisjes. ^2

Instalimi

E rëndësishme! Për lidhjen elektrike, ndiqni me kujdes këto udhëzime të dhëna në paragrafë specifikë.

  • Hiqeni pajisjen nga paketimi dhe kontrolloni nëse ka dëmtime në të. Mos e lidhni pajisjen nëse është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme pranë pikës ku e keni blerë atë. Në një rast të tillë, ruani paketimin.
  • Këshillohet që të prisni të paktën katër orë para se ta lidhni pajisjen për të lejuar që vaji të bjerë në kompresor.
  • Rreth pajisjes duhet të ketë një qarkullim të përshtatshëm të ajrit, mungesa e kësaj mund të shkaktojë tejnxehje. Për të siguruar një ajrim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet në lidhje me instalimin.
  • Kur është e mundur, distancatorët e produktit duhet të mbështeten në mur për të shmangur prekjen ose afërsinë me pjesët e ngrohta (kompresori, kondensori) për të parandaluar mundësinë e djegies.
  • Pajisja nuk duhet të ndodhet afër radiatorëve ose furrave.
  • Sigurohuni që spina elektrike të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit të pajisjes.

Shërbimi

  • Çdo punim elektrik që është i nevojshëm për shërbimin e pajisjes duhet të kryhet nga një elektricist i kualifikuar ose nga një person kompetent.
  • Servisi për këtë produkt duhet të kryhet nga një qendër servisi e autorizuar dhe duhet të përdoren vetëm pjesë ndërrimi origjinale.

Kursimi i energjisë

  • Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje;
  • Mos i paketoni afër ushqimet pasi kjo gjë parandalon qarkullimin e ajrit;
  • Sigurohuni që ushqimet të mos prekin pjesën e pasme të ndarjes(ve);

  • Nëse ndërpritet energjia elektrike, mos e hapni derën;
    • Mos e hapni shpesh derën;

  • Mos e mbani derën të hapur për një kohë të gjatë;
  • Mos e vendosni termostatin në temperatura jashtëzakonisht të ftohta;
  • Disa aksesorë, si p.sh. raftet, mund të hiqen për të siguruar një volum më të madh të ruajtjes dhe një konsum më të ulët energjie.

Mbrojtja e mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gaze që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit, në qarkun e lëngut ftohës apo në materialet e izolimit. Pajisja nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat dhe plehrat urbane. Shkuma izoluese përmban gaze të djegshme: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregulloret për pajisjen që mund t'i merrni nga autoritetet lokale. Shmangni dëmtimin e njësisë ftohëse, sidomos të impiantit të shkëmbimit të nxehtësisë. Materialet e përdorura në këtë pajisje të

shënuara me simbolin 📊 janë të riciklueshme.

BEKO GNO5221XP - Mbrojtja e mjedisit - 1

Simboli në produkt ose në paketim tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj, ai duhet të dërgohet te pika përkatëse e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ta hidhni këtë produkt në mënyrën e duhur pas përdorimit, ju do të ndihmoni për të parandaluar pasoja negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen në rast të kundërt nga trajtimi i papërshtatshëm i këtij produkti. Për informacione më të detajuara në lidhje me riciklimin e këtij produkti, kontaktoni me këshillin lokal, shërbimin për hedhjen e mbeturinave shtëpiake ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.

Materialet e paketimit

Materialet me simbolin janë të riciklueshme. Hidheni paketimin në vende të përshtatshme grumbullimi për riciklimin.

Hedhja e pajisjes pas përdorimit

  1. Shkëputni spinën elektrike nga priza e rrjetit elektrik.
  2. Priteni kabllon kryesore dhe hidheni atë.

BEKO GNO5221XP - Hedhja e pajisjes pas përdorimit - 1

⚠️PARALAJMËRIM! Gjatë përdorimit, servisit dhe hedhjes së pajisjes, tregoni kujdes për simbolin në anën e majtë, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes (paneli i pasmë ose kompresori).

Ai është simboli i rrezikut të zjarrit. Në tubat e lëngut ftohës dhe në kompresor ka materiale të djegshme.

Mbajini larg burimet e zjarrit gjatë përdorimit, servisit dhe hedhjes së pajisjes.

Raftet e ngrirësit Raftet e frigoriferit Raftet e derës së frigoriferit Raftet e derës së ngrirësit Kapakët për mbajtëset e perimeve në frigorifer Sirtarët e ngrirësit Mbjajtëset e perimeve në frigorifer Këmbët niveluese

Shënim: Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Pjesa e pasme e pajisjes mund të jetë ndryshe.

Nëse dera e kuzhinës nuk është mjaft e gjerë për të kaluar frigoriferin, doreza dhe dyert mund të hiqen sipas procesit të mëposhtëm.

Hiqni dorezat

Veglat që kërkohen: Çelës heksagonal në çantën e aksesorëve.

- Sigurohuni që njësia është hequr nga priza dhe është bosh.

- Të gjitha pjesët e hequra duhet të ruhen për ta instaluar përsëri derën.

  1. Zhvidhosni dorezat me çelësin heksagonal.

BEKO GNO5221XP - Hiqni dorezat - 1

  1. Tërhiqini dorezat për t'i hequr ato.

BEKO GNO5221XP - Hiqni dorezat - 2

  1. Pas vendosjes së pajisjes në pozicion, instaloni dorezat duke ndjekur procesin e kundërt.

Instalimi

Hiqni dyert

Veglat që kërkohen: Kaçavidë kryq, kaçavidë minus.

  • Sigurohuni që njësia është hequr nga priza dhe është bosh.
  • Të gjitha pjesët e hequra duhet të ruhen për ta instaluar përsëri derën.
  • Mos e shtrini njësinë në shesh pasi kjo gjë mund të dëmtojë sistemin ftohës.
  • Ešhtë më mirë që njësia të manovrohet nga 2 persona gjatë montimit.

- Për ta hequr derën, duhet ta anoni pak prapa njësinë. Duhet ta mbështetni njësinë në diçka të fortë që të mos rrëshqasë gjatë procesit të heqjes së derës.

  1. Zhvidhosni kapakun e menteshës me kaçavidën plus.

BEKO GNO5221XP - Hiqni dyert - 1

  1. Zhvidhosni menteshën e sipërme.

BEKO GNO5221XP - Hiqni dyert - 2

  1. Ngrijeni derën dhe vendoseni mbi një mbështetëse të butë. Më pas hiqni derën tjetër duke ndjekur të njëtin proces.

BEKO GNO5221XP - Hiqni dyert - 3

  1. Pas vendosjes së pajisjes në pozicion, instaloni dyert duke ndjekur procesin e kundërt.

Instalimi

Kërkesat për hapësirën

  • Zgjidhni një vend pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.
  • Zgjidhni një vend me hapësirë të mjaftueshme që dyert e frigoriferit të hapen lehtë.
  • Zgjidhni një vend me dysheme të niveluar (ose afërsisht të niveluar).
  • Lini një hapësirë të mjaftueshme për ta montuar frigoriferin në një sipërfaqe të rrafshët.
  • Lini hapësirë të mjaftueshme djathtas, majtas, prapa dhe sipër gjatë montimit. Kjo do të ulë konsumin e energjisë dhe do të mbajë më poshtë faturat tuaja të energjisë.

Të paktën 50 mm 130° Të paktën 50 mm 1200mm 1400mm

Nivelimi i frigoriferit
Dyert - Nivelojeni dhe fiksojeni frigoriferin duke rregulluar këmbët. - Rrotulloni në drejtimin orar këmbët për t'i ngritur manualisht. - Rrotulloni në drejtimin antiorar këmbët për t'i ulur manualisht.

Pozicionimi

Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit është në përputhje me klasën e klimës që përcaktohet në pllakën e vlerave nominale të pajisjes.

Klasa e klimësTemperatura e ambientit
SN + 10°C deri në+32°C
N + 16°C deri në+32°C
NT + 16°C deri në+38°C
T + 16°C deri në+43°C

Vendndodhja

Pajisja duhet të instalohet larg nga burimet e nxehtësisë si radiatorët, boilerët, drita e drejtpërdrejtë e diellit etj. Sigurohuni që ajri mund të qarkullojë lirisht rreth pjesës së pasme të kasës. Për të siguruar rendimentin më të mirë, nëse pajisja ndodhet nën një njësi të montuar në mur, distanca minimale mes pjesës së sipërme të kasës dhe njësisë së montuar në mur duhet të jetë të paktën 100 mm. Sidoqoftë, ideale do të ishte që pajisja të mos vendoset nën njësi të montuara në mur. Niveli i saktë mund të sigurohet me anë të një ose disa këmbëve të rregullueshme në bazën e kabinetit.

BEKO GNO5221XP - Vendndodhja - 1

Paralajmërim! Duhet të jetë e mundur ta shkëputni pajisjen nga burimi i energjisë elektrike; për këtë arsye spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.

Lidhja elektrike

Para vendosjes në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohen në pillakën e vlerave nominale të përputhen me burimin e energjisë elektrike në shtëpinë tuaj. Pajisja duhet të jetë e tokëzuar. Për këtë arsyé, spina e kabillos elektrike është e pajisur me një kontakt përkatës. Nëse priza elektrike e shtëpisë nük është e tokëzuar, lidheni pajisjen me një linjë të veçantë tokëzimi në përputhje me rregulloret aktuale, duke u këshilluar me një elektricist të kualifikuar.

Prodhuesi i refuzon të gjitha përgjegjësitë nëse nuk janë respektuar masat paraprake të sigurisë më sipër. Kjo pajisje është në përputhje me direktivat e EEC-së.

A C Freezer Mode 1 2 3 4 5 6 7 88 °C 88 °C OFF Fridge Lock 3° B D

Butonat

A Shtypeni për të rregulluar temperaturën e ndarjes së ngrirësit (ana e majtë) nga -14°C deri në -22°C.
B Shtypeni për të rregulluar temperaturën e ndarjes së ftohësit (ana e djathtë) nga 2C deri në 8°C dhe "OFF" (FIKUR). Nëse zgjidhni "OFF" (FIKUR), ndarja e frigoriferit do të fiket.
C Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e përdorimit nga INTELIGJENT, EKO, SUPERFTOHJA, SUPERNGRIRJA dhe PARAMETRI I PËRDORUESIT (asnjë simbol në ekran).
Shtypni butonin Kycja 3. dhe mbajeni për 3 sekonda për të kyçur tre butonat e tjere. Shtypeni dhe mbajeni për 1 sekondë për të shkyçur tre butonat e tjere.

Ekrani

Modaliteti INTELIGJENT, frigoriferi cakton automatikisht temperaturën e dy ndarjeve sipas temperaturës së brendshme dhe temperaturës së ambientit.
2 Modaliteti EKO, frigoriferi punon me parametrin e konsumit më të ulët të energjisë.
SUPERFTOHJA e ftoh ndarjen e frigoriferit në temperaturën më të ulët për afro 2 orë. Më pas do të rikthehet temperatura e vendosur para modalitetit super.
4 SUPERNGRIRJA e ftoh ndarjen e ngrirësit në temperaturën më të ulët për afro 6 orë. Më pas do të rikthehet temperatura e vendosur para modalitetit super.
5 KYÇJA, simboli do të ndizet nëse kyçen butonat.
6 Shfaq temperaturën e parametrit të ndarjes së ngrirësit.
7 Shfaq temperaturën e parametrit të ndarjes së ftohësit.

Alarmi i hapjes së derës

Nëse dera mbahet e hapur për 90 sekonda, do të aktivizohet një alarm periodik.

Përdorimi për herë të parë

Pastrimi i pjesës së brendshme

Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, lajeni pjesën e brendshme dhe të gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe sapun neutral për të hequr aromën tipike të një produkti të ri, dhe më pas thajeni plotësisht.

E rändësishme! Mos përdorni detergjente ose pluhura gërryes, pasi këto mund ta dëmtojnë sipërfaqen.

Përdorimi i përditshëm

Ngrirja e ushqimeve të freskëta

  • Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe ruajtjen për një kohë të gjatë të ushqimeve të ngrira dhe në ngrirje të thellë.
  • Vendosini ushqimet e freskëta që do të ngrini në ndarjen e poshtme.
  • Sasia maksimale e ushqimeve që mund të ngrihen në 24 orë është e specifikuar në pillakën e vlerave nominale.
  • Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj periudhe nuk shtoni ushqime të tjera për t'i ngrirë.

Ruajtja e ushqimeve të ngrira

Para ndezjes për herë të parë ose pas një periudhe pa përdorim, para se të vendosni produkte në ndarjen e ushqimeve, lëreni pajisjen të punojë të paktën 2 orë me parametrat më të lartë.

E rëndësishme! Në rast të shkrirjes aksidentale, p.sh. kur është ndërprerë energjia elektrike për një kohë më të gjatë se vlera e shfaqur në karakteristikat teknike për "koha e shkirjes", ushqimet e shkrira duhet të konsumohen menjëherë dhe më pas të ngrihen përsëri (pas gatimit).

Shkrirja

Ushqimet e ngrira ose në ngrirje të thellë, para përdorimit, mund të shkrihen në ndarjen e frigoriferit ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës së disponueshme për këtë veprim.

Artikujt e vegjël mund edhe të gatuhen kur janë të ngrira, drejtpërdrejt nga ngrirësi. Në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.

Aksesorët dhe raftet e lëvizshme

Muret e frigoriferit janë të pajisura me një seri kanalesh që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.

BEKO GNO5221XP - Aksesorët dhe raftet e lëvizshme - 1

Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen e paketimeve të ushqimeve me madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për t'i bëre këto rregullime, vazhdoni si më poshtë: tërhiqeni gradualisht raftin në drejtim të shigjetës deri sa të lirohet dhe më pas rivendoseni si duhet.

BEKO GNO5221XP - Vendosja e rafteve të derës - 1

Sugjerime dhe këshilla të dobishme

Sugjerime për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga procesi i ngirirjes, këtu janë disa sugjerime të rëndësishme:

  • sasia maksimale e ushqimeve që mund të ngrihen në 24 orë shfaqet në pllakën e karakteristikave;
  • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shtohen ushqime të tjera për ngrirje;
  • ngrini vetëm ushqime me cilësi të mirë, të freskëta dhe të pastruara plotësisht;
  • përgatitni ushqimet në porcione të vogla për të bërë të mundur që të ngrijnë me shpejtësi dhe plotësisht, si dhe për të bërë të mundur që të shkrini më pas vetëm sasinë e duhur;
  • mbështillini ushqimet në fletë alumini ose polietilen dhe sigurohuni që paketimi të jetë i izoluar;
  • mos lejoni që ushqimet et freskëta dhe të pangrira të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, duke shmangur kështu rritjen e temperaturës së këtyre të fundit;
  • ushqimet pa yndyrë ruhen më mirë dhe për një kohë më të gjatë se ato me yndyrë; kripa e zvogëlon kohëzgjatjen e ruajtjes së ushqimeve;
  • akulli, nëse e konsumoni menjëherë pas heqjes nga ndarja e ngrirësit, mund të shkaktojë djegien e lëkurës nga e ftohta:
  • këshillohet që të tregoni datën e ngrirjes në çdo paketim individual për të bërë të mundur ta hiqni nga ndarja e ngrirësit, mund të shkaktojë djegien e lëkurës nga i ftohti;
  • këshillohet që të tregoni datën e ngrirjes në çdo paketim individual për të bërë të mundur të monitoroni kohën e ruajtjes.

Sugjerime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira

Për të siguruar rendimentin më të mirë nga kjo pajisje, duhet që:

të siguroheni që ushqimet e ngrira komerciale janë ruajtur si duhet nga shitësi;

të siguroheni që ushqimet e ngrira të transferohen nga dyqani i ushqimeve te ngrirësi në kohën më të shkurtë të mundshme;

të mos e hapni shpesh derën apo ta lini të hapur për një kohë më të gjatë nga sa është e nevojshme.

Pas shkrirjes, ushqimet prishen shpejt dhe nuk mund të ngrihen përsëri.

Mos e kaloni periudhën e ruajtjes që tregohet nga prodhuesi i ushqimeve.

Sugjerime për ruajtjen e ushqimeve të freskëta në frigorifer

Për të siguruar rendimentin më të mirë:

  • Mos i ruani në frigorifer ushqimet e ngrohta ose lëngjet që lëshojnë avuj
  • Mos i mbuloni apo mbështillni ushqimet, sidomos nëse kanë një aromë të fortë

Sugjerime për ruajtjen në frigorifer

Sugjerime të dobishme:

  • Veproni kështu (për të gjitha llojet): mbështillini me qese polietileni në raftet e xhamit mbi raftin e perimeve.
  • Për siguri, ruajini në këtë mënyrë vetëm për një ose dy ditë.
  • Ushqimet e gatuara, gatimet e ftohta etj. duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft.
  • Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen plotësisht dhe të vendosen në raftin e veçantë të përcaktuar.
  • gjalpi dhe djathi: duhet të vendosen në mbajtëse të veçanta të izoluara ose të mbështjella me fletë alumini ose qese polietileni për të pasur sa më pak ajër.
  • Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të ruhen te raftet në derë.
  • Bananet, patatet, gepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahen në frigorifer.

Pastrimi

Për arsye higjienike, pjesa e brendshme e pajisjes, duke përfshirë aksesorët e brendshëm, duhet të pastrohet rregullisht.

BEKO GNO5221XP - Pastrimi - 1

Kujdes! Pajisja nuk duhet të lidhet me rrjetin elektrik gjatë pastrimit. Rrezik i goditjes elektrike! Para pastrimit, fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga rjeti elektrik ose fikeni dhe ulni automatin ose siguresën. Mos e pastroni asnjëherë pajisjen me një pastrues me avull. Në pjesët elektrike mund të grumbullohet lagështi, rrezik për goditje elektrike! Avujt e ngrohtë mund të shkaktojnë dëmtim të pjesëve plastike. Pajisja duhet të jetë e thatë para se ta rivendosni në shërbim.

E rëndësishme! Vajrat vegjetalë dhe tretësit organikë mund t'i dëmtojnë pjesët plastike, p.sh. lëngu i limonit ose lëngu nga lëkura e portokallit, acidi butirik dhe pastruesit që përmbajnë acid acetik.

  • Mos lejoni që substanca të tilla të bien në kontakt me pjesët e pajisjes.
  • Mos përdorni pastrues gërryes.
  • Hiqini ushqimet nga ngrirësi. Ruajin në një vend të freskët dhe të mbuluar mirë.
  • Fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza elektrike ose fikeni dhe ulni automatin ose siguresën.
  • Pastroni pajisjen dhe aksesorët e brendshëm me një pecetë dhe ujë të vakët. Pas pastrimit, fshijeni me një pecetë me ujë të freskët dhe thajeni.
  • Pasi të thahen të gjitha, vëreni pajisjen përsëri në punë.

Zgjidhja e problemeve

BEKO GNO5221XP - Zgjidhja e problemeve - 1

Kujdes! Para zgjidhjes së problemeve, shkëputni burimin e energjisë elektrike. Rregullimet e defekteve që nuk janë në manual duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar ose një person kompetent.

E rändësishme! Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (kompresori, qarkullimi i lëngut ftohës).

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja nuk punonSpina elektrike nuk është në prizë ose është e lirëFutni prizën elektrike.
Siguresa është djegur ose ka defektKontrolloni siguresën, ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Priza ka defektDefektet e rrjetit elektrik duhet të rregullohen nga një elektricist.
Ushqimet janë shumë të ngrohta.Temperatura nuk është rregulluar si duhet.Shikoni në pjesën për përcaktimin fillestar të temperaturës.
Dera është hapur për një perludhë të gjatë.Hapeni derën për sa kohë që të jetë e nevojshme.
Një sasi e madhe ushqimesh të ngrohta është vendosur në pajisje në 24 orët e fundit.Kalojeni rregullatorin e temperaturës përkohësisht te një përcaktim më i ftohtë.
Pajisja është afër një burimi nxehtësie.Shikoni në pjesën për vendin e instalimit.
Pajisja ftohet shumë.Temperatura është caktuar në një temperaturë shumë të ftohtë.Rrotullojeni çelësin e rregullimit të temperaturës përkohësisht te një përcaktim më i ngrohtë.
Zhurma të pazakontaPajisja nuk është në nivel.Rregulloni përsëri këmbët.
Pajisja prek murin ose objekte të tjera.Lëvizeni pak pajisjen.
Një element, p.sh. një tub në pjesën e pasme të pajisjes prek një pjesë tjetër të pajisjes ose të murit.Nëse është e nevojshme, largojeni elementin me kujdes.
Ujë në dyshemeVrima e shkarkimit të ujit është bblokuar.Shikoni në pjesën për pastrimin dhe kujdesin.
Panelet anësore janë të nxehtaKjo është normale Aparati i shkëmbimit të nxehtësisë është në panelet anësoreMbani doreza për të prekur panelet anësore nëse është e nevojshme.
Nëse defekti shfaqet përsëri, kontaktoni me qendrën e shërbimit.

BEKO GNO5221XP - Zgjidhja e problemeve - 2

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet pas përdorimit me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së shërbimit. Pajisjet e përdorura duhet të kthehen te pika zyrtare e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për t'i gjetur këto sisteme grumbullimi, kontaktoni me autoritetet lokale ose shitësin ku e keni blerë produktin. Çdo shtëpi ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Hedhja e pajisjeve të përdorura si duhet ndihmon për të parandaluar pasojat e mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Фрижидер

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : GNO5221XP

Kategori : Frigorifer