PH-1500 - Ngrohje Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PH-1500 Vivax në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth PH-1500 Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PH-1500 - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PH-1500 e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT PH-1500 Vivax
Udhëzime për shfrytëzim
Fletë garancie / Serviset e autorizuara
EN
User manual
PH-1500
PH-2000
HR BIH CG
Upute za uporabu
Panelna grijalica
VIVAX HOME PANELNA GRIJALICA PH-1500/PH-2000
Opis
- Stražnja ploča
2.Kontrolna ploča
3.Kontrola temperature - Prekidač napajanja
5.Prednja ploča
6.Nosači

Udhëzime për shfrytëzim
Panel për shtëpi
VIVAX NGROHËSE PANEL PËR SHTËPI PH-1500/PH-2000
Përshkrimi
-
Paneli mbrapa
-
Paneli i kontrollit
3.Kontrolli i temperaturës
4.Kyçësja e fuqisë
5.Paneli para
6.Rrotëza

Masa të rëndësishme sigurie

PARALAJMËRIM: Shenja "Do not cover" (mos mbulo). Që të shmangni nxehjen ërt, mos e mbuloni ngrohësen.
● Prodhimi éshtë vetëm për përdorim shtëpiak.
- Njësia duhet të përdoret vetëm si që është synuar.
- Kontrolloni njësinë me kujdes para përdorimit. Mos e kyçni ngrohësen nëse ka defekte ose kabillo të dëmtuar.
- Ngrohësja nuk duhet të gjendet mu nën prizë të fiksuar të murit
Mos e përdorni ngrohësen në afërsi të vaskës, dushit apo pishinës
- Vënia e njësisë në ujë është e ndaluar.
- Kyçni njësinë vetëm në burim AC.
- Pajisja duhet të lidhet me voltazh të njëjtë si që është dhënë në etiketën e vlerësimit dhe në paketim
- Ngrohësja duhet të kyçet vetëm në priza të tokëzuara.
- Mos përdorni furnizim jo-standard të rrymës.
Para se të kyçni ngrohësen në rrymë, sigurohuni që është e shkyçur.
- Mos përdorni njësinë jashtë.
- Mbroni prodhimin nga ndikimet e këndeve të ashpra, lagështia e lartë.
- Mos e prekni ngrohësen me duar të lagura.
- Nëse ka ujë në sipërfaqen e ngrohëses, menjëherë shkyçeni nga rryma.
- Nëse ngrohësja bie në ujë, shkyçeni menjëherë. Ndalohet të vendoni duart në ujë.
- Para përdorimit të ardhshëm njësia duhet të kontrollohet nga një specialist.
Gjithmonë shkyçeni pajisjen nga rryma pas përdorimit, para se ta pastroni ose nëse gjeni defekte.
- Ngrohësja nuk mund të mbahet për kabllon.
- Kur e shkyçni pajisjen mbajeni dorën në prize dhe tërhiqni, mos e tërhiqni kabllon.
- Mos e mbështjellni kabllon rreth pajisjes pas përdorimit.
Rrafshoni butësisht kabllon kur nuk e përdorni ngrohësen.
- Kablloja duhet të ndërrohet vetëm në gendrën e shërbimit.
- Për riparim duhet të përdoret vetëm pjesë originale rezervë.
- Pajisja nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë edhe fëmijë) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë ë përvojës dhe njohurisë, përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose u jepen instruksione lidhur me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët e rinj duhet të mbikëqyren për të siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
- Mos e përdorni këtë ngrohës me programues, kohëmatës, sistem të veçantë me telekomandë ose çfarëdo pajisje tjetër që kyç automatikisht ngrohësin, pasi që ekziston rrezik nga zjarri nëse ngrohësi është i mbuluar ose i vendosur në mënyrë të gabuar.
KUJDES — Disa pjesë të këtij prodhimi mund të bëhen shumë të nxehta dhe të shkaktojnë djegie. vëmendje e veçantë duhet të kushtohet kur janë të pranishëm fëmijët dhe njerëz të cenuar.
Udhëzime sigurie
- Pajisja duhet të lidhet në voltazh të njëjtë si që është shënuar në etiketën e vlerësimit dhe në paketim.
- Mos e kyçni pajisjen para se të jetë e montuar në mu rose në rrotëzat.
- Mos e mbuloni njësinë kur punon.
- Shmangni vënien e objekteve në hapjet e ventilimit.
- Ešhtë e ndaluar të tërhiqni dhe mbështjellni kabllon.
Para përdorimit
● Nxirrni ngrohësen nga kutia
● Hiqni pjesët e paketimit
- Kontrolloni pjesët për instalim
Instalimi
- Ngrohëset panel për në shtëpi duhet të montohen në mur. Disa artikuj mund të vihen në rrotëza.
- Montoni rrotëzat në dërrasën bazë në përputhshmëri me skemën G1. Për montim në mur shihni skemën G2.
- Bëni vrima në mur. Diametri i vrimave duhet të jetë rreth 8mm.
● Fiksoni kllapat me vidha.
- Duhet të ketë së paku 200mm mes skajit të poshtëm të pajisjes dhe dyshemesë. Largësia në çfarëdo objekti tjetër duhet të jetë së paku 200mm anësh dhe 500mm përpara.
- Vëni re pozitës së konvektorit lidhur me objektet tjera.
- Ndalohet vënia e pajisjes nën prize muri.
- Konvektori ka nivel të mbrojtjes IPX4.
- Nëse e vëni në banjë, shmangni hyrje të ujit në sipërfaqe.

- Vëni ngrohësin në sipërfaqe të rrafshët e stabile
- Ktheni dorezën e termostatit në pozitën off
- Kyçeni në rrymë ngrohësen
- Duke e kthyer dorezën e termostatit në drejtim të akrepave të orës ose kundër drejtimit të akrepave të orës vëni temperaturën e dëshiruar. Për ngrohje të shpejtë të dhomës vëni dorezën e termostatit në nivel maksimal. Sa të arritet temperature e vënë, ktheni dorezën e termostatit kundër drejtimit të akrepave të orës derisa të dëgjoni një tingull. Elementet e ngrohjes do të fiken. Edhe drita e indikatorit gjithashtu do të fiket.
- Konvektori do të kyçet automatikisht kur të zvogëlohet temperature dhe do të shkyçet automatikisht kur do të zmadhohet temperature. Ambient i këndshëm do të mbahet.
- Nëse pajisja nuk përdoret kohë të gjatë - shkyçeni atë dhe shkyçeni nga rryma
- Kujdes! Mos e mbuloni prodhimin! Konvektori nuk duhet të vendoset nën dush ose në pishinë
Pastrimi
- Para se të pastroni njësinë pritni të ftohet dhe shkyçeni nga rryma
- Mos përdorni gërryes dhe tretës. Fshini prodhimin me leckë të butë të njomur
- Ešhtë e nevojshme që rregullisht të hiqet pluhuri nga sipërfaqja
Larja e njësisë dhe vënia e saj në ujë është e ndaluar!
- Nëse nuk do të përdorni ngrohësen kohë të gjatë, fshini sipërfaqen dhe vëni njësinë në kuti.
- Duhet të vendose në dhomë të thatë me ventilim. Shmangni lagështi të lartë dhe ndikime mekanike në pajisje
| Detaje | PH-1500 | PH-2000 |
| Voltazhi | 220-240V | 220-240V |
| Frekuenca | 50Hz | 50Hz |
| Fuqia | 750/1500W | 1000/2000W |
Kujdes: kurrë mos e lërni ngrohësen pa mbikëqyrje!
Importuesi mban të drejtën e tij për të bërë ndryshime në pamjen dhe plotësinë e njësisë pa njoftime paraprake të përdoruesit.
Artikulli është vetëm për përdorim shtëpiak.
Kujdes! Prodhuesi nuk ka përgjegjësi për çfarëdo dëmi të shkaktuar drejtpërdrejtë ose tërthorazı nga mosrespektimi i këtij doracaku për udhëzim, rregullave të përgjithshme të sigurisë ose ndërhyrja në ndërtimin e këtij prodhimi.
PH-1500
PH-2000
EN
User manual
Panel Heater
VIVAX HOME PANEL HEATER PH-1500/PH-2000
Description
Ju falenderojmë që keni blerë pajisjen Vivax dhe shpresojmë se dotëjeni të kënaqurme zjedhjen tuaj. Nëse giatë periudhës së mbulimit të garancisë është i nevojshëm regullimi i produktit, lutemi të konsultoheni me shitësin ku keni blerë këtë produkt ose mund të na kontaktoni në adresën dhe numrat e telefonit më poshtë.
PERPARA PERDORIMIT TE PRODUKTIT, LUTEMI TE LEXONI ME KUJDES DOKUMENTACIONIN TEKNIK DHE UDHEZIMET QE I BASHKENGJITEN RODUKTIT!
FLETE GARANCI
VIVAX
AL
MODELI I PAJISJES
NUMRI SERIAL
DATA E SHITJES
NUMRI I FATURES SE SHITESIT
- Përmes kësaj garancie prodhuesi i produktit, nëpërmjet Ask Tec d.o.o., si importues dhe dhënës i garancisë në Republikën e Kosovës, ju mundëson rregullimin e produktit pa pagesë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe kushtet e shkruara në këtë fletë garanci.
Me këtë garanci garantojmë që objekti i kësaj garancie do të punojë pa gabime të shkaktuara eventualisht nga puna e keqe dhe materialet e këqija të punës. Të gjitha defektet që shfaqen eventualisht gjatë periudhës së garancisë do të mbulohen pa pagesë në servisin e autorizuar.
KUSHTET E GARANCISE
- Periudha e garancisë fillon nga dita e blerjes së produktit dhe zgjat 24 muaj për pajisjet e mëdha shtëpiake Vivax (Kondicioner ajri, TV, Lavatriçe, Frigoriferë, Shporet), ndërsa 12 muaj për pajisjet e vogla shtëpiake Vivax (Furrat me mikrovalë, Ngrohëset, Radiatorët, Telefonat dhe tabletët).
- Në rast defekti në produkt i cili është objekt i kësaj garancie, angazhohemi që do ta rregullojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe maksimumi në harkun kohor të 45 ditëve. Nëse produkti nuk mund të rregullohet ose nuk rregullohet deri në afatin e 45 ditëve, do të zëvendësohet me një të ri. Garancia në produkt zgjatet për aq kohë sa është e nevojshme rregullimi i produktit.
- Garancia njihet vetëm me faturën e blerjes dhe bashkangjitur me të duhet të jetë fleta e garancisë e cila duhet të jetë plotësuar saktë dhe duhet të përmbajë datën e shitjes, numrin serial, numrin e fatures, nënshkrimin dhe vulën e shitësit.
GARANCIA NUK MBULON
- Kontrollin erregullt, mirëmbajtjen me pjesë këmbimi të cilat konsumohen gjatë përdorimit normal, përshtatjen ose ndryshimet e bëra në produkt të cilat nuk shkruhen në udhëzimet teknike për përdorim, vetëm në rast se këto ndryshime i janë paraqitur për aprovim Ask Tec d.o.o.
7. Garancia nuk njihet në situatat mëposhtme
Nëse blerësi nuk ka fletë garanci të saktë dhe faturën e blerjes.
Nëse blerësi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e produktit .
Nëse produkti është hapur, modifikuar ose riparuar nga persona të paautorizuar.
Nëse defektet në produkt kanë ardhur si rezultat i forcave madhore si për shembull: goditje nga vetëtimat, goditjet elektrike në rjetin elektrik, katastrofat natyrore dhe të ngjashme.
Nëse defektet kanë ardhur si rezultat i përdorimit jo të saktë ose transportimit jo të duhur të produktit.
Nëse defekti erdhi si rezultat i një bug në sistemin në të cilin është i lidhur produkti.
- Kjo garanci nuk ndryshon të drejtat me ligj të konsumatorit në Republikën e Kosovës në raport me ato që shkruan prodhuesi.
- Deklaratën e Pajtueshmërisë dhe një kopje të deklaratës origjinale të Konformitetit (EC Declaration of Conformity) mund ti shkarkoni në faqen tonë të internetit www.msan.hr/dokumentacijaartikala
Emri i kompanisë që jep garancinë: Ask Tec d.o.o. Tahir Zajmi (Kosovatex), 10000 Prishtinë, Kosovë. +381 38 771 001, info@asktec-ks.com
SERVISI: tel: +381 38 771 003, +386 49 786 873, +386 49 786 874, hysen.dula@asktec-ks.com, ismalj.rama@asktec-ks.com
SERVIS
| DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS | ||
| DATA E RREGULLIMIT | ||
| DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS | ||
| DATA E RREGULLIMIT | ||
| DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS | ||
| DATA E RREGULLIMIT | ||